Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-10-07, 21:39   #2
sunshine
 
Avatari i sunshine
 
Anėtarėsuar: 29-11-06
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 330
sunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashursunshine i dashur
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek sunshine
Gabim Titulli: "Ndėrkombėtarėt po pėrgatisin farsėn e njė autonomie tė zgjeruar pėr Kosovėn

Si e shihni ju njė koalicion mes PDK-sė dhe LDK-sė?
Zgjedhjet po organizohen pikėrisht pėr tė bėrė njė koalicion tė tillė tė fuqishėm qeveritar, sepse pėrveē se e kanė Grupin Negociator, janė tė interesuar pėr njė qeveri tė fortė qė do tė ketė mė shumė legjitimitet formal pėr tė nėnshkruar marrėveshjen e ardhshme me Serbinė. Nuk janė tė kėnaqur me koalicionin aktual pėr shkak se po tė dojė LDD-ja e Nexhat Dacit, do tė mund t‘ia hiqte votėbesimin qeverisė sė tanishme, dhe nuk janė tė kėnaqur me Agim Ēekun, pasi qė ai nuk ėshtė i fuqishėm nė partinė e tij nė AAK, ku realisht ėshtė vetėm njė anėtar i thjeshtė. Prandaj e duan njė koalicion LDK-PDK. Pėr t‘i ndihmuar kėsaj ėshtė edhe dėshira e zjarrtė e Hashim Thaēit, qė me ēdo kusht tė bėhet Kryeministėr dhe ai e ka kėtė dėshirė tė kahmotshme, me gjasė sepse kur ishte Kryeministėr nė qeverinė e pėrkohshme tė Kosovės nė vitin 1999, qėndroi shumė shkurt dhe siē thotė populli, i ka mbetur ėmbėl puna e Kryeministrit. Por faktorėt e ndryshėm ndėrkombėtarė do t‘ia shfrytėzojnė kėtė dėshirė tė zjarrtė tė Hashim Thaēit pėr tė marrė garancinė qė ai do tė jetė bashkėpunues nė negociatat e mėtutjeshme me Serbinė e qė do tė duhet tė kurorėzohen me njė marrėveshje me tė. Prandaj nuk mundet Hashim Thaēi edhe tė bėhet Kryeministėr edhe tė refuzojė marrėveshjen me Serbinė. Kėto tė dyja shkojnė nė paketė: kanė shkuar nė paketė nė kohėn e Rambujesė, kur Thaēi e ka pranuar autonominė e Kosovės nėn Serbi dhe ēmilitarizimin e UĒK-sė dhe atėherė e bėnė Kryeministėr, do tė shkojnė nė paketė edhe tash. Kėshtu qė tani po e pėrsėrisin tė njėjtin model: kur ėshtė bėrė njėherė suksesshėm (pėr ta) pse tė mos e provojnė prapė? Ndėrkohė, ėshtė Hashim Thaēi ai qė po ua plotėson dėshirat faktorėve ndėrkombėtarė, ndėrkaq ata po ja menaxhojnė atij dėshirėn duke ia lėnė tė paplotėsuar. Nuk duhet tė harrohet edhe ky fakt se qendra e numėrimit tė votave nė Prishtinė do tė jetė nė duart e ndėrkombėtareve dhe ajo do tė jetė kuzhina ku do tė gatuhet koalicioni i ardhshėm.

A e akuzoni ju Thaēin dhe liderė tė tjerė pėr faktin qė ju sot jeni njė i burgosur politik?
Po, kėta janė bashkėpjesėmarrės nė burgosjen time, nė vazhdimin e izolimit tim, pėr faktin se kėta nuk duan tė kenė asnjė zė tė vėrtetė opozitar nė Kosovė dhe nuk duan qė tė jetė dikush qė t‘i demaskojė tė gjitha mashtrimet, vjedhjet dhe gėnjeshtrat e vazhdueshme tė tyre. Prandaj, bashkė me kreun e UNMIK-ut, edhe grupi negociator ka qenė drejtpėrdrejt i angazhuar nė izolimin tim, por edhe nė sulme tė vazhdueshme kundėr Lėvizjes VETĖVENDOSJE. Kėta po tė ishin tė sigurt se do tė bėhej pavarėsia ashtu siē gėnjejnė, do tė mė lironin mua qė tė mė turpėronin para publikut. Por kėta e dinė shumė mirė se koncepti i Lėvizjes VETĖVENDOSJE ėshtė i vėrtetė dhe i drejtė, se qė tė gjitha analizat tona dolėn tė sakta, prandaj nuk duan qė unė tė kem kontakt me popullin dhe tė kontribuoj nė organizimin e tij kundėr tyre. Pėr njė vit e gjysmė nė Lėvizjen VETĖVENDOSJE unė i kam pasur rreth 150 tubime nėpėr fshatrat dhe qytetet e Kosovės. Dhe kjo ka qenė njė armė shumė fuqishme e imja. Ata e kanė hetuar njė gjė tė tillė, dhe njė ndėr arsyet kryesore pse mė mbajnė tė izoluar ėshtė pikėrisht kjo: tė mė ndajnė nga qytetarėt, meqė kėta vetė janė ndarė nga qytetarėt, janė shkėputur. Unė nuk jam shkėputur asnjėherė prej qytetarėve dhe tani nėpėrmjet mekanizmave tė tyre gjyqėsore e policore duan ta bėjnė kėtė.



Ēfarė do tė bėjė Lėvizja VETĖVENDOSJE mė 10 dhjetor?
Lėvizja VETĖVENDOSJE ėshtė shumė e fokusuar nė fushatėn kundėr zgjedhjeve, kundėr kėsaj farse zgjedhore. Ne themi: Zgjedh pėrnjėmend! Pra, mos voto! Ne kėrkojmė referendum pėr liri e jo votime pėr parti. Kjo qė bėjmė tash ėshtė mė e rėndėsishme se ēfarėdolloj demonstrate. Sepse nėse dalin 40% tė njerėzve, kėta do tė gėnjejnė, do tė thonė se dolėn 52% a 53%, mirėpo nėse ne do tė mundemi ta mbajmė nėn Ā¼, atėherė nuk do tė mund tė gėnjejnė aq shumė.

Sondazhet parashikojnė se do tė ketė rritje tė pjesėmarrjes nė votime, krahasuar me zgjedhjet e kaluara...
Sondazhet parashikojnė kėshtu nė mėnyrė qė ta shkaktojnė rritjen. Sondazhet qė po bėhen janė kryekėput tė porositura. Qė nga zgjedhjet e para, numri i votuesve ėshtė nė rėnie. Tash ka arsye si asnjėherė mė parė qė rėnia tė jetė jo vetėm e vazhdueshme, por edhe drastike.

Janė paralajmėruar disa protesta pėr 10 dhjetorin. A do tė protestoni ju?
Qė ne do tė protestojmė e do tė demonstrojmė sė shpejti, kjo ėshtė e sigurt, mirėpo nuk duam ta lidhim me datėn 10 dhjetor, pasi kjo do tė thoshte se ne kemi ca iluzione pėr atė datė. Pra, thua se ne pritėm deri nė kėtė datė, nuk u bė e atėherė po protestojmė. Ne e dimė se s‘ka asgjė mė 10 dhjetor. Tjetra ėshtė se treshja ndėrkombėtare qė po udhėheq procesin, para se t‘i skadojė afati kėsaj gėnjeshtre pėr 120 ditė negociata shtesė do ta shpikė njė gėnjeshtėr tė re, nė mėnyrė qė populli tė mos befasohet mė 11 dhjetor. Pra, nė stilin, njė konferencė e madhe ndėrkombėtare nė shkurt apo mars tė vitit tė ardhshėm, apo njė konferencė e madhe e donatorėve, natyrisht nėse jemi tė durueshėm edhe pak, do t‘i paraprijė datės dhjetė dhjetor. Gjėra tė tilla do tė thonė. Kėta nuk e lejojnė qė t‘i skadojė afati gėnjeshtrės sė vjetėr pa e shpikur gėnjeshtrėn e re.

Vetė Presidenti Bush ka thėnė nė Tiranė se njė ditė do them mjaft ėshtė mjaft, Kosova ėshtė e pavarur. Nuk e besoni ju kėtė?
Duhet t‘i dallojmė gjėrat. Kur Shtetet e Bashkuara thonė pavarėsi, ato mendojnė nė pakon e Ahtisarit, qė nuk ėshtė pavarėsi. E dyta, kur Bushi thotė se do tė vijė dita tė thuhet mjaft ėshtė mjaft, ai megjithatė nuk po jep kurrfarė afati pėr kėtė, pra s‘po thotė se kur do tė ngjajė ajo ‘mjaft ėshtė mjaft‘. Dhe e treta, nuk duhet tė harrojmė se Bushi e ka gėnjyer disa herė popullin amerikan, andaj s‘duhet tė befasohemi nėse e gėnjen njėherė atė shqiptar.

30.10.2007
__________________
E gjithė Bota mundohet tė na tregojė se nuk ka Pavarėsi pėr Kosovėn, por ka vetėm Bashkim Kombėtar, por ne nuk jemi duke i kuptuar!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 30-10-07 nė 22:59
sunshine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė