Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-04-11, 07:31   #26
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim Titulli: Bijtė e Shqipes

Diktati i Eqės.....!!


Si Kėrēovarė ndoshta nuk kam tė drejtė tė pėrzihem nė punėt e brendshme tė njė Shteti tė "huaj",po gėzoj tė drejtėn tė sjellė shkrime nga autorė shtetas tė ēdo Shteti.
Unė bėra shkėputje nga shkrimi i autorit duke u koncentruar nė atė qė mė shumė mė bėrri pėrshtypje,dhe i kėrkoj ndjesė autorit Sheradin Berisha,qė shkrimin nuk e kam sjellė nė formėn origjinale nė tėrėsi, i vetėdijshėm se me kėtė kam bėrrė shkelje tė rėndė mbi tė drejtėn e autorsisė.



Po tė shohim se ēka na del nga Diktati i Eqės i cili mė vonė u tha edhe nga goja e Menduh Thaēit pėr UĒ-Kombėtare.
Tė fyejsh rėndė Ushtrinė e dalė nga gjiri i popullit,s`mund tė quhen ndryshe pėrveē diktate tė ēmendura Eqremo-Thaēiste.


Diktati i Eqės.....!!

Shkruan: Sheradin Berisha - 21. 03. 2009

Ėshtė po ai Eqrem Kryeziu, qė ushtarėt e UĒK’sė i quante njerėz tė mjerė e avanturierė!

Aktualisht Eqrem Kryeziu pėr nga pozita nė parti ėshtė nėnkryetar i parė i LDK’sė, ndėrsa nė institucionet shtetėrore ėshtė deputet i Grupit Parlamentar tė LDK’sė nė Kuvendin e Republikės sė Kosovės, dhe pėr mė tepėr, ka pozitėn e anėtarit tė Kryesisė sė Kuvendit si dhe ėshtė anėtar i dy komisioneve mė tė rėndėsishme parlamentare:

1. anėtar i Komisionit pėr Punė tė Jashtme dhe

2. anėtar i Komisionit pėr Punė tė Brendshme dhe Siguri.

Sa e ēuditshme mė duket kjo, kur nė organet mė tė larta, (nė Kryesinė e Kuvendit tė Republikės sė Kosovės dhe nė komisionet parlamentare), pėrkrahė ish drejtuesve tė UĒK’sė: Jakup Krasniqit, Xhavit Halitit, Rrustem Mustafės - Remit, Naim Malokut, Ramadan Avdiut, Emrush Xhemajlit dhe Zafir Berishės, ėshtė edhe Eqrem Kryeziu.

Mė duket e ēuditshme kjo “bashkėjetesė” pushtetore, pėr faktin, sepse:
Ėshtė po ai Eqrem Kryeziu, i cili nė verėn e vitit 1998, (derisa njėsitė e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės tė udhėhequr nga SHP i UĒK’sė, luftonin nė vija tė frontit, kundėr forcave pushtuese ushtrako-policore tė Serbisė), pa hezitim deklaronte, se: „Ushtria Ēlirimtare e Kosovės ėshtė njė amalgamė e grupeve tė ndryshme tė armatosura, pa komandė e qendėr komandimi, si njerėz tė mjerė e avanturierė.“!!! ( Lexoni librin - Jakup Krasniqi: Kthesa e Madhe - Ushtria Ēlirimtare e Kosovės, Prishtinė 2006, faqe 145 )

Ėshtė po ai Eqrem Kryeziu, i cili me vendim tė presidentit „historik“ Ibrahim Rugova, mė 19 nėntor 1998 caktohet kryetar i komisionit pėr „hulumtimin e krimeve tė luftės“ nė Kosovė nga forcat serbe dhe UĒK’ja!

Ėshtė po ai Eqrem Kryeziu, i cili gjatė kohės sė bombardimeve tė NATO’s, (nė pranverėn e vitit 1999), nė Prizren ėshtė strehuar dhe ruajtur nga polici i Serbisė Qerim Buzhala, dhe kjo ngjarje, sot e kėsaj dite ka mbetur e mistershme pėr opinionin e gjerė.

Ėshtė po ai Eqrem Kryeziu, i cili pas pėrfundimit tė luftės, qė nė mbledhjen e parė tė Kryesisė sė LDK’sė mė 05.VII.1999, nė cilėsinė e kryetarit tė Komisionit pėr “hulumtimin e krimeve tė luftės”, propozon (po citoi): “Eqrem Kryeziu: Propozoj qė tė rihapen zyrat e LDK’sė nė tė gjitha qendrat pėr hulumtimin e krimeve tė kryera nga serbėt por edhe UĒK-ja“.

(Dihet mirėfilli se kjo strukturė e LDK’sė, ka qenė mjaftė aktive nė pėrgatitjen e dosjeve dhe dėshmitarėve tė shumtė, nė proceset gjyqėsore kundėr ushtarėve tė UĒK’sė, qė u mbajtėn ( pas luftės) nė Kosovė dhe nė Hagė…)

Ėshtė po ai Eqrem Kryeziu, i cili pėr disa vjet rresht e kundėrshtoi, vendosjen e shtatoreve tė dėshmorėve tė kombit: Xhevat Berisha dhe Ismet Jashari - Komandant “Kumanova”, nė Sheshet e Prizrenit, ndėrkohė qė qytetarėt prizrenas gjatė gjithė kėsaj periudhe kanė protestuar, kundėr kėtij vendimi absurd, dhe pėr ēudi kėto protesta paqėsore gjithmonė kanė pėrfunduar me ndėrhyrjen brutale tė njėsive speciale tė policisė sė UNMIK’ut!

Dhe ngjarja qė i vė kapakun tė bėmave tė Eqės me kompani, ėshtė djegja e objektit tė Komunės sė Prizrenit, nė tetor 2007.

Kjo ngjarje ka ndodhur, pikėrisht nė kohėn kur po vazhdonte fushata elektorale pėr zgjedhjet e nėntorit tė atij viti, ku sondazhet parazgjedhore e nxirrnin fitues PDK’nė. Me kėtė rast tė kobshėm, jo rastėsisht ndezja e fitilit kishte nisur mu nga zyra e Gjeodezisė dhe Katastrės, (ku mendohet se janė bėrė vjedhjet dhe abuzimet mė tė mėdha nga qeveritarėt komunal nė krye me Eqrem Kryeziun), pėr ta kapluar pastaj krejt objektin gjigant tė kuvendit. Dhe, ēuditėrisht sot e kėsaj dite askush, s’ėshtė marrė nė pėrgjegjėsi pėr kėtė djegje spektakulare !!!
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė