Tema: duhani
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-04-06, 21:35   #8
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim



Pirja e duhanit dhe rreziqet nga Metastazat kanzerogjene tė mushkėrive.


Pothuajse secili njeri e di se duhani ėshtė i dėmshėm pėr shėndetin e njeriut, madje se ēon edhe nė vdekje. Kjo ėshtė vėrtetuar nga studimet shkencore. Nė botė ekzistojnė njė sėrė organizata tė cilat merren me organizimin e luftės kundėr duhanit. Njėra prej tyre ėshtė edhe Organizata Botėrore pėr Shėndetėsi (WTO). Ajo me njė rast kishte publikuar njė tekst ku thuhej se sikur tė ishte e mundur qė tė harxhoheshin nė lėminė e shėndetėsisė dy tė tretat e mjeteve qė harxhohen nė botė pėr blerjen e cigareve, atėherė do tė mundėsohej pajisja e ēdo njeriu me nevojat mė tė rėndėsishme shėndetėsore.

Sipas statistikave tė fundit rezulton qė:
- Raporti i vdekjeve tek ata qė nuk pinė duhan ėshtė 12 nė 100.000;
- Tek ata qė pinė gjysmė pako cigare nė ditė raporti i vdekjeve ėshtė 95 nė 100.000;
- Tek ata qė pinė njė pako cigare nė ditė raporti i vdekjeve ėshtė 200 nė 100.000.

Aftėsia e thithjes sė oksigjenit te njerėzit qė pinė duhan pakėsohet nė raportin 1/6 deri nė 1/3, qė do tė thotė se nė trupin e njeriut futet 13-33 % mė pak oksigjen. Kjo dėmton nė radhė tė parė trurin dhe zemrėn.
Nė 90 % tė rasteve, bllokimi i gjakut nė damarė vjen si pasojė e pirjes sė duhanit. Gratė qė pinė duhan plaken 15 vjet mė herėt nė krahasim me ato qė nuk pinė duhan. Pastaj, cigarja ėshtė armiku i vitaminave - pirja e njė cigare shkatėrron rreth 2,5 miligramė vitaminė C nė trupin e njeriut.

Duhani nuk ėshtė i rrezikshėm vetėm pėr ata qė e pijnė atė. Pėrkundrazi, ai shumė ėshtė i dėmshėm edhe pėr njerėzit qė gjenden pėrrreth duhanxhinjve. Kjo ėshtė e ashtuquajtura pirje pasive e duhanit. Pirje pasive e duhanit quhet thithja e tymit tė duhanit qė ėshtė pėrhapur rreth e pėrqark. Tymi i duhanit pėrmban 4000 pėrbėrės tė ndryshėm kimik, shumė nga tė cilėt janė tė dėmshėm pėr shėndetin, ndėrsa 50 prej tyre e shkaktojnė kancerin. 15 % e tymit tė njė cigare thithet nga personi qė pi duhan, ndėrsa 85 % e tij kalon nė ajėr. Kėtu nuk llogaritet vetėm tymi qė e shohim me sy, por edhe gazrat e padukshme. Thithja e tymit paraqet rrezik serioz pėr shėndetin.

Thithja e duhanit ndikon nė:
- Rritjen e rrezikut tė shfaqjes sė kancerit tė mushkėrive te njerėzit qė njihen si mospirės tė duhanit;
- Shfaqjen e ērregullimeve nė aparatin e frymėmarrjes dhe shtimin e rrezikut tė shfaqjeve tė sėmundjeve tė zemrės.
Poashtu, tymi qė del gjatė pirjes sė duhanit ndikon nė: irritimin e syve, irritimin e hundės dhe tė grykės sė fytit, nė shtimin e dhembjeve tė kokės, marramendje, shfaqjen e shenjave tė lodhjes dhe pakėsimin e pėrqėndrimit, mbajtjen e erės sė duhanit nė rrobet e veshura dhe nė flokė etj.
Nga ana tjetėr, ai qė nuk pin duhan, por qėndron nė njė vend tė mbyllur ku pihet cigare pėr njė kohė prej katėr orėsh, merr njė sasi nikotine qė ėshtė e barabartė me atė qė do tė merrte sikur do tė kishte pirė 10 cigare.
Tek ata njerėz qė nuk pinė duhan, por qėndrojnė pranė atyre qė pinė duhan, rreziku i shfaqjes sė sėmundjes sė leukemisė (kancerit nė gjak) rritet 6.8 herė, i kancerit tė mushkėrive 3.3 herė dhe i kancerit tė laringut 3.4 herė. Njerėzit qė jetojnė nė njė mjedis jo tė pastėr zakonisht marrin rreth 2-3 % monoksid karboni, ndėrsa kur ndodhen nė njė mjedis tė mbyllur ku pihet duhan, sasia e monoksidit tė karbonit qė marrin sė bashku me ajrin rritet deri 15 %.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė