Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-05-12, 18:44   #84
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rekomando nje liber





Pėr luftėn e 2001-shit nė Maqedoni ėshtė folur e shkruar nė mėnyra tė ndryshme. Nė kėtė libėr nuk ėshtė synim analiza e luftės, e as ndonjė qasje tjetėr e karakterit studimor historik tė asaj ngjarjeje. Nė tė vėrtetė ky libėr qėmton pėrciptazi disa nga ato aspekte, por do tė thosha nga njė qasje mė sublime, duke i vėnė nė epiqendėr tė vėmendjes pikėrisht ata qė dhanė mė tė shtrenjtėn. Pra ky libėr ėshtė njė pėrpjekje modeste pėr tė mos i lėnė nė harresė dėshmorėt shqiptarė nė luftėn e fundit nė Maqedoni dhe pėr tė treguar sadopak biografinė e tyre. Ndofta pėrmes asaj biografie tė shkurtėr, do tė arrihet deri-diku tė hidhet dritė mbi shkaqet, shtytjet dhe motivet e tyre pėr t’i rrokur armėt dhe pėr t’u pėrballur me rreziqe tė mėdha qė u kushtoi me privim nga jeta. Megjithėse ky libėr ėshtė kryekėput biografi e dėshmorėve, prapėseprapė e rendit do tė ishte tė ceken disa fjalė pėr luftėn e 2001-shit, fjalė kėto qė do tė ndihmojnė pėr tė hyrė nė biografinė e dėshmorėve me njohuri bazė pėr rrethanat qė u krijuan pėrpara se ata tė pėrcaktoheshin pėr ta jetėsuar idealin e tyre kombėtar.

Ishin katėr faktorė qė kushtėzuan pashmangshmėrinė e kėsaj lufte: 1) Kokėfortėsia e ashpėr e pushtetit maqedonas pėr tė mos i pėrfillur kėrkesat legjitime tė shqiptarėve, nėnēmimi i shqiptarėve nė tė gjitha sferat, pėrpjekjet perfide pėr margjinalizimin e tyre, inskenimi dhe improvizimi i situatave ku shqiptarėt viheshin tė mbėshtetur pėr muri, diskriminimi dhe dhuna sistematike ndaj tyre. Rasti i Gostivarit, Bit Pazarit, Radolishtės, Reēicės sė Vogėl etj, miratimi i kushtetutės maqedonase pa i pėrfillur fare shqiptarėt, nėnshkrimi i marrėveshjes nė mes kryetarit maqedonas Boris Trajkovskit dhe kryetarit serb Vojisllav Koshtunica pėr kufirin nė mes Maqedonisė dhe Kosovės, pastaj vrasja e tė riut Muzafer Xhaferit mė 16 shkurt 2001 (qė konsiderohet si datė e fillimit tė konfliktit tė armatosur) 2) Servilizmi, vasaliteti dhe poltronizmi i partive politike shqiptare, tė cilat nė parashtrimin e kėrkesave tė popullit ishin mjaft qyqare. Pėr t’i ruajtur kolltukėt e tyre asnjėherė nuk u kėrcėnuan seriozisht me lėshimin e qeverisė e parlamentit, nuk organizuan protesta, greva e demonstrata paqėsore, si forma legjitime tė presionit demokratik. Elektoratit para zgjedhjeve i premtonin shumė, kurse pas tyre merreshin ekskluzivisht me interesat e ngushta partiake. Me tė drejtė ish-komandant Askeri, ushtari mė i vjetėr i UĒK-re, plaku 73 vjeēar Ramazan Bajrami nė intervistėn dhėnė Lobit mė 15 prill 2002, nr. 61 ka deklaruar: ‘Hiē pa luftė do tė kishim fituar sikur partitė shqiptare ta kishin bėrė punėn e tyre’, e jo tė merrnin guximin tė thonė pėr luftėtarėt e UĒK-re: “Qeni i keq e sjell ujkun nė torishtė” 3) Neglizhenca e faktorit ndėrkombėtar karshi trysnisė pasive politike, injorimi i kėrkesave tė shqiptarėve, mosreagimi i faktorėve vendimmarrės botėror ndaj faktit se shqiptarėve nė Maqedoni, pushteti i ashtuquajtur demokratik ua hoqi edhe tė drejtat qė dikur i gėzonin edhe nė komunizėm 4) Vullneti, elani dhe atdhetarizmi i madh i disa luftėtarėve trima, tė cilėt nuk i lejuan pushtetit maqedonas ta kalojė vijėn e kuqe tė pėrdhosjes dhe nėpėrkėmbjes sė skajshme tė nderit kombėtar shqiptar. Falė shpirtit tė tyre tė madh, pala maqedonase u detyrua tė ulet nė tryezėn e bisedimeve, ta pranojė atė qė as nuk e imagjinonte dhe tė nėnshkruajė njė dokument me garanci ndėrkombėtare.

Me fjalė tjera shkurt, punohej intensivisht nė drejtim tė eskalimit tė situatės. Me gjasė dikujt mund t’i ketė konvenuar lufta, gjė qė u vėrtetua pas daljes sė zėrave nga kreu qeveritar dhe Akademia Maqedonase e Shkencave pėr ndarjen e Maqedonisė. Hyrja e UĒK-re nė rrethinat e Shkupit, nė Haraēinė nė verėn e vitit 2001 simbolizonte njė kundėrshtim tė ēdo oferte pėr ndarjen e Maqedonisė. Zaten kėtė pozicion tė UĒK-re e qartėson edhe komunikata e 31 majit dhe 7 qershorit.
Njė nga bazat kryesore tė Deklaratės sė Prizrenit nė maj tė 2001, qė shėnoi edhe bashkėpunimin e partive politike shqiptare me UĒK-re ishte se ‘nuk mund tė pranohej njė zgjidhje e problemit nė bazė territorial etnike dhe se ēdo pėrpjekje pėr tė arritur njė ndarje etnike tė territorit, do tė dėmtonte qytetarėt e Maqedonisė dhe do tė kėrcėnonte paqen nė rajon.

Lufta e 2001-shit, nuk ishte luftė ndėretnike mes popullit shqiptar dhe maqedonas, por nė mes pushtetit maqedonas dhe njė pjese tė revoltuar shqiptarėsh, qė vendosėn t’i pėrgjigjen zjarrit me zjarr. Pra fillimisht provokuan forcat policore maqedonase, pastaj ato hasėn nė rezistencė tė armatosur gjer nė eskalim tė gjendjes. Ishte kjo luftė skajshmėrisht e pabarabartė me pushtetin, i cili nuk respektonte as armėpushimet dhe as konventat ndėrkombėtare tė luftės, duke shkelur kėshtu edhe tė drejtat elementare njerėzore.

Dita-ditės lufta merrte kahe serioze dhe pėrmasa alarmante, ku mė sė shumti pėsonte popullata civile shqiptare e pambrojtur. Rrjedhimisht ndodhėn edhe shumė raste tragjike e rrėqethėse, qė alarmuan faktorin ndėrkombėtar, i cili ‘e ka zor’ tė reagojė pa parė gjenocid ose masakėr mbi fėmijė, gra e pleq (siē ishin Srebrenica, Vukovari, Reēaku, Luboteni, Sllupēani etj). Kėshtu ofensiva maqedonase nė fund tė qershorit 2001 pėr ta rimarrė Haraēinėn, i ndėrlikoi marrėdhėniet ndėrmjet qeverisė dhe publikut tė saj, duke ulur vlerėn e udhėheqėsve maqedonas nė sytė e ndėrmjetėsuesve ndėrkombėtarė (,sepse sulmi u ndėrmor thuajse menjėherė pas qėndrimit tė shefit tė politikės sė jashtme tė BE nė Shkup Havier Solanės). Pas dėshtimit tė qeverisė pėr ta arritur fitoren e premtuar me forcė ushtarake, opinioni u zemėrua dhe e shprehu kėtė me protesta antiqeveritare dhe antiperėndimore. Mė nė fund ishte komuniteti ndėrkombėtar ai, i cili u detyrua t’ia shpėtojė imazhin qeverisė maqedonase, duke i bindur luftėtarėt e UĒK-re pėr t’u tėrhequr nga Haraēina. Pra palės maqedonase iu imponua Marrėveshja e Ohrit, me tė cilėn komuniteti ndėrkombėtar deshi t’i vė fundin luftės sė 2001-shit. Nė kėtė mėnyrė, nė saje tė gjakut tė dėshmorėve, tė luftės sė luftėtarėve tė UĒK-re dhe trysnisė ndėrkombėtare, pala maqedonase pranoi qė tė avancohet statusi politik i shqiptarėve nė Maqedoni.
Me anė tė kėtij libri duam qė simbolikisht t’u dalim hakut, atyre qė dhanė jetėn pėr kėtė qė u arrit nė Maqedoni. Besoj se ia kam arritur qė tė pasqyroj nė mėnyrė dinjitoze flijimet mė sublime tė trimave tė UĒK-re. Lavdi u qoftė!

Nga autori
Mr. Minir Ademi
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė