Tema: Bioenergjia
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-03-08, 01:23   #2
sakra
 
Avatari i sakra
 
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
sakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashur
Gabim Titulli: Bioenergjia

Zbulim mjaft interesant rreth ekzistimit tė aurės ėshtė edhe ai i dr. Valovit Hant nga UCLA. Nė studimin pėr efektet e rolfingut (shėrimi me anė tė lėvizjeve tė gishtave) nė trup dhe nė psikė, ai shėnoi frekuenca tė ulėta milivolitke tė sinjaleve nga trupi gjatė serisė sė seancės “Rolfing”. Pėr t’i regjistruar kėto, ai shfrytėzoi njė elektrodė tė thjeshtė, tė ndėrtuar nga argjendi, duke e vendosur nėn lėkurė. Njėkohėsisht, me regjistrimin e sinjaleve, Rozalin Brijer nga qendra e Glendjelit pėr bioenergji (kaliaforni), vėrejti aurėn tek personat tek tė cilėt ėshtė bėrė rolfingu. Ajo raportonte nė mėnyrė paralele edhe pėr ngjyrat, madhėsit dhe sjelljet e energjisė nėpėr ēakra si dhe mjegullat e aurės. Pastaj, shkencėtarėt nė mėnyrė matematikore shqyrtuan struktuar e valėve tė regjistruara me anė tė analizės furike (tė shpejtė) si dhe tė analizės me anė tė frekuencave tė stenogramit. Te dy format e analizave ofronin rezultate interesante. Format konsistente tė valėve dhe frekuencave i pėrshtatėshin saktėsisht ngjyrave tė cilat i thoshte Rozalin Brijer.
Dr. Hant e pėrsėriti tė njėjtin eksperiment me shtat persona tė tjerė, qė e lexonin aurėn. Ata vėrejtėn ngjyrat e aurės, tė cilat ishin korrelative nė strukturėn dhe frekuencat e njėjta tė valėve. Nė shkurt tė vitit 1985, rezultatet vazhduese treguan kėto korrelacione tė ngjyrave (frekuenca Hz - herc ose ciklus - sekondė):
Ngjyra e kaltėr 250-270 Hz 1200 Hz
Ngjyra e gjelbėr 250-475 Hz
Ngjyra e verdhė 500-700 Hz
Ngjyra e portokalltė 950-1050 Hz
Ngjyra e kuqe 1000-1200 Hz
Ngjyra vjollcė 1000-2000 Hz plus 300-400; 600-800 Hz
Ngjyra e bardhė 1100-2000 Hz
Shifrat e vazhduara tė frekuencave tė ngjyrave, e kaltra dhe vjollcė, janė si rrjedhojė e gjatėsisė sė ngjyrave. Frekuencat e matura janė shenja tė instrumentit, se sa ėshtė energjia, e cila ėshtė matur.
Kah fundi i viteve ’60, u lajmėrua pėr herė tė parė aparati pėr fotografimin e aurės (bioenergjisė), tė cilin e zbuloi elektricisti dhe fotoamatori Semjon D. Kirlian nga Krasnodova (Rusi), bashkė me tė shoqen, Valentinėn dhe e quajtėn me mbiemrin e tyre “Fotografia e Kirlianit”. Nė kėto fotografi shihet qartė njė lloj drite, diku mė e fortė e diku mė e dobėt (varėsisht nga lėnda), e cila duket nė formė tė flakės ose rrezeve. Kirliani, gjatė eksperimenteve tė gjata, arriti tė konstatoj se secila substancė e ka strukturėn e vet tipike. P.sh. gishti i njeriut e ka strukturėn krejt tė ndryshme tė dritės nga gjethi i ndonjė bime. Metali tregon dritė fare tė dobėt, ndėrsa organizmat e vdekur nuk rrezatojnė fare dritė.
Ky aparat pėrdoret edhe sot pėr matjen e potencialit tė energjisė dhe nė bazė tė kėtij aparati, njerėzve, qė kanė energji tė madhe, u jepen diploma dhe leje pėr shėrim me anė tė duarve.
Fotografia e Kirlianit edhe mė tej mbetet njė ndėr faktet mė tė forta dhe mė bindėse pėr ekzistimin e bioenergjisė.
Aura, fusha energjetike e njeriut, ėshtė manifestim i energjisė dhe ėshtė e lidhur ngushtė me jetėn e njeriut. Mund tė pėrshkruhet si mjegull, qė rrethon dhe e pėrshkon trupin fizik dhe emeton rreze karakteristike. Kjo fushė e aurės, bazuar pėrgjithėsisht nė njohurit e lashta indiane, pėrshkruhet si shtat shtresore. Secila shtresė e aurės ėshtė e lidhur me shtat ēakrat. Kėshtu qė shtresa e parė ėshtė e lidhur me ēakrėn e parė, e dyta me tė dytėn e kėshtu me radhė.
Shtresa e parė dhe ēakra e aprė ėshtė e lidhur me funksionet fizike, ndjeshmėrinė e dhembjes fizike dhe kėnaqėsitė shqisore. Shtresa e dytė dhe ēakra e dytė ėshtė e lidhur me aspektet emotive tė njeriut. Shtresa e tretė dhe ēakra e tretė ėshtė e lidhur me jetėn tonė mentale, me mendimet lineare. Shtresa e katėrt dhe ēakra e katėrt ėshtė rruga nėpėr tė cilėn krijojmė dashurinė. Jo vetėm ndaj polit tė kundėrt, por edhe ndaj gjithė njerėzimit. Shtresa e pestė dhe ēakra e pestė ėshtė e lidhur me dėshirat mė tė larta, me forcėn e fjalės dhe me marrjen e pėrgjegjėsisė pėr veprimet tona. Shtresa e gjashtė dhe ēakra e gjashtė ėshtė e lidhur me dashurinė qiellore, me dashurinė e cila shtrihet jashtė rrethit njerėzor dhe pėrfshin gjithė jetėn. Shtresa e shtatė dhe ēakra e shtatė ėshtė e lidhur me mendimet e larta, inteligjencėn dhe integrimin e forcės sonė fizike dhe shpirtėrore.
Gjithashtu, ekzistojnė lokacione specifike nė sistemin tonė energjetik pėr emocionet, mendimet, kujtimet dhe pėrjetimet tjera psiko-fizike. Pasi qė simptomat fizike janė tė lidhura me ato lokacione, do tė thotė mund ta kuptojmė edhe natyrėn e sėmundjes. Pėr kėtė edhe studimi i aurės mund tė jetė urė nė mes mjekėsisė tradicionale dhe asaj konvencionale.
Nėpėrmjet kėtyre ēakrave supozohet se kalon e gjithė energjia universale nėpėr trupin tonė dhe e mban atė nė harmoni me natyrėn. E nė ēoftė se ndonjė nga kėto ēakra ērregullohet, atėherė pason edhe sėmundja, tė cilėn bioterapeutėt me anė tė duarve, respektivisht bioenergjisė, e shėrojnė, duke ia rregulluar drejtimin e rrotullimit energjisė nėpėr ēakra pėrgjatė gjithė organizmit.
Sa i pėrket bioenergjisė, sot nė botė ekzistojnė tri teori: Njėra konsideron se ėshtė fjala pėr fushėn e energjisė, e cila i ėshtė e njohur fizikės moderne. E dyta konsideron se ėshtė fjala pėr energji ende tė panjohur. Ndėrsa e treta mohon bioenergjinė, ekzistencėn e saj dhe pohon se fjala ėshtė pėr sugjestione dhe hipnozė.
Pavarėsisht se cila teori ėshtė mė afėr realitetit, pra mund tė jetė e saktė, dhe pėr ēfarė forme energjie ėshtė fjala, ajo sot me sukses po pėrdorėt pėr shėrim dhe po tregon rezultate tepėr inkurajuese.

www.sa-kra.ch
sakra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė