Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-10-11, 15:22   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Feja Islame !

Bashkėsia Islame e Kosovės


Bashkėsia Islame e Kosovės ėshtė institucion/bashkėsi i/e pavarur i/e myslimanėve tė Kosovės. Kjo bashkėsi ka pėr qėllim organizimin e jetės sė myslimanėve nė Kosovė nė bazė tė ligjeve islame, ku nėn pėrgjegjėsi tė vetė ka xhamitė e Kosovės dhe imamėt e kėtyre xhamive si dhe medresetė dhe fakultetin e shkencave Islame nė Kosovė.


Institucionet fetare-arsimore tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės

Medreseja e mesme “Alauddin” nė Prishtinė
Ka filluar punėn nė vitin 1951, nė kuadėr tė sė cilės veprojnė edhe disa paralele tė ndara fizike: ato tė djemve nė Prizren dhe nė Gjilan, dhe tė vajzave nė Prishtinė e Prizren. Medreseja me tė gjitha paralelet e ndara numėron afro 700 nxėnės. Qė prej themelimit tė saj, nė Medrese kanė diplomuar mbi 2.000 nxėnės. Medreseja pėr dekada tė tėra ka shėrbyer si institucioni i vetėm arsimor ku janė shkolluar kuadro nga tė gjitha viset shqiptare dhe nga Sanxhaku. Mėsimi qė nga themelimi ėshtė zhvilluar vetėm nė gjuhėn shqipe.
Medreseja si shkollė e mesme, njihet si ekuivalente nga tė gjitha universitete islame kudo nėpėr botė, si dhe nga Universitetet e tjera jo islame, nė vend dhe nė botė. Nga nxėnėsit e diplomuar nga kjo shkollė, sot ka doktorė shkencash, magjistra, punonjės tė ndryshėm shkencorė, teologė, mjekė, inxhinierė etj, tė shpėrndarė nė tė katėr anėt e botės.
Medreseja amė nė Prishtinė, ėshtė shkollė moderne, e pajisur me salla kompjuteri, kabinete tė gjuhėve tė huaja, sallė sportive, bibliotekė, nė tė cilėn ruhen manuskripte dhe dorėshkrime tė vjetra disa shekullore nga e kaluara jone islame dhe kombėtare. Medreseja ka po ashtu konviktin i cili mund tė strehojė 270 nxėnės, tė cilėt e shfrytėzojnė edhe mensėn pėr ushqim.
Nxėnėsit e Medresesė nxjerrin edhe fletushkėn e tyre “Nurul Kur’an-Drita e Kur’anit”. Gjatė luftės sė fundit nė Kosovė, 16 medresantė kanė rėnė dėshmorė nė fushėbetejė.
Deri mė sot Medreseja ka pasur kėta drejtorė:
Ahmet Mustafa
Bajram Agani
Muharrem Adili
Shemsi Salihu
Rashit Osmani
Sherif Ahmeti
Resul Rexhepi
Qazim Qazimi
Naim Tėrnava
Ekrem Simnica
Bahri Simnica


Fakulteti i Studimeve Islame
Duke parė nevojėn e madhe pėr shkollimin e kuadrove me kualifikim superior islam, Kuvendi i Bashkėsisė Islame tė Kosovės, pas pėrgatitjeve tė duhura tė ekspertėve tė fushave tė ndryshme, me vendim tė posaēėm Nr. 443/92 themeloi Fakultetin e Studimeve Islame nė Prishtinė, i cili filloi punėn nė dhjetor tė vitit 1992. Ligjėratėn e parė nga lėnda e Akaidit-apologjetikės islame e ka mbajtur doajeni i publicistikės islame nė Kosovė H. Sherif Ahmeti, i cili pėr tri vjet me radhė ligjėroi lėndėn e Akaidit.
Dekan i FSI-sė u zgjodh Dr. Rexhep Boja, prodekan Mr. Qemajl Morina kurse sekretar-Sabri Bajgora.
Nė vitin akademik 2005/06 pritet tė zgjidhen edhe drejtuesit e ri tė FSI-sė, meqenėse tash edhe kuadri profesional ėshtė begatuar me profesorė qė posedojnė tituj dhe grada shkencore.
Nė ditėt e fillimit, kuadri i FSI-sė natyrisht qė ishte modest me teologė tė paktė qė posedonin grada e tituj shkencorė. Kishte vetėm njė doktor shkencash dhe njė magjistėr dhe disa teologė tė tjerė tė aftė, tė cilėve nuk u mungonte dija, vullneti dhe entuziazmi pėr ta shpėnė pėrpara kėtė amanet tė madh. Dhe, me kalimin e viteve tė vėshtira tė mbijetesės, nėpėr tė cilat kaloi arsimi shqiptar si dhe krejt populli i Kosovės, edhe FSI-ja mbijetoi, madje dita–ditės duke e pasuruar kuadrin profesional, dhe nė vitin 2002 kur u festua 10 vjetori e rritės sė FSI-sė, ka 3 doktorė shkencash, nga Kosova, 1 doktor shkencash islame nga Maqedonia, 5 magjistra, dhe 6 ligjėrues - teologė, tė cilėt nė kėtė vit dhe nė vitin e ardhshėm pritet tė fitojnė titujt shkencorė nė metropolet e ndryshme islame si nė Kajro, Bejrut, Aman e Damask. Numri i gjithėmbarshėm i regjistruar i studentėve kalon 500, ndėrsa deri mė sot kanė diplomuar 140 studentė.
Studentėt vijnė nga tė gjitha trojet shqiptare, nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipėria dhe Lugina e Preshevės.
Studentėt e FSI-sė kanė Shoqatėn e tyre studentore, e cila merret me aktivitete tė ndryshme, duke organizuar shumė shpesh tribuna shkencore me profesorė tė FSI-sė dhe tė jashtėm. Studentėt e FSI-sė nxjerrin edhe njė revistė tė tyre “Zgjimi Islam”.
Nė kuadėr tė FSI-sė funksionon edhe biblioteka me disa qindra dorėshkrime tė vjetra dhe disa mija tituj fetarė, tė cilat vazhdimisht janė nė shėrbim tė ngritjes intelektuale tė studentėve. Fakulteti i Studimeve islame ėshtė garancia mė e mirė pėr njė tė ardhme mė tė ndritshme tė Islamit nė Kosovė dhe mė gjerė. Me aftėsitė e pėrfituara profesionale, tė diplomuarit nga FSI-ja mund tė kyēen nė tė gjitha mekanizmat fetare-profesionale, dhe administrativo-juridike nė kuadėr tė BI-sė. Prej studentėve tė diplomuar tani kemi edhe magjistra, tė cilėt mėsimet i vazhduan nė Damask, Kajro, Prishtinė etj.


Objektet fetare tė Bashkėsisė Islame tė Kosovės

Kosova gjendet nė njė hapėsirė gjeografike ku u gėrshetuan kultura tė ndryshme gjatė historisė. Secili popull qė kaloi kėtej pari la edhe gjurmėt e veta, por pa dyshim, gjurmėt mė tė mėdha nė kėto hapėsira i kanė lėnė osmanlinjtė, tė cilėt ndėrtuan xhamia, mektebe, imarete, ura guri e monumente tė tjera. Prej xhamive tė vjetra qė kanė karakter monumental nė Kosovės kemi disa sish. Po i pėrmendim vetėm ato mė kryesoret:
Xhamia “Sulltan Murat”-(Xhamia e Ēarshisė) (1440),
Xhamia “Sulltan Mehmet Fatih” (1461),
Xhamia “Ramadanije” (1470),
Xhamia “Jashar Pasha” (1830),
Xhamia “Pirinaz” (1470),
"Tyrbeja e Sulltan Muratit",
"Sahat Kulla" nė komunėn e Prishtinės';
Xhamia e "Ēarshisw Bajrakli" (1471),
Xhamia "Gjylfatyn" (1497),
Xhamia e "Defterdarit" (1570),
Xhamia "Kurshumli" (1577),
Xhamia e "Hamamit" (1587)
"Hamami i Xhaxhi Beut" (1587) nė Pejė;
Xhamia e “Sinan Pashės” (1615),
Xhamia e “Gazi Mehmet Pashės” (1549),
Xhamia e “Suzi Efendiut” (1512)
Xhamia e “Iljaz Kukės” (1534) nė Prizren;
Xhamia e “Hadumit” (1595)
Xhamia e “Hasan Agės” nė Rogovės tė Hasit (1580), nė komunėn e Gjakovės;
Xhamia “Gazi Ali Beg” (1410)
Xhamia “Karamanli” (1675) nė Vushtrri;
Xhamia “Gazi Isa Beg” (1465)
Xhamia “Mazhiqit” (1468) nė Mitrovicė;
Xhamia “Atik” (1609)
Xhamia nė fshatin Miresh (ish Dobėrēan) (1526) nė komunėn e Gjilanit, e cila gjatė luftės sė fundit u dogj me themel, dhe shumė xhami tė tjera nėpėr komuna tė ndryshme tė Kosovės, tė cilat kanė vlera monumentale dhe janė tė ndėrtuara nė shekujt XV, XVI, XVII e mė vonė.
Namaz-xhahu ne Prizren eshte nder objektet me te lashta te proveniences muslimane ne Kosove, i ndertuar menjehere pas Betejes se Kosoves, per nevojat e personelit ushtarak dhe civile te ushtrise osmane. I kesaj lastesie eshte edhe Xhuma-Xhamia ne Prizren, aktualisht e konvertuar dhunshem ne Kishe ortodokse. Kete e deshmon tabela ku shenon viti 1410. Per fat te keq, historiografia serbe dhe ajo laike antiislame e heshtin kete fakt.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė