Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-12-11, 16:40   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Imam Aliu a.s.

Imami i katėrt

Imam Ali ibėn Husein, me titull Zajn al-’abidin dhe Saxhad, ishte i biri i imamit tė tretė, kurse gruaja e tij,
mbretėreshė ndėr gratė, e bija e Jazdigirdit, mbretit tė Iranit. Ai ishte i vetmi djalė i Imam Huseinit qė i mbeti
gjallė, sepse tre vėllezėrit e tjerė tė tij, Ali Akbar, njėzetepesėvjeēar, Xhaferi pesėvjeēar dhe Ali Asghari (ose
Abdallahu) i cili ishte foshnjė pėr gjiri, u martirizuan gjatė ngjarjes sė Qerbelasė. Imami edhe e kishte shoqėruar
babain e tij nė atė udhėtim qė mbaroi fatkeqėsisht nė Qerbela, por pėr shkak tė sėmundjes sė rėndė dhe
pamundėsisė pėr tė bartur armė ose pėr tė marrė pjesė nė luftė, ai nuk mundi tė merrte pjesė nė atė luftė tė
shenjtė dhe nuk u martirizua. Kėshtu ai u dėrgua me gratė nė Damask. Pasi kaloi njė kohė nė burgim atė e dėrguan
me nderime nė Medinė sepse Jazidi dėshironte tė pėrvetėsonte mendimin publik. Por pėr herė tė dytė, me
urdhrin e halifit Umevit, Abd al-Malikut, atė e lidhėn me zinxhir dhe e dėrguan nga Medina nė Damask dhe
pėrsėri e kthyen nė Medinė.

Imami i katėrt, pasi u kthye nė Medinė, u tėrhoq plotėsisht nga jeta publike, e mbylli derėn e shtėpisė sė tij pėr tė
huajt dhe e kalonte kohėn duke adhuruar. Ai kishte kontakt vetėm me elitėn e shiitėve, si me Abu Hamzah
Thumaliun, Abu Khalid Kabulin dhe tė ngjashėm. Elita i pėrhapte ndėr shiitėt shkencat e religjionit tė cilat i
mėsonin nga Imami. Nė kėtė mėnyrė shiitėzmi u pėrhap bukur shumė dhe tregoi efektin e tij gjatė imamllėkut tė
imamit tė pestė. Ndėr veprat e Imamit tė katėrt ėshtė njė libėr i quajtur Sahifah saxhxhadijah. Ai pėrbėhet nga
pesėdhjetė e shtatė lutje qė kanė tė bėjnė me shkencat mė tė larta hyjnore dhe njihet si “Psalmi i Familjes sė
Proetit”.

Imami i katėrt vdiq (sipas disa rrėfimeve shiite i helmuar nga Valid ibėn Abd al-Maliku me nxitjen e halifit
umevit, Hishamit ) nė vitin 95/712 pas tridhjetė e pesė vjetve tė imamllėkut.


Imami i pestė

Imami Muhamed Bakir (fjala bakir do tė thotė ai qė pret e qep; titull i dhėnė nga Pejgamberi) ishte i biri i
Imamit tė katėrt dhe u lind nė vitin 57/675. Ai ishte i pranishėm nė ngjarjen e Qerbelasė, kur kishte katėr vjet.
Pas babait tė tij, pėrmes Urdhrit Hyjnor dhe me dekretin e atyre qė shkuan para tij, ai u bė imam. Nė vitin
114/732 ai vdiq, sipas disa rrėfimeve shiite i helmuar nga Ibrahim ibėn Valid ibėn Abdallah, nipi i Hishamit,
halifit umevit.

Gjatė imamllėkut tė Imamit tė pestė, si rezultat i padrejtėsive tė umevitėve, nė disa kėnde tė botės islamike ēdo
ditė shpėrthenin revolta dhe luftėra. Pėr mė tepėr, kishte grindje edhe brenda vetė familjes umevite tė cilat e
mbanin halifatin tė zėnė me punė dhe deri nė njė shkallė i lanė tė qetė anėtarėt e familjes sė Pejgamberit. Nga ana
tjetėr, strategjia e Qerbelasė dhe dhuna nga e cila vuanin familja e Pejgamberit, nga tė cilėt Imami i katėrt ishte
mishėrimi mė i dukshėm, shumė muslimanė ishin tėrhequr ndaj imamėve. Kėta faktorė kombinoheshin pėr t’ua
bėrė njerėzve tė mundur dhe sidomos shiitėve tė shkonin nė numėr tė madh nė Medinė dhe tė vinin nė praninė e
Imamit tė pestė. Imamit tė pestė iu paraqitėn mundėsitė pėr pėrhapjen e sė vėrtetės mbi Islamin dhe mbi
shkencat e familjes sė Pejgamberit, tė cilat kurrė mė parė nuk kishin ekzistuar pėr imamėt para tij. Provė pėr kėtė
fakt janė traditat e panumėrta tė treguara nga Imami i pestė dhe njė numėr i madh njerėzish tė shquar dhe tė
shkencės dhe shkollarėsh shiitė tė cilėt ishin ushtruar nga ai nė shkenca tė ndryshme islamike. Kėta emra janė tė
regjistruar nė libra dhe biografi tė njerėzve tė famshėm tė Islamit.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė