Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-06-11, 10:35   #14
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Ē A M Ė R I A

Pesė tregime pėr shpirtin ēam

Enver Kushi
Rrėfimet e Resmi Osmanit, nga mė tė ndjerat qė kam lexuar me motive nga historia e Ēamėrisė, janė tė tilla qė pas leximit tė parė, ndoshta tė shpejtė, ke dėshirė t’u rikthehesh prapė.
Nė adoleshencėn time, e mė pas nė vitet e rinisė sė hershme, mbaj mend rrėfimet e tė parėve tė mi, pėr Ēamėrinė dhe historitė nga mė tė ēuditshmet e dramatiket pėr tė. Pastaj mė kujtohen dasmat tona tė bukura dhe veēanėrisht vallet; ato tė grave ku me elegancėn dhe hijeshinė e lėvizjeve dukej sikur u thoshin edhe njerėzve, edhe pemėve, edhe zogjve, edhe ajrit tė ndalnin, sepse ishin ato qė duheshin parė dhe dėgjuar. Pa le vallet e burrave me lėvizjet fillimisht tė matura, pėr t’ia lėnė vendin mė pas shpėrthimeve tė papritura sikur dialogonin sa me tokėn, aq edhe me qiellin. Bashkė me poezitė dhe tregimet brilante tė Bilal Xhaferrit, tė gjitha kėto u bėnė pjesė e pandarė e jetės sime, si ca shtresėzime herė-herė tė dukshme dhe herė-herė tė padukshme, siē janė ėndrrat. Tė gjitha kėto m’u kujtuan teksa lexova pesė tregimet e shkruara nga Resmi Osmani, qė i ka pėrmbledhur nė librin “Edhe yjet vdesin”. Rrėfimet e Resmi Osmanit, nga mė tė ndjerat qė kam lexuar me motive nga historia e Ēamėrisė, janė tė tilla qė pas leximit tė parė, ndoshta tė shpejtė, ke dėshirė t’u rikthehesh prapė. Dhe sa herė u rikthehesh, duket se zbulon gjėra tė reja. Cili ėshtė sekreti ose mė saktė ēfarė i bėn kėto tregime kaq tė afėrta me lexuesin? Mėnyra e tė rrėfyerit dhe e tė shkruarit ? Atmosfera qė sjell autori? Gjuha ? Figurat e njohura apo ngjarjet qė autori i sjell ndryshe nė prozėn e tij? Mendoj se tė gjitha bashkė dhe secila prej tyre. Ndonėse pėr njė pjesė tė lexuesit, tregimet mbėshteten nė figura dhe ngjarje tė njohura tė botės ēame, Resmi Osmani ka meritėn t’i sjellė ato nė kėndvėshtrimin e tij. Dhe ky kėndvėshtrim ėshtė befasues, duke sjellė dhe ringjallur shpirtin e patjetėrsueshėm tė karakterit ēam. Resmi Osmani ringjall dhe sjell para syve dhe mendjes sė lexuesit, shpirtin e valles, tė kėngės dhe qėndresės ēame. Shpirti ēam ėshtė pjesė e pandarė e atij shqiptar, me tė cilin e lidhin mijėra fije. E megjithatė ai ka mė shumė fluiditet, dritė, qetėsi, ngjyresa, aroma dhe ca gjėmime tė thella si tė thellėsive tė detit. Do tė mjaftonte vetėm njė rrugėtim i shkurtėr nė trashėgiminė shpirtėrore dhe dialektin e ēamėrishtes, pėr ta prekur dhe ndjerė kėtė shpirt. Nuk ėshtė e rastit qė Naim Frashėri, engjėlli mbrojtės i shqiptarėve, do tė fliste pėr “gluhėn e perėndive” dhe magjinė e “milėra e milėra” fjalėve tė Ēamėrisė. Pikėrisht kėtė dritė ose “feksmė” tė kėtij shpirti e gjejmė tė prekshme nė tregimet e Resmi Osmanit. Kjo dritė ose “feksmė” herė–herė verbuese dhe herė-herė e brendshme, ėshtė e fshehur brenda fjalive, monologjeve tė personazheve, pėrshkrimeve tė natyrės dhe peizazhit ēam. Nė udhėt, monopatet, brigjeve tė lumenjve mitikė, fshatrat, kalatė burgje, lėvizin ata, shpirtrat e valles, kėngės, qėndresės dhe tragjizmit ēam. Katėr tregimet e para kanė njė fund tragjik, si tragjizmi i historisė sė Ēamėrisė. Pėrndryshe, tregimi “Lulebora”, qė mbyll librin ėshtė njė rrėfim lirik, me gjuhė poetike tė zgjedhur, njė idil dashuror me nota romantike e plot ndjenja, pėr dashurinė spontane tė poetit tė ri me malėsoren e bukur. Edhe pse jo me fund tė lumtur, tregimi ėshtė njė ode pėr dashurinė .
Resmi Osmani ndalet nė momentet kulmore tė ngjarjeve dhe momentet mė dramatike, ku vihen pėrballė jeta dhe vdekja. Nė kėtė pėrballje jetėvdekje, shpalosen vlerat e larta tė karaktereve dhe bota shpirtėrore tyre, kėshtu ndodh me Osman Takėn nė tregimin “Edhe yjet vdesin”, Ēelo Mezanin, nė tregimin “Trėndafili i gjakut”, Nanėzonjėn dhe gratė ēame tė Sulit nė tregimin “Lamtumirė o Sul i Shkretė” apo Taip Osmanit dhe tė tjerėt, nė rrugėtimin biblik nė llahtarėn e viteve 1944-1945. Mendoj se kėtu buron edhe lapidarizimi i situatave, por veēanėrisht i karaktereve. Do tė mjaftonte njė analizė e shpejtė e tregimit “Edhe yjet vdesin”, pėr mendimin tim njė nga mė tė arrirėt e librit. Fati i Osman Takės, kėtij emri emblematik tė Ēamėrisė dhe shpirtit ēam, lėviz nė dy pika tė segmentit tė fundit tė kohjetės sė tij: nė tarracėn e burgut kala dhe nė vallen e fundit qė do tė kėrcejė tė nesėrmen. Pikėrisht nė kėtė rrugėtim tė fundit, shpaloset bota e madhe shpirtėrore e njeriut mit tė historisė dhe valles ēame. Jo rastėsisht nė kėtė tregim autori parapėlqen dialogun e Osman Takės me qiellin dhe yjet. A nuk ėshtė vallja njė dialog mes tokės dhe qiellit, mes trupit dhe shpirtit, mes tokėsores dhe qiellores? Nė kėtė tregim, por edhe nė tė tjerėt, ndjehet bukuria, finesa, dhe pesha e fjalės, si dhe ėmbėlsia e dialektit tė Ēamėrisė. Dhe kjo ėshtė edhe njėra nga vlerat dhe arritjet e kėtij libri vetėm me pesė tregime.
  Pėrgjigju Me Kuotė