Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-12-12, 14:36   #1625
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mendimet tuaja mbi poetin Xhelal Ferizi- pseudonimin lirik?

Intervistoi: Blendi FEVZIU

Intervistė me Maks Shtraus, djali i Franc Jozef Shtraus, kryeministėr i Bavarisė, pėr vizitėn e tij nė Tiranė mė 1984 dhe 1986. Realizuar nė televizionin KLAN, emisioni "OPINION"

Z.Shtraus, mirė se erdhėt nė televizionin KLAN!
Faleminderit shumė! Jam i lumtur qė ndodhem kėtu.

Dua t'ju pyes se si ju shkoi udhėtimi?
Erdha nga Lubljana dhe ishte njė udhėtim i shkėlqyer. Zbrita nė aeroportin e Tiranės, i cili po pėrmirėsohet nga dita nė ditė. Mund tė shohim tashmė se shtesa e re e aeroportit do tė jetė mbaruar nė fund tė vitit dhe se ajo mund tė jetė njė portė e rėndėsishme hyrėse pėr nė Shqipėri.
Njė ndryshim i madh nė krahasim me vizitėn tuaj tė parė nė Shqipėri?

Eshtė paksa dramatik. Ka ndryshuar shumė. Vizita ime e parė ka qenė nė vitin 1984, kur ne erdhėm me 2 makina. 4 X 4 (me katėr rrota aktive), pėr tė udhėtuar nė tė gjithė vendin gjatė 4 ditėve. Gjithashtu, me babain kam ardhur njė herė me avion dhe jemi ulur nė aeroportin e vjetėr. Nga kjo pikėpamje, mund tė them se jam paksa dėshmitar i ndryshimeve dramatike, qė kanė ndodhur nė kėtė vend.

Absolutisht. Kėtė gjė e thashė qė nė fillim tė kėsaj interviste, por unė dua t'ju pyes pėr vizitėn tuaj tė parė nė vitin 1984. Pėrse zgjodhėt tė udhėtoni nė Shqipėri nė atė kohė? Cilat ishin rrethanat?

Arsyeja e vėrtetė ishte kjo. Im atė e kishte zakon tė shkonte me makinė nė shtėpinė tonė nė Francėn e Jugut. Meqė nėna ime vdiq nė qershor tė vitit 1984, ai vendosi tė mos shkonte nė Francėn e Jugut, por tė udhėtonim tė gjithė me ato 2 makina nė Jugosllavinė e asaj kohe. Nė fillim nė Austri, Itali, nė Jugosllavinė e asaj kohe nė kufi, nė Igumenicėn e Greqisė.

Gjatė planeve, Shqipėria ishte pjesė e kėtij udhėtimi...

Shqipėria ishte thjesht pjesė e kėtij udhėtimi. Akoma mė kujtohet kur ishim tė gjithė tė ulur nė zyrėn e tim eti bashkė me tė ngarkuarit e ADAC. Ky ėshtė Klubi Gjerman i Automobilave (German Automobile Association). Ata propozuan: ‑Jo. Kjo ėshtė Shqipėria. Nuk mund tė kalohet. Eshtė krejtėsisht e pamundur. Duhet tė shkojmė mė nė veri, nė liqenin e Ohrit.

Im atė tha "Jo". Ai i kėrkoi shefit tė tij tė kabinetit t'i telefononte ambasadorit tė Shqipėrisė, t'i kėrkonte njė leje tė kalonim pėrmes Shqipėrisė. Por nė atė kohė Shqipėria nuk kishte ambasador nė Gjermani, nuk kishte ambasadė. Na u desh rreth gjysmė ore tė merrnim informacion se ku ndodhej pėrfaqėsuesi i Shqipėrisė nė Gjermani. Ishte veē njė i ngarkuar me punė nė Vjenė.

Nuk kishte lidhje diplomatike zyrtare, pra nuk kishte ambasador. Shefi i kabinetit tė tim eti, arriti t'i telefononte tė ngarkuarit me punė pėr Shqipėrinė, i cili na e bėri tė qartė se aplikimi ynė do tė kishte shumė pak mundėsi dhe ai normalisht u kthen pėrgjigje negative ēdo kėrkese tė tillė. Por shefi i kabinetit tė tim eti arriti t'ia mbushte mendjen qė kėtė kėrkesė i ngarkuari me punė t'ia paraqiste qeverisė komuniste shqiptare nė Tiranė.

A e njihte babain tuaj i ngarkuari me punė i Shqipėrisė nė Vjenė?

Po, ai e njohu atė menjėherė, sepse ishte njė telefonatė zyrtare dhe unė mendoj se nė Europėn Perėndimore tė gjithė e njihnin tim atė. Ai e njohu menjėherė atė.

Cila ishte pėrgjigjia pas kėsaj?

Kaloi fundjava dhe tė hėnėn nė mėngjes telefonata e parė ishte nga i ngarkuari me punė shqiptar nė Vjenė. Ai ndryshoi pothuajse 180 gradė. Nė fillim ishte arrogant, por mė vonė u tregua mė tepėr i bindur. Ai tha: "Po. Jeni tė mirėpritur! Ju lutem, ejani! Pėrse nuk qėndroni mė gjatė? Eshtė njė kėnaqėsi pėr ne tė vini nė Shqipėri". Atėherė u ra dakord qė ne do tė shkonim nė Shqipėri.

Mos ndodhi ndonjė keqkuptim mes jush? Ju po kėrkonit njė vizė turistike dhe ndoshta shqiptarėt menduan se ju po kėrkonit njė vizė zyrtare.

Pėr ne, ai ishte mė tepėr si njė udhėtim privat. Kėshtu, ne u nisėm me dy makina tė hapura. Mund ta imagjinoni se ē'pamje kishin marrė makinat, kur udhėton njė javė nė rrugė gjithė pluhur.

Sa vetė ishit ju?

Ishte im atė, im vėlla dhe unė, Kaldesh, qė nė atė kohė kishte pėrfaqėsinė e "Benz Mercedes" nė Munih dhe Anton Holmajer, vjehrri i motrės sime. Ky ishte i gjithė grupi. Ne mbėrritėm me ato makina tė hapura. Gjatė udhėtimeve tė tilla me tim atė mbanim pėrherė njė kostum me vete, sepse nuk i dihej asnjėherė.

Mund tė ndodhte qė pėrfaqėsues tė ndryshėm zyrtarė si kryebashkiaku apo kryeministri tė organizonin pritje zyrtare. Kėshtu qė do tė ishte mirė qė pėrherė tė mbanim me vete njė veshje zyrtare. Ne mbėrritėm me njė veshje tė pėrditshme dhe pėrpara nesh nė kufi mė duket se na priti zėvendėsministri i jashtėm i Shqipėrisė me njė kostum me vija. Ne ishim me pantallona tė shkurtra. Mė pas, ne shkuam nė shtėpinė e ftohtė tė pritjes tė ndryshonim rrobat, qė tė kishim njė status mė zyrtar nė lidhje me veshjet.

Cila ishte pėrshtypja juaj e parė kur hytė nė Shqipėri, duke u nisur nga kufiri i saj?

Pėr ne Shqipėria ishte, le tė themi, njė Perandori e Errėsirės. E dinim se nė kėtė vend komunizmi ishte mė i egėr se nė ēdo shtet tjetėr komunist nė Bllok, i cili pothuajse nuk kishte asnjė lidhje me botėn e jashtme. E pamė se kjo gjė dukej shumė qartė. Nė vijėn kufitare (kloni) ne pamė njerėz tė punonin nė hekurudhė.

Ata punonin veē me duar, pa asnjė lloj makinerie. Mund tė shihnim gjithashtu tek lėkundeshin vagonėt pėr shkak tė kushteve tė kėqija tė traseve. Por duhet ta them hapur se delegacioni shqiptar na priti me shumė pėrzemėrsi.

Nė njėfarė mėnyre, u ndjemė si nė vendin tonė, por gjithashtu kuptuam se midis vendeve tona kishte ndryshime tė mėdha politike. Ishte e qartė. Ne s'mund tė bėheshim komunistė dhe ata s'mund tė bėheshin kapitalistė gjatė asaj vizite. Por ishte e qartė se ata ishin kujdesur vėrtet pėr tė plotėsuar dėshirat e tim eti. Profesor Aleks Buda ishte shoqėruesi ynė. Ai ishte kryetari i Akademisė sė Shkencave. Ai e dinte se im atė ishte intelektual dhe do tė donte tė takonte njė intelektual nga pala tjetėr.

A e keni vėnė re ndryshimin mes realitetit nė Shqipėri dhe shqiptarėve, banorėve tė saj?

Ishte e qartė se gjatė asaj vizite shėrbimi sekret nuk na mbronte ne nga kriminelė shqiptarė, le tė themi, por popullin shqiptar prej nesh. Kjo ishte e qartė. Ishte procedura standarde nė tė gjithė vendet komuniste. Kėshtu ne s'mund tė kishim kontakt me asnjė person (tė zakonshėm), le tė themi, dikė qė mund ta takonim nė rrugė.

A kishit pranė punonjės tė shėrbimit sekret rrotull?

Nė kėtė pikėpamje ēdo gjė ishte e organizuar me pėrpikėri, siē bėhej gjithmonė. Ata qėndronin brenda rrethimit. Pėrherė nė vendet komuniste ishte njė skenar i caktuar. Sapo ne tė vinim, ata do tė gjendeshin aty. Nė shikim tė parė ēdo gjė dukej normale, por sapo gjėrat shiheshin mė nga afėr, ēdo gjė fillonte tė dukej krejt anormale (e pazakontė). Mė kujtohet qė kemi shėtitur pak nė Sarandė, nė hotelin ku qėndruam. Atje takuam njerėz tė zakonshėm, por u duk tepėr qartė se atmosfera nuk ishte aspak e natyrshme.

Pėrse?
Po, sepse njerėzve nuk u lejohej tė na afroheshin. Njė shqiptar i zakonshėm nė atė kohė, sipas planeve tė shėrbimit sekret, nuk kishte asnjė mundėsi tė na afrohej. Sepse gjithmonė gjėrat do tė pėrfundonin njėlloj. Ata do t'i kėrkonin ndihmė tim eti, do t'i flisnin pėr tė drejtat e njeriut e kėshtu me radhė. Shėrbimi sekret ishte kundėr kėtyre kėrkesave.

A patėt mundėsinė tė takoheshit me njerėz tė zakonshėm nė rrugė?

Jo.

Ishte e pamundur? A ia kėrkuat kėtė gjė autoriteve?

Jo, nuk ia kėrkuam, sepse ne e dinim qė kjo gjė nė shtetet komuniste ishte njė shkelje e hapur. Gjėja mė e rėndėsishme pėr mua dhe pėr tim atė ishte ta mbanim derėn e hapur, qė ne tė mund tė krijonim njė linjė komunikimi. Ai tė mos e mbyllte derėn. Madje edhe me regjimin e asaj kohe.

Nė atė periudhė ju keni qenė i ri. Si e shihnit brezin e ri shqiptar nė atė kohė? Ē'pėrshtypje krijuat ju nė distancė?

Ne pothuajse nuk arritėm tė krijonim njė pėrshtypje pėr atė brez, sepse nuk mund tė shkonim nė shkolla apo universitete. Por edhe nėse do tė kishim shkuar, gjithēka do tė kishte qenė njė shfaqje e pėrgatitur, siē ndodhi nė ēdo situatė tjetėr. Ata do t'i kishin urdhėruar tė ngriheshin e t'i thurnin lavde socializmit. Njerėzit ishin tė detyruar ta bėnin njė gjė tė tillė. Kėshtu, pėrshtypja qė krijuam linte shumė pėr tė dėshiruar. Gjithsesi, edhe kur ndodhesh nė njė vend krijon njėfarė ndjesie pėr tė.

Ē'lloj ndjesie?

Eshtė njėlloj si tė shohėsh njė dokumentar nė televizion. Eshtė ndryshe ta shohėsh Shqipėrinė me sytė e tu dhe tė shohėsh njė dokumentar apo kronikė mbi kėtė vend. Ne pamė qė ky popull ishte shumė i gjallė (aktiv), tepėr krenar, njerėz tė ndėrgjegjshėm se kush ishin.

Ē'mbani mend nga Tirana, kryeqyteti?

Nė Tiranė, erdhėm nė ditėn e tretė. Mbaj mend qė pasi vizituam monumentin e Skėnderbeut u vendosėm nė hotel. Qė nė fillim na bėri pėrshtypje diēka tepėr dramatike. Natėn ky ishte qyteti i errėsirės.

Rrugėt dhe makinat?

Ē'makina nė rrugė?! Nuk kishte. Ne pothuajse ishim tė vetmit qė pamė disa kamionė dhe shumica e tyre ishin tė prishur. Disa njerėz qė pėrpiqeshin t'i riparonin. Ishin kamionė nga Gjermania Lindore. Nuk kishte asnjė kamion tė marrė nga perėndimi. Rrugėt ishin nė njė gjendje tė mjerueshme. Pashė pjesėn klasike tė Shqipėrisė, po ashtu edhe statujat e qytetit, statujėn e Stalinit dhe atė tė Leninit. Shkuam nė Muzeun Kombėtar tė Arteve. Dhe nė njė vend tjetėr ku ekspozohej e gjithė teknologjia shqiptare.
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė