Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-05-12, 16:02   #2
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Pagėzimi

Pagėzimi


Ky Sakrament ėshtė i pari dhe mė i rėndėsishmi nė Kishen Shenjte. Ėshtė sakrament fillestar apo sakramenti i hyrjes (ose injicimit). Ky sakrament bashkė me sakramentet e tjerė si atė tė pėrforicimit e plotėsojnė hyrjen e Zotit qė njė besimtar tė jetė me tė vėrtet biri i Zotit. Kur bėn fjalė pėr sakramentin e pagėzimit vetė emri tregon njė ngjarje. Vetė emri ju dha gjatė historisė sė shėlbimit sipas ritit dhe domethėnjes teologjike. Nė mes tė emrit sipas ritit bėn pjesė fjala greke Babtismus qė vjen prej fjalės Baptei qė d.m.th. zhytje, diēka qė laget. Kjo vjen prej asaj se: nė fillim pagėzimi ėshtė bėrė me zhytje dhe prej kėsaj ja dhanė emrin kėtij sakramenti. Nė emrin e dytė tė emrit tė pagėzimit bėn pjesė shprehja «Metanoja» d.m.th. kthim. Kjo ėshtė domethėnja kryesore e kėtij sakramenti sepse vetė emri tregon se njeriu qė pagėzohet duhet tė kthehet prej jetės sė mėparshme nė jetėn e re me Zotin. Vetė shkrimi i shejtė na jep porosinė dhe doktrinėn e pagėzimit, duke kėrkuar prej besimtarėve tė kthehen e ta pranojnė Ungjillin.


Pagėzimi me ujė, dėshirė, gjak:

Jezu Krishti i porositė apostujt e vet:
Shkoni e predikoni, mėsoni e atėherė pagėzoni (Mt 3,11; 28,19)
Unė ju pagėzoj me ujė nė shenjė kthimi, porse Ai qė po vjen pas meje, ėshtė mė i fortė se unė e vetė nuk jam i denjė t’ia zbath tė mbathurat e Ai do t’ju pagėzoj me Shpirtin Shenjt e me zjarr. Prandaj shkoni e bėni nxėnėsit e mi tė gjithė popujt. Pagėzoni nė Emėr tė Atit e tė Birit e tė Shpirtit Shenjt.

(Mk 10,38) Jezusi u pėrgjigj: «Nuk e dini ēka lypni». A jeni tė zotėt tė pini gotėn qė mua mė duhet ta pi, ose tė pagėzoni me atė pagėzim qė mua mė duhet tė pagėzohem?

(Gjn 3, 22.26). Pajtaj Jezusi shkoi me nxėnėsit e vet nė tokėn e Judesė. Aty u vendos me ta dhe pagėzonte.

26 shkuan tek Gjoni dhe i thanė: «Rabbi, ai qė ishte me ty matanė Jordanit, ai pėr tė cilin ti bėre dėshmi dhe ai po pagėzon dhe tė gjithė po shkojnė tek Ai.


Duke parė se Shkrimi Shenjt nė shumė vėnde flet pėr themelimin e kėtij sakramenti prapseprapė duhet tė shohim themelimin e kėtij sakramenti nė mundimin, e vdekjen, ngjadhjen e Jezu Krishtit ku shohim burimin dhe themelimin e kėtij sakramenti, sepse me pagėzim ne i vdesim mėkatet e ngjallemi nė Krishtin. Pagėzimi i parė I anetarėve te Kishes katolike ėshtė bė ditėn e Rrėshajve, pas ardhjes sė Shpirtit Shejtė. Pas predikimit Sh. Pjetri apostull, pagėzohen rreth 3000 vetė e kėta janė antarėt e parė tė Kishės katolike. Rėndėsia e predikimit tė Sh. Pjetrit ėshtė ajo kur Sh. Pjetri kėrkon kthimin dhe bashkimin nė bashkėsinė e atyre qė do tė shėlbohen nė emėr tė Jezu Krishtit. Pėr ēdo njėrin, si pėr hebrenjtė, si pėr paganėt, e pėr tė gjithė tė tjerėt qė dėshirojnė tė pagėzohen kėrkohet feja, besimi nė Jezu Krishtin.



Riti i hershėm i Pagėzimit:

Nė shekujt e parė ėshtė praktikuar pagėzimi i tė rriturve. Pėr pagėzim ėshtė bėrė pėrgatitja ose vetė kumentati. Kjo pėrgatitje ka zgjatė pėr njė kohė dhe pėrgatitja konkrete dhe e afėrt ėshtė bėrė gjatė 40 ditėve tė kreshmeve. Gjatė kėsaj pėrgatitje janė bėrė dy takime tė rėndėsishme me bashkėsinė e krishterė:

1) Paraqitja e kandidatėve para popullit tė Zotit.

2) Mandej vertetimi i kandidatėve se dėshirojnė tė kthehen nga jeta e kaluar dhe dėshmia e popullit mbi jetėn e tyre se ato me tė vertetė jetojnė njė jetė tė re. Pas kėtyre dy takimeve Ipeshgvi zyrtarisht i pranon nė bashkėsinė e besimtarėve dhe ua ndanė 3 sakramentet e hyrjes ose tė injicimit. Pagėzimi i tė rriturve bėhet me hyrjen apo tundosjen e kandidatit nė ujė pėr tė simbolizuar vdekjen e mėkatit dhe ngjalljen pėr jetė tė re me Zotitn dhe me Kishėn. Pas daljes nga uji Ipeshgvi lyen vajin e pėrforicimit e pėrqafon pėr ta pranuar nė bashkėsi dhe mė vonė tė gjithė tė marrin pjesė nė kremtimin e Euharistisė (Meshės Shejte). Kjo ishte hyrja e tyre nė misterin e fesė. Nė kohėn e apostujve me pranua pagėzimin d.m.th. me besu nė Jezu Krishtin dhe vetė riti i pagėzimit ishte i thjesht. Para Krishtit pagėzimi u bė nė lumin Jordan ku pagėzonte Gjoni me ujė, kurse tash pagėzohet me ujė dhe me Shpirtin Shejtė e me shtrirjen e duarve. Mė vonė pėr ata njerėz tė cilėt ishin paganė qė nuk i takonin popullit hebre pėrveē besimit nė Jezu Krishtin paraqitet nevoja e predikimit tė Jezu Krishtit pėr vdekjen, ngjalljen etj. Kush e pranon kėtė mėsim e beson ai pagėzohet. Pėr kėtė kemi dėshmi VP. Letrat e Sh. Palit.

Nė mes tė shekullit 5–12 ėshtė bėrė diēka e rėndėsishme pėr sakramentin e Pagėzimit e tė Krezmimit, pasi kėto tė dyja janė dhėnė sėbashku, sepse janė pagėzuar tė rriturit e nė kėtė kohė fillon pagėzimi i fėmijėve e pėr kėtė arsye bėhet ndarja e tė dy sakramenteve d.m.th. pagėzimi i ndahet fėmisė e krezmimi do tė ndahet ma vonė nė kohėn e pjekurisė. Pagėzmin e ndan meshtari, krezmimin Ipeshgvi.


Materia e Pagėzimit:

Materia primare dhe e dukshme e sakramentit tė pagėzimit ėshtė pa dyshim uji. Nė shkrimet e vjetra qė janė shkruar gjatė viteve 80-100 flitet pėr vitin e pagėzimit dhe pėr pėrdorimin e ujit. Pasi ėshtė thėnė krejt ajo qė ėshtė e duhur pagėzohet nė Emėr tė Atit e tė Birit e Shpirtit Shenjtė me ujė tė rrjedhshėm, e nėse nuk ka ujė tė rrjedhshėm pagėzohet me ēfardo uji tjetėr, por tė pastėr. Por nėse nuk ka ujė tė mjaftueshėm i lėshohen disa pika nė krye tri herė duke thirrė emrin e Trinisė Shenjte. Fjalėt qė e pėrcjellin ujin si materje pėr pagėzim vetė ujit i japim njė domethėnje. E ngrisim ujin nė shenjė tė Shenjtė nė hirė tė Shejtė e kėto fjalė janė formulė pėr pagėzim. Uji ėshtė materia e pagėzimit nėpėr tė cilin pastrohemi prej mėkatit tė rrjedhshėm e mėkatet e tjera. Na jepet hiri i Zotit dhe mundėsia tė jetojmė me Zotin. Tu pasė parasyshė tė gjitha shenjat e ujit nė B.V. shohim se uji ėshtė materia mė e pėrshtatėshme pėr kėtė sakrament. Uji ėshtė shenjė sakramentale e cila na bėn pjestarė tė misterit. Nė krishtėrim ky ujė. Bėn pajtimin e Zotin e rilind njė jetė e re, e bėn pjestarė tė popullit tė Zotit e aftėson pėr pjesmarrje nė sherbesėn meshtarake, profetike e mbretėrore. Njėherit na drejton ka tė mirat e amshuara. Tė gjitha kėto fuqi ujit ia jep fuqia e Shpirtit Shejt.



Efekti i Pagėzimit:

Nė kėtė pjesė dėshirojmė tė japim pėrmbledhjen e shkurtė teologjike tė pagėzimit, paraqitja sistematike e mėsimit tė Kishės nė lidhje me pagėzimin.
Pagėzimi ėshtė i pari sakrament themelor, i domosdoshėm pėr shėlbim. Kjo nevojė ose domosdoshmėri buron nga fjalėt e vetė Krishtit i cili thotė:

«Pa pagėzim nuk ka shėlbim» Gjn 3,3-12; Mk 16,16; Mt 28,18-20.Gjn 3,3 J
ezusi i pėrgjigj “Pėrnjimend, pėrnjimend po tė them kush nuk lind pėrsėri prej sė larti nuk mund ta shohė Mbretėrinė e Hyjit.”
Gjn 3,12 Nėse nuk mė besoni kur iu flas pėr gjėra qė ndodhin nė tokė, si do mė besoni nė qoftė se iu flas pėr gjėrat e qiellit?
Mk 16,16 Kush do tė besojė e do tė pagėzohet, ai do tė shėlbohet, kush s’do tė besojė, do tė denohet.
Mt 28,.18. Jezusi u afrua dhe tha: «mė ėshtė dhėnė ēdo pushtet nė qiell dhe nė tokė.
Mt 28,20 Mėsoni tė zbatojmė gjithēka ju kam urdhėruar! Dhe ja, Unė jam me ju gjithmonė deri nė tė sosur tė botės.

Nėpėr Krishtin Shėlbohemi se Ai ėshtė i vetmi shpėtimtarė pasi qė hiri i Krishtit na jepet nė pagėzim e ndanė Kisha d.m.th. jashta Kishės nuk ka Shėlbim. Duke parė problematikėn e kėsaj teologjie klasike vjen nė pėrfundimin se pėrveē pagėzimit tė dukshėm me ujė duhet tė ketė edhe mundėsi tė tjera tė pagėzimit, pranimit tė Hirit tė Zotit. Kėtu ėshtė fjala pėr pagėzimin me dėshirė e me gjak e kjo qėndron nė lidhje me mėsimin e hirit tė shėlbimit tė cilin Zoti askujt nuk ja ndalon. Efekti i sakramentit tė pagėzimit ėshtė i shumėfishtė, mund tė thuhet se efekti i parė i pagėzimit ėshtė:
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė