Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-08-09, 19:10   #12
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Kenget per Lidhjen Shqiptare shprehin vecorite dhe idete e reja te kesaj epoke: formimin e ndergjegjes kombetare te popullit shqiptar, karakterin e pergjithshem mbareshqiptar te luftes se Lidhjes, idene e saj te madhe te bashkimit kombetar te te gjithe shqiptareve pa dallim feje e krahine. U krijuan atehere shume kenge per ngjarjet dhe per personazhet aktive te tyre, te pasuruara me nje numer risish ideo-estetike. Mund te permendet, nder te tjera, perfshirja ne kryengritje e pothuajse te gjitha mjediseve shqiptare, me vetedijen e plote se luftohej per te mbrojtur interesat e larte te popullit e te atdheut. Ne kenget popullore theksohet se ne kete lufte "ngrihet ne kembe e tane shqiptaria", "se jena nis m'u ba milet (komb)" etj. Gjeresine e luftes se Lidhjes dhe vecanerisht pjesemarrjen ne Kuvendin e Gjirokastres (1880) te perfaqesuesve te te gjitha viseve shqiptare te Veriut e te Jugut, poeti popullor e jep ne keto vargje: "****elesh e Gegeri, / c'u mblodhen ne Egjeri".
U krijuan cikle kengesh per ngjarjet sa historike, aq edhe dramatike, qe ndodhen ne vitet 1878 deri me 1881. Te tilla ishin, midis te tjerash, kenget per mbrojtjen e Plaves e te Gucise, te Hotit, te Grudes e te Ulqinit. Ne te gjitha keto beteja shpertheu bindshem forca e qendreses se vendosur shqiptare, nje solidaritet i papare, qe shprehte unitetin kombetar. Kudo shfaqet heroizmi masiv, por vecohen nga kenget edhe trimat e paepur, si Zhuj Selmani e Jakup Feri, Sadik Hamza e cel Shabani etj.: "Te bjen dielli e praron hana, / Zhuj Selman nuk ban ma nana"; "Jakup Feri, zok sokolit, / Met shehit ne ball' t'llogorit".
Ne te njejten kohe, edhe ndaj pushtuesve osmane u mbajt i njejti qendrim sfidues me arme ne dore. Nen udheheqjen e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit shperthyen kudo kryengritje te armatosura, qendresa u be masive. Vrasja e mareshalit turk, Mehmet Ali pashe Maxharit ne Gjakove ne shtator te vitit 1878, paralajmeroi qe populli shqiptar ishte i vendosur per te ecur ne rrugen drejt lirise.
Ne kenget kushtuar betejave historike te shqiptareve ne Kosove kunder ushtrive te Dervish Pashes, pasqyrohet heroizmi dhe guximi i luftetareve popullore kosovare qe u mberthyen "fyt me fyt me armikun", qe nuk u prapsen para ushtrive osmane edhe pse merrnin nga "shtate plumba per shtat", qe qendronin krenare edhe kur e kishin litarin ne gryke si Sef Kosharja: "Sef Kosharja, trim i fisit, / Hije t'paska maja e lisit. / Hije m'ka, o djemt e mi, / Kam dhane jeten per Shqipni".
Spikasin ne kenget historike per kete periudhe personazhe me karakteristika vetjake, por me rrezatim te gjere kombetar, si Abdyl Frasheri, Ymer Prizreni, Mic Sokoli, Sef Kosharja, Ali Ibra, cun Delia etj.: "Mic Sokoli ban me dore: / -Besa, shok', nuk muj me fole, / Se m'ka ra do gjak ne goje, / Se m'ka ra do gjak ne bark, / Shtat' martina i kam ne shtat".
Ndonese Lidhja Shqiptare e Prizrenit u thye ushtarakisht, veprimtarite dhe idete e saj ngjallen e ruajten deshiren dhe shpresen e popullit shqiptar per autonomi e per pavaresi. Ato u bene shtyse e fuqishme per vazhdimesine e perpjekjeve te pareshtura, deri ne arritjen e shpalljes se Pavaresise.
Ne kenge te ndryshme pasqyrohen njera pas tjetres ngjarjet e zhvilluara ne Diber (1881) kunder qeveritareve turq, kryengritja e malesoreve te Shkodres (1883), ajo e Kosoves me Sulejman Vokshin e Ali Ibren ne krye kunder Vesel Pashes (1885), luftimet e Dibres kunder Menduh Pashes (1884), Lidhja e Pejes, luftimet e kosovareve kunder cekrez Pashes, perleshjet e shpatarakeve me forcat turke, luftimet e zhvilluara kunder trupave te Shemsi Pashes ne Kosove (1903-1904), kryengritja e Kurbinit dhe e Krujes (1906-1907) etj.
Kenget historike pas Lidhjes se Prizrenit deri ne shpalljen e Pavaresise percjellin frymen liridashese te popullit shqiptar, qe gjithmone u gjend ne luftera me karakter mbrojtes e clirimtar. Nje gje e tille shihet ne rend kronologjik te kenget qe pasqyrojne ngritjen e cetave te para kombetare dhe veprimet e tyre te armatosura (1906-1908). Aksionet e tyre konceptohen nga kengetare popullore si pjese e luftes se pergjithshme per clirim kombetar: "Lule cerciz Topulli, / Vulose per Shqiperi".
Kenga historike pasqyron gjithashtu artistikisht kryengritjet e gjera kunderosmane ne vitet 1910-1912. Jane kenduar kryengritjet dhe lufterat e popullit shqiptar kunder ekspeditave famekeqe turke te kryesuara nga Shemsi Pasha e vecanerisht nga Shefqet Turgut pasha. Krahas mizorise se pushtuesit, ne kenget e ndryshme spikat heroizmi i luftetareve ne Kacanik, Carraleve, Boletin, ngado ne Kosove, ne Malesi te Madhe, ne Zadrime, ne Mirdite, ne Himare etj. Dalin me madheshtine e tyre figurat e udheheqesve popullore, si Idriz Seferi, Dede Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri etj., por edhe dhjetera e qindra luftetare te tjere ne sherbim te lirise.
Shpallja e Pavaresise se Shqiperise me 28 Nentor te vitit 1912, si nje kurorezim i gjithe epokes se Rilindjes, gjeti gjithashtu pasqyrim ne kenget popullore. Cikli i kengeve per Shpalljen e Pavaresise shpreh fuqishem vendosmerine e perfaqesuesve te popullit shqiptar te mbledhur ne Kuvendin e Vlores per te hedhur poshte zgjedhen osmane, per te permbushur aspiraten shekullore te popullit, per ta bere Shqiperine te lire e te pavarur. Perfaqesuesit e te gjitha krahinave shqiptare, me Ismail Qemalin ne krye, shpallin hapur deshiren dhe vullnetin e kombit shqiptar per te qene i pavarur: "Nuk ka vent ketu Turqia, / Ja te vdesim, ja te rrojme, / esht' e jona Shqiperia!"
Krahas kengeve te epikes historike, periudhen e Rilindjes sone Kombetare e pasqyrojne edhe kenget e quajtura te nizamit. Keto kenge perbejne nje lloj te vecante folklorik, te krijuar pikerisht gjate periudhes se Rilindjes Kombetare. Ato jane shprehje e perjetimit, e qendreses dhe e reagimit popullor ndaj zbatimit te njerit prej ligjeve te Tanzimatit, sic ishte organizimi i ushtrise osmane nepermjet rekrutimit te detyrueshem e te pergjithshem. Me zbatimin e dhunshem te ketij ligji nga viset shqiptare largohej ajka e popullsise, brezi i ri. Nje gje e tille krijonte shqetesime, vuajtje ne planin individual e familjar, por njekohesisht kjo perbente dhe nje plage kombetare.
Kenget e nizameve, me vlera te spikatura artistike, shprehin me nota elegjiake vuajtjet e rekruteve, mallin e tyre per te afermit dhe per atdheun. Ne menyre te vecante keto kenge shprehin edhe qendresen popullore kunder Turqise ne rrafsh kombetar. Duke iu kundervene nizamise, duke mos e pranuar dhe duke e kundershtuar ate, populli ne krijimet e veta shprehte besimin se do te shmangej largimi nga vendi i forcave te verteta qe mund te sillnin clirimin e Shqiperise. Prandaj, nuk eshte e rastit qe ne shumicen e ketyre kengeve kemi fillesen me vargje te tilla: "Ju nizamt e shqiptarise".
Ajo pjese e folklorit shqiptar, e cila me drejtperdrejt shpreh e pasqyron periudhen e Rilindjes Kombetare Shqiptare, jo vetem perben nje thesar te vertete te trashegimise kulturore te kombit shqiptar, por sjell edhe ndihmesen e vet ne ndricimin e historise shqiptare te asaj periudhe.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė