Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-09-12, 09:57   #12
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga bota e artit

Venecia, filmi italo-shqiptar, dokumentari mė i mirė i festivalit






Venecia, 08.09.2012
Historia e dhimbshme e eksodit shqiptar, shfaqur mė 3 shtator nė Festivalin e Filmit nė Venecia, pėrmes dokumentarit “La nave dolce”, u vlerėsua dje me ēmimin “Francesco Pasinetti”.

Sipas gazetarėve tė kinemasė (SNGCI), tė pranishėm nė Venecia, dokumentari mė i mirė i Festivalit tė Venecias 2012 ėshtė “La nave dolce”, me regji tė Daniele Vicarit, njė bashkėprodhim shqiptaro-italian i “Indigo Film” dhe “Apulia Film Commission”, prodhuar me Rai Cinema nė bashkėpunim me Ska-Ndal Production (pėrfaqėsuar nga Ilir Butka dhe Genc Pėrmeti) dhe Telenorba.

Sipas tė gjitha mediave tė huaja, qė nuk i kursyen hapėsirat e tyre pėr tė prezantuar filmin e Vicarit dhe tė producentėve italo-shqiptarė, dokumentari i cili u shfaq jashtė konkurrimit, u prit me njė sukses tė madh nga publiku dhe kritika, shkruan gazeta tiranase Panorama.

“Anija e ėmbėl”, e cila mori kėtė emėr pėr shkak tė anijes qė mbartte sheqer, tregon zbarkimin nė brigjet italiane tė mbi 20 mijė shqiptarėve mė 7 gusht tė vitit 1991. Njė histori dhimbjeje dhe shprese, e treguar mjeshtėrisht dhe nė mėnyrė fare tė sinqertė pėrmes vetė “heronjve” tė kėsaj ngjarjeje tė 21 viteve mė parė. Janė njerėz tė cilėt jetuan ferrin dhe parajsėn e largimit nga njė vend komunist drejt shpresės, e cila gjithsesi nuk ishte ajo qė kishin ėndėrruar.

Disa prej tyre gjithsesi ia dolėn, tė tjerė… Atė ēfarė ndodhi atė verė mbi anijen “Vlora” e tregojnė Halim Milaqi (komandanti i Vlorės), Eva Karafili, Agron Sula, Kledi Kadiu, Robert Budina, Nicola Montano, Domenico Stea, Fortunata Dell’Orzo, Luca Turi, Raffaele Nigro, Maria Brescia etj.

“Dhjetė vjet mė parė e mora kėtė ēmim pėr filmin tim tė parė artistik. Kėtė radhė, ēmimi ‘Pasinetti’ shkon pėr njė dokumentar e kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr kinemanė dokumentaristike”, ėshtė shprehur dje gjatė ceremonisė sė dorėzimit tė ēmimit regjisori Daniele Vicari.

Mėsohet se kjo ėshtė hera e parė qė SNGCI ka vendosur t’ia japė ēmimin “Pasineti” njė filmi jashtė konkurrimit, duke e kthyer fokusin e vet drejt njė tjetėr kinemaje, qė premton tė tjera kėndvėshtrime dhe breza tė rinj kineastėsh.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė