Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-09-12, 11:56   #44
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronikat e Tursun Beut

...

Kritik botimit, botuesit,kronikave!


...



TURSUN BEU NĖ PAZARIN E INTERESAVE (II)


Mė shumė se tek dhuna Misha e shtyn vėmendjen e lexuesit drejt elementit fetar, qė sipas tij pėrbėn objektivin perfundimtar tė personazhit kryesor tė Tursun Beut apo osmanėve nė pėrgjithėsi. Ai kritikon historiografinė shqiptare pėr anashkalim dhe, madje, censurė ndaj tipologjisė fetare tė luftės osmane. Me gjithė kornizat ideologjike, qė kanė stimuluar interpretimet nacional-romantike, historiografia akademike ėshtė nė radhė tė parė produkt historianėsh nė kontakt me Kronikėn e Tursun Beut qė nė vitet e para tė regjimit, dhe jo vetėm kaq, por ato historian njihnin edhe ngjyresat fetare tė kronikave dhe konflikteve mesjetare tė ambientit pėrreth.
Sado qė Misha mundohet tė ushqejė dallimin mes luftės osmane dhe asaj perėndimore, pėr historianin e sotėm ėshtė e qartė se ky pėrbėn njė akrobaci emocionale tė ekzaltuar nga orientalizmi i shek. XIX dhe nga interpretimi i modernizuar huntingtonian. Gjykimi i luftės osmane si fetare rrjedh nga njė thjeshtim i ekspansionizmit osman dhe nga njė pikėpamje amatoriale eurocentrike qė etiketon luftėrat mesjetare si derivat fetar, madje Misha i kėrkon lexuesit t’i imagjinojė luftėrat e organizuara nga Mehmeti II si njė kataklizėm i panjohur: jo vetėm fetare, por edhe aliene pėr kontinentin.
Duhet pranuar se lufta fetare gjarpėron nė realitetin evropian nga krishtėrizimi i Perandorisė Romake deri, tė paktėn, nė Paqen e Westaflisė (1648): nė Perėndim dhe jo nė Lindje ‹‹janė konsumuar luftėrat mė rrėnqethėse e nga kėtu kanė nisur konfliktet mė shkatėrruese nė historinė e globit››, pohon teologu Eugen Drewermann, e pikėrisht me kėtė frymė janė zhdukur levizje tė ndryshme doktrinale – tė tjera janė diskriminuar; janė njėtrajtėsuar territore e popullsi me rregullin cuius regio eius religio; janė lėvruar ose mallkuar gjuhėt vulgare nė varėsi tė doktrinave, por, akoma mė e rėndėsishme, feja ka shėrbyer si sfond i pafundėsisė sė konflikteve politike dhe ekspansionizmit kolonial.
E megjithatė, sfondi ndryshon nga karakteri fetar, prandaj medievistika ka zėvendėsuar me kohė idenė e luftės fetare nė favor tė analizės sė luftėrave pėr pushtet, tė motivuara nga realizimi i interesave politiko-ekonomike. Ajo ishte lustėr shenjtėrimi hyjnor, si domosdoshmėri legjitimiteti, siē ishte, pėr shembull, bekimi papnorė. Figura e sulltanit, nė disa aspekte kryesore, sinonimon me ēezaropapizmin e Kostandinit, ku feja i shėrben pushtetit politik si mjet.
Duke ju rikthyer Tursun Beut, ai ndėrthur tek Kronika pjesė kuranore dhe profetike pėr tė «legjitimuar veprimtarinė e sovranit, i cili ėshtė intepretuesi i sheriatit [...] dhe i kanunit [ligji jofetar]», pohon Bernardini. Fundja, siē vėren Babinger, nuk mund tė mohohet qė Mehmeti II duhet rreshtuar pėrkrah mėndjeve mė tė shquara tė mesjetės. Si i tillė ai nuk dekontekstualizohet dot nga mesjeta evropiane dhe projekti perandorak nė sfondin fetar. Nga kėtu tek lufta me karakter fetar ka diferenca tė dukshme edhe pse njė traditė e historiografisė dhe politikės agresive serbe, greke apo edhe fondametalizmat, mundohen t’i pėrshkruajnė si tė tilla.
Thjeshtimi fetar qė i bėn botuesi Misha nuk ėshtė naivitet, pasi publicistika e tij ėshtė pėrgjithėsisht antagoniste e ideologjive nacionaliste, por njėkohėsisht edhe kultivuese e historisė stimagtizuese tė osmanėve, e pėr rrjedhojė njė konflikt fetar mes Evropės sė krishterė dhe mėsymjes aziatiko-islamike, pra i dy blloqeve mesjetare kompakte, edhe pse tė pavėrtetueshme historikisht, pėrbėn tė vetmen rrugėzgjidhje tė koherencės.
Nė tė kundėrt, pėr tė mbajtur nė jetė pėrshkrimet katastrofiste dhe, nė pėrgjithėsi, tė keqen e imponuar nga Lindja, Mishės i duhet tė binjakėzohet me historiografinė nacionaliste, gjė tė cilėn nuk e bėn dot pėr mėnyrėn si ai ėshtė prezantuar kėto njėzet vite. Prandaj pėrfundon tė kritikojė historiografinė shqiptare jo pėr sajesėn ose njėanshmėrinė nė vetvete, por sepse ka sajuar diēka tjetėr nga ajo qė planifikon botuesi. Kėshtu, osmanėt maskojnė tė keqen nė emėr tė civilizimeve qė pėrplasen, por jo nė emėr tė kombit: pra edhe kur fryn flladi i “mėndjehapjes”, i importuar nga Perėndimi, mund tė akuzohet nacionalizmi, ndėrsa aziatikėt vazhdojnė tė ngelėn barbarė, islamikė dhe pervers.
Sidoqoftė, ėshtė Tursun Beu qė e hesht Mishėn kur pėrshkruan nėnshtrimin e territoreve tė familjeve Isfendyār dhe Karaman, apo kur Mehmeti II projekton shtrirjen e pushtetit nė gadishullin arabik e deri nė Egjipt, dhe veēanėrisht nė mbi njėzet faqet – pak mė shumė i pėrkasin Kostandinopojės – kushtuar konfliktit tė ashpėr dhe dramatik me Uzun Hasanin, rivalin e sulltanatit Akkoyunlu tė Anadollit lindor. Kėto nuk janė konflikte ndaj herezive islamike e as nuk konsiderohen luftėra fetare, megjithėse rrėfyesi nuk i kursen shijet fetare, por, ashtu si nė rastin e frontit ballkanik, ato janė ingranzhe tė legjitimitetit tė sovranit, nė funksion tė madhėrimit tė tij, aq mė tepėr pas vdekjes. Njė luftė fetare – me gjithė parėsinė e pragmatizmit profan – e modelit evropian tė asaj kohe nuk do tė linte nė kėmbė besime tė tjera, ose, sė paku, ligjet/kanunet e tė nėnshtruarve.


Vazhdon...


..

ps. Ama lexone ,mundesisht :)


.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė