Tema: Aknet
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-02-08, 17:10   #2
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aknet

Ceshtje te dietes dhe kozmetikes

Nese stresi dhe hormonet jane shkaktaret kryesore, eshte gjithashtu e vertete qe ekzistojne te tjere faktore qe nxisin shfaqjen e pucrave tek lekurat e moshes se pjekur. Si perdorimi i disa loj ilaceve, tip kortizoni, qe dobeson sistemin imunitar dhe lehteson perhapjen e baktereve qe infektojne poret. Apo ndotja: smogu dhe pluhurat e pranishem ne ajer mund te bllokojne poret duke e ndaluar keshtu yndyren te dale te siperfaqe te lekures. Ka raste te tjera qe shkaku duhet kerkuar tek ushqimi. Dhe kjo nuk ka te beje me sallamin apo cokollaten sic besohet. Problemi mund te jete thjesht nje intolerance ushqimore. Dhe ne fund, edhe produktet kozmetike te gabuara per llojin e lekures mund te shkaktojne probleme. Pastruesit teper te forte eleminojne shtresen e siperme, qe mbron lekuren, duke e veneate perpara kushtit per "t'u mbrojtur", kur ajo prodhon me teper yndyre. Por edhe kremrat teper te pasura mund te shkaktojne deme, duke bllokuar poret, qe pastaj infektohen.

Pucrat apo rudhat?

Problemi i zgjedhjes se kozmetikeve te pershtatshem eshte ndoshta edhe me i veshtire ne rastin e lekures se moshave madhore qe kane probleme me aknet. Duket ne fakt e veshtire te arrijme te bejme bashke perdorimin e produkteve specifike, ne menyre qe te normalizojme sasine e yndyres ne lekure, me trajtimet kunder moshes, te cilat jane me te pasura. Por ceshtja duket me e lehte nga sa ngjan. Objektivi i produkteve kozmetike te lekurave miste apo te yndyrshme, nuk eshte "te thajne", por te rregullojne sekretimin e yndyres dhe te arrijne nje hidratim te vertete dhe normal te lekures. Produktet e reja kunder pucrave jane shume me pak agresive se ato te dikurshmet, nuk kane nje veprim te forte anti-estetik si ne te shkuaren. Nje kompromis i duhur do te ishte te zgjidhje produktet qe ne baze te tyre kane alfahidroziaket, si acidi glikoloik, retinoik, citrik, te gjitha me aksion te dyfishte. Nga njera ane, rinovojne shtresen me siperfaqesore te epidermes, "hapin" poret; nga ana tjeter kane perberes hidratante dhe antirrudhe. Ata perdoren ne rastet e lekures te prirur per t'u mbushur me akne. Ne Shtetet e Bashkuara acidi glikolik perdoret deri edhe per te kuruar aknet klasike.

Pastrues delikate

Ne rastet e lekures se papaster, eshte i persosur "peeling"-u me acid glikolik. Ne radhe te pare pastron lekuren ne thellesi dhe per me teper, u lejon trajtimeve te aplikuara me pas te veprojne me mire. Persa u takon trajtimeve, qe behen vete ne shtepi dhe jo ne klinikat apo sallonet e bukurise, duhet pasur parasysh qe te mos perdoren kurre pastrues agresive, edhe pse mund te japin ndjesine qe "pastrojne" lekuren. Me mire eshte te zgjidhen sapune - jo sapune, shkuma delikate dhe qumesht pastrues qe nuk e heqin krejtesisht filmin mbrojtes te siperfaqes se lekures. Nese "make-up"-i i te shkuares mund te jepte ndonje problem, sot situata ka ndryshuar. Sepse pika e forte e ketyre produkteve ne ditet e sotme nuk eshte me trukimi por menyra sesi hiqet ky truk: ne fund te dites eshte e detyrueshme te eleminosh cdo mbetje te grimit, per te evituar qe te infektoje poret. Po scrub-i? Duhet te jete i lehte, dhe te mos behet me teper se nje here ne jave. Per te thithur yndyren e tepert, ideale jane locionet, picetat e posacme qe permbajne pastrues dhe krempudra me efekt matifant. Funksionon si te ishte puder talk qe perthith yndyren.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė