Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-05-05, 09:29   #9
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Presheva, mire bere qe postove ate shkrim per Trekendeshin e Bermudes
por eshte edhe rregull te shenohet gjithsesi burimi, nga eshte marre e kush eshte authori i secilit shkrim, apo eshte huazuar nga ndonje forum tjeter dhe nga cili, qe te jemi legjitim ne publikime shkencore.

stuhia - ke plotesisht te drejte te lexosh shqip, ngase eshte forum shqiptar, por une deshta te beje nje krahasim ne dy origjinale shqip-anglisht, (per ata qe njohin anglishten), se si eshte niveli i shprehjes e njohjes ne mes diskutuesit shqiptar dhe anglo-amerikan, pikerisht per kete theme, mbase edhe nuk ka ndonje interes te veēante per publikun shqiptar. Por te mos perseritet matutje ky ilustrim dhe ta kete afinitetin origjinal vet gjuha shqipe ne forum.

Shohim se studentet shqiptare, nuk jane aspak mbrapa tjereve, por kane nje nivel te ngritur te interesimit e shprehjes origjinale, me cfare mund te krenohemi me talentet e rij shqiptare - sikur ne te ardhmen t'i kontribuonin shkences shqiptare!Brenda mundesise se kohes, do te perpiqemi qe edhe kete shkrim anglisht ta shqiperojme pjeserisht. Mendoj se nuk ka cfare te zgjatet kjo theme ma shume per interesin tone.

Do te ishte mire sikur te zgjidhnim thema me interes tone, nga shkenca e teknologjia, pse jo edhe nga shkenca e teknologjia shqiptare, kur kemi figura shume te ngritura shkencore. Kemi mjek nobelist shqiptar, shpikes te elektromotorit te ri, kemi astronaut me origjine shqiptare cfare deklarohet vet z. Wiliams, e risi te studimeve ma te reja, deri tek ato elektronike.

Ne kete nenforum a rubrike forumi - shkenca e teknologjia, mund te paraqiten thema e diskutime nga te gjitha shkencat, natyrore e shoqerore,
si dhe teknologjia dhe te mos perkufizohemi vetem ne nje fushe shkencore. Qe sa kohe eshte ketu vetem nje theme. Ku jane studentet tane, kur e dijme se kemi mjafte te tille te te gjitha fushave shkencore e teknologjike! Disa nga themat e rubrikave tjera ne forum, kane materiale po te ketij lloji dhe jane grumbulluar ne nje rubrike tjeter, ngase diskutuesit nuk e kane qelluar vendin e themes se tyre.


*******
nje skjarim per tekstin e siperm anglisht, qe kerkoi - Stuhia, ngaqe erdhi vone ne theme, si nje stuhi ne zonen e Bermudes - pa ndonje misterje:

Diskutimet rrjedhin nga nje lexues, nga Toledo, Ohajo (SHBA), per nje liber, ku z. Kusche, perfundimisht e len te pushoj (anash) legjenden e Trekendeshit te Bermudes. Ai merr te gjitha rrefimet e legjendat te bazes dosjepasdosje, i spjegon dhe i provon 90% te tyre. Dhjete perqindeshi tjeter, nuk ka mjafte informacion te mundshem, qe te japi ndonje perfundim. Kapitulli ne Fluturimin 19-te, eshte i shkelqyeshem dhe i perbere dhe nuk len ndonje pyetje, deri tek legjendari "Patrolli i humbur".

Derisot Trekendeshi i Bermudes, eshte shikuar nga shumica e njerezve, si zone misterioze, me nje influence ne te, ne te cilin nje numer i konsiderueshem i anijeve dhe aeroplanve jane zhdukur pa asnje gjurme. Mbeti pak, reputacion i tyre si regjion i shoqeruar me disa perkujtime te paspjegueshme dhe te rrezikshme. Pse eshte kjo keshtu, pas publikimit te pare te librit te z. Kusche, ma shume se njezet vjet ma pare, eshte ndoshta nje pyetje ma interesante, se kurdohere ose jo, reputacioni i Trekendeshit te Bermudes eshte i merituar. Paparashikuar, kjo eshte nje pyetje e vone, qe Kusche, perpiqet te pergjegjet. Mundesia e tij eshte e thjeshte, te beje nje gjurmim te nevojshem - gjithkund e gjithkah ai logarite ne logari te tragjedise se Trekendeshit te Bermudes, ai shikon larte ne logarite relevante dhe i gjene faktet. Nese faktet lene trillim te anijes, a aeroplanit, si fakte te dyshimta, ai thot poashtu.

Krejt cfare gjen Kusche ne pergjithesi, eshte ajo qe Trekendeshi i Bermudes eshte esencialisht nje myth (mit, dromce mythologjike - sh.p.). Shume nga mospajtimet me Trekendeshin e Bermudes, nuk jane as perseafermi aq misterioze, sa ishin aq sygjerime; disa anije kishin humbur ne vorbullen e detit, ku ne fakt lundronin brenda rrymave te stuhive, ndersa tjerat humbshin vetiu, shume larg zones se Trekendeshit te Bermudes. Disa nga tragjedite, thone qe kane ndodhe atje, ishin te shoqeruara pa asnje rekord ne pergjithesi, te shtiejne te dyshosh, se si popullarizimet e ketij ''misteri'' mund te na bindin se atje nuk kishte dicka te papare, te padukshme. Para kerkimeve te z. Kusche, ''misteri' i Trekendeshit te bermudes shtrihej shume larg, duke mos na lene asgje ma shume substanciale, sa vetem nje legjende urbane.

*******
SHENIMI IM

Pra siē dihet, ashtu edhe si mund te transmetohet nje legjende popullore, apo nje myth, rrefim mythologjik edhe kur njerezit e bejne legjende nje gje edhe te thjeshte te kapshme per te menduarit, e jo qe eshte ndonje mister, a dukuri misterioze, si ndonje mister te hiperbolizuar. Mendoj, se edhe trekendeshi i Bermudes nuk eshte ndonje mister i pajustifikueshem, i padukshem, i panjohur se si shkon rrjedha e verpimit te tij natyror, te dredhave te fuqishme te ajrit kur ndeshen me token bregun harkor bjeshkor dhe e amrrim si shkak te zhdukjes se anijeve e aeroplaneve.
Ne baze te te gjitha leximeve te mia mbi Trekendeshin e Bermudes (ku parase ta studjoja kisha bindje se eshte nje fenomen misterioz, derisa pava te verteten), kam bere krahasime dhe asnje nuk ma ka mbushur mendjen se Trekendeshi i Bermudes eshte ndonje mister, a fshehtesi e madhe per logjiken e njeriut. Ajo eshte thjeshte nje fatkeqesi natyrore gjate nje procesi te rrymave te stuhive te tmerrshme, ku ndeshen stuhite ne balle te tokes, bregut atllantik, qe eshte (sa jam interesuar vet ta pershkruaj edhe e kam vizituar personalisht, si nje rryp tokesor harkor bregoqeanik dhe rrymat e stuhive ndeshen terthorazi me te e siellen vorbulle e fuqishme ne ajer duke krijuar edhe nje vorbulle edhe ma te fuqishme ne ujin e detit edhe ne ate siellje vorbulle, anijet zhduken nga vorbulla e ujit, kurse aeroplanet zhduken nga vorbulla apo dredha e tmerrshme fuqishem e ajrit. Ashtu zhduken dhe kur eshte ne pyetje: pse nuk gjendet asnje gjurme e tyre, mund ta spjegojme lehte, sepse fuqia madhore e tmerrshme stuhiore ne dredhe ajeri, duke krijuar edhe vorbulle te fuqishme uji, me nje pakacitet te paparashikuar, as te paparamenduar, gjithe ajo fuqi, e gelltite nje anije apo aeroplan mu sikur nje mize qe e gelltite kau - edhe asgje ma teper misterioze nuk eshte Trekendeshi i Bermudes. Te thenat e trillimet e njerezve e hiperbolizojne si dicka misterioze, se gjoja eshte e paspjegueshme edhe nuk mund ta spjegoj logjika, mendja e njeriut. Kjo duket sikur nje prralle, per ate qe studjon e verteton fenomenet natyrore. Pra Trekendeshi i Bermudes, nuk eshte asnje misterje. Njerezit e rrethit te Bermudes, krijuan mythe e legjenda per te dhe u perhapen neper bote, si dicka fshehtesi e paspjegueshme naturore, bile kam te dhena se, disa dhane edhe argumente, e fakte te rrejshme, duke e justifikuar mythin ne nje drame hyjnore si nje fuqi madhore qe nuk e rroke truri i njeriut - ato jane vetem prralla te thata te nje mentaliteti te ulte, qe as nuk i njeh fenomenet natyrore edhe don te perfiton repuitacion legjendar e hyjnor ne bote!

(ky shkrim ketu eshte origjinal imi)



Nderime

Odise
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė