Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-10-12, 02:50   #168
sheqerja
 
Anėtarėsuar: 27-08-12
Postime: 39
sheqerja i dashursheqerja i dashursheqerja i dashursheqerja i dashur
Gabim Re: Ditari i ndjenjave....!

Sonte paskam nevoje te madhe te qaj, shpirti mu paska mbush buzė mė buzė e zemra, zemra nuk po e mban dot dhimbjen mbrenda e ka fillu tė pikojė gjak. As syri nuk po i mban dot lotėt. Nuk e di pse po paskam sonte shum trishtim? Dje isha si sorkadhe lėvizja kudo, kėrceja e vallėzoja nga gėzimet qė mė falte jeta, sonte mė paska kaplu heshtja, e nata me qetėsinė e pafundme mė sillka vetėm trishtim. Njė zė i ēuditshėm po mė flet, ėshtė i mbushur me ngashėrima, po e ndėgjoj me vėmendje. Kishte dhimbje e rėnkonte, sa frigė kish tė pranonte mallin. Nuk donte tė pranonte minutat qė e ndanin nga njerėzit qė i donte e i kishte nė zemėr. Qante, lėngonte, ėndėrronte pėr diēka tė njohur, qė e kish sa afėr aq edhe larg, nuk pajtohej tė mendonte pėr diēka tė re, nuk e imagjinonte qė nesėr do tė duhej tė zgjohej prap me tė njėjtėn dhimbje malli. Imagjinonte ti kthehej jeta e vjetėr. Pastaj i mbyllte sytė, i hapte pėrsėri dhe prap lotonte

Nuk e merrja dot me mend se mund tė egzistonte njė dhimbje kaq e madhe, nuk mė kishin dėgjuar veshėt kurr njė zė qė tė lėngonte aq fort.
Sa u ēudita kur kuptova se ajo dhimbje i ngjante pikė e presje dhimbjes sime, edhe zėri ishte sikur i imi.
Si ka mundėsi, si ka mundėsi njė ngjashmėri kaq e madhe?
Po dėgjoja zėrin, e asnjė ftyrė nuk shifja, as lotėt nuk po ja shifja!
Vura duart tek sytė e mi, kisha lot, paskam qarė thash me zė, e ēuditėrisht zėri ishte i njėjtė me atė qė mė tregoi dhimbjen e vet.
Nuk e kisha menduar kurr qė zėri qė mė foli ishte i imi. U struka tek vetja ime dhe qava, kuptova qė mė kishte folė vetė shpirti im pėr dhimbjen qė mbante. Nuk e kisha ditur deri nė atė moment se sa e rėndė qenka pesha e dhimbjes qė mbaj nė shpirt. E shpirti, shpirti asnjėherė smė ka fol gjer mė tani, po si duket sonte qenka mbush plot e donte tė shpėrthente. Paskam dhimbjen e pafund, shpirti sonte nuk po u zbrazka me asgjė, nuk po e gjen qetėsinė, as nuk po e imagjinon lumturinė, sonte paska nevojė vetėm tė derdhi lotė!
__________________
As ata qe e duan te verteten, e as ata qe e duan te bukuren, nuk mund te mirren me politike, sepse ajo nuk mirret as me te verteten e as me te bukuren.
sheqerja Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė