Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-03-10, 09:59   #1
Idila
Larguar
 
Anėtarėsuar: 10-11-08
Vendndodhja: Iliridė!
Postime: 11,049
Idila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėmIdila i pazėvėndėsueshėm
Gabim Keqpėrdorimi i gjuhės shqipe

Zot! Jepu shqiptarėve vullnet dhe logjikė flasin shqip paktėn kur janė nė Shqipėri. Se, siē kanė zėnė disa, shpejt a vonė do ta bėjnė atdheun Babiloni gjuhėsh, ku s’do ta marrė vesh qeni tė zonė”
(N. Bulka)






Ėshtė plotėsisht e kuptueshme se gjuha shqipe sikurse edhe shumė gjuhė tjera nė botė tė huazojė fjalė tė reja tė cilat nuk ekzistojnė nė fjalorin e sajė dhe mė pas ato fjalė t’i pėrshtat duke u dhėnė tipare gramatikore qė janė nė pajtim me rregullat e gjuhės shqipe. Pa dyshim se edhe gjuha shqipe duhet tė tregojė aftėsitė e saja dhe tė pranoj ne gjirin e sajė fjalė tė reja tė cilat po lindin si pasojė e zhvillimeve dhe zbulimeve tė shumta nė fusha tė ndryshme shoqėrore.
Kjo nėnkupton se gjuha nuk ėshtė statike. Ajo ndryshon dhe zhvillohet njėkohėsisht me ndryshimet dhe zhvillimet tė cilat ndodhin nė shoqėri. Kur dy a po mė shumė gjuhė kanė kontakt tė drejtpėrdrejt dhe anasjelltas patjetėr do tė ketė ndikim njėra mbi tjetrėn nė rrafshe tė ndryshme gjuhėsore, por duhet tė ekzistojnė ligjet dhe institucionet pėrkatėse tė cilat merren me ēėshtjen e gjuhės.
Mirėpo njė gjė ėshtė shumė e pakuptueshme dhe e patolerueshme. E kjo ėshtė pėrdorimi i barbarizmave (fjalėve apo shprehjeve tė huazuara pa nevojė nga njė gjuhė tjetėr) tė ndryshėm nė vend tė fjalėve tė bukura dhe tė ėmbla shqipe.
Kėta lloj barbarizmash i hasim nė jetėn e pėrditshme tek ata nga tė cilėt pritet mė sė paku. E kėta janė udhėheqėsit mė tė lartė shtetėrorė, pra parlamenti , qeveria, mediet e shkruara e elektronike etj. Me tė vėrtetė kėta njerėz dhe kėto institucione po tė dinin vlerėn dhe rėndėsinė e gjuhės nuk do tė bėnin shkelje tė tilla.
Kėta njerėz pėrdorin barbarizma nė mėnyrė qė tė tregojnė arsimim dhe kulturė tė njė niveli mė tė lartė dhe kėshtu tė tingėllojnė tek shqipfolėsit e rėndomtė si njerėz tė dijshėm ku pėrdorin terma tė cilėt nuk i pėrkasin gjuhės shqipe. Fakt tjetėr shqetėsues ėshtė pėrdorimi i barbarizmave tė tillė nga profesorėt universitarė tė cilėt pėrdorin shumė fjalė tė tilla nėpėr ligjėratat e tyre, fjalė tė cilat nuk kanė tė bėjnė me gjuhėn shqipe.
Nė vijim po jap disa thėnie pėr gjuhen nga figura tė ndritshme tė kombit tonė. Thėnie kuptimplota nga ata tė cilėt kanė kontribuar qė gjuha shqipe si njėra ndėr gjuhėt mė tė vjetra nė botė tė ruaj mėvetėsinė dhe origjinalitetin e sajė ndėr shekuj. Gjuhė e cila gjithmonė ka lėnė pėrshtypje tė madhe dhe ka ngjall interes tė madh tek tė tjerėt, gjuhė qė ka njė jehonė tė gjerė pra njė gjuhė e bujshme me plot kuptimin e fjalės.


“Themelin e diturisė dhe tė atdhetarisė e pėrbėn gjuha shqipe”Mit’hat Frashėri.

“Fjala e huaj nė gjuhė ėshtė si dhia ndėr dhen”
N. Frashėri.

“Gjuha ėshtė sendi mė i ēmueshėm i njė populli dhe pėr popullin shqiptar ėshtė i vetmi thesar”E. Ēabej.

“Gjuha pasqyron njė kombėsi, ajo ėshtė pasqyra mė e qartė e njė kombėsie dhe e kulturės sė saj. Shkalla e pasurisė dhe e pastėrtisė sė gjuhės ėshtė tregues i nivelit tė kėsaj kulture”E. Ēabej.


Barbarizmi (fjala e huazuar) fjala nė shqip
E. Ēabej.

Ja njė listė e disa fjalėve jo shqipe tė cilat i kam hasur tek disa profesorė dhe tek mediet e shkruara dhe ato elektronike, pra fjalė tė cilat nuk ekzistojnė nė fjalorin e gjuhės shqipe.

Barbarizmi (fjala e huazuar) fjala nė shqip

Barrierė---------------------------------------- Pengesė
Diskurs----------------------------------------- Fjalim, Ligjėratė
Ekspanzion-------------------------------------Zgjerim
Eksperiencė ------------------------------------Pėrvojė
Fleksibilitet-------------------------------------Lakueshmėri
Fundamental------------------------------------Kryesorė, Themelorė
Hendikep----------------------------------------Pengesė, E metė
Imediat------------------------------------------I menjėhershėm
Interaktiv ---------------------------------------Bashkėveprues
Invadim------------------------------------------Pushtim
Invasion------------------------------------------Pushtim
Investigim----------------------------------------Hulumtim, Hetim
Involvim------------------------------------------Pėrfshirje
Koincidencė ------------------------------------Rastėsi
Konfident ----------------------------------------I sigurt, me besim nė vete
Kontinuitet --------------------------------------Vazhdimėsi
Koshiencė----------------------------------------Vetėdije, Ndėrgjegje
Kreativ -------------------------------------------Krijues
Kualitet ------------------------------------------Cilėsi
Kuantitet -----------------------------------------Sasi
Luku----------------------------------------------Pamja, Dukja
Narracion----------------------------------------Kallėzim, Tregim, Rrėfim
Perfekt ------------------------------------------I pėrkryer, Pėrsosur
Selektim-----------------------------------------Pėrzgjedhje
Stopim-------------------------------------------Ndalje
Verdikt------------------------------------------Vendim
Vokabularė-------------------------------------Fjalorė

Mendoj se ėshtė koha dhe momenti i duhur qe populli shqiptarė tė tregoj njė pjekuri dhe maturi tė paktėn nė pėrdorimin e gjuhės si elementi mė i rėndėsishėm i njė kombi, si njė element qė tregon kulturė, traditė dhe identitet. Tek e fundit njė komb nuk shuhet nėse humbė njė luftė. Njė komb humbė dhe shuhet nėse humbė gjuhėn. Kėtė mund ta vėrtetoj edhe thėnia e Sami Frashėrit “Viktimat e gjuhės janė mė tė shumta se ato tė shpatės”


B.gjuha shqipe


__________________
Pėr tė arritur gjer te Caku,
duhen;
Urtėsia e tė gjithė dijetarėve,
Mundi i tė gjithė tė palodhurve,
Durimi i tė gjithė tė pėrvuajturve,
Besimi i tė gjithė tė pathyerve,
Syēeltėsia e tė gjithė tė zgjuarve,
Begatia e tė gjithė tė pasurve,
Trimėria e tė gjithė kreshnikėve,
Madhėshtia e tė gjithė ngadhėnjimtarėve.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Idila : 18-03-10 nė 10:00
Idila Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante