Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-09-12, 11:59   #45
Alima
Banned
 
Avatari i Alima
 
Anėtarėsuar: 14-08-11
Postime: 6,904
Alima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėmAlima i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kronikat e Tursun Beut

...

Vazhdim...

Krizat hormonale dhe krizat elitare
Augusti gjatė konfliktit me Mark Antonin pėrdori nė mėnyrė tė shkėlqyer propagandėn, nė modė e tė cilės u shndėrrua pėrvijimi i kundėrshtarit me etiketa qė theksonin erozionin e moralit nga ndikimi oriental. Ashtu si i ati edhe i biri i Mark Antonit, pasi mori pjesė nė njė “komplot” politik, tėrhoqi stigmat e perversit lindor, siē do tė ndodhė me vajzėn dhe mbesėn e Augustit. Ky stereotip i ėshtė veshur shumė personazheve tė Lindjes, deri tek turqit e kontakteve tė para me Bizantin, kryesisht nga monodia aristokratiko-klerikale qė i drejtohej zakonisht figurave tė spikatura ose tėrėsisė elitare kundėrshtare.
Nga ky kėndvėshtrim, gjykimi moral nuk ėshtė risi, e gjithashtu as akuza fokloristike pėr biseksualizėm, por normalizimi i asaj qė Misha quan «simbolizmi i qartė seksual» tek mendėsia e asaj kohe bart nė vetvete diēka tė re nė lidhje me mėnyrėn si duhet ta lexojmė Tursun Beun. Them diēka, me rezerva, pasi edhe ky vizion ėshtė satelit i metodės sė hershme tė denigrimit pėrgjithėsues.
Janė botuar kėto ditė disa artikuj fotokopje, qė kornizojnė mendimin e botuesit Misha rreth librit dhe fryma dominuese ėshtė erosi i kėsaj Kronike. Mbase shitja e librave nė Shqipėri nevojon doza erotike qė e shtyjnė botuesin drejt njė strip-tease groteske, mbase asnjė historian perėndimor nuk e ka vėnė re ērregullimin hormonal tė Tursun Beut dhe gjithė osmanėve tė atij shekulli, pasi ne, me sa kuptohet, akuzohemi pėr indiferencė dhe censurė, por mbase edhe botuesi nuk e ka tė qartė se rrėfimi nė fjalė nuk pėrcaktohet si pornohistorik.
Nė vend tė artikujve fotokopje le ta sqarojė lexuesin ku qėndron «qartazi» biseksualiteti i kronistit; pėrse i aplikohet mendėsisė sė kohės dhe jo disa individėve; e cilės kohė; pėrse “avullon” nė burimet e mėvonshme; pėrse historianėt perėndimor mė nė zė nuk rrėshkasin nė aprovimin, pėr shembull, e stereotipit tė «mbėshtjellurve nė epshe» me tė cilin Piu II etiketonte osmanėt, etj. Ėshtė normale pėr Piun II, si “gjeneral” i asaj periudhe politike, por ėshtė e papranueshme sjellja e kozmopolitit si ushtari japonez nė luftėn e papėrfunduar.
Formula e Mishės mund tė skematizohet: Tursun Beu ėshtė biseksual/pervers, po kėshtu edhe epoka e tij, qė nėnkupton osmanėt, pasi epoka nė vetvete ėshtė abstraksion, dhe, pėr shkak se lufta e tyre ishte fetare , pra ato veprojnė sipas fesė, tradita fetaro-kulturore osmane – Misha parapėlqen ndarjen nė blloqe civilizimesh – ėshtė perverse. E aktualizuar, formula mund tė krahasohet si vijon: zbulimi i njė kleriku pedofil e shndėrron tė gjithė klerin nė tė tillė – ose, edhe mė keq, «kohėn» – e kėshtu edhe trashėgiminė kulturore me rrėnjė tek kjo doktrinė. Lexim i kulluar akademik!
Kalimthi njė sqarim ia ofron Virgjil Muēi me idenė se metaforat e shpeshta me «njė ngjyresė tė fortė sensuale» nė tė vėrtetė pėrshkruajnė kėnaqėsinė e nėnshtrimit, sepse vepra ėshtė paralelisht artistike dhe historike. Pėrveē kėtij kuptimi alegorik, sensualiteti i veprės dėshmon stilin e konsoliduar nga mistika e Rūmit (e nė vazhdim), qė e pėrjeton bukurinė njerėzore si pasqyrimin e hyjnores, drejt tė cilės autori merr rrugėn plot pasion. Biseksualiteti qė neverit Mishėn mund tė jetė shume mirė relacioni mistik mes njeriut dhe hyjnisė, siē e kanė shpjeguar Umberto Galimberti dhe John Boswell (Boswell 1980; Galimberti 2009). Nė gjysmėn e shek. XX ka ofruar njė kontribut tė vyer Arthur Arberry, njohės i shkėlqyer i misticizmit islam: «Dėgjoje xhuranė e braktisur/ qė pėshpėrit [...] njė melodi/ dashurie dhe mundimi pasional […] Ėshtė vera e dashurisė qė mė ka frymzuar» Arberry i komenton – kėto vargje tė Rūmit, pa harruar al Nūrīn dhe Ibn al Fāridin – si rezervuar alegorik i njėsimit njeri-hyjni (Arberry 1950). Janė simbole tė cilat gumėzhijnė nė Kronikėn e Tursun Beut, qė historiani Antonio Carile do t’i rendiste edhe nė frymėn e esterofilisė, sipas tij edhe njė mjet asimilimi.



...vazhdon!


.
Alima Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė