Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-09, 17:48   #25
Llapjani_HH
 
Avatari i Llapjani_HH
 
Anėtarėsuar: 05-06-08
Postime: 1,262
Llapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėmLlapjani_HH i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga Ekonomia

Aeroporti iu ofron kontrata 4 mujore 120 punėtorėve sezonal

Vendimet strategjike tė menaxhmentit si puna 24 orė, shtimi i numrit tė fluturimeve pėr 17 pėrqind nė gjashtėmujor, rritja e numrit tė udhėtarėve dhe hapja e terminalit VIP, kanė shtuar jashtėzakonisht shumė punėn ne aeroport, ndėrkohė qė numri i punėtorėve aktualisht ėshtė i njėjtė sikurse nė vitin 2006 kur janė shėrbyer vetėm 880 mijė udhėtarė. Tani, stafi i ANP-sė shėrben 400 mijė udhėtarė mė shumė apo 1 milion e 250 mijė udhėtarė nė vit, thuhet nė komunikatėn e kompanisė.


Aeroporti Ndėrkombėtarė i Prishtinės ka vendosur qė tė iu ofrojė kontrata katėrmujore rreth 120 punėtorėve sezonal, pėr shkak tė rritjes enorme tė volumit tė punės nė kompani, nė tė gjithė sektorėt, me ēėllim tė mbajtjes sė shėrbimeve ndaj udhėtarėve dhe kompanive nė nivelin e duhur.

Sipas komunikates rritja e volumit tė punės,- e cila erdhi pėr shkak tė vendimeve strategjike tė menaxhmentit, puna 24 orė nė aeroport, rritja e numrit tė fluturimeve prej 17 pėrqind pėr shkak tė miratimit tė programit nxitės pėr aviokompanitė, rritja e numrit tė udhėtarėve pėr 5 pėrqind, hapja e terminalit VIP etj, vuri nė pozitė kritike shėrbimet ndaj klientėve tė kompanisė sidomos gjatė muajit qershor dhe korrik.

Numri i punėtorėve nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės pėr momentin ėshtė 630, i njėjtė sikurse nė vitin 2006, kur janė shėrbyer 880 mijė udhėtarė, ndėrsa tani numri i udhėtarėve ka kaluar shifrėn prej 1 milion e 250 mijė udhėtarė.

“ Janė rreth 400 mijė udhėtarė mė shumė se nė vitin 2006 tė cilėt shėrbehen nga stafi i kompanisė, ndėrkohė qė numri i punėtorėve ka mbetur i njėjtė. Ėshtė i pamundur vazhdimi i punės nė aeroport me numėr tė njėjtė tė punėtorėve. Shėrbimet ndaj udhėtarėve dhe kompanive gjatė kėtyre muajve, sidomos nė qershor dhe korrik u vunė nė pozita kritike, ēka detyroi menaxhmentin tė marrė njė vendim tė tillė pėr punėsimin e punėtorėve sezonal” tha Koordinatori pėr Marėdhėnie me Jashtė i ANP-sė, Altin Ahmeti.

Sipas tij, qė nga fillimi i punės edhe nė ndėrrimin e tretė, apo 24 orė punė, vendim qė ka rezultuar shumė i suksesshėm pėr shkak se tani rregullisht nė kėtė orar fluturojnė 3 kompani ndėrsa gjatė vikendeve ka nga 7 fluturime, lindi nevoja pėr punėsimin e punėtorėve tė rinj.

“ Prej muajit prill kur nė aeroport filloi puna 24 orė, punėtorėt ekzistues nė operativė kanė punuar pa pushim gjatė vikendeve dhe duke tejkaluar orėt zyrtare tė punės, 172 orė tė rregullta nė muaj dhe 40 orė over-time me pagesė (orė shtesė me pagesė).

Nė shumicėn e rasteve shumė prej punėtorėve kanė arritur deri nė 80 orė overrtime mirėpo kompania nuk ka mundur ti paguaj mė shumė se 40 orė shtesė pėr shkak se ėshtė e ndaluar sipas ligjit. Ju jemi mirėnjohės kėtyre punėtorėve pėr punėn e pakursyer dhe ndihmėn e dhėnė, ndėrsa orėt shtesė tė punuara nga ata do tė kompenzohen me ditė pushimi”, tha tutje koordinatori Ahmeti. Pranimi i punėtorė sezonal me kontrata katėrmujore ėshtė bėrė konform tė gjitha rregullave dhe ligjeve tė Republikės sė Kosovės.

Gjatė muajit prill qe shpallur konkursi nga ana e kompanisė, konkurs nė tė cilin konkuruan rreth 4 mijė persona, ndėrsa procesit tė intervistimit i janė nėnshtruar rreth 500 persona gjatė muajit Maj dhe Qershor.

120 punėtorėt e pranuar nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės do tė punojnė nė tė gjitha sektorėt, bagazh, sigurim, restorante, mirėmbajtje, stjuardesa etj.
Telegrafi

ANP, tė hėnėn nė tender

Tė hėnėn shpallet shprehja e interesit pėr koncesionimin e Aeroportit tė Prishtinės. Koncesionari duhet tė investojė rreth 100 milionė euro, tė ndėrtojė njė terminal me kapacitet prej 1.5 milionė pasagjerėve, hapėsirėn pėr parkingje, poligonin e taksive dhe njė fabrikė pėr riciklimin e ujit, bashkė me disa kushte tjera.


Qeveria e Kosovės ka ndėrmend tė zbatojė pikė pėr pikė rekomandimet e kompanisė INOVA pėr dhėnien me koncesion tė Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės.

Kjo kompani, e caktuar para disa muajsh pėr tė nxjerrė analizat pėr koncesionim, i ka rekomanduar qeverisė qė sa mė parė ta zbatojė kėtė proces. Kėshtu edhe ėshtė duke u punuar. Saktėsisht, Kėshilli Ndėrministror pėr Ndėrmarrje Publike, kryetar i sė cilės nė rastin e ANP-sė ėshtė ministri Fatmir Limaj, ka vendosur qė shprehjen e interesit ta shpallė ditėn e hėnė tė javės sė ardhshme.

Rekomandimet e kompanisė INOVA kanė shtyrė qeverinė tė caktojė njė mori kėrkesash dhe kushtesh pėr koncesionarin e ardhshėm tė aeroportit. Ai fillimisht duhet tė pėrgatitet qė nė njė interval kohor prej 20 vjetėsh tė investojė rreth 100 milionė euro. Prej kėtyre investimeve pėrfiton edhe qeveria.

“Nga dhėnia e aeroportit nė koncesion pėr njėzet vjet, buxheti i Kosovės arkėton mbi 400 milionė euro”, ka deklaruar ministri Limaj.

Ministri Fatmir Limaj deklaroi se kjo ėshtė rruga mė e mirė pėr tė zhvilluar aeroportin dhe ndihmuar me krejt kėtė masė parash buxhetin e Kosovės.

“Ne kemi marrė njė analizė shumė profesionale nga kompania konsultuese dhe rekomandimet e saj do t`i zbatojmė me pėrpikėri”, tha Limaj.

Ai tregoi edhe njė mori kėrkesash tjera qė do t`i parashtrohen koncesionarit. Sė pari, tha Limaj, ai duhet tė investojė nė njė terminal tė ri me kapacitet pėr 1.5 milionė pasagjerėsh. Pos kėsaj duhet edhe tė investojė nė parkingje dhe poligone pėr taksitė dhe autobusėt.
Gjithashtu, sipas ministrit tė Transportit, koncesionari duhet tė ndėrtojė edhe njė fabrikė pėr riciklimin e ujit nė atė hapėsirė.

“Aeroporti do tė zgjerohet edhe mė shumė pėr njė hapėsirė tė madhe. Me kėto investime mendojmė se do tė kemi njė aeroport ndėrkombėtar bashkėkohor”.

Ndėr qėllimet kryesore tė ministrit Limaj ėshtė edhe ai qė kjo kompani tė shndėrrohet nė njė institucion identifikues pėr shtetin e ri tė Kosovės. Kjo, pasi qė aeroporti ėshtė pasqyra dhe institucioni i parė i kėtij shteti qė ballafaqohen gjithė ata qė ia mėsyjnė vendin tonė.

“Pėr shkak tė gjitha kėtyre argumenteve, qeveria ka vendosur qė ta japė me koncesion dhe procesi pritet tė pėrfundojė nė dhjetor”, tha ai.

Gjithashtu ministri tregoi se kulla dhe shėrbimi i kontrollorėve mbeten nėn pėrkujdesjen e institucioneve shtetėrore dhe nuk do tė jepet nė asnjė mėnyrė me koncesion. Madje shumė shpejt ato do tė ndahen nga ANP-ja.

“Kulla e kontrollorėve do tė ndahet edhe fizikisht me aeroportin. Do tė ndėrtohet njė objekt shumė i mirė pėr kėtė shėrbim shumė tė rėndėsishėm”.

Kompania INOVA ka rekomanduar gjithashtu qė qeveria tė krijojė kuadro tė reja tė kontrollorėve, pasi qė ka mungesė tė tyre. Ka rekomanduar edhe tė shtojė numrin e punėtorėve nė kėtė njėsi.

Limaj pajtohet me auditorin

Ministri Fatmir Limaj ka komentuar publikisht raportin e auditimit pėr vitin 2008 tė lėshuar nga Auditori Gjeneral. Nė njė konferencė pėr media, ai ėshtė pajtuar me raportin dhe ka deklaruar se ka qenė njė raport real. Limaj deklaroi se kanė marrė parasysh dhe shumė seriozisht rekomandimet e Auditorit Gjeneral tė vitit 2007.

“Ne kemi marrė parasysh rekomandimet e vitit 2007 dhe jemi pėrpjekur qė nė maksimum t`i zbatojmė ato dhe siē ėshtė thėnė edhe nė raport, kemi arritur ta bėjmė”, tha ai. Sipas deklarimeve tė drejtuesve tė kėsaj ministrie, raporti i fundit i auditorit pėr kėtė ministri ka qenė mė i miri qė nga pas lufta.
Gazeta expres

KEK`u ngulfat bizneset

Reduktimet e energjisė elektrike po i godasin rėndė bizneset kosovare - kryesisht atyre nė amvisėri. Rasti i fundit ėshtė ai i mishtores Eco Products nga Gjilani, e cila ka humbur 800 kilogramė mish nga ndėrprerjet e rrymės vetėm nė kėto 4 ditėt e fundit. AKB, e fajėson KEK`un pėr vėshtirėsitė qė po ua sjell bizneseve.


Pronarit tė mishtores Eco Products, Enver Sahitit, reduktimet e fundit tė energjisė elektrike i kanė shkaktuar dėme tė konsiderueshme. Pėr pesė ditė ndėrprerje tė rrymės, atij i janė zhdukur 800 kilogramė mish. Kjo masė e mishit, pėrkthyer nė para i bie rreth 1800 euro. Ai ėshtė i shqetėsuar me ndėrprerjet e rrymės, e cila, sipas tij, nėse vazhdon kėshtu mund ta mbyllė biznesin.

“Rreth 800 kilogramė mish janė prishur nė procesin e fundit tė pjekjes, si rezultat i reduktimeve tė vazhdueshme’, ka thėnė Sahiti. Gjatė procesit tė pjekės se mishit, thotė ai, nėse nuk ka rrymė, atėherė i gjithė mishi duhet tė asgjėsohet. Ky mishtar nga Gjilani tash ėshtė duke menduar se a do ta vazhdojė biznesin e tij. Thotė se atėherė kur ka arritur njė sukses nė tė ardhura, mė kėto ndėrprerje ka ardhur nė situatė tė mendojė pėr mbylljen e mishtores.

Por, sikur ky i fundit janė edhe shumė prodhues tė tjerė vendorė.
Ibrahim Abazi, pronar i mishtores “LGB”, thotė se kur ka ndėrprerje tė rrymės, i gjithė mishi qė ėshtė nėpėr furra, duhet tė riciklohet ose tė asgjėsohet. Sipas tij, ėshtė e vėshtirė tė punohet nė kėsi kushtesh, kur nuk ke qėndrueshmėri tė energjisė elektrike.

Shkrimin e plotė mund ta lexoni nė numrin e sotshėm tė gazetės Express.
Gazeta expres
Llapjani_HH Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė