Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-10-09, 21:21   #5
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Serbet dhe dhe pushtimete krimet e tyre ndaj shqiptarve

Po mė dridhet zemra sa here qė po mė bie ndėrmend Kabashi. Po pse e bėnė plojėn nė Kabash shkijet?! Kabashi pėrfshin njė territor malor nė alpet shqiptare, mes pėr mes maleve e ndan kanioni, pėrposht gjarpėron lumi Kabash qė ka njė thellėsi afėrsisht rreth shtatėqind metra, nė verilindje jetonte lagjja e Gurit - Ahmetajt, ndėrsa nė juglindje lagjja Zenelaj, por qė tė gjithė tė fisit kabash, pėrpos maleve tė larta ndodhėt ultėsira e Rrafshit tė Dukagjinit, porse rrėnzė maleve shtrihet fshati Korish. Nė kėtė pjesė gjeografike gravitojnė fshatrat Muzlak dhe Grejkoc, qė janė nė krahun e lagjės sė Gurit. Ndėrsa fshati Lugishtė ndodhet nė krahun e lagjės Zenelaj. Fshati Grejkoc administrohet nga Komuna e Therandės, ndėrsa gjith tė tjerat administrohen nga komuna e Prizrenit. Kabashi nė historinė tonė kombėtare, mbetet territor i qėndresės qė secilit pushtues i rezistoi me pushkė e pendė. Emri Kabash u shtinte frikėn armiqėve, popthuaja si Drenica e pėrflakur. Pushteti serb e konsideronte Kabashin si vend tė rrezikshėm dhe parashikonte zhdukjen dhe shpėrnguljen e kėtij fisi shqiptar. Perandoria turke u bė arenė ngjarjesh dramatike qė qoi nė krizėn ndėrkombėtare e njohur si “Kriza Lindore”, ku Turqia mbajti qėndrim armiqėsor ndaj kryengritjeve shqiptare 1908 - 1912. Serbia, Mali i Zi, dhe Bullgaria, u krijuan shtete tė reja nė coptimin e trojeve shqiptare. Nė fillim tė nėntorit 1912 kryeministri serb Nikolla Pashiqi, i dha intervistė gazettes parisiene ”Taimps”, ku me intriga, pa argumente, pėr qėllime tendencioze, ngritej haptaz kundėr formimit tė shtetit shqiptar. Gjithashtu qė nė dhjetor punohej pėr ndasi fetare. Legata serbe nė Cetinė mundohet ta bind Marka Gjonin qė tė shpall “autonominė e Mirditės”, si kundėrpeshė e Qeverisė sė Vlorės. Nė Mirditė vepronte Damjan Isajlloviqi (professor i Bogosllavisė nė Prizren) nė minimin e pavarėsisė shqiptare, njejtė vepronin edhe mitropliti nė Durrės Jakov njė grek nga Izmiri, tė gjitha udhėzimet antishqiptare i jepte publicisti rus, Bashmakovi, i cili ishte nė Cetinė, pos tjerash kėrkohej njė “Shqipėri e vogėl” nga tė krishterė nė krye me agjentin konfidencial tė francės Prenk Bibė Doda. Serbia dhe Mali i Zi, pushtuan tokat tona sidomos gjatė viteve 1912 - 1913, ku njihej si lufta ballkanike. Aradhat malaziase po marshonin drejt Dukagjinit nėn komandėn e majorit Ostoiq me 30 tetor 1912 hyri nė Prizren, po trupat e kėsaj aradhe ishin tė brishta deri nė depėrtimin e Divizionit tė Shumadisė i cili po dėpėrtonte nga Ferizaji pėr nė Sharr. Nė bjeshkėt e Kabashit kėtij Divizioni ju bėnė rezistencė tė madhe burrat e Kabashit tė udhėhequr nga Imer e Sahit Uka, e tė tjerė. Kjo rezistencė ka qenė shkaku i mjaftueshėm pėr tė marrė ekspedita ndėshkuese ndaj Kabashit dhe Korishės.
Nė fillim tė marsit 1913 Divizioni i Shumadisė i bėri rrethim tė hekurt tė dy fshatrave dhe popullatės i jep ultimatum, tė gjithė burrat nga tetėmdhjetė vjet e tutje qė tė shkonin nė konakun e Manastirit nė Kabash deri nė 0ra 12 tė datės 16 mars, pėr tė marrė dokument identiteti pėr levizje tė lirė, nė tė kundėrtėn kush zihet pa dokument identifikimi do tė pushkatohet. Ata burra qė nuk i besuan fjalės sė shkieve duke menduar se shkau besė nuk ka, nuk shkuan nė Manastir po u arratisėn maleve dhe u bashkuan me ēetat e Levizjes Kaēake. Burrat qė shkuan dhunshėm ushtarėt serb ua lidhėn duart mbrapa dhe gojėn me shami e i futėn nė podrume e ahuret e Manastirit. Faktet historike flasin pėr 120 burra tė prerė me sakic, kurse rapsodi popullor flet pėr nėntėdhjetė. Masakrėn e kishte bėrė Spirrė Kapetani me ēetnikėt e vjetėr tė tij, dhe tė gjithėve ua kishte prerė kokat duke i hedhur pastaj nė kėrshet e malit, ēetnikėt ja afronin njerėzit me duar e gojė tė lidhur te cungu i arrės dy degėsh dhe ai Spirroja u mėshonte me sopatė nė kokė dhe i hidhte tutje. Populli rrėfen se Spirroja ishte veshur me pėshtjellak tė grave, se nuk donte t’i pėrlyente rrobat me gjakun e shqiptarit, gjithashtu i kish pėrvjelur mėngėt e xhaketės ushtarake si kasap… Ushtria serbe bėri plojėn nė Kabash, qė solli zi e dhembje nė gjithė Shqipėrinė. Sa lot e gjak u derdhėn, pikėllim e vrerė tė grumbulluar nė shpirtrat e familjeve kabashe. Nėnat e mbetura me duar nė gji, shumė motra mbetėn pa u martuar nga hidhėrimi e zemra e ndarė pėrgjysmė, shumė nuse u kthyen nė familjet e veta, shumė gra tė mbetura shtatėzėna, e shumė gra tė veja, shumė fėmijė jetima pa njėrin prind, disa familje e mbyllėn pėr gjithmonė derėn me therra… familje tė tėra i mbėshtolli zia, nėna, nuse e motra tė futura, nė vend se t’i gėzoheshin pranėverės qė po vinte, tek kishin kaluar njė dimėr tė rėndė qė merr nėpėr malėsi me skamje e njė mijė halle tė malėsorėve, mbi ta rėndoi pasha e rendė e robėrisė sė re, Ku populli shprehet: Shkoi Jonuzi, erdhi Domuzi. Kjo ishte golgotė e vėrtetė.
Pas ēdo krimi tė organizuar mbi shfarosjen e popullit shqiptar, ekzekutorėt e kėtyre masakrave gradoheshin nga udhėheqėsit e tyre nė Beograd. Po mė kujtohet kėnga e rapsodit popullor, kur lavdėrohej Spirrė Dobrosavlejeviēi apo siē njihej me nofkėn, (Delloci - Kapetani) kish pėrvjelur mangėt e kėmishės dhe kish veshur kanac tė grave, kur i kishte prerė me sakic burrat e Kabashit.
Ja si e ka kėnduar rapsodi popullor masakren nė Kabash:
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė