Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-06-12, 09:09   #11
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota e artit

, Mirush Kabashi rrėfen “Apologjinė e Sokratit”
Mardi 29 mai 2012
Soirée Albanaise

« Apologie de Socrate » avec Mirush Kabashi (Tirana) Performance
Lieu : Salle Rameau


Duartrokitjet e publikut dhe ovacionet zgjatėn gjatė, duke pėrshėndetur performancėn e Mirush Kabashit nė monodramėn “Apologjia e vėrtetė e Sokratit”, e shfaqur nė festivalin teatror “Pranvera e Europės”, nė Lion tė Francės.
“Nuk e imagjinoja qė gjuha shqipe tė tingėllonte kaq bukur nė vesh”, i tha shkrimtari Zhak Bruja ambasadorit shqiptar nė Francė, Ylljet Aliēka. “Kultura shqiptare ėshtė e panjohur pėr ne francezėt, e ndjehem i tronditur deri nė themelet e qenies sime para demonstrimit tė artit tė madh tė kėtij populli tė vogėl”, shtoi shkrimtari lionez Bruja.
Korrespodenti i portalit LajmeShqip.com, njofton nga Lioni se Drejtori i Pėrgjithshėm i Festivalit Teatror, Reno Lekyje, e cilėsoi tė jashtėzakonshėm interpretimin e Kabashit nė sallėn Rameau nė qendėr tė Lionit. “Ishte i jashtėzakonshėm. E kisha parė Mirush Kabashin nė Youtube, por, ta ndjekėsh direkt nė skenė ėshtė gjė tjetėr. Shfaqja e trupės shqiptare ishte nga mė tė mirat e Festivalit. E kisha njė parandjenjė kur vendosa qė trupa shqiptare, e udhėhequr nga Mirush Kabashi, tė kishte vendin e nderit nė Festival”, u shpreh Lekyje.
Protagonisti Mirush Kabashi u shpreh pas shfaqjes se jo vetėm qė shfaqja u prit me shumė duartrokitje e thirrje entuziaste, jo vetėm qė mori pjesė pėr herė tė parė nė festivalin “Pranvera Europiane”, por dhe sepse pėr herė tė parė spektatorėt lionezė dėgjuan gjuhėn shqipe,raportoj vipat.
Premiera e shfaqjes “Apologjia e vėrtetė e Sokratit”, me udhėheqės artistik Alfred Bualotin, i pėrket vitit 1997 dhe pėrveē qyteteve tė vendit ajo ėshtė shfaqur tė paktėn nė 15 vende tė Evropės, si dhe nė Kanada.
Nė shtator tė vitit 1997 Mirush Kabashi ėshtė nderuar me ēmimin “Aktori mė i mirė” i edicionit tė 9-tė tė Festivalit Ndėrkombėtar tė Teatrit nė Kajro (Egjypt) si dhe ka fituar ēmime tė tjera nė Ukrainė, Bullgari, etj.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 06-06-12 nė 09:14
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė