Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-06-13, 07:32   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Fuqia e mendimit

Tė ardhmen tėnde e krijon ti


Veprat dhe pasojat e tyre.

Ka njė ligj nė Natyrė, i cili bashkon shkaqet dhe pasojat. Nė vėshtrim tė parė mund tė shpallet nė aksiomėn e pranuar tė Shkencės: Veprimi dhe Kundėrvprimi reagimi janė tė barabartė e tė kundėrt. Ky ligj ėshtė i tillė qė, kur ekuilibri i Natyrės trazohet, priret ta rivendosė; kjo ėshtė e vėrtetė universale nė Natyrė.

Tė gjithė qė kanė studiuar diēka shkencore nuk mohojnė ekzistencėn e Ligjeve tė Natyrės. Kėto ligje nuk janė urdhėra. Ato janė thjesht paraqitje e disa vargjeve tė caktuara, apo renditje, qė janė vėzhguar kur ndodhin, pra, kur dicka ndodh, njė gjė tjetėr e pėrcaktuar e pandryshueshme pason. Kjo ėshtė thelbėsore pėr tė kuptuar ēfarė quhet Karma, e duhet kuptuar qartė. Ligjet e njerėzve janė urdhėra qė zbatohen apo abstenohen, dhe, dėnimi lidhur me prishjen e tyre ėshtė i diktuar. Por me Ligjin e Natyrės ėshtė ndryshe. Disa kushte shpallen dhe, kudo qė ato janė, kushte tė tjera tė pėrcaktuara pasojnė e duhet tė pasojnė. Natyra tė lė plotėsisht tė lirė tė mbjellėsh ēfarė tė duash. Por nėse kėrkon oriz nuk mbjell dot elb apo gjemba gomari. “Mos u mashtro; Zoti nuk pėrqeshet; njeriu korr atė qė mbjell”. Kjo ėshtė Karma; as mė pak e as mė shumė. Nuk do ta kesh tė vėshtirė tė pėrvijosh idenė e Ligjit nė botėn mendore e morale. Tė gjitha botėt janė tė lidhura, e nė tė gjitha, Ligji ndikon. Nuk asgjė nė formė urdhėri; tė lė tė lirė tė zgjedhėsh, por pėrcakton qartė se disa kushte do tė vijojnė pashmangshmėrisht si pasoja tė zgjedhjeve tė tua. Ky formulim mund tė bėjė ndokėnd tė mendojė se nuk ėshtė i lirė, e s’mund tė bėjė gjė. Por, merrni ligjin e rėndesės – qė trupat priren tė lėvizin drejt qendrės sė tokės. Njė injorant mund tė mendojė: “Si ia bėn tė ngjitesh sipėr?” Duke i kundėrvėnė forcės sė Natyrės qė tė tėrheq njė tjetėr forcė tė Natyrės, me anė tė sė cilėn ngrihesh – forcėn muskulare. Nuk po thyen ligjin e rėndėsės, por ndjen se funksionon nė pėrpjekjen, me tė cilėn ngrihesh kundėr forcės sė gravitetit. Ndėrsa studioni, gjeni se ligjet janė tė padhunueshėm, prandaj njeriu mund tė lėvizė lirshėm mes tyre; por me njė kusht tė vetėm – t’i njohė e t’i kuptojė; ndryshe ėshtė skllav. “Natyra pushtohet me bindje”. Nuk mund tė luftoni kundėr Natyrės, ėshtė shumė e fortė pėr fuqitė e vockla tė njeriut; megjithatė mund ta detyroni tė bėjė saktėsisht atė qė doni, nėse njihni ligjet me tė cilat funksionojnė fuqitė e saj. Njeriu nuk urdhėrohet nga Natyra, nuk ėshtė skllav i saj; ėshtė mes ligjesh e forcash tė zbulueshme e tė llogaritshme, me anė tė tė cilave mund tė sundojė e t’i pėrdorė. Natyra as e braktis apo shmanget nga rruga e saj. Njeriu dėshton sepse dija e tij ėshtė e papėrkryer, e kjo papėrsosuri e ka tradhėtuar. Religjionet antike e disa moderne shpallin se ėshtė e mundur tė shpėrngulet siguria e njė ligji, ajo siguri e padhunueshme pandryshueshmėrisht, drejt sferave tė mendjes e moralit. Nė fakt, njeriu ėshtė vėrtet zot i fatit tė vet, pasi mund tė veprojė nė botėt qė modelojnė tė adhmen, duke bėrė veten atė qė kėrkon tė jetė.

Ka tre ligje shtojca nėn Ligjin e pėrgjithshėm tė veprimit:


1) Mendimi ėshtė fuqia qė ndėrton karakterin; si mendoni, ashtu bėheni.

2) Forca qė quajmė dėshirė, apo vullnet (dy forma tė sė njėjtės forcė) ju afrojnė me gjėrat qė dėshironi.

3) Efekti i sjelljes suaj mbi tė tjerėt, duke u shkaktuar lumturi apo mjerim, ju sjell lumturi apo mjerim si shpėrblim. Nėse dikush kupton kėto tre ligje e di si t’i pėrdorė, bėhet zot i sė ardhmes sė vet, krijues i fatit tė vet.



1) Mendimi ndėrton karakterin. Mund ta provoni kėtė nėpėrmjet autoritetit tė shkrimeve tė shenjta ose nga pėrvoja juaj, e cila ėshtė mbase mė e duhura, sepse ėshtė e juaja e nuk mund tė vihet nė dyshim. Nėse doni tė dini me siguri absolute se mendimi bėn karakterin, provojeni. Mėnyra ėshtė tepėr e thjeshtė. Le tė marrim shembullin se jeni gjaknxehtė; ky nuk ėshtė krim, por njė dobėsi tepėr e zakonshme. E dini se mėrziteni shpejt. Duke e pranuar, mos menduni pėr tė kurrė mė, sepse nėse mendimi ngjiz karakterin, tė menduarit do t’i japė jetė e do ta rritė; mendoni pėr tė kundėrtėn – durimin – pėr disa minuta ēdo mėngjez. Bėjeni rregullisht, sepse ky ėshtė eksperiment shkencor. Mendoni pėr tė si tė keni qejf; veten si durimtar, pastaj mendoni pėr njerėzit mė acarues qė njihni. Nuk do tė ngelet nė mendjen tuaj as irritimi mė i vogėl. Duhet tė bėni durim nė kėtė pamje mendore. Pėrsėriteni ēdo mėngjez pėr njė javė. Do tė shihni se mendimi i durimit do t’ju vijė ndėrmend edhe pa e thirrur gjatė ditės. Kjo ėshtė shenja e parė se mendimi juaj mėngjezor po funksionon. Nė fillim do tė shfaqet pas njė shpėrthimi nervor. Vazhdoni derisa mendimi pėr tė duruar vjen para provokimit. Pas disa muajsh do tė gjeni durimin si pjesė tė karakterit tuaj. Nė kėtė mėnyrė mund tė zhdukim dobėsi pas dobėsie dhe tė ndėrtojmė karakterin, si njė murator gur pas guri, murin.

2) Dėshira afron dėshiruesin dhe atė qė dėshirohet. Nė univers shihni gjithandej forcėn motivuese si tėrheqje. Pėr sa kohė objektet e jashtme e nxjerrin prej jush e quajmė Dėshirė. Kur e njėjta fuqi drejtohet nga pėrbrenda e quajmė Vullnet. Ēdo gjė qė doni ta zotėroni tėrhiqet drejt jush prej dėshirės, sepse ka Njė Jetė nė gjithēka dhe jetėt e ndara nga format e ndryshme pėrpiqen gjithmonė tė ribashkohen.

3) Siē u jepni Lumturi apo Mjerim tė tjerėve, ashtu do tė korrni Lumturi apo Mjerim pėr veten. Sipas efektit tė veprimeve tona mbi tė tjerėt vjen reagim i njėjtė mbi ne. Nėse mbillni oriz do tė korrni oriz. Por, nėse bėhet njė vepėr e mirė vetėm pėr shtysa egoiste, pėrfundon si tipar egoist.

Njėmendėsoni kėto tre ligje dhe mund tė ndėrtoni tė ardhem tuaj duke i zbatuar ato. Njohuri tė pamjaftueshme pėr Karmėn janė zakonisht tė rrezikshme, pasi njė prej pasojave ėshtė prirja pėr tu ulur e thėnė: “Ėshtė Karma ime!”. Si gjithė Ligjet e Natyrės, nuk ėshtė forcė detyruese por mundėsuese. Mbani mend se “Pėrpjekja ėshtė mė e madhe se fati”. Mendimi dhe dėshira e ēastit ėshtė shpesh e mjaftueshme pėr tė balancuar forcat e kundėrta. Mund tė dėshtoni pėr momentin, por do tė fitoni nesėr, apo ditėn tjetėr. Duhet tė jepni ndihmėn tuaj pėr tjetrin qė vuan nėn Karmėn e vet, sepse nėse nuk bėni mė tė mirėn tuaj, atėherė po prodhoni Karmė qė trashėgon mungesė ndihme nė ēastin e nevojave tuaja.

Gjithsesi, detyra juaj ėshtė gjithmonė tė ndihmoni.

Detyra jonė ėshtė gjithmonė vepėr e mirė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė