Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-05-07, 01:52   #2
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Tupanėt tė fillojnė mbi Dardaninė, mė 26 maj

Nuk mund ta mendon dot Kosovėn e pavarur, pa simbolet shtetėrore tė Dardanisė tė propozuara nga presidenti Ibrahim Rugova. Ato i quan simbole qė pėrfaqėsojnė tė gjithė ata qė jetojnė nė Kosovė.

Inxhinieri Adem Salihu, i lindur nė Dibėr, qė pėr asnjė moment nuk i harron vitet e kaluara si inxhinier nė gjigantin “Trepēa”, ardhjen nė kėtė kohė nė Kosovė, e pėrshkruan tė njė kėnaqėsie tė veēantė. Familja Salihu janė tė ftuarit e familjes Rugova nė dasmėn e djalit tė tyre tė madh, Mendimit.

Veprimtari i ēėshtjes kombėtare, qė pėr asnjė ēast nuk e ka kursyer veten dhe familjen pėr ēėshtjen e Kosovės, pjesėmarrjen nė kėtė ceremoni, e vlerėson si shumė specifike duke pėrcjell urimet pėr familjen Rugova.

“Pėr mua, kjo ka edhe njė simbolikė e dytė, qė kjo ceremoni e kremtes sė festimit tė fillojė bashkė me familjen Rugova. Tupanėt tė fillojnė mbi Dardaninė, mė 26 maj”, shprehet Saliu.

Ndonėse Kosova gjendet nė fazėn pėrfundimtare tė pėrcaktimit tė statusit pėrfundimtar, simbolet shtetėrore janė fokusi ditor i zhvillimeve politike.

Pėr z. Salihu dhe pėr bashkėshorten e tij, veprimtaren Rita, kjo ėshtė njė ēėshtje mjaft emocionale. Familja Saliu, me fanatizėm i mbron simbolet e Dardanisė, tė propozuara nga Presidenti Rugova.

“Ne kemi qenė me fat dhe tė privilegjuar qė flamuri i Dardanisė, iu dorėzua bashkėshortes sime prej Presidentit historik Rugova. Nė kėtė aspekt, ne patėm mundėsi qė kėtė flamur dhe kėto simbole tė shtetėsisė sė Kosovės, t’i prezantojmė nė shumė mese nė SHBA”, thekson Saliu.

Me rastin e ditės sė flamurit qė u organizua nė shoqatėn “Vatra”, e shoqja Rita e kishte shpaluar flamurin e Dardanisė, i cili, siē tha Saliu, u prit me njė kėnaqėsi tė pa pėrshkruar nga tė pranishmit. Mė pas, familja Saliu, kėto simbole, i kishte dorėzuar nė librarinė “Fan S. Noli”.

Pikėrisht pėr kėtė ēėshtje, Saliu tha se ėshtė organizuar edhe njė meshė speciale, ku morėn pjesė njė numėr i madh i bashkatdhetarėve, ku kishte edhe amerikanė, ku simbolet e Dardanisė u pritėn me ngrohtėsi.

Simbolet e Dardanisė pėrfaqėsojnė tė gjithė popujt qė jetojnė nė Kosovė
Pėr simbolet e Dardanisė, Saliu thotė se janė krijuese tė simboleve shtetėrore tė Kosovės. “Unė nuk mund tė mendoj se mundet diēka tjetėr tė ndodh, e ato simbole tė mos jenė simbole shtetėrore tė Kosovės.

Simbolet e Dardanisė pėrfaqėsojnė tė gjithė pjesėtarėt qė jetojnė nė Kosovė dhe nėse pėrfaqėsojnė pak mė tepėr shumicėn nuk ėshtė ndonjė gabim. Tradita shqiptare ėshtė qė tė kujdesemi pėr tė tjerėt”, vlerėson ai.

Ēifti Rita dhe Adem Saliu, njihen si veprimtarė tė devotshėm pėr ēėshtjen e Kosovės. Ata pa reshtur, pėr mė se 15 vjet tė qėndrimit nė SHBA, tėrė kohėn ishin nė shėrbim tė ēėshtjes kombėtare.

“Veprimtaria jonė pėr ēėshtjen e Kosovės, ka qenė e vazhdueshme, e pėrditshme, nė ēdo kohė, ku do qė ka qenė e nevojshme tė jemi. Jemi organizuar nė forma tė ndryshme nėpėrmjet miqve tanė, senatorė tė ndryshėm, me tė cilėt kemi kontakte tė vazhdueshme.

Kontribut tė shkėlqyeshėm pėr ēėshtjen e Kosovės ka dhėnė e gjithė mėrgata nė SHBA”, thotė Saliu, duke shtuar se ēdo herė kur ka qenė nė pyetje Kosova, nuk kemi kursyer asnjė ditė dhe asnjė send, kjo pasi e kemi ndier jo vetėm si obligim, por edhe detyrė.

Saliu: Tė punosh pėr Kosovėn, ėshtė detyrė e jo vetėm obligim

Fillimin e veprimtarisė pėr ēėshtjen e Kosovės, Ademi e shpjegon me nostalgji tė madhe. Ai e kujton vitin 1992, kur nė Boston tė SHBA-ve arrin presidentit historik i Kosovės, dr. Ibrahim Rugova. “Ai ka qenė njė moment qė ka lėnė mbresė tė thellė tek ēdo person qė ka qenė aty dhe jashtė. Mėnyra e paraqitjes sė ēėshtjes sė Kosovės, se me ēfarė forme mundet dhe duhet ēdo dashamirė ta bėjė, ka qenė aq e hapur dhe e pranueshme, sa qė tė jepte njė shtytje pozitive pėr njė angazhim edhe mė tepėr.

Agjenda jonė ka qenė gjithmonė, Kosova e pavarur dhe demokratike”, thotė me mburrje Ademi.

Arritjet e derikėtushme tė Kosovės, Ademi i lidh me Presidentin Rugova. Nė mėnyrė tė veēantė, ai ēmon lidhjet dhe miqėsinė qė Presidenti Rugova ka krijuar me popullin amerikan. Mirėpo, kėtu nuk harron dhe e ēmon lartė kontributin edhe tė veprimtarėve nė SHBA, si Kėshillin Shqiptaro-Amerikan, Ligėn Amerikane, organizimet politike dhe partitė politike qė veprojnė atje.

Populli i Kosovės, ėshtė krijuar nga Zoti qė tė ketė mik popullin amerikan

“Miqėsia e krijuar nga Presidenti historik Rugova, ėshtė duke vazhduar me angazhim maksimal nė mėnyrė tė organizuar dhe vetanake tė veprimtarėve shqiptarė. Detyrė jona ėshtė qė t’i pasurojmė kontaktet tona”, porosit ai.

Lidhjen e popullit tė Kosovės, me popullin amerikan, Saliu e cilėson si lidhje tė krijuar nga Zoti.

Inxhinieri qė me profesionalizmin e tij, kontribuon nė njė ndėr kompanitė mė tė famshme nė SHBA, pėr asnjė moment nuk e fsheh nostalgjinė qė ka pėr, siē e quan me ėndje, gjigantin “Trepēa”. Herėn e fundit, ai e kishte vizituar para dy viteve, ndėrkohė qė ka planifikuar qė kėtė herė t’ia bėjė edhe njė vizitė.

Ėshtė njė pėrjetim i veēantė kur tė shikohet se mbi ēka flenė Kosova

“Ndoshta nuk e di gjendjen e tėrėsishme, por e di qė Trepēa ėshtė njė gjigant, ėshtė njė pasuri e Kosovės, qė do tė siguroj njė gjendje tė mirė nė tė ardhmen. Pasuria e Kosovės ėshtė aty, konkretisht nė minierat e Kishnicės dhe minierat e tjera. Ėshtė njė pėrjetim i veēantė kur tė shikohet se mbi ēka flenė Kosova. Mirėpo, tani duhen bėrė investime pak mė serioze pėr rivitalizimin e pėrgjithshėm. Dėshira ime ėshtė qė tė shohė njė progres tė madh nė kėtė fushė”, shprehet ai me mallėngjim.

Besnik RAMADANAJ, IP
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė