Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-11-11, 10:50   #17
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

Tė huajt pėr shqiptarėt
Shkruar nga: Mit’hat Frashėri
Botuar mė: 1937

Pėrgjithėsisht besojmė se shqiptarėt nė vendin e tyre nuk merren me gjė
tjetėr veēse me blegtori dhe se ata preferojnė jetėn baritore, kundrejt
asaj qė ėshtė plot me lodhje nga puna. Ėshtė e vėrtet se malet e
Shqipėrisė ushqejnė kope tė panumėrta delesh tė vogla, qė nė Turqi quhen
kirirdjiks, me mish tė shijshėm dhe me lesh shumė tė butė. Mali i
Sharit nė Veri tė Shqipėrisė dhe malet paralele me bregdetin, qė
shtrihen nga Vlora deri nė Prevezė, ishin vlera tė mėdha, qė pėrbėnin
pėr Jugun, sė bashku me ullishtet e vreshtat, burimet pasurore tė
banorėve. Themi pėrbėnin, sepse numri i dhenve qė shqiptarėt kanė humbur
gjatė Luftės Ballkanike tė 1912-1913-s ėshtė vlerėsuar mė shumė se dy
milionė.

Por rritja e dhenve nė vendet malore tė Shqipėrisė nuk e pengon
zhvillimin e bujqėsisė nė vendet e tjera: fusha e Korēės dhe e Starovės,
Lugina e Devollit, krahina e Gorės, fusha e Kalkandelenit, e mbi tė
gjitha tokat qė shtrihen nga Peja nė Gjakovė, janė kultivuar me kujdes
tė madh dhe pėrparimi i bujqėsisė ėshtė me tė vertetė i mahnitshėm. Tė
gjithė ata qė kanė udhėtuar nga Peja nė Gjakovė janė mrekulluar nga
bukuria e fushave dhe e pemėtoreve, nga kanalet ujitėse, qė shėrbėjnė
pėr tė vaditur e deri livadhet, ku tė gjitha vijat e ujit janė tė
ndėrlidhura. Kėta fshatarė janė shqiptarė autentikė dhe myslymanė pa
kurrfarė pėrzierje me gjak sllav. Dhe ndėrsa toka fushore mes dy
qyteteve tė mėdha tė Veriu, Pejės dhe Gjakovės, si edhe pjesa tjetėr e
Fushė Kosovės, jep drithėra dhe plot fruta, fusha e Kalkandelenit ,
Starovės, Korēės dhe e Devollit janė pemishte tė vėrteta, tė admirueshme
pėr drithėrat, perimet dhe frutat e tyre tė mrekullueshme.
Artet dhe mjeshtėritė nuk janė edhe aq tė lėna pas dore, siē mund tė
mendohet. Qytetet e mėdha tė Veriut, Prizreni e Gjakova, janė tė
pėrmendura me tė drejtė pėr punimin e hekurit, arit dhe tė argjendit, ku
zejtarėt dallohen me tė vėrtetė pėr punimet e tyre artistike tė
filigramės dhe qėndisjes: atje prodhohen ato armė tė bukura, ato thika e
shpata ēeliku, ato qyta dhe doreza pushkėsh e armėsh tė gdhendura e
plot relieve artistike. Nė ato qytete janė tė pėrmendura gjithashtu
punimet e holla tė qėndistarisė mbi lėkurė e kadife, ato punime tė
bukura me tė cilat shqiptarėt zbukurojnė veshjet e tyre ose rripat e
gjerė prej lėkure qė mbajnė armėt e tyre.

Punimet e qėndistarisė bėhen kudo me shumė finesė, nga Janina nė
Shkodėr, dhe madje disa qytete si Tirana e Elbasani e Shkodra gėzojnė
njė famė tė madhe pėr elegancėn dhe hollėsinė e pėlhurave tė mėndafshta.
Njė shkrimtar francez i cili ka qenė padyshim edhe disi poet, ka shkruar kėto radhė, nė drejtim tė shqiptarėve:

“Nėse feja nė ato anė ka mundur tė qėndrojė qė nga krishterimi deri tek
muhamedanizmi, dhe nga katolicizmi tek skizma greke, ėshtė njė gjė qė
mbetet e pandryshuar tek ky popull. Ėshtė pasioni i pavarėsisė dhe i
lavdisė. Ėshtė dallimi kryesor i karakterit, burimi i heroizmit. Nė tė
gjitha kohėt Shqipėria ka qenė vendi klasik i heronjve: Homeri ka gjetur
Akilin, Greqia Aleksandrin e Madh, Papa Eugjeni i IV Skėnderbeun.”

Por ėshtė gjithashtu njė shkrimtar tjetėr francez, mė modern, qė
shprehet nė njė mėnyrė mė pak poetike, por shumė mė konkretė pėr
shqiptarėt: “Ekziston nė Gadishullin Ballkanik njė popull i cili nuk ka
rrojtur kurrė nga vetja e vet e as pėr veten e vet, por roli i tij gjatė
shekujve ka qenė qė ai qė t’u japė pa ndėrprerje kombeve fqinjė lėndė
njerėzore.

Shqipėria ka qenė rezervuari ku Grekėt, Romakėt, Bizantinėt e
Turqit kanė marrė njeri pas tjetrit. Ndėrkaq nėn njė formė
protoplazmike disi, dua tė them nė masė tė paorganizuar, raca shqiptare
ka mbushur boshllėqet e hapura nga luftėrat ose dekadenca nė botėn
lindore.

Nganjėherė nė tė kundėrtėn, ajo botė ėshtė ngritur,
personifikuar te njė njeri i madh, dora e tė cilit, pavarėsisht se cili
ishte, Mehmet Ali, Ali Tepelena, Skėnderbeu apo Pirroja, trondiste njė
kėnd tjetėr tė botės dhe shėnoi mbi popujt vulėn e gjėnisė sė vet. Jeta e
shqiptarėve gjatė atij shekulli, vepra e tyre nė Egjipt, ku ata ishin
mbretėr, nė Greqi ku ata qenė punėtorėt e vėrtetė tė pavarėsisė, duhet
tė na shpjegojė mirė epoka tė historisė sė lashtė. Edhe kur shqiptarėt
hakmarrin Aleksandrin, Akilin etj., ekzagjerimi nuk ėshtė veēse nė
formė, paradoksi pėrmban njė tė vėrtetė.

Edhe njė fjali para se tė ndahem nga lexuesi im i dashur. Nuk ėshtė
aspak njė apologji pėr shqiptarėt, qė kemi dashur tė bėjmė nė kėto faqe.
Kemi dashur t’u japim atyre tė drejtėn. Nuk ėshtė lėvdata ditirambike
ajo qė kemi synuar, por e vėrteta.

Ėshtė shkruar shumė pak pėr shqiptarėt dhe mund tė shkruhet akoma mė shumė pėr ta. Ata vetė kanė neglizhuar shumė pėr publicitetin dhe kanė bėrė shumė gabim. Ėshtė mirė qė tė veprohet, por duhet gjithashtu qė tė bėjnė tė njohur vetveten, sepse nė qoftė se Bomarsheja kėshillonte shpifjen, Max Nordan nga ana e tij ka dhėnė mesazhe tė ēmuara pėr tė folur shpesh pėr vehten e tij.

E mbaruam ekspozimin tonė tė shkurtėr me njė fjalė qė i vishet M.
Bernardit. Ėshtė bėrė pėr pėrshkrimin qė paraqitėm. Shqiptarėt, kanė
jetuar shumė pak pėr vehten e tyre. Veprimtarinė e tyre, gjakun e tyre,
talentin e tyre e kanė pėrfituar fqinjėt. Ata kanė flijuar esencėn mė tė
mirė tė tyre pėr tė mirėn e tė tjerėve. Kėshtu ka ndodhur deri tani,
por ėshtė pikėrisht njė epokė e re qė duan tė fillojnė sot: tė jetojnė
dhe tė punojnė pėr vehten e tyre, pėr Shqipen e tyre.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 26-11-11 nė 17:01
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė