Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-04-12, 22:36   #18
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

A e dini se cilat janė 50 ēuditė shqiptare

1. Shqipėria kufizohet me popullsi shqiptare

Me ndarjen e kufijve qė u bėnė nė vitin 1913, nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr, Shqipėria mbeti i vetmi vend nė botė qė kufizohet me popullsinė e vet. Edhe pse ndarja e kufijve ishte njė padrejtėsi e madhe historike, bėri qė tė krijohej njė ēudi e prodhimit shqiptar. Minimalisht edhe pse ėshtė njė e keqe e madhe, kjo na bėn qė tė jemi me krahėt e ngrohtė pėr sa i pėrket mbėshtetjes nė kufij. E vetmja pjesė ku ne jemi nė mėnyrė tė drejtpėrdrejt nė lidhje me njė shtet fqinj ėshtė Italia, por ky ėshtė kufi detar.

2. Relievi shqiptar, me tė gjithė komponentėt e vetė gjeografikė

Edhe pse jemi 28000 km2, nė relievin tonė ka det, ka lumė, ka mal, ka fushė, ka kodra, ka lugina. Shumė shtete tė tjera tė cilat mund tė kenė njė sipėrfaqe shumė mė tė madhe se sipėrfaqja e Shqipėrisė, shumė nga komponentėt e relievit i mungojnė. Mjafton tė pėrmendin Zvicrėn, e cila ka njė territor malor, por nuk ka det. Po pa det ėshtė dhe Kosova, por dhe shumė shtete tė tjera. Shqipėria jo vetėm qė laget nga deti, por nga dy tė tillė madje. Relievi shqiptar ėshtė njė dhuratė natyrore e pakrahasueshme.

3. Tė fitosh pavarėsinė i fundit

Shqipėria ėshtė njė nga vendet qė ka luftuar mė tepėr Perandorinė e Gjysmėhėnės, por ishte e fundit nė vendet ballkanike qė e fitoi Pavarėsinė. Nė fillim tė viteve 1900 shumė vende ishin tė lira dhe tė pavarura nga Perandoria Osmane, e cila i kishte mbajtur me shekuj me radhė nėn pushtimin e vet, duke vendosur administratėn osmane nė kėto vende. Tė tillė si Greqia Serbia apo dhe tė tjera e fituan Pavarėsinė duke mos luftuar aq sa vendi ynė. Ne e shpallėm Pavarėsinė nė kohėn kur Perandoria Osmane ishte nė agoninė e vet.

4. Vjetėrsia e gjuhės shqipe

Gjuha shqipe dhe pse ėshtė njė nga gjuhėt mė tė vjetra nė botė, dėshmia e parė e shkruar nuk i kalon 800 vjetėt. Njė nga gjėrat qė i bėn shqiptarėt tė jenė krenarė dhe tė vetėkėnaqur ėshtė dhe gjuha. Sidomos gjuha e folur. Qė nė lashtėsi kjo gjuhė ka qenė prezent pėrkrah gjuhėve tė tjera tė mėdha si greqishtja latinishtja etj. Por ēudia qėndron nė faktin se dėshmia e kėsaj gjuhe nėpėrmjet dokumenteve vjen jo mė larg se afro 800 vjet mė parė. Pra deri nė kėtė kohė kjo gjuhė ka qenė vetėm e folur.

5. Rrėzimi i komunizmit

Komunizmi nė Shqipėri ka qenė nė formėn mė tė egėr tė vet, ndėrkohė qė ne ishim vendi i fundit i ish-bllokut tė Lindjes qė e rrėzuan atė. Enver Hoxha qėndroi plot 40 vjet nė krye tė vendit, duke instaluar njė regjim tepėr tė egėr. Shqiptarėt regjimin e tij e vuajtėn nė pėrmasa tė frikshme. Por e ēudia qėndron nė faktin se dhe pas vdekjes sė diktatorit, komunizmi vazhdoi duke u bėrė qė tė jetė i fundit nė vendet e Lindjes qė rrėzohet. Do tė duhej pikėrisht fillimi i viteve ’90, kur nė Shqipėri ndodhėn proceset transformuese, qė tė pėrfundonte edhe regjimi diktatorial.

6. Ndarja e pushtetit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore

Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore kur shtete tė ndryshme forconin radhėt pėr tė luftuar nazifashizmin, nė Shqipėri bėheshin llogari se si do tė ndahej pushteti pas ēlirimit midis forcave politike. Mjafton tė pėrmendin disa konferenca tė njėpasnjėshme siē ishte ajo e Mukjes, ajo e Pezės, ku vendosej se si do tė ndahej pushteti. Vendi ynė ishte nėn pushtim dhe me njė rrezik real pėr t’u copėtuar. Vendet e tjera shtonin radhėt e tyre kundėr pushtuesve, ne kėrkonin ndarjen e pushtetit. Kjo ēudi e hidhur historike pas luftės u kthye njė bumerang pėr gjithė shqiptarėt.

7. Vendi mė i varfėr qė qarkullon mė tepėr para nė Ballkan

Jemi ndėr vendet mė tė varfra tė Evropės (vendin e fundit kemi disa vite qė ia kemi lėnė Moldavisė) dhe megjithatė zėmė vendin e parė nė Ballkan pėr paranė qė qarkullohet pėr banorė. Kjo sigurisht qė ėshtė e dhėnė e saktė e Bankės Botėrore. Kjo nuk na bėn tė kemi ndonjė tė mirė tė madhe, pasi kėto para janė informale dhe nė shumicėn e rasteve janė vėnė nė mėnyrė tė dyshimtė dhe jo korrekte, siē janė aktivitet e ndaluara, trafikimi i drogės, i mishit tė bardhė dhe tė tjera si kėto. Kjo statistikė pėrbėn njė ēudi tė radhės sė shqiptarėve.

8. Fetarėt shqiptarė, “nga fryn era”

Shqipėria ėshtė vend unik pėr sa i pėrket historisė sė fesė, kushdo pushtues qė ka ardhur kėtu e ka pasur tė lehtė qė tė imponojė fenė e vetė, duke hasur fare pak nė vėshtirėsi. Qė nga lashtėsia deri mė sot, vendi ynė ka ndryshuar disa herė besimin fetar. Nga paganizmi i hershėm, vjen pushtimi romak, pushtimi bizantin, ai serb, pushtimi turk deri me fitimin e Pavarėsisė. Ndryshimi i feve nė shumicėn e rasteve ka ndodhur nga pėrfitime tė momentit tė popullsisė sonė, por nuk pėrjashtohen dhe rrugėt e tjera tė pėrhapjes sė fesė si dhuna, arbitrariteti, abuzimi, etj.

9. Shqiptarėt, tė gjithė politikanė

Edhe pse nuk ka njė shifėr zyrtare lidhur me faktin se sa shqiptarė merren me politikė, ėshtė e sigurt qė nė Shqipėri shumica e popullsisė flet pėr politikė. Nėse nė vendet e tjera homologe tė Shqipėrisė bėhen plane, projekte dhe punohet nė mėnyrė tepėr cilėsore, diskutimet nė Shqipėri bėhen veēse pėr politikė. Ky sigurisht ėshtė njė perceptim apriori, pasi nuk ka njė studim apo anketim tė posaēėm, por ėshtė e sigurt qė kėtė tė dhėnė nuk e hedh dot njeri poshtė, pasi ėshtė njė fenomen qė ndeshet pėr ditė nė ēdo familje shqiptare.

10. Tė tė vlerėsojnė personalitetet tė tjerėt

Vendi ynė ka shumė figura tė shquara nė fusha tė ndryshme. Ata mė tepėr janė vlerėsuar nga tė huajt se sa nga shqiptarėt. Kėtu mund tė pėrmend njė numėr tė madh tė figurave shqiptare, qė nga Gjergj Kastrioti, Nėnė Tereza, Karl Gega e plot tė tjerė, tė cilėt kanė arritur tė kenė njė famė botėrore, duke e gjetur veten mė tė vlerėsuar nė arenė ndėrkombėtare sesa nė vendin e vetė. Kjo ėshtė ēudi pėr vet faktin se ne jemi njė vend i vogėl dhe nuk kemi luksin tė kemi shumė figura tė shquara siē mund tė ketė njė vend tė tjetėr me njė popullsi disa herė mė tė madhe se ne.

11. Shkollat greke nė Shqipėri, “pa nxėnės”

Numri i shqiptarėve qė ndodhen nė Greqi ėshtė mė i madh se i minoritetit grek nė Shqipėri, mirėpo nė Shqipėri po hapen disa shkolla greke, ndėrkohė nė Greqi nuk ka asnjė tė tillė. Njė luftė e gjatė diplomatike ėshtė bėrė midis shtetit grek dhe atij shqiptar pėr njė shkollė nė gjuhėn greke nė Himarė. Kjo luftė pėrfundoi me realizimin e dėshirės sė palės greke. Ndėrkohė nė qytetet greke numri i shqiptarėve ėshtė me mijėra, njė shkollė shqipe nuk gjen dritė nė vendin helen.

12. Dėshirė pėr shkollė apo shmangie nga puna

Nė asnjė vend tė botės nuk ka njė kėrkesė aq tė madhe pėr shkollė sa nė Shqipėri, ndėrkohė pėr sa i pėrket punėsimit ne jemi njė vend me papunėsi tepėr tė lartė. Kur mbarojnė shkollėn e mesme shqiptarėt nė kėto vitet e fundit i dėgjon se do tė vazhdojnė shkollėn e lartė dhe masterat pa pyetur fare se me ēfarė rezultatesh e kanė pėrfunduar gjimnazin. Kjo ėshtė sigurisht njė ēudi shqiptare, pasi nė ēdo vend tjetėr njerėzit pas gjimnazit nė varėsi tė rezultateve kėrkojnė shkollė ose punė. Madje mė tepėr shkojnė nė punė sesa vazhdojnė arsimin e lartė.

13. Burri dhe gruaja, me tė drejta tė ndryshme

Ky ėshtė sigurisht njė problem qė ka ecur nė vijimėsi me shoqėrinė njerėzore qė nga lashtėsia deri nė ditėt e sotme. Por nė Shqipėri hendeku midis burrit dhe gruas ka qenė disa herė mė i madh se nė vendet e tjera. Mjafton tė pėrmendin njė zakon tė para disa viteve, ku ishte e ndaluar tė ulej nė njė tavolinė burri dhe gruaja. Kjo sigurisht ka qenė njė handikap shumė i madh, por nė realitetin tonė ka qenė prezent. Nė vitet e fundit janė bėrė pėrpjekje pėr njė barazi midis gruas dhe burrit, por qė ėshtė tepėr larg asaj qė duhet tė jetė.

14. Kabineti qeveritar shqiptar, mė i madh se ai kinez

Shqipėria ka diēka mė tepėr se tre milionė banorė. Nė kabinetin qeveritar tė para disa viteve ka pasur 19 ministri, ndėrkohė qė shteti kinez, i cili ka afro 1.5 miliardė banorė, nuk i ka pasur kaq ministri. Ka qenė qeverisja socialiste e udhėhequr nga zoti Fatos Nano, e cila krijoi disa ministri krejt tė ēuditshme. Disa me portofol, tė tjerė pa tė. U krijua njė situatė e ēuditshme, pasi pėr tė kėnaqur ambiciet pėr karrierė tė disa kolegėve tė vetė, kryeministri i asaj kohe i bėnte ministra.

15. Parti, mė tepėr se anėtarė

Nė raport me popullsinė qė kemi, jemi vendi i parė nė botė pėr numrin e partive, plot 114 tė tilla janė tė regjistruara zyrtarisht. Numri 114 ėshtė njė numėr i cili konfirmohet nga regjistrimi i kėtij viti, ndėrkohė qė tė tjera mund tė jenė shtuar. Kjo situatė ka tė bėjė me ēudinė qė pėrmendėm mė lart, qė shqiptarėt flasin mė tepėr pėr politikė. Po t’i referohesh standardeve qė duhet tė kėtė njė parti politike, nė vendin tonė as qė mund tė flitet pėr to. Ka parti qė i voton vetėm farefisi.

16. Popull mysliman, Heroi Kombėtar, i krishterė

Shqipėria nė pjesėn mė tė madhe tė popullsisė ėshtė myslimane, ndėrkohė Heroin e vetėm Kombėtar e ka katolik. Gjergj Kastrioti Skėnderbeu, i cili u ndesh me turqit pėr plot 25 vjet, njihet nė tė gjithė botėn dhe si njė mbrojtės i flaktė i krishterimit, duke mos lejuar qė ordhitė otomane tė shkonin nė drejtim tė Perėndimit. Ai pėr hir tė sė vėrtetės historike nuk qėndroi vetėm i krishterė, pasi u konvertua nė mysliman gjatė kohės qė shkoi nizam nė Stamboll.

17. Vendi i varfėr, me jetėgjatėsinė mė tė madhe

Teksa shoqėritė e tjera vuajnė nga shėndeti i tepėrm, qytetarėt shqiptarė gėzojnė shėndet tė mirė edhe pse jetojnė nė njė vend tė varfėr si Shqipėria. Jetėgjatėsia e qytetarit shqiptar ėshtė 67 vjet pėr burrat dhe 74 vjet pėr gratė. Kėto tė dhėna tė bėjnė tė mendosh se, Shqipėria ėshtė vendi i ēudirave. Kjo e dhėnė bėhet dhe mė e larmishme kur treguesi i moshės mė tė re i takon pėrsėri vendit tonė, duke u bėrė kėshtu njė nga vendet me moshėn mesatare mė tė re nė Evropė.

18. Populli mė i armatosur, duke mos bėrė asnjė luftė

Nga vitet 1945 deri nė vitin 1990 kemi qenė shteti me popullsinė mė tė armatosur, ndėrkohė qė gjatė kėsaj kohe nuk kemi zhvilluar as edhe njė luftė tė vetme. Enver Hoxha, Sekretari Parė i Partisė Komuniste Shqiptare, qė nga viti 1941 deri nė vitin 1985 nė projektet e tij politike kishte armatimin e vendit, pasi sipas tij, vendet imperialiste do tė sulmonin vendin tonė, sulm qė nuk erdhi asnjėherė. Koha e zborit ushtarak kujtohet jo pa nostalgji nga brezi i dytė dhe i tretė nė vendin tonė.

19. Gjakmarrja shqiptare, me pėrmasat e Mesjetės

Gjakmarrja ėshtė njė ēudi shqiptare. Nė asnjė vend tė botės ky fenomen obskurantist nuk aplikohet, me pėrjashtim tė vendit tonė. Nė zonat rurale, por jo vetėm tė vendit, fenomeni i gjakmarrjes ėshtė me pėrmasa tė frikshme. Kėshtu nė njė vend qė ka Kushtetutė dhe ligje tė sanksionuara ėshtė e patolerueshme qė tė ketė individė qė bėjnė vetėgjyqėsi. Pėr sa i pėrket vendit tonė ky fenomen absolutisht negativ e vendos vendin tonė nė njė kuadėr me shumė vende tė prapambetura. Gjakmarrja nė Shqipėri procedon si teori kompensimi “mė vrave, tė vrava”.

20. Tė humbasėsh nė zgjedhje dhe tė mos njohėsh humbjen

Jemi i vetmi vend nė botė qė kemi 16 vjet nė demokraci dhe humbėsi nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve. Qė nga vitit 1996 e mė pas, thuajse ēdo herė humbėsi i zgjedhjeve i ka klasifikuar si tė manipuluara. Ky ėshtė njė fenomen vetėm shqiptar, pasi tė gjithė vendet e tjera me demokraci nuk hasin nė njė problem tė tillė, i cili duket se ka fituar kombėsinė shqiptare.

21. Tė shpallesh mbret se tė mbushet mendja

Mbreti Ahmet Zogu u vetėshpall mbret i shqiptarėve pa pasur as origjinė dhe asnjė vendim tė posaēėm pėr njė post tė tillė. Qė jemi vend me ēudira, kėtė e vėrteton njė mori veprimesh dhe qėndrimesh qė kanė ndodhur nė historinė e Shqipėrisė. E tillė ėshtė vetėshpallja Zogut mbret i shqiptarėve. Ky moment nė historinė e vendit tonė ėshtė trajtuar gjatė dhe veprimi i Ahmet Zogut ėshtė cilėsuar si i ēuditshėm. Nė historiografinė shqiptare figura e mbretit Ahmet Zogu ėshtė parė mė konfiguracione.

22. Tė jesh kohėn mė tė madhe nė luftė dhe tė mos sulmosh asnjėherė

Njė nga vendet qė ka bėrė mė tepėr luftėra, ndėrkohė qė nuk ka sulmuar asnjėherė njė vend tjetėr, ėshtė Shqipėria. Qė nė lashtėsi deri nė Luftėn e Dytė Botėrore, ne kemi qenė pėrherė nė furinė e sulmeve tė huaja. Por pėr ēudi tė sė vėrtetės historike, ne asnjėherė nuk kemi sulmuar asnjė vend tė huaj, duke qėndruar gjithmonė nė pozita paqėsore kur nuk kishte luftė ose nė pozita mbrojtjeje kur kishte tė tillė. Sot nė historiografi kjo ėshtė parė dhe se njė pamundėsi pėr tė sulmuar nga pala shqiptare.

23. Izolimi nga bota, absurd shqiptar

Nė vitet ’60 dhe ’70 vendet kėrkonin qė tė vendosin marrėdhėnie diplomatike me njėra-tjetrėn, Shqipėria vetizolohej, duke u larguar nga bota. Politika e vendosur nga Enver Hoxha dhe bashkėpunėtorėt e tij ishte pėr njė mbyllje me botėn e jashtme. Me pėrjashtim tė disa vendeve, tė cilat pėr shkak tė regjimit tė njėjtė me ne, me tė tjerėt, sidomos me perėndimorėt u krijua njė barrikadė tepėr e madhe. Pėr tė gjithė shqiptarėt marrja e informacionit apo kulturės perėndimore ishte njė utopi. Deri mė sot as njė vend tė tjetėr nuk ka krijuar njė hendek kaq tė madh me vendet e tjera sa vendi ynė.

24. Shpif se diēka do tė mbetet, normė e kulturės shqiptare

Nė periudhėn post-komuniste nė Shqipėri politikanėt i kanė lejuar tė drejtėn vetes qė tė shajnė, tė shpifin pėr kėdo dhe pėr ēfarėdo, dhe tė mos mbajnė pėrgjegjėsi. Kemi njė kategori politikanėsh, tė cilėt nė mėnyrė krejt tė papėrgjegjshme akuzojnė, shajnė dhe fyejnė ata qė nuk janė nė linjėn e tyre. Kjo sigurisht qė ndodh dhe nė vende tė tjera, por ajo qė nė vendet e tjera do tė ishte e papranueshme ėshtė fakti se kėtu nuk kanė marrė njė herė tė vetme mundimin qė tė vėrtetojnė qoftė dhe njė akuzė tė vetme.

__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė