Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-10-05, 12:01   #22
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ērregullimet e ritmit Tė Zemres-Aritmia e Zemres

Lloji i Bllokut

Grada e Pare
Intervali PR (nga fillimi i valės P deri tek fillimi i kompleksit QRS) mbi 0.2 sekonda. Ēdo impuls atrial pėrcillet nė ventrikuj.
Mund tė ndodhė nė njerėzit e shėndoshė nga rritja e tonit tė nervit vagus.

Grada e dyte
Intervali PR fillon i vogėl dhe pastaj rritet pak nga pak derisa njė impuls atrial nuk i pėrcillet fare ventrikujve.
Pas impulsit atrial tė papėrcjellė, intervali PR bėhet prapė i vogėl; pastaj fillon e zgjatet pak nga pak prapė, dhe ēdo gjė pėrsėritet nga e para. Mund tė ndodhė nė njerėzit e shėndoshė, ose mund tė jetė pasojė e barnave, p.sh., beta-bllokuesit, digitalisi, kalcium-bllokuesit.

Grada e trete
Intervali PR mbi 0.2 sekonda; pas njė numri tė pandryshueshėm impulsesh tė pėrcjella, njė impuls atrial nuk i pėrcillet ventrikujeve. Blloku zakonisht gjendet nė tufėn e His-it.

Grada e katert
Bllok komplet.
Nė EKG vihet re qė valėt P s'kanė lidhje me komplekset QRS.
Simptomat/shenjat: vėshtirėsi nė frymėmarrje, valė 'a' tė forta nė venat jugulare, presion pulsor i rritur. Mund edhe tė mos ketė simptoma.

Blloku i deges
Bllok nė njė nga degėt qė dėrgojnė impulset nga tufa e His-it nė ventrikuj. Nė EKG vihet re zgjerim i kompleksit QRS mbi 0.12 sekonda. Nė blloqet e degės tė djathtė vihet re pozitivitet nė pjesėn e fundit tė kompleksit QRS nė lidhjet V1, V2.
Nė blloqet e degėve tė majta vihet re pozitivitet nė pjesėn e fundit tė kompleksit QRS nė lidhjet prekordiale tė majta.
Zakonisht blloqet e degėve vihen re nė pacientė me sėmundje tė miokardit. Blloqet e degėve vihen re edhe nė pacientė me miokard tė shėndoshė.
Prognoza ėshtė e njėjtė me prognozėn e procesit patologjik qė shkakton bllokun. Zakonisht nuk ka nevojė pėr trajtim. Nqs pacienti ėshtė simptomatik, ritėmbėrėsi artificial mund tė vendoset nqs ka bllok komplet dhe nuk ka ndonjė shpjegim tjetėr pėr simptomat.

Fibrilimi atrial
1. Fibrilimi atrial ėshtė aritmia mė e shpeshtė kronike.
2. Etiologjia: sėmundjet valvulare, sėmundjet pulmonare, hipertiroidizmi, alkoolizmi, operacionet.
3. Pulsi ėshtė krejt i parregullt.
4. Shenjat/simptomat: palpitime, parehati nė gjoks, presion gjaku i ulėt, sinkopė, takikardi.
5. Komplikimet: trombe murale atriale dhe embolizėm, shpesh embolizėm nė tru.
6. Trajtimi:
a. Mbrojtje e ventrikujve nėpėrmjet bllokimit tė nyjes atrioventrikulare (p.sh., digitalis dhe kalcium-bllokuesit si verapamili dhe diltiazemi).
b. Kthimi nė ritėm normal me barna ose me goditje elektrike: (i) Prokainamid intravenoz, sotalol, amiodarone (ii) Goditje elektrike me 100-200J, dhe mė pas me 360J.
c. Nė qoftė se fibrilimi ka zgjatur mė shumė se 24 orė pacienti duhet trajtuar me Coumadin (Warfarin) pėr 3 javė para kthimit tė ritmit; kjo duhet bėrė pėr tė parandaluar lėshimin e emboleve pas kthimit
tė ritmit normal.


Takikardia atriale shumėvatrore (Multifocal atrial tachycardia)
1. Veshoret kanė vatra ritėmbėrėse tė shumta; ritmi i zemrės ėshtė i parregullt; kjo lloj aritmie zakonisht shihet nė tė sėmurėt me sėmundje obstruktive tė mushkėrive.
2. Nė EKG shihet takikardi dhe mėshumė se 3 lloje valėsh P.
3. Nqs pacienti nuk ėshtė takikardik por ka mbi 3 lloje valėsh P kjo njihet si "ritėmbėrės bredharak" (wandering pacemaker).
4. Trajtimi: verapamil.

Takikardia supraventrikulare
1. Termi "takikardi supraventrikulare" pėrdoret pėr tė gjitha takiaritmitė zanafilla e tė cilave ėshtė mbi ventrikujt.
2. Ritėmbėrėsi (vatra ektopike) mund tė jetė nė atrium ose nė nyjen atrioventrikulare; disa ritėmbėrėsa mund tė jenė aktivė nė tė njėjtėn kohė (shiko mė sipėr: takikardia atriale shumėvatrore).
3. Diagnoza diferenciale: takikardia supraventrikulare duhet dalluar nga takikardia ventrikulare; dallimi bėhet me EKG.
4. Nė EKG shihen komplekse QRS tė ngushta (mė pak se 0.12 sec) nė takikardi supraventrikulare dhe komplekse QRS tė gjera nė takikardi ventrikulare. Nė disa lloj takikardish supraventrikulare mund tė shihet edhe vala P.
5. Dallimi midis takikardisė ventrikulare dhe takikardisė supraventrikulare me bllok tė degės ėshtė i vėshtirė.
6. Trajtimi varet nga shkaku:
a. Korrigjim i ērregullimeve tė elektrolitėve.
b. Masazhi i arteries karotide nė takikardi supraventrikulare paroksizmale.
c. Kontroll i ritmit ventrikular me barna (digitalis, kalcium-bllokues, beta-bllokues, adenozinė).
d. Kontroll i ritmit ventrikular me goditje elektrike nqs pacienti ėshtė nė rrezik.

Takikardia ventrikulare
1. Pėrkufizim: takikardi ventrikulare = mė shumė se 3 tkurrje ektopike ventrikulare.
2. Takikardia ventrikulare qė zgjat mė shumė se 30 sekonda duhet trajtuar urgjentisht sepse mund tė shndėrrohet nė fibrilim ventrikular.
3. Trajtimi varet nga simptomat:
a. Nė qoftė se pulsi nuk ndiehet dhe presioni ėshtė i ulėt, pacienti duhet defibriluar dhe trajtimi duhet tė vazhdojė sikur tė ishte fibrilim ventrikular; goditjet elektrike fillohen me 200J, pastaj 300J, pastaj 360J.
b. Nqs pacienti ėshtė asimptomatik trajtimi i parapėlqyer ėshtė lidokaina.


Fibrilimi ventrikular
1. Shenjat e simptomat: sinkopė, hipotension i theksuar, vdekje klinike.
2. Goditje elektike e menjėhershme (200J, pastaj 300J, pastaj 360J) e rivendos ritmin nė 95% tė rasteve.
3. Nė raste tė rralla goditja me grusht nė gjoks e rikthen ritmin.
4. Lidokaina mund tė pėrdoret.
5. Pa trajtim fibrilimi ventrikular sjell vdekje.



Shkrimi ėshtė vetėm informativė nga kėndi i Puntoritė shėndetsorė e jo nga Mjeku.

Naki
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė