Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-04-12, 22:37   #19
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

25. Emri Fronti Demokratik, nė krye qėndronte Enver Hoxha

Ndėrkohė qė emrin vazhdonte ta mbante Fronti Demokratik Popullor, pushteti i Enver Hoxhės degradonte drejt njė diktature tė egėr. Historia e Shqipėrisė nė periudhėn e komunizmit ka njohur dhe njė absurditet tjetėr, i cili ka tė bėjė me emėrtimin e pushtetit tė Enver Hoxhės. Diktatori komunist e quante Fronti Demokratik Popullor, ndėrkohė qė nė vend ishte instaluar njė regjim totalitar i egėr, duke u cilėsuar si mė ashpri nė tėrė Evropėn e asaj kohe. Pushteti i Enver Hoxhės pėr nga jetėgjatėsia dhe ashpėrsia cilėsohet si njė ēudi qė i kalon kufijtė e Shqipėrisė.

26. E pavėrteta bashkėjeton me tė vėrtetėn

Pas viteve ’90 ēdo shpifje apo thashetheme i serviret publikut nga politika si njė fakt i vėrtetė, duke e manipuluar. Mjafton tė kujtosh tė gjitha deklaratat e politikanėve nė vendin tonė dhe ėshtė mė se e mjaftueshme qė ta vėrtetosh kėtė konstatim, i cili padyshim futet tek ēuditė shqiptare. Janė thėnė e ēfarė nuk janė thėnė dhe pėrsėri tė gjithė kanė ngelur tė habitur kur asnjė gjė prej atyre qė janė thėnė nuk janė vėrtetuar. Po tė shikosh njė shoqėri perėndimore, ajo njė fenomen tė tillė e pėrbuz me tė madhe, duke u treguar shqiptarėve qė janė shumė larg qytetėrimit evropian.

27. Kush ėshtė me ne, ėshtė i yni, nė tė kundėrt e kemi kundėrshtar

Politikanėt shqiptarė nė ditėt e sotme i ndajnė njerėzit nė dy grupe, ata qė janė me ne, janė tanėt, ndėrsa ata qė nuk janė me ne, janė tė kundėrshtarit. Shumė nga bashkėqytetarėt tanė shikohen dhe si armiq edhe pėr faktin se nuk kanė bindjet e caktuara politike. Kjo sigurisht injektohet nga politikanėt qė i klasifikojnė njerėzit nė tė tyre dhe nė tė kundėrshtarit, duke harruar qė pjesa mė e madhe janė jashtė politikės dhe nuk iu intereson fare nėse ekzistojnė kėta lloj politikanėsh.

28. Pėr shqiptarėt, mė e vlefshme besa se kontrata

Nėse njė shqiptar dhe njė huaj iu duhet tė lidhin njė marrėveshje biznesi, shqiptari e kundėrshton kontratėn (sipas Edith Durham), pasi e quan ofendim, duke i besuar mė tepėr besės sė dhėnė. Kjo pėr shoqėrinė moderne duket njė gjė absurde, por pėr fatin tonė tė keq ka qenė realitet nė shoqėrinė shqiptare, e cila me kėtė lloj mentaliteti ka qėndruar nė vend. Nė vendet evropiane kjo lloj marrėveshjeje pėrdoret dhe si barsoletė, duke u bėrė kėshtu histori e mirėnjohur. Kjo ēudi ka qenė prezent vite mė parė, pasi sot shqiptarėt nė kėtė drejtim janė integruar nė shoqėrinė moderne duke qenė edhe biznesmenė tė suksesshėm.

29. Nga njė shtet laik, me 245 shoqata fetare

Kemi qenė pėr mė tepėr se 45 vjet si njė vend laik nėn regjimin komunist, ndėrkohė qė aktualisht nė Shqipėri ekzistojnė as mė pak dhe as mė shumė, por 245 shoqata fetare. Me ardhjen nė pushtet tė Enver Hoxhės dhe komunistėve, nė vitin 1945 u hoq nė mėnyrė graduale dhe e drejta pėr tė besuar nė zot. Kėshtu doli njė ligj qė ndalonte ēdo lloj aktiviteti fetar dhe duhet tė shembesh tė gjithė objektet e kultit si kisha, xhamia, teqe, etj.

30. Tė flasėsh njė gjuhė unike, nė tė gjithė rruzullin

Shqiptarėt flasin njė gjuhė, e cila nuk ėshtė e ngjashme me asnjė gjuhė tjetėr nė botė. Historia e gjuhės shqipe ėshtė shumė e vjetėr pėr sa i pėrket kohės. Ajo cilėsohet si njė nga gjuhėt mė tė vjetra nė Evropė. Por e ēuditshme ėshtė fakti se kjo gjuhė, pra gjuha shqipe, nuk ngjason me asnjė gjuhė tjetėr nė botė. Tė gjitha gjuhėt e tjera janė krejt tė ndryshme nga shqipja. Tė gjithė gjuhėtarėt e vlerėsojnė tepėr gjuhėn shqipe pėr kėtė fakt tepėr interesant. Gjuha shqipe ka njė zanafillė qė nga kohėt mė tė hershme tė shoqėrisė njerėzore.

31. Prezumimi i pafajėsisė vetėm nė vendin tonė nuk ka gjetur vend

Shqipėria ėshtė ndoshta i vetmi vend nė botė, ku nuk merret fare parasysh prezumimi i pafajėsisė. Ka apo nuk ka njė vendim gjykate, pėr kėtė nuk do t’ia dijė njeri, kjo sidomos pėr sa u pėrket njerėzve publikė dhe politikanėve nė veēanti. Nėse nė ēdo vend tė botės quhesh fajtor pėr njė faj vetėm nė rastin kur autoritet e drejtėsisė sė atij vendi tė kanė shpallur fajtor, ndėrkohė qė kėtu vetėm nė rastin kur e ke kundėrshtar ai tė akuzon, madje jep dhe definicione pėr akuzėn e tij, duke tė treguar burgun.

32. Nga jugu nė veri, Shqipėria me vijė bregdetare

Vendi ynė pėrcaktohet si njė nga vendet mė malorė nė tė gjithė Evropėn, por pėr ēudi ajo ka njė vijė bregdetare e cila shtrihet nga jugu deri nė veri tė vendit. Nuk gjen shembull tjetėr nė kontinentin plakė qė njė vend tė ketė njė pozitė gjeografike tė tillė kaq tė ēuditshme, pse jo dhe pėr tė pasur zili. Nė vendin tonė kjo mrekulli e natyrės nuk ėshtė marrė nė konsideratė, duke mos u shfrytėzuar kėto resurse tė paēmuara. Sot me shtrirjen qė ka ku ndėrthuren deti dhe mali, Shqipėria duhet tė ishte njė qendėr turizmi pėr tė gjithė rajonin.

33. Vendi mė malor qė merret me bujqėsi

Nė Shqipėri gjatė periudhės sė komunizmit edhe pse ishim njė vend kryesisht kodrinor malor, pėrsėri ne i shpenzonim energjitė tona drejt bujqėsisė. Nė tė gjithė periudhėn e komunizmit Shqipėria ishte e orientuar kryesisht nga bujqėsia pėr sa i pėrket ekonomisė. Kjo pėr ēudinė e tė gjithėve pasi ne mė tepėr duhet tė merreshim me blegtori apo dhe me industri tė rėndė apo tė lehtė. Nė komunizėm doli si devizė dhe njė thėnie e udhėheqėsit komunist Enver Hoxha, i cili deklaroi nė mėnyrė pompoze “t’u qepemi maleve e kodrave dhe t’i bėjmė pjellore”.

34. Shqiponja nė flamurin shqiptar, me dy kokė

Nė flamurin e Shqipėrisė, i cili e ka zanafillėn e vet nė kohėn e Skėnderbeut, ekziston njė shqiponjė e cila ėshtė me dy kokė. Arsyetimet historike me kėtė fenomen janė tė ndryshme. Njė variant thotė se kėto dy koka pėrfaqėsojnė gjithė pėrfshirjen e vendit nga Jugu nė Veri. Varianti i dytė pretendon se ushtarėt e Skėnderbeut luftonin aq shumė sa shikonin dhe para dhe mbrapa. Ndėrkohė qė varianti i tretė thotė se, njė kokė shikon Pirron e Epirit dhe koka tjetėr shikon Aleksandrin e Madh.

35. Kanuni 500-vjeēar “krenaria” e Shqipėrisė

Kanun pa dyshim qė kanė pasur edhe vende tė tjera gjatė historisė sė ekzistencės sė tyre, por ashtu siē zbatohet nė vendin tonė vėshtirė se gjen. Me pėrjashtim tė periudhės sė komunizmit kur kanuni pati njė hapėsirė mė tė vogėl pėr sa i pėrket gjakmarrjes, pas viteve ’90 kjo ėshtė bėrė njė normė e zakonshme. Shumė vrasje dhe konflikte qė ndodhin kėtu zgjidhen me vetėgjyqėsi. Kjo ēudi e dhimbshme shqiptare ėshtė njė nga arsyet qė vendin tonė e mban larg nga strukturat euroatlantike.

36. Rezervat ujore sa pėr 100 Shqipėri

Nėse nė ēezmat e familjeve shqiptare mungon uji apo vjen me mangėsi, kjo ndodh sepse administrimi i tij ėshtė skandaloz. Po t’u referoheshin statistikave dhe fakteve, tė rezulton se Shqipėria ka rezerva ujore sa pėr tė mbajtur edhe njė qind shtete tė tjera me pėrmasat e saj. Sigurisht kjo ėshtė njė dhuratė nga natyra, por qė nuk ėshtė shfrytėzuar ashtu siē duhet. Sot thuajse asnjė qytet nuk furnizohet rregullisht me ujė. Duke pasur njė reliev kryesisht kodrinor dhe malor, uji ėshtė i bollshėm aq sa herė-herė rrezikohet dhe pėrmbytja e zonave tė caktuara.

37. Tri veta, njė bunker gjatė komunizmit

Enver Hoxha e bėri vendin tonė tė mbushur me beton. E them kėtė pasi po t’i referohesh kohės u ndėrtuan aq shumė bunkerė, sa sipas statistikave, na rezulton qė pėr tre shqiptarė tė kishte njė bunker. Arsyeja e ndėrtimit tė kėtyre bunkerėve ishte kryesisht tė mbroheshim nga ndonjė sulm eventual nga jashtė. Nė opinionin publik tė periudhės sė komunizmit ekzistonte njė mentalitet se, Shqipėria nga momenti nė moment mund tė sulmohej nga vendet imperialiste qė ishin kundėrshtare tė drejtpėrdrejta tė regjimit komunist tė instaluar nė Shqipėri.

38. Tė mos lėvizėsh dot brenda pėr brenda vendit

Nga viti 1945 deri nė vitin 1990 ishte e sanksionuar dhe e ndaluar me ligj lėvizja nga fshati nė drejtim tė qytetit. Nė asnjė vend tė botės nuk ėshtė e ndaluar lėvizja e qytetarėve me vullnetin e tyre. Nga fundi i viteve ’40 deri nė vitin 1990 ishin tepėr tė kufizuara, vetėm kur duhej njė urdhėr i posaēėm pėr tė bėrė njė transferim me banim nga njė zonė nė njė tjetėr. Pėr tė lėvizur nga fshati ishte thuajse e pamundur. Duke qenė se Shqipėria ishte njė vend qė bazohej tek forca punėtore, ishte e nevojshme qė tė kishte sa mė tepėr popullatė nė fshat.

39. Organ gjyqėsor qė sulmon verbalisht

Vetėm nė Shqipėri ndodh qė organet gjyqėsore e sulmojnė njė tė akuzuar pėrmes mediave, duke krijuar opinion tė keq pėr tė dhe duke helmuar opinionin publik nė influencimin e gjykatės. Me rregullat demokratike, nė ēdo vend tė botės nėse pėr njė individ tė shoqėrisė ka njė akuzė pėr shkelje tė ligjit, pėrgjithėsish veprohet sipas hallkave qė ka gjyqėsori. Nė vendin tonė kjo ndodh rrallė, ku mund tė akuzohesh verbalisht duke mos ndjekur njė rrugė institucionale. Organet e zgjedhura pėr kėtė punė shpesh herė dalin jashtė funksionit.

40. Me kapitullimin e Italisė nė Shqipėri i cila kishte qenė njė pushtuese e egėr, ushtarėt qė ngelėn peng nga italianėt u bėnė pjesė e njėsiteve partizane tė Shqipėrisė kundėr ushtarėve gjerman.

41. Nė Shqipėri, vendi ku figurave ju kėndohet kėngė

Kur njė figurė bėhet publike dhe ka njė kontribut pėr shoqėrinė, qė tė ngelet nė histori atij patjetėr duhet t’i kėndohet njė kėngė. Kėnga kėndohet nė nderim tė tij. Shumė nga figurat historike tė vendit tonė, pėr tė mos tė thėnė qė tė gjithė, u ėshtė kėnduar njė kėngė. Ky merret si njė lloj nderimi dhe ėshtė e pamundur qė pas ēdo akti heroik apo patriotik tė mos thuren dhe disa vargje, dhe mė pas tė kthehet nė melodi. Qė nga Skėnderbeu, Ismail Qemali dhe deri dhe tek Enver Hoxha, nė arkivat e muzikės shqiptare e kanė njė kėngė.

42. Shqipėria, atje ku vendi i varrit gjendet me vėshtirėsi

Pėrpara se tė vdesėsh, nė vendin tonė duhet tė bėsh mirė llogaritė pėr tė gjetur dhe njė vend varri. Kėto kohėt e fundit ėshtė bėrė tepėr problematike, sidomos tek qytetet e mėdha gjetja e njė cope toke pėr tė dėrguar pėr nė banesėn e fundit ata qė ikin nga kjo botė. Kjo mund tė ndodhė vetėm nė vendin tonė, pasi nė as njė vend tjetėr njė problem i tillė nuk haset.

43. Botimi i librit nė Shqipėri, njė procedurė e kollajtė

Pas viteve 1990 mjafton tė kesh njė shumė tė hollash dhe nisesh pėr tek botuesi pėr tė botuar njė libėr. Censurė nuk ka, kritikė, gjithashtu, pėr cilėsi as qė bėhet fjalė. Aq shumė libra janė botuar kėto kohėt e fundit, sa tė duket se njerėzit kėtu nė Shqipėri merren vetėm me shkrime. Nė ēdo vend tjetėr tė zhvilluar kulturor, njė libėr qė tė shohė dritėn e botimit duhet tė kalojė nė disa filtra, tė cilat tregojnė nėse ėshtė i denjė ai libėr apo jo.

44. Vdis tė tė duan, ndodh vetėm nė Shqipėri

Ē’zakon tė ēuditshėm qė kanė shqiptarėt! Kur je gjallė, tė turren sa mundin e s’tė lėnė gjė pa thėnė (ose s’tė zėnė fare nė gojė). Kur vdes, tė bėjnė tė madh dhe vėnė kujėn pėr ē’kanė humbur. Shumė njerėz tė cilėt kanė kontribute tė vyera nė shoqėrinė tonė, sa janė gjallė ose lihen mėnjanė ose dhe denigrohen. Ky fenomen ka ndodhur jo rrallė nė vendin tonė, pasi vetėm duke e humbur njė njeri, atėherė kujtohen pėr tė.

45. Tė shpikėsh lajmin pa pasur fakte

Nė Shqipėri jo pak gazetarė shpikin lajme. Pa pasur asnjė lloj argumenti apo fakti, shumė gazetarė diletantė marrin si tė mirėqenė diēka tė paqenė. Kjo ka ndodhur jo rrallė. Mė tepėr tė goditur nga ky fenomen janė figurat publike, por edhe njerėzit e tjerė nuk kanė shpėtuar nga njė metodė obskurantiste e tė shkruarit.

46. Le tė humbas, dorėheqjen nuk e jap

Nė vendin tonė kultura politike ėshtė nė atė stad sa, nėse njė politikan humbet zgjedhjet nuk jep dorėheqjen, ndėrkohė qė nė kulturėn perėndimore, por dhe nė gjithė vendet e tjera tė botės, ky ėshtė njė element fillestar i demokracisė. I gjen me vėshtirėsi rastet kur njė politikan pas humbjeve tė largohet. Edhe nė rast se ėshtė larguar, ėshtė larguar pėrkohėsisht duke u bėrė pėrsėri protagonist i jetės aktive politike.

47. Edhe pse i vdekur mund tė votosh

Vetėm nė Shqipėri mund tė shikosh nė listėn e zgjedhėsve emra tė cilėt mund tė kenė vite qė kanė vdekur, ndėrkohė qė dalin se kanė votuar. Nė shumė palė zgjedhje tek ne ka pasur anomali, por kėto anomali kanė arritur deri nė kufijtė e absurdes. Mjafton tė kujtojmė rastet kur njerėz tė cilėt nuk jetojnė mė, janė prezent me emrin e tyre nė listat e zgjedhjeve. Madje, ēudia vazhdon kur rezulton qė tė jetė dhe votues pėr njė kandidat apo subjekt politik.

48. Shqipėria dhe Greqia, vende mike qė urrehen

Shqipėria dhe Greqia historikisht nuk kanė bėrė asnjė luftė njėra me tjetrėn, ndėrkohė urrejtja qė ekziston midis tyre ėshtė e atyre pėrmasave si tė jenė nė luftė tė vazhdueshme. Po t’i referohesh historisė sė dy vendeve, tė rezulton se nė asnjė rast tė vetėm kėto vende nuk kanė zhvilluar luftė ndėrmjet njėra-tjetrės. Po tė shikosh dhe raportet zyrtare, kėto dy shtete janė munduar t’i mbulojnė kontradiktat e herėpashershme. Ndėrkohė qė nėn zė tė dy vendet kanė njė urrejtje pėr njėra-tjetrėn dhe pse jo nė kufijtė ekstremė.

49. Numri i banorėve tė fshatit, mė i larti nė Evropė

Shqipėria e cila ka njė popullsi relativisht tė vogėl shquhet dhe pėr njė fakt tjetėr qė pėrfshihet tek ēuditė shqiptare. Pjesa mė e madhe e popullsisė nė vendin tonė jeton nė zonat rurale. Duke qenė se ne vijmė nga njė sistem totalitar, ku primare nė atė kohė ishte bujqėsia dhe blegtoria, shumica e forcave tė punės ishin tė pėrqendruara nė fshat. Me ardhjen e demokracisė ky raport ka filluar tė ndryshojė nė favor tė popullsisė qė banon nė qytet, por qė ngelet shumė larg nė krahasim me vendet e tjera evropiane.

50. Vetėm nė Shqipėri (dhe nė Afrikė) vidhen zgjedhjet rregullisht

Vetėm nė Shqipėri (edhe nė disa vende tė Afrikės), vidhen zgjedhjet si pa gjė tė keqe. Vetėm nė Shqipėri njė lider politik edhe pse humbet qėndron sėrish nė politikė. Dhe po vetėm nė Shqipėri tė gjithė shqiptarėt “vdesin” pas politikės.
__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė