Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-06-05, 23:38   #33
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim

FAN NOLI

Si abuzoi Noli me arkėn e shtetit

Pjesė nga Arkivat Sekrete tė CIA-s dhe Shėrbimeve Sekrete tė Huaja rreth Korrupsionit dhe Vjedhjeve Masive tė Buxhetit Shqiptar me Dokumenta tė Kohės sė Qeverisjes Bollshevike tė Fan Nolit

Ashtu siē pati njė fillim, qeveria “Noli”, ardhur nė pushtet pas revolucionit tė njohur “demokratiko-borgjez” tė vitit 1924, pati edhe njė fund, madje shumė tė shpejtė. Nė ata pak muaj tė aktivitetit tė saj, kjo qeveri “stinore”, pėrveēse hyri si njė “konvecion” nė historinė e qeverisjeve shqiptare, duhet thėnė se nuk solli ndonjė ndryshim nė jetėn e vendit e tė popullit tė asaj kohe.

Nga z.Dukagjin Hata dhe z.Pėrparim Halili

Nėse vendimi i parė qė mori Qeveri “Noli”, kishte tė bėnte me ndėshkimin dhe sekuestrot e pasurive tė kundėrshtarėve tė saj politikė, tė rrėzuar nga pushteti e tė arratisurve jashtė kufijve, vendimi i fundit i kėsaj qeverie, kishte lidhje me boshatisjen e arkės sė qeverisė. Vetėm pak kohė pėrpara rrėzimit nga “froni” dhe pėrpara largimit nga Shqipėria, Noli dhe njerėzit e kabinetit e tė pushtetit tė tij, tė cilėt kishin akoma vulėn dhe firmėn e qeverisjes, nxorėn vendimin pėr shpėrndarjen e financave tė shtetit, duke i akorduar ato nė formė pagash e shpėrblimesh pėr “rrethin” e ngushtė e besnik tė kabinetit.

Ky akt financiar, regjistruar si “kapaku” qė mbylli historinė e qeverisjes sė Nolit, ka ndodhur plot 81 vjet mė parė.

Nė datėn 25 dhjetor 1924, pasi kishte marrė me vete gjithė buxhetin e shtetit, kabineti qeveritar i drejtuar nga Noli, shkoi nė Vlorė dhe pėrpara largimit nga Shqipėria, organizoi mbledhjen e fundit nė tė cilėn, u shpall vetėm njė vendim: “Ndarja e pjesės kryesore tė buxhetit tė shtetit, nė formė pagash e shpėrblimesh pėr aktivistėt dhe mbėshtetėsit e vet”. Kėshtu u hartua, u miratua dhe u ekzekutua lista e ndarjes sė financiave me emrat dhe shumat pėrkatėse, sipas arkave tė prefekturave. Pėr pjesėn tjetėr tė buxhetit tė shtetit shqiptar tė dhjetorit tė vitit 1924, megjithėse ka qėnė i konsiderueshėm, nuk ėshtė folur asnjėherė. Pėrdorimi i tij zyrtar, nuk figuron as nė vendime tė mėparėshme e as nė vendimin e fundit tė qeverisė, tė datės 25 dhjetor 1924. Ai u zhduk pa gjurmė dhe sipas dokumenteve tė shėrbimeve sekrete tė huaja tė asaj kohe(CIA), thuhet tė ketė “udhėtuar” privatisht matanė kufijve tė Shqipėrisė, por qė duke mos u folur asnjėherė pėr fatin e tij. Njė gjė ėshtė interesante nė vendimin e fundit tė kabinetit qeveritar tė Nolit: Mėnyra e shpejtė e veprimit dhe lista e personave qė kanė pėrfituar nga ndarja dhe pėrfitimi personal prej financave publike.

BIOGRAFI: Dy nga krerėt e kryengritjes noliste

Qazim Koculi
Lindi mė 1887 nė fshatin Kocul tė Vlorės. Arsimin fillor e kreu nė vendlindje ndėrsa atė tė mesėm nė gjimnazin “Zosimea” tė Janinės. Studimet e larta i pėrfundoi nė Akademinė e Lartė Ushtarake tė Stambollit, pas tė cilės fitoi gradėn Nėntoger. U emėrua mė pas nė Marinėn Ushtarake tė Perandorisė Osmane, ku fitoi gradėn e togerit. Mė 1909 nuk i bindet njė urdhri ushtarak tė njė eprori tė tij gjatė njė beteje detare nė Prevezė, pėr t`ju dorėzuar flotiljes italiane. Pas nxjerrjes sė urdhėr-arrestit nga komanda perandorake, Koculi arratiset pėr nė Argjentinė, ku qėndron deri nė vitin 1912. Kthehet kėtė vit nė Vlorė, pasi iu pėrgjigj njė thirrje tė Ismail Qemalit. Ky i fundit e cakton drejtor tė portit tė Vlorės, detyrė tė cilėn e kreu deri nė ēastin qė porti u mor nė administrim nga italianėt nė tetor tė vitit 1914. Deri nė vitin 1917 ishte kryekatundar nė Brataj tė Vlorės. Nga ky vit e deri mė 1919 ishte nėnprefekt i Tepelenės. Mė 21-31 janar 1920 merr pjesė si delegat i Vlorės nė Kongresin Kombėtar tė Lushnjes, nga i cili u emėrua edhe senator. Ėshtė aktiv nė Luftėn e Vlorės tė vitit 1920 dhe njihet si njė ndėr organizatorėt e Kuvendit tė Barēallasė. Koculi u zgjodh nga ky kuvend si kryetar i komisionit tė pėrbėrė nga 16 anėtarė. Mė 19 maj 1920 ky komision zgjodhi nė Beun tė Vlorės, Qazim Koculin si komandant tė pėrgjithshėm tė Komitetit tė Luftės sė Vlorės. Hyri nė Vlorė nė krye tė trupave shqiptare, pas njė beteje tė zhvilluar mė parė, mė 3 shtator 1920. Pas kėsaj lufte kreu detyrėn e prefektit tė Vlorės. Zgjidhet deputet i Vlorės nė zgjedhjet e para tė 5 prillit 1921. Ishte mbikqyrės i qeverisė sė Pandeli Evangjelit sė bashku me Bajram Currin dhe Avni Rustemin nė periudhėn tetor-nėntor 1921. Kriza e dhjetorit 1921 e gjeti nė krahun e forcave qė ishin pėr rrėzimin e qeverisė sė Evangjelit. Nga kjo krizė ai u bė protagonist jo me ndonjė dėshirė tė madhe, duke hyrė nė histori edhe si kryeministri njėditor i Shqipėrisė. Ai mė 6 dhjetor formoi pa konsultime njė kabinet prej 8 anėtarėsh, pėr askush nuk qė i gatshėm tė ndihmonte. I vetmi urdhėr qė lėshoi “kryeministri” njėditor ishte ai pėr drejtorin e pėrgjithshėm tė postave, tė cilin e urdhėroi tė mos lėshonte asnjė lloj telegrami tė pakontrolluar prej tij. Nga kėto dy shkaqe, Koculi dha dorėheqjen brenda tė njėjtės ditė qė u emėrua kryeministėr. Nė zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923, Qazim Koculi u zgjodh sėrish deputet i Vlorės nė Kuvendin Kushtetues. Gjatė kėsaj kohe vazhdoi tė pėrkrahte po ata linjė politike qė ishte pėr rrėzimin e qeverisė.

Koculi ishte ndėr pjesėmarrėsit dhe pėrkrahėsit e kryengritjes sė qershorit 1924. Nė qeverinė e dalė nga kjo kryengritje, Koculi ishte ministėr i Punėve Botore. Me dėshtimin e kėsaj qeverie dhe me Triumfin e Legalitetit, Qazim Koculi emigroi jashtė Shqipėrisė bashkė me politikanė tė tjerė. Emigracionin politik Koculi e kaloi nė Vjenė dhe Paris. Gjatė kėsaj kohe ai pajtohet me Mbretin Zog dhe pranoi qė tė ishte kryetar i Komitetit tė Kosovės nė mėrgim. Pėr kėtė gjė, ai ai u pagua me njė shumė prej 30 napolonash nė muaj. Ishte pėr kthimin nė atdhe para 7 prillit 1939, por njė gjė e tillė u kundėrshtua nga shokėt e tij. Pas pushtimit fashist, Koculi u kthye nė Shqipėri, dhe nė dhjetor 1939 emėrohet anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Shtetit. Nė qeverinė e Mustafa Krujės ishte Ministėr Shteti dhe nė ēastet e fundit tė kėsaj qeverie u emėrua komisar i lartė nė Vlorė, nė kohėn kur qe rritur lėvizja komuniste atje. Mė 2 janar 1943 Qazim Koculi vritet nė Vlorė nga batalioni dibran i italianėve. Pėr kėtė shkak dhe pėr faktin se italianėt nuk pranuan tė dėnojė fajtorin, Mustafa Kruja qė ishte edhe miku i tij, dha menjėherė dorėheqjen nga posti i kryeministrit.

Kasėm Qafėzezi:
Lindur nė Kolonjė mė 1880. Pas mbarimit tė shkollės sė mesme, titullohet ushtarak klasi pėr karrierė tė lartė nė Akademinė Ushtarake tė Stambollit. Dėrgohet pėr studime pasuniversitare nė Vjenė dhe kur i pėrfundon, kthehet nė atdhe pėr t‘u vėnė mė pas nė krye tė ushtrisė sė Perandorisė. Nė vitin 1908 shėrben nė Janinė. Mė 1910 merret me organizimin e trazirave nė zonėn e Tepelenės. Pas vitit 1912 i pėrgjigjet thirrjes sė ministrit tė Luftės, Mehmet Pashė Dėrralla dhe vihet nė krye tė njė fuqie tė xhandarmėrisė dhe lufton kundėr andartėve grekė nė Jugun e Shqipėrisė. Nė verėn e vitit 1920, bėn pjesė nė shtabin ushtarak tė “Mbrojtjes Kombėtare” nė Vlorė. Ngjarjet e vitit 1924 e gjetėn komandant tė Garnizonit tė Pėrmetit, nga ku nisi marshimin ushtarak drejt Tiranės, duke u bėrė vegėl e opozitės sė atėhershme. Mė 16 qershor 1924, emėrohet ministėr i Luftės nė Kabinetin “Noli”. Me dėshtimin e kėtij kabineti largohet fillimisht nė Itali, ku nė janar 1925 rrihet me ish-ministrin Luigj Gurakuqi. Nė vitin 1927 pas njė amnistie tė Ahmet Zogut, kthehet nė atdhe dhe vendoset nė Berat. Nuk pranon ofertat e Ahmet Zogut pėr t‘u integruar nė ushtri, me justifikimin se “ishte i lodhur”. Nė Mars 1931 bėn pjesė nė delegacionin e Beratit qė vizitoi Mbretin pas atentatit tė Vjenės, duke i uruar jetė tė gjatė. Vdiq nė Berat, mė 20 shtator 1934.
Qazim Koculi, kryeministri vetėm njė ditė, ministėr i Punėve Botore te “Noli”
Pėr njoftim e veprim sa sipėr, ju pėrshkruajmė kopjen e Vendimit tė Kėshillit Administrial, datė 25.12.1924. Pagesat tė bahen nėn responsabilitetin e kėsaj ministrie pa u kėrkuar certifikata nga nėpunėsat.

Ja si u shpėrndanė financat nė formė shpėrblimesh:

Arka e pėrgjithshme
Angjelin Suma, Drejtor Finance , 580 Franga ari
Mustafa Kallamishi 326.10 Franga ari
Mehmet Bilali, Kapiten i Barkės 434.75 Franga ari
Haki Tatzati, Nėnkolonel 20.000 Franga ari
Rexhep Berati, Major 20.000 Franga ari
Ibrahim Jakova, Major 20.000 Franga ari.
Alekse Plumbi, Toger 9242 Franga ari

Rrogė pėr ministrat:
3900 Franga ari - Xhemal Bushati, Zv/Ministėr i Brendshėm dy paga 5000 + 3000 Franga ari
Llazar Fundo, Kryetar i Komisionit tė Bashkimit 2608.70 Franga ari
Automobili i Kryeministrit 300 Franga ari
Qazim Koculi, Ministėr i Punėve Botore, dy paga 375 + 41 Franga ari
Sulejman Delvina, Ministėr i Punėve tė Jashtme 240 Franga ari
Stavro Vinjau (pėr Bahri Omarin) 1000 Franga ari
Sulo Bodka 960 Franga ari
Ibrahim Dedej 960 Franga ari
Petro Pekmezi, Nėnp. Minstria e Punėve Botore 171 Franga ari.
Vangjel Papa, Sekretar i Gjyqit Ushtarak 400 Franga ari
Shoferi i Kryeministrit 152 Franga ari
Mustafa Banka, Protokollist Ministria e Arsimit 380 Franga ari
Zyber Bakiu, Sekretar i Ministrisė sė Drejtėsisė 475 Franga ari.
Bilbil Rustemi, polic Kryeministri 266 Franga ari.
Av.Mihal Lehova, Ndihmės Anėtar i Gjyqit Politik 350 Franga ari.
Shefqet Kulleci, Protokollist Min. e Brendshme 342 Franga ari
Haki Mulleti, Sekretar i Tretė Min. e Brendshme 475 Franga ari
Ali Sulejmani 300 Franga ari
Brahim Sula,
Me Transportin e Ushtrisė 326.10 Franga ari Kostandin Kote,
Nėnkryetar i Parlamentit 285 Franga ari Serafin Dole,
Drejtor Parlamenti 380 Franga ari

Arka e Financave tė Tiranės:
Beqir Rusi, nėnprefekt i Tiranės 684 Franga ari
Mustafa Dule, telegrafist Tiranė 304 Franga ari
Ethem Bolena, polic nė Tiranė 266 Franga ari
Bexhet Neimi, polic nė Tiranė 266 Franga ari
Mazar Sopoti, s/Gjyqit tė Fillimit 266 Franga ari

Shpėrblimet, sipas arkave tė prefekturave:

Arka e Financave Durrės:
Riza Dani, Prefekt 1326.25 Franga ari
Musa Maēi, Nėnprefekt i Shijakut 957.60 Franga ari .
Ali Fortuzi, Kryesekretar i Durrėsit 237.50 Franga ari
Luigj Zaja, Protokollist i Prefekturės 413.25 Franga ari
Muharrem Geci, Komisar i Policisė Durrės 1090 Franga ari
Kasem Durrėsi, Nėpunės i Kadastrės 551 Franga ari
Shaban Belegu, Mėsues i Shijakut 342 Franga ari
Rexhep Dizdari, Drejtor shkolle nė Shijak 190 Franga ari
Ali Tartari, Sekretar i Gjyqit tė Paqit 190 Franga ari

Financa e Shkodrės:
Riza Dani, Financa Shkodėr 40.000 Franga ari .

Financa e Dibrės:
Qazim Mulleti 966.60 Franga ari
Financa e Elbasanit:
Kol Tromara, Prefekt 1306.25 Franga ari.
Hysen Prishtina, N/Prefekt 812.05 Franga ari
Demir Kodheli, Drejtor Shkolle nė Peqin 418 Franga ari
Ahmet Burburia, mėsues 551 Franga ari
Mahmut Ēela, Arkėtar
455 Franga ari

Financa e Gjirokastės: Hilė Mosi, Prefekt 183.35 Franga ari
Sesai Ēomo (dy shuma) 680 + 293.45 Franga ari

Financa e Pėrmetit:
Koco Ēipi, Nėnprefekt 812.25 Franga ari

Financa e Kavajės: Qazim Mulleti, N/Prefekt 410.40 Franga ari

Financa e Lushnjes: Naum Prifti, Mėsues 146.376,20 Franga ari,

Shumat e shpėrndara, sipas prefekturave:
Arka e Pėrgjithshme 92.309,15 Franga ari
Arka e Tiranės 1786 Franga ari
Arka e Durrėsit 5270 Franga ari
Arka e Shkodrės 40.000 Franga ari
Arka e Dibrės 966.60 Franga ari
Arka e Elbasanit 3543.40 Franga ari
Arka e Gjirokastrės 1166.80 Franga ari
Arka e Pėrmetit 812.25 Franga ari
Arka e Kavajės 410.40 Franga ari
Arka e Lushnjes 146.376,20 Franga ari

Ky vendim u firmos nė ēast nga Ministri i Financave, Luigj Gurakuqi dhe, po nė atė moment, ministėr Gurakuqi firmosi edhe urdhėrin e mėsipėrm pėr ekzekutim, i cili u firmos menjėherė edhe nga drejtori i Financave tė Vlorės dhe zv/ministri i Financave, Stavro Vinjau.

Qeveria “Noli”

Fan Noli
Sulejman Delvina
Stavro Vinjau
Rexhep Shala
Luigj Gurakuqi

BALLKAN
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė