Tema: Mistika
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-06-13, 17:10   #23
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mistika

Toeritė mbi tė vėrtetėn e fantazmave


Ka patur periudha ku secili prej nesh ka ndjerė brėnda vetvetes njė frikė. Njė frikė… qė vjen si pakuptuar nė njė moment qė ngelesh vetėm. Njė frikė… e cila mbulon mendjen dhe shpirtin. E gjitha kjo vjen na historitė e famshme tė fantazmave ose siē quhen ndryshe tė shpirtrave tė vdekur. Fantazmat bėjnė pjesė prej shekujsh nė realitetin tonė: misterioze, tė frikshme, ndėrhyrėse, ato gjenden kudo. Secila ka historinė e vet, dashuritė e veta, vuajtjet e veta. Por…ēfarė janė fantazmat? Nuk ėshtė e lehtė t’i jepet njė pėrgjigje kėsaj pyetjeje: Nuk ekziston ndonjė pėrkufizim shkencor dhe askush nuk ka mundur tė na ofrojė njė pėrkufizim bindės. Ekzistojnė shumė teori, ēka se asnjėra, e marrė nė veēanti, nuk ėshtė nė gjendje t’i shpjegojė tė gjitha fenomenet qė lidhen me botėn e fantazmave. Secila nga teoritė e propozuara nuk ka njė themel logjik tė vetin, por natyra e kėtyre pranive tėrheqėse dhe mbresėlėnėse ėshtė e destinuar tė mbetet pėr tė gjithė njė mister.

Fantazmat nuk ekzistojnė

Nė bazė tė kėsaj teorie tė parė, fenomeni i kėtyre shfaqjeve tė pazakonta do tė nxiste njė sėrė gėnjeshtrash, ose do tė ishte gjithnjė e pėrherė i shpjegueshėm nėpėrmjet ligjeve qė rregullojnė fizikėn dhe natyrėn: rėnkimi i kobshėm nė njė pyll tė shkretė mund tė krijohet nga era, qė, duke kaluar mes bisqeve e degėve tė pemėve prodhon fishkėllima veēanėrisht “fantazmore”.

Fantazmat janė vetėm legjenda

Ja qė nė kėtė rast Fantazmat do tė shumoheshin me lehtėsi tė madhe nga njėri vend nė tjetrin, nga njė cep nė cepin tjetėr tė Tokės, e secila prej tyre do tė ishte thjesht frutė i fantazisė popullore: thuhet se njėfarė Frank Smith ka pas provuar tė krijojė njė Fantazmė duke hapur fjalėn se, po tė shkoje nė molin e Tamizit mund tė takoje aty njė klerik tė vitit 1600. Rezultati? Disa nga personat qė ai pyeti nė ditėt e mėvonshme… u betuan se e kishin parė kėtė fantazmė tė tmerrshme!!!

Fantazmat janė haluēinacione

Ato ekzistojnė vetėm nė mendjen e atij qė ėshtė i pranishėm nė fenomenin e shfaqjes sė tyre. Kjo teori mund tė pėrshtatet nė mėnyrė tė vlefshme vetėm nė njė kazuistikė mjaft tė zvogėluar: si mund tė shpjegohet fakti se njė Fantazmė nuk i shfaqet mė shumė se njė personi?? Sigurisht, do thoni ju, ekzistojnė edhe tė ashtuquajturat “haluēinacione kolektive” (nė tė cilat ai “qė sheh” arrin qė nė mėnyrė telepatike t’ua pėrcjellė kėtė imazh edhe tė tjerėve)… por… hollėsitė e shfaqjes mund tė jenė krejtėsisht tė panjohshme qė tė mund tė rrėfehen mandej si tė vėrteta. Pėrshembull: kush sheh njė Fantazmė nuk ka si ta njohė gjithashtu edhe pamjen e tė vdekurit qė shekuj mė parė banonte nė atė kėshtjellė tė lashtė.

Fantazmat si prodhime telepatike

Fantazmat nuk janė shpirtra personash tashmė tė zhdukur, por njė manifestim individėsh qė janė gjallė ndėrkohė. Ata, (pėrmes njė “dyzimi” ndijimor tė personit tė tyre) nė ēaste rreziku dėrgojnė njė mesazh nė formė tipike telepatike. Sipas disa ekspertėve, shfaqjet e kėtij tipi pėrbėjnė numrin mė tė madh tė rasteve qė janė marrė nė shqyrtim.

Fantazmat si shpirtra personazhesh tė vdekur

Kjo ėshtė padyshim teoria mė romantike por… pėrse vallė njė i vdekur dėshiron tė dėfrehet duke trembur tė gjallėt e gjorė me shfaqjen e tij? Pėrse duhet tė rrijė mbi kėtė Tokė nė vend qė tė migrojė drejt njė jete tė re? Por kjo mund tė kundėrshtohet me: Fantazmat janė (sipas Hans Holzer) “Stay-behinds” (tė mbetur mbrapa) sepse kanė pėsuar vdekje tė dhunshme. Nėse do tė ishte kėshtu, ata do tė ishin ende tė paisur me inteligjencė. Pse atėherė nė shfaqjet e tyre, pjesa dėrrmuese e tyre kryen veprime mekanike dhe pėrsėritėse? Nėse me tė vėrtetė janė shpirtra, pėrse nuk shfaqen me pamje thjesht eterike, por shfaqen tė veshur me rrobat e kohės sė tyre tė dikurshme? Kjo teori ėshtė krijuar nga lėvizja “spiritiste” e nė shumė gjėra bie nė kundėrshtim me konceptet mė moderne tė parapsikologjisė.

Fantazmat si regjistrime psikike

Peter Underėood (njė nga mė tė famshmit Ghost Hunter tė botės) vėren se shpesh fantazmat pėrshkojnė porta dhe mure qė nuk ekzistojnė mė, por qė dikur ekzistonin. Ėshtė njėlloj si tė rishohėsh njė film qė ritransmetohet nė mėnyrė ciklike. Fantazmat atėherė do tė ishin “fotografi” tė mbetura nė celuloidin hapėsirė kohė. Kėto regjistrime do tė verifikoheshin vetėm nė vijim tė ngjarjeve veēanėrisht tė ndėrlikuara nga pikėpamja emocionale: ja sepse shumė fantazma riparaqesin nė shfaqjet e tyre gjėndje tė pėrcaktuara shpirtėrore (frikė, trishtim, ankth, dashuri, etj). Ndonėse ėshtė rishikuar dhe plotėsuar nė kohėt e fundit, kjo teori ėshtė nė bazė tė konceptimeve parapsikologjike qė lidhen me kėto shfaqje.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė