Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-08-09, 19:11   #13
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

2. LETERSIA DHE ARTET

Artet figurative
Ne gjysmen e dyte te shek. XIX doli nje plejade e tere piktoresh, shumica e te cileve, te perfshire ne levizjen per clirimin kombetar, filloi te trajtonte temat e reja qe i diktonte koha. Edhe kur u rikthyen ndonjehere, per arsye ekonomike, ne tematiken kishtare, krijimet e tyre ishin larg misticizmit kristian tashme te kapercyer. Zhvillimi me i plote i parimit te realizmit perbrenda piktures kishtare haset ne krijimtarine e Kole Idromenos (1860-1939), njerit prej themeluesve kryesore te shkolles realiste te arteve figurative shqiptare. Piktorin nuk e terhiqte aq shume trajtimi tradicional i shenjtoreve, por jeta e gjalle, figurat e bashkekohesve te tij, te fshatareve e te zejtareve. Midis ketyre njerezve reale, me tipat e kostumet shqiptare te kohes dhe ne peisazhet konkrete te vendit, ndodhet edhe figura e Krishtit dhe ajo e Shen Merise. Ne trajtimin e figurave te fundit ndihet ndikimi i fuqishem i artit te Rilindjes Italiane, ndikim qe u shtri edhe ne menyren e te kompozuarit te disa skenave.
Piktura laike e mirefillte e Rilindjes nisi atehere kur artistet rroken temat e reja qe u jepte realiteti e Levizja Kombetare Shqiptare dhe u menjanua kufizimi mesjetar. Vecanti e piktures rilindese eshte zhvillimi pothuajse paralel i dy linjave: i linjes atdhetare-historike dhe i asaj me teme nga aktualiteti. Per te paren, qe karakterizohej nga nota te theksuara romantike, burim frymezimi u be figura e Skenderbeut, figure qe evokohej si kushtrim i luftes per liri e pavaresi. E dyta e ktheu vemendjen ndaj njeriut te thjeshte, ndaj hidherimeve te shumta e gezimeve te rralla te tij permes skenave etnografike-folkloristike dhe trajtimit individual psikologjik e shoqeror te portreteve. Objekt i pasqyrimit u bene fshataret, zanatcinjte e ne disa raste figura e gruas dhe e intelektualit.
Piktoret e pare te Rilindjes qe trajtuan temen historike, thuajse te gjithe kane qene autodidakte e ikonografe. Duke qene perballe nje subjekti e figure reale, sic ishte ajo e heroit kombetar, Skenderbeut, ata u larguan gjithnje e me shume nga ngurtesia e ftohtesia ikonografike. Por te mesuar qe me pare te punonin sipas modelesh, ata nuk arriten te krijonin vepra teresisht te pavarura dhe u drejtuan te veprat me te njejten teme te artit evropian, sidomos te gravurat. Ky ndikim verehet si ne portretin me te hershem qe njihet per Skenderbeun, te Gjergj Panaritit (1883), ashtu edhe ne punimet e bashkekohesve te tij, Anastas Nikolle Ballamaci dhe Theohar Gjini. Anastas Ballamaci e ka paraqitur heroin ne figure te plote mbi kale, ne sfond beteje, edhe sepse i tille ruhej ai ne imagjinaten e popullit, duke u perpjekur te rikrijoje permes koloritit vetjak e frymes epike nje atmosfere plot patos romantik.
Nga plejada e piktoreve qe punuan sipas modelesh, me tej shkoi Spiro Xega (1863-1953), autori i nje cikli romantik heroik prej me se tete veprash mbi heroin. Duke filluar me tablone "Skenderbeu", pikturuar me 1913 (punimet e meparshme per Skenderbeun nuk jane ruajtur), vihet re kembengulja e artistit per t'u lidhur me mire me objektin, per te qene me i lire dhe me i qarte. Skenderbeu jepet jo vetem me tiparet e luftetarit, por edhe te nje udheheqesi ushtarak te shquar, pa arritur te shkeputet plotesisht nga trajtimi pompoz, me karakter parade e nga ajo fryme e theksuar kalorsiake qe vihej re edhe ne veprat e meparshme me kete teme.
Interesi per jeten e perditshme te njeriut, per boten e brendshme dhe tiparet shoqerore te tij, jane prirjet gjithnje ne rritje qe karakterizojne linjen tjeter te arteve figurative, qe u zhvillua perkrah temes historiko-atdhetare. Ne fillim u tregua nje interes i vecante per krijimtarine e pasur dhe origjinale te popullit shqiptar permes trajtimit te temave etnografiko-folkloristike. Ky ishte interesi i natyrshem i nje arti, te cilit nder shekuj i ishte mohuar e drejta e pasqyrimit te lire e te drejtperdrejte te bukurive dhe te zakoneve origjinale te popullit te tij. Nje nga veprat me te hershme te ketij lloji eshte "Dasma shkodrane" e Kole Idromenos. Ajo eshte trajtuar si nje skene e gezuar e percjelljes se nuses nga shtepia aterore. Vepra ka vlera etnografiko-folklorike, sepse na jep larmine dhe bukurine e kostumeve popullore, nepermjet trajtimit te hollesishem te detajeve dhe te vecorive te veshjes. Por ajo ka edhe vlera te theksuara piktoreske me gamen e buzeqeshur te ngjyrave, qe krijon atmosferen e ngrohte gazmore.
Lidhja e ngushte me krijimtarine popullore i ndihmuan piktoret e Rilindjes te kuptonin me thelle tipin dhe njeriun shqiptar. Nga paraqitja e jashtme e tipareve konkrete kalohet shpejt ne zberthimin psikologjik e shoqeror te portretit. Ky kapercim u ndje te "Motra Tone" (1883) e Kole Idromenos, nje nga pikturat me te bukura per vizatimin dhe per koloritin e begate, te cilet piktori i ka percuar me kujdesin e nje artizani mesjetar, pa mbuluar pas detajeve natyren e ndrojtur te vajzes se re shkodrane.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė