Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-02-12, 02:56   #71
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Tregime

Qe njė traumė pėr tė gjithė ne qė po pinim kafenė e mėngjesit nė klub kur pamė nga dritarja Shpendin, apo mė mirė njė burre qė ecte i kėrrusur me njė sup pak mė tė rėnė se tjetri, veshur me njė kostum tė grisur e nė kėmbėt e zbathura njė palė shapka tė mėdha e tė vjetra. I tėri i zbardhur e me faqe tė rrufitura, dukej mė shumė njė fantazėm ose drejt tė themi dukej karikatura e fantazmės sė tij. E ndoqėm me sy tek i afrohej portės sė klubit, dėgjuam zhap zhupin e shapkave tė tij tek i afrohej tryezės sonė dhe nuk kishim guxim ta vėshtronim nė sy. Padashur, nuk e di sepse, por e ndjemė veten fajtorė karshi tij. Tre muaj mė parė e dinim qė e kishin futur nė ēmendinė dhe pastaj e kishim harruar, nuk kishim marrė asnjė lajm nga ai por edhe ne nuk ishte se ishim interesuar pėr tė. Njė natė mė parė tek kaloja poshtė shtėpisė sė tij nuk kisha vėnė re as edhe njė dritė tė ndezur, shenjė kjo qė nuk kish njeri nė atė shtėpi tė mbetur bosh prej muajsh. Unė kaloja ēdo ditė andej pasi banoja pranė dhe po tė kishte patur ndonjė lėvizje do ta kisha vėnė re. Fati, kėshtu quhet njėri prej nesh u ngrit dhe i afroi njė karrike. Por ai na shikoi tė gjithėve me rradhė me sytė e zbrazur dhe pėr ēudinė tonė zgjati dorėn…jo ashtu siē jepet dora, por me pėllėmbė tė shtrirė lart ashtu siē bėjnė lypėsit…


- o -

Ditėt vazhdonin rrjedhėn e tyre, me ritėm herė mė tė shpejtė e herė mė tė ngadaltė, me probleme e preokupacione qė varionin, por ajo qė nuk ndryshonte ose mė mirė qė ndryshonte mė pak ishte kafja e mėngjesit dhe e pasdites sė vonė tek klubi ku edhe klientėt e tjerė ishin pothuaj tė njėjtėt. Zakonisht tryeza jonė, veē rasteve kur vinte ndonjėri qė nuk ishte i lagjes dhe e zinte, ishte pranė dritares, dy mė tej ishte ajo e hetuesit qė nuk e di sepse por nuk ishte mė hetues e kishte hapur njė agjensi udhėtimesh nė fund tė rrugės, apo mė mirė nė kryqėzimin e rrugicės sonė me rrugėn poshtė, ndėrsa tryeza pranė derės sė xhamit ishte ajo e Luanit me shokė. Pjesė e pandashme e tablosė ishte Shpendi me zhap zhupin e shapkave tė tij qė kalonteēdo mėngjes e mbrėmje nė tė gjitha tryezat, me pėrjashtim tonės, pėr tė lypur dhe pastaj dilte e ulej pranė pragut tė klubit nė njė stol tė vogėl druri qė pėr ēudi e linte atje dhe askush nuk ja luante. Nuk fliste me njeri, nuk ja kishim dėgjuar mė zėrin, rrinte i heshtur e tymoste deri nė orėt e vona tė natės dhe pasi klubi mbyllej ngrihej e fillonte tė ecte kuturu nėpėr qytet. Nė fillim e ndoqėm prapa me frikėn se mos humbiste nėpėr rrugica, por jo, aty afėr mėngjesit kthehej i lodhur e i rraskapitur nėshtėpi e pastaj prapė nė mėngjes ja tek afrohej ngadalė me zhapzhupin e tij e hynte nė klub. Ne nuk i jepnim para dhe as nuk na i kėrkoi mė veē ditės sė parė, por i paguanim kafenė tė cilėn kamarieri ja ēonte e ja linte pėrtokė nė njė tabaka tė vjetėr druri qė ne e quanim tabakaja e Shpendit. Herė herė nė tė i vendosnim edhe ndonjė panine apo byrek qė ai e hante ngadalė e pa fjalė dhe nganjėhere kur guaja ime gatuante diēka tė mirė e vija nė njė kuti plastike nga ato qė pėrdoren pėr tė ruajtur ushqimet nėfrigorifer dhe ja vendosja mbi tabaka. Po ashtu edhe tė tjerėt. Ndonjėherė i ēonim ndonjė kėmishė dhe ndėrresa tė pastra dhe ai megjithėse i merrte nuk e pamė kurrė t’i vishte, kėshtu qė nuk i ēuam mė. Pasi hante e pinte dhe klubi boshatisej, dremiste ashtu ulur derisa klubi zinte e gjallėrohej e bashkė me tė gjallėroheshin dhe sytė e tij qė ishin magjepsės e tė ēuditshėm ashtu siē janė ata tė njė njeriu jo normal nga trutė. Zinte e vėshtronte njerėzit qė hynin e dilnin nė mėnyrė tė tillė sa kush nuk e njihte ndjehej nė siklet, ndėrsa pėr ne ishte thjesht i “shkreti” Shpend ose mė mirė budallai i shkretė…


- o -
Besimi hyri vonė nė mbrėmje nė shtėpi dhe pasi bėri njė dush me ujė gati tė ftohtė pasi bėnte shumė vapė, doli nė ballkon e ndezi njė cigare. Kish tre muaj qė kish dhėnė “dorėheqje” nga hetuesia dhe kish hapur njė agjensi udhėtimesh e cila nė fakt ishte koperturė. Ai ishte me antidrogėn e kish kaluar me interpolin e kėtė gjė shumė pak vetė e dinin. Pėr momentin po ndiqte grupin e Luanit por akoma nuk kish gjetur provat e duhura pėr ta mbėrthyer. Qėllimi i tij ishte tė futej nė kėtė grup pėr tė siguruar prova por ata gjithsesi i ruheshin e nuk kishin besim tek ai. Nga ana tjetėr paratė dhe lidhja me kriminelė me tė cilėt luante kėtė loj tė rrezikshme, e kishin shndėrruar Luanin nė njeri qė duhej patur frikė. Pėshpėritej se ai kish vrarė shokė qė e tradhėtonin, pa patur as edhe prova tė sigurta pėr tradhtinė e tyre, por thjesht se kėshtu i thosh intuita. Asnjė nga ata tė cilėt i rrinin rrotull nuk e kish kundėrshtuar pasi kishin frikė. Kishin parė atė shkėlqim qė kishin sytė e tij nė ēaste zemėrimi e tėrbimi, e dinin se i pėlqente tė vriste, dhe nuk do tė ngurronte t'a bėnte prapė pa ju dridhur dora. Kėshtu qė Besimi nuk mund tė ndėrmerrte njė hap tė pamenduar dhe pa u krijuar kushtet e duhura. Mė parė duhej tė blinte besimin e tij, po si mund ta bėnte kur nuk e linin t’u afrohej, ndėrsa Luani e shihte sikur tė kishte zgjeben vetėm se mė parė kish punuar me policinė. Pasi mbaroi cigaren u kthye nė dhomė dhe hapi kompjuterin tė kontrollonte postėn private. Nuk mund ta bėnte nė agjensi. Kish vetėm njė mesazh tė ri nga “i panjohuri”. Kush ishte ky “i panjohur”? Si kish hyrė nė adresė tė tij apo ishte ndonjė koleg i interpolit e kish dashur tė bėnte ndonjė shaka? Ta lexoj njė herė mendoi, do tė mė sqarojė. Por ajo qė lexoi e ngatėrroi edhe mėkeq.

“Nesėr nė mesnatė. Rrugica qė tė ēon nė bulevard. Kemi specialistė tė shquar dhe ilaē tė mirė pėr dhimbjen e dhėmbit. Natėn e mirė. ”
Lexoi e rilexoi mesazhin por nuk po kuptonte gjė. Kush ja kish dėrguar, ku e kish gjetur adresėn e email-it tė tij? Cila ishte kjo rrugicė, pasi rrugica qė tė ēonin nė bulevard ishin me dhjetra e ai nuk mund t’i kontrollonte tė gjitha edhe sikur tė nxirrte tė gjitha patrullat e policisė. Pastaj edhe nuk ishte se e njihte mjaft mirė kėtė qytet se ishte i ardhur e nuk ishte rritur kėtu. Nxorri njė hartė tė qytetit e shqyrtoi me vėmėndje bulevardin kryesor pasi sigurisht pėr tė bėhej fjalė, dhe konstatoi se me tė vėrtetė ishin me dhjetra rrugicat qė tė ēonin nė tė. Duhet tė jetė ndonjė i lajthitur. Ai palosi hartėn. Por …kur flitet pėr ilaē kundėr dhėmbjes duhet tė jetė drogė, e kur flitej pėr specialistė do tė thosh se ishin njerėz tė armatosur e tė rrezikshėm. Gjumi e braktisi. Cfarė duhej tė bėnte? Ja, le t'a mirrte tė mirėqėnė, si duhej tė vepronte? E nėse ky mesazh tė ishte gabim i dikujt, apo dikush kish dėshirė tė tallej me tė? Me siguri kėshtu duhej tė ishte. Ai buzėqeshi nė errėsirė tek shtrihej nė shtrat, kur mendoi se ē’do t'i punonte atij qė i kish punuar kėtė rreng. Por pas pak dyshimi filloi t'a gėrryente sėrish. E nėse ishte dikush i infiltruar tė cilit i kishin dhėnė adresėn e tij, dhe jo vetėm kaq por qė mund tė ishte edhe nė rrezik atėherė si do t'i bėnte llogaritė me ndėrgjegjen e tij kur ta ngarkonte me vdekjen e dikujt e jo mė pak po tė njė kolegu tė tij? Ai u rrotullua nė anėn tjetėr por nuk gjeti as pėrgjigje dhe as edhe njė fill ku tė mbėrthehej pas gjumit.


- o -
Mėngjesin tjetėr nė klub ēdo gjė rrodhi si gjithė mėngjeset e tjera, e vetmja gjė qė mė ra nė sy ishte Besimi, pra komshiu i tryezes sonė nuk ndjehej mirė e porositi njė kafe tė dytė tė shoqėruar me konjak, por edhe pas kėsaj nuk dukej mė mirė. Akoma mė keq dukej kur e pamė tė hynte pasdite. E pyeta se si ndjehej por mė tha “mirė” me njė shprehje tė fytyrės sikur donte tė mė thoshte “mos mė ēa kokėn“. Pastaj shohim Shpendin qė vjen drejt tavolinave dhe kish lidhur njė shami nė kokė e cila ikalonte poshtė nofullės. Luani qė ishte si gjithmonė me grupin e tij i thėrret:

”- Zhap zhup ē’tė ka gjetur? Ke frikė se tė ikėn truri?”- Fjalė kėto qė u shoqėruan me tė qeshura nė kor ndėrsa Shpendi i shkretė tregon me gisht nofullėn me njė pamje pėrvuajtėse e cila donte tė thoshte se i dhimbte dhėmballa. Atėherė Luani ikėnaqur pa masė me shakanė e tij i hedh pėrtokė dy kartėmonedha.

- Skapi zhap zhup. Skapi e shko tek dentisti.
Nuk ishte hera e parė qė e trajtonte ashtu. Dhe si ē’do herė sytė e Shpendit u pėrshkėnditėn e u dukėn sikur ndėrruan ngjyrė ndėrsa Luani rrinte me dorėn nė brez ku mbante revolen. E kishim vėnė re se e bente shpesh kėtė gjest dhe kishim menduar se nė njėfarė mėnyre i trembej Shpendit. E pas disa ēastesh qetėsoheshin tė dy, njėri ulej e merrte paratė e tjetri i kthehej gotės. Nuk e kemi marrė vesh kurrė se ē’bente Shpendi me paratė. Pėr tė ngrėnė e pėr tė pirė i jepnim ne nė klub, normalisht me ato kėrkesa qė kish nuk duhej tė lypte por nejse nuk e kishim vrarė mendjen pėr kėtė dhe as qė donim ta vrisnim. E shikonim tė ulur jashtė me kokėn tė pėshtetur nė dorė shenjė kjo qė dhimbja e dhėmbadhės e torturonte, derisa Fati u ēua dhe tha se do ta shoqėronte tek dentisti nė klinikėn qėndrore. Medet, tha, qė dentistin nė fund tė rrugicės tjetėr poshtė e kishin mbyllur, ishte kaq afėr, na vinte pėr mbarė. Ai doli dhe mori Shpendin pėr krahu qė me zhap zhupin e tij e ndoqi siē ndjek njė qen tė zotin. Pas pak pashė Besimin qė doli nga klubi.

Nga Suzana Kuqi
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė