Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-05-11, 11:27   #26
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ismail Kadare

Ismail Kadare lindi mė 28 janar 1936 nė Gjirokastėr, ku pėrfundoi edhe arsimin e mesėm; mė 1958 mbaroi degėn e gjuhės e tė letėrsisė nė Universitetin e Tiranės. Mė pas shkoi nė Moskė me studime pėr dy vjet nė Institutin “Gorki”. Ėshtė poet, prozator dhe njė nga pėrfaqėsuesit mė tė shquar tė letėrsisė shqiptare.

Rrugėn e krijimtarisė letrare e nisi si poet qė nė vitet e gjimnazit, por u bė i njohur sidomos me vėllimin Shekulli im (1961), qė u pasua nga vėllimet e tjera poetike, si: Pėrse mendohen kėto male (1964), Motive me diell (1968) dhe Koha (1976). Vepra poetike e Ismail Kadaresė shquhet pėr idetė e thella dhe pėr figuracionin e pasur e origjinal; rol me rėndėsi pėr pasurimin e poezisė shqiptare.

Nė fushėn e prozės, Ismail Kadare ka lėvruar tregimin, novelėn dhe romanin. Prozėn e tij e karakterizojnė pėrgjithėsimet e gjėra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellė i shprehur shpesh me anė tė parabolės, mbi bazėn e asociacionit apo tė analogjive historike. Ideja e romanit Gjenerali i ushtrisė sė vdekur (1964) ėshtė shpirti liridashės i popullit shqiptar. Temėn e shpirtit tė pamposhtur tė shqiptarėve nėpėr shekuj autori e trajtoi edhe nė romanin Kėshtjella (1975). Nė romanin Kronikė nė gur (1970) Kadare kritikoi psikologjinė provinciale dhe traditat prapanike. Probleme tė rėndėsishme tė historisė janė trajtuar edhe nė pėrmbledhjet me tregime e novela Emblema e dikurshme (1977), Ura me tri harqe (1978) dhe Gjakftohtėsia (1980). E veēanta e talentit tė Ismail Kadaresė shfaqet sidomos nė trajtimin, nga njė kėndvėshtrim i ri, i temės historike dhe nė tingėllimin e mprehtė aktual qė ėshtė i aftė t’i japė asaj. Njė nga krijimet mė tė shquara tė Ismail Kadaresė dhe tė tė gjithė letėrsisė sė re shqiptare ėshtė romani Pallati i endrrave(1981). Shumica e veprave tė Ismail Kadaresė janė pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės dhe janė pritur shumė mirė nga publiku lexues.

Libri qė botoi Kadare nė vitin 2006 “Identiteti evropian i shqiptarėve - sprovė”[1] pjesė e tė cilit u botuan edhe nga gazeta Shekulli ka shkaktuar njė polemikė nė mes tė tij dhe Rexhep Qosjes. Kėshtu pėrderisa Kadare e karakterizon identitetin shqiptarė si perėndimorė, Qosja nė librin e tij tė quajtur “Realiteti i shpėrfillur”[2], thotė se identiteti shqiptar ėshtė njė miks i atij perėndimor dhe lindor, krishterė dhe mysliman.

Tituj tė veprave
* Frymėzime djaloshare - 1954
* Shekulli im - (1961)
* Gjenerali i ushtrisė sė vdekur - roman- 1963
* Pėrse mendohen kėto male - 1964
* Dasma - 1968
* Motive me diell - (1968)
* Kėshtjella - roman - 1970
* Kronikė nė gur - roman - 1971
* Koha (1976)
* Dimri i madh - roman - 1977
* Ura me tri harqe - 1978
* Prilli i thyer - 1980
* Gjakftohtėsia - pėrmbledhje novelash - 1980
* Nata me hėnė - 1985
* Koha e shkrimeve - 1986
* Koncert nė fund tė dimrit - 1988
* Vepra Letrare - 1981-1989
* Dosja H - 1990
* Piramida - 1992
* Shqipėri - 1995
* Pallati i ėndrrave - 1996
* Dialog me Alain Bosquet - 1996
* Spiritus - roman- 1996
* Kushėriri i engjėjve - ese- 1997
* Poezi - 1997
* Kombi shqiptar nė prag tė mijėvjeēarit tė tretė - ese- 1998
* Tri kėngė zie pėr Kosovėn - triptik - 1998
* Ikja e shtėrgut - tregim - 1999
* Qorrfermani - roman - 1999
* Vjedhja e gjumit mbretėror - tregime - 1999
* Ra ky mort e u pamė - ditar pėr Kosovėn, artikuj, letra - 2000
* Kohė barbare (Nga Shqipėria nė Kosovė) - biseda - 2000
* Breznitė e Hankonatėve - 2000
* Vajza e Agamemnonit - 2000
* Bisedė pėrmes hekurash - 2000
* Elegji pėr Kosovėn - 2000
* Lulet e ftohta tė marsit - roman - 2000
* Unaza nė kthetra - 2001
* Eskili, ky humbės i madh - 2001 (ribotim)
* Qyteti pa reklama - roman - 2001
* Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002
* Pasardhėsi - roman - 2004
* Shkaba - 2004
* Identiteti evropian i shqiptarėve - 2006
* Hamleti, princi i vėshtirė - Sprovė - 2006
* Spiritus - 2007
* Ēėshtje tė marrėzisė -
* Poshtėrimi nė Ballkan -
* Muzgu i perėndive tė stepės -
* Darka e gabuar - roman - 2008

Skenare filmash

* Cendres et sang (2009)
* Abril Despedaēado (2001)
* Avril brisé (1987)
* Tė paftuarit (1985)
* Generale dell’armata morte, Il (1983)
* Ballė pėr ballė (1979)
* Radiostacioni (1979)
* Kur vjen nėntori (1964)

Mirėnjohjet

* Medalja e Artė e Lidhjes sė Prizrenit, Kosovė
* Man Booker International Prize, Britani, 2005
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Murgesha : 02-05-11 nė 11:39 Arsyeja: shkrimi me bold
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė