Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-11-14, 19:20   #62
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

Petro Luarasi
Skėnder Luarasi nė tempullin shilerian

Aktualiteti shilerian

Ndonėse dramat e Shilerit ’’Vajza e Orleansit’’ dhe “Don Karlos”, tė shqipėruara nga Skėnder Luarasi, u ndaluan pėr gjysėm shekulli, njė pjesė e inteligjencies shqiptare ėshtė njohur ndėr vite me subjektin dhe mesazhet e tyre, ndė mos nga literatura e huaj, nga realizimet kinematografike e teatrale. Drama ‘’Zhan D’ark’’ e Shilerit njihet nga filmi i famshėm ‘’Joan of Arc’’, i vitit 1948, ku Zhanėn e luan Ingrid Bergman apo nga filmi sensacional ‘’Jeanne d'Arc’’ (‘’The Messenger: The Story of Joan of Arc’’) tė vitit 1999 ku heroinėn e luan Milla Jovovich. Ndėrsa subjekti i dramės "Don Karlos" njihet edhe prej operės sė famshme tė Verdit qė ėshtė ndėr mė tė rėndėsishmet vepra tė repertorit operistik botėror. Ajo u shfaq nė muajin maj 2011, nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Operės dhe Baletit, nga regjisori Nikolin Gurakuqi, me skenograf Alfredo Troisin e dirigjim koral nga Dritan Lumshi. Krahas 200 artistėve, shumica tė huaj, spikati soprano shqiptare Sonila Baboēi, nė rolin e mbretreshės Elisabeta.

Shileri, flamurtar i lirisė dhe barazisė sė kombeve, ka shkruar pėr ‘'Vilhelm Telin'’ e Zvicrės dhe ‘'Don Karlosin'’ e Spanjės, pėr ‘’Zhan D’arkėn’’ e Francės dhe '’Maria Stjuartin'’ e Anglinė duke u ndarė nga jeta mbi dorėshkrimet e ‘’Demitriusit'’ tė Rusisė. Ndaj ai nderohet e studjohet jo vetėm nė Gjermani, por nė gjithė botėn e qytetėruar.
Himni i Evropės sė Bashkuar ėshtė dėshmi e vlerėsimit tė kombeve europiane ndaj veprės vigane tė poetit, dramaturgut e historianit Fridrih Shiler dhe mesazheve tė tij universal pėr vėllazėrimin dhe unitetin e kombeve. Tingujt e Himnit tė BE tė luajtur nga Orkestra Filharmonike e Kosovės pagėzuan shpalljen e Pavarėsisė. Studjuesi Zamir Zija Kėlliēi , shef i Arkivit Historik tė Teatrit tė Operas dhe Baletit, dėshmon qė vargjet e Shilerit
(dy strofa nga ‘’Ode gėzimit’’) janė kėnduar nga kori (koha e katėrt e Simfonisė IX tė Bethovenit) nė koncertin pėrkujtim tė 200-vjetorin tė lindjes sė kompozitorit gjenial.

“Ode gėzimit” e Shilerit

Gėzimi ėshtė i mrekullishėm,
Lindur ėshtė nė paradis,
N’pragun tėnd o i magjishėm,
Buron kėnga edhe nis

Se ato qė ndan ligėsia,
Ti sėrishmi i bashkon.
Vlerėsohet njerėzia
Flatra jote po pushon
( Dy strofat janė shqipėruar nga Robert Shvarc mė 1970)

Studimi dhe ribotimi i veprave tė Shilerit, inskenimet e shumta nė skenat evropiane e botėrore tregojnė se vepra dhe mesazhet e tij i mbijetojnė ndryshimit tė kohėrave. Ai nuk i pėrket vetėm tė shkuarės, por edhe tė tashmes dhe sė ardhmes, pėr sa kohė qė shoqėria progresive njerėzore mendon dhe lufton pėr liri, demokraci, identitet e dinjitet.

Petro Luarasi
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė