Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-07-13, 06:12   #109
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Nė kohėt e lashta, njė nga perandorėt kinezė, urdhėroi qė nė rrugėn kryesore ku kalonin njerėzit dhe karvanėt, tė vihej njė shkėmb i madh, dhe ashtu u bė. Shkėmbi, pothuaj e bllokoi tė gjithė rrugėn. Nga ana tjetėr, perandori urdhėroi njėrin nga rojat e tij, qė tė fshihet pas njė peme dhe tė vėshtrojė reagimet e njerėzve.

Kaloi personi i parė, i cili ishte njė nga tregtarėt dhe zengjinėt mė tė mėdhenj nė vend. Ai i hodhi njė vėshtrim plot mllef e neveri shkėmbit dhe tha:”Kush ėshtė ai horr qė e ka sjellė kėtė shkėmb kėtu nė mes tė rrugės?! Ėshtė prishur mileti fare!” pa e ditur se ishte pikėrisht perandori i vendit. Mandej, u soll rreth shkėmbit dhe mezi gjeti njė hapėsirė pėr tė kaluar. Teksa kalonte me vėshtirėsi, tha:”Mjerė ai qė e ka vėnė ē’ka pėr tė hequr! Kėtė ēėshtje do e ēoj gjer tek organet mė tė larta tė perandorisė! Nuk mbaron me kaq kjo punė!”

Personi i dytė qė erdhi, ishte njė burrė qė punonte nė ndėrtim. Edhe ai u mbush gjithė neveri kur e pa shkėmbin nė mes tė rrugės, por zėri apelues i tij ishte disi mė i ulėt se i tregtarit. S’kishte si tė ishte ndryshe, ai nuk i pėrkiste tė njėjtės shtresė.

Mė pas, vijnė tre tė rinj plot energji, tė cilėt ishin nė kėrkim tė identitetit tė tyre dhe njė qėllimi nė jetė. Ata qėndruan pranė shkėmbit dhe filluan tė ironizojnė personat qė e kishin sjellė atė shkėmb dhe e kishin vėnė nė mes tė rrugės. Jo vetėm kaq, por vajtuan dhe gjendjen e mjerė ku ishte zhytur vendi. “Ai qė e ka bėrė kėtė akt tė shėmtuar, duhet tė jetė ndonjė horr, idiot dhe injorant! Mjerė ne dhe mjerė vendi nga njerėz tė tillė!” thanė djemtė, pastaj u larguan pėr nė shtėpitė e tyre.

Kaluan dy ditė dhe shkėmbi qėndronte nė tė njėjtin vend. Derisa erdhi njė bujk i thjeshtė, nga shtresa e varfėr e perandorisė. Me ta vėnė re shkėmbin, pa folur fare ai pėrveshi mėngėt dhe ia nisi punės pėr tė bėrė diēka. Duke parė se ishte i pafuqishėm vetėm pėr ta lėvizur shkėmbin, u kėrkoi ndihmė dhe kalimtarėve tė tjerė, duke i motivuar se vetėm kėshtu mund tė lirohej rruga dhe se ankesat dhe sharjet s’kishin asnjė dobi. Pasi u mblodhėn disa burra, arritėn ta largojnė shkėmbin nga rruga. Teksa kthehej pėr tė marrė torbėn e tij tė cilėn e kishte vėnė mėnjanė, bujkut i zunė sytė njė sėnduk tė vogėl, i cili kishte qenė poshtė shkėmbit. E hapi dhe pa qė brenda tij gjendej njė pllakė floriri dhe njė letėr, e cila mbante emrin e perandorit tė Kinės dhe ku shkruhej:”Nga perandori, drejtuar atij qė do tė heqė kėtė shkėmb nga rruga. Ky ėshtė shpėrblim pėr individin pozitiv dhe iniciator pėr zgjidhjen e problemeve, nė vend tė ankesave tė padobishme.”

Hidh sytė pėrreth dhe shih sa probleme presin njė zgjidhje nga ana jote! Shumė prej tyre janė lehtėsisht tė zgjidhshme. Thjesht duhet bėrė diēka nė vend tė ankesave, fajėsimeve dhe kritikave qė adresohen lart e poshtė!
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė