Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-10-12, 18:05   #1
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Marrveshja shekullore turko-serbe pėr shfarosjen e Shqiptarėve

Shkruan: Fahri XHARRA

Historia jonė ėshtė e gjatė. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretėrore qė nga romakėt me perandorė, te sllavėt me Cara dhe turqit me vezirė, pashallarė e ‘sadri azema’. Cilėt nga ata i jepnin nder atdheut? Nuk guxonin apo nuk donin tė mendonin shqip? Njė pyetje e cila ndoshta kurrė s’do tė ketė pėrgjigje, as pohuese, e as mohuese.

Koha kur nuk kishte serbė a turq
Fanatizmi serb dhe racizmi i tij anti-shqiptar sė bashku me anti-shqiptarizmin turk, herė veēmas e herė sė bashku; bile edhe sot ėshtė aktiv…“ Kėmbėngulja pėr t’mos u shkėputur nga thelbi i sė keqes, do tė ēonte herėt a vonė te e vėrteta e hidhur se gjithmonė ėshtė e njėjta Serbi “(Ismail Kadare - Mbi krimin nė Ballkan). Serbėt nuk janė aq kokėkrisur heroikė siē e reklamonin vetėn. “Nuk ėshtė fort e besueshme sidomos, po tė vihej re flirti i kėtyre me vendet arabe dhe veēanėrisht me Turqinė. Njoftohej se nė kohėt e fundit Ankaraja i bėn lavdėrime presidentit serb Boris Tadiqit, si njė paqeruajtės rajonal… Pra, serbėt kur kishin interes dhe nė kėtė rast interesi kryesor ishte mosnjohja prej vendeve myslimane e Kosovės dinin fare mire tė hiqnin dorė edhe nga krenaria krishteromadhe dhe tė vinin deri te gjysmėmyslimanizmi i tyre” (Ismail Kadare, Mbi krimin nė Ballkan).

Por, le tė kthehemi nė tė kaluarėn e largėt kur kėndej pari nuk kishte as serb e as turk.”Shqiptarėt janė pasardhėsit e drejtpėrdrejtė dhe si tė kėtillė janė autoktonė qė nga kohėt e lashta, ku jetojnė edhe sot e kėsaj dite nė trojet e tyre nė Shqipėri, Kosovė, nė Maqedoni, Mal tė Zi, nė Serbi dhe Greqi e gjetiu (Dr. Skėnder Riza). Nė asnjė dokument nuk ka shėnime pėr ekzistimin e serbėve nė kėto troje, nė ato kohė. Duke bėrė fjalė pėr banorėt e pronave tė Manastirit tė Deēanit, Manastirit tė Graēanicės, Patrikanėn e Pejės etj., prona kėto qė shtriheshin nė njė territor shumė tė gjerė, siē e tregon “bulla e artė” e mbretit Stefan Deēan(1330) Dr. Rizaj do t’na konstatojė se aty kishte vetėm shqiptarė. Kėshtu kuptojmė se popullata e Kosovės sė sotme dhe qeveritarėt e saj Nemanasit-Nimanasit-Nemaniqėt, tė gjithė ishin ilirė tribullė (tribalė, fis pellazgė-ilir), njėherė katolikė e pastaj nga Milutini e kėndej Shkizmatik (shqiptarė tė sllavizuar) dhe se do tė jetė plotėsisht e natyrshme qė edhe kishat dhe manastiret e kėtij ambienti gjeografik si institucionet e shenjta fetare tė kėsaj popullate shqiptare dhe tė sundimtarėve tė saj tė jenė ndėrtuar dhe ato atyre u takojnė.

Ē’ishte shkizmi?
Nė vitin 395 pas e.k. Imperatoria Romane u nda nė dysh, nė atė tė lindjes dhe atė tė perėndimit. Rreth vitit 1054 u bė ndarja e madhe shkizmike e Kishės sė Lindjes si rezultat i mospajtimit nė mes lindjes e perėndimit. Shqiptarėt qė iu bashkėngjitėn shkizmit (shki, shka, shkja, shkije) mė lehtė e patėn tė pėrvetėsohen nga serbėt dhe kisha e tyre ortodokse. Pra nė atė kohė kishte shka-shqiptar i sllavizuar dhe serb-kurrkushi i ardhur. Stefan Nemana, Nimani, Nemaniqi, kishte lindur afėr Podgoricės, ku nuk kishte priftė ortodoks dhe u pagėzua me ritet perėndimore. Nė kohėn e Heinricht Luanit, Saksoni, 1172 serbėt ishin vetėm rreth rrugėve tė Ēuprisė sė sotme dhe ata shkruanin se: serbėt, popull i paarsimuar i padisiplinuar, popull i maleve dhe pyjeve, qė nuk e njohin bujqėsinė, janė ata qė gjithmonė e prishin qetėsinė rreth vetes (Matica Srpska, Novi-Sad).
Dėshmitė origjinale pėr shki-tė mund tė gjenden nė Hilendar dhe sidomos nė punimet e Dr. Milutin Gjuriqiēit. Sipas F.Mikloshiēit emri Zeta qė shėnonte Doclean e vjetėr (njė pjesė e Malit tė Zi tė sotėm ėshtė shqiptare; M.E. Durhan (1863-1944) e cila udhėtonte nėpėr Shqipėri dhe Mal tė Zi duke i studiuar fiset malazeze dhe ato shqiptare vinte nė pėrfundim qė malaziasit ishin mė pak sllav e mė shumė trashėgimtar tė sllavizuar tė banorėve tė vjetėr tė kėtyre anėve .(Origjina fisnore dhe zakonet e Ballkanit, Londėr, 1928); dhe qė malazeztė ishin me origjinė fisnore shqiptare ishte e cekur edhe nga K.Jireēek (Albanienin der Vergangenheit, Leipzig, 1916)
Se si sllavizimet dhe turqizimet e shqiptarėve ishin tė vazhdueshme dhe nė bashkėpunim nė mes tė serbėve dhe osmanėve, tregon letra e tė dėrguarit francez nė Shkodėr Louis Heckart e shkruar shtetit tė tij me 24.7.1880: “Zoti Corti besonte se do tė ishte mė e kuptueshme qė Katolikėt shqiptarė tė pranonin dominimin malazias se sa ata mysliman, por se doli e kundėrta” (letėr nė Arkiva e luftės Seria Nr. 1872-1919, Francė.) Kėtu ishte ndikimi turk te shqiptarėt mysliman. Qėllimi i bashkėpunimit serbo-turk pėr ndėrrim tė shqiptarėve ishte fokusuar te shqiptarėt katolik sepse tė tjerėt veē ishin myslimanizuar.
“Nuk mė befasonte qė serbėt e urrenin islamin, por u gurėzova kur e pashė qė ata e urrenin edhe kishėn tjetėr tė Krishterė. Nuk e pritja qė katolikėt shqiptarė ishin mė shumė tė urryer nga sllavėt se myslimanėt (E. Durham, Londėr 1920). “Urrejtja serbo-ortodokse ndaj katolikėve u pa mė 1913 nė Luftėn Ballkanike, kur malaziasit nė emėr tė ēlirimit tė krishterėve e sulmuan kishėn shqiptare tė Mazrekut duke shkatėrruar ēdo gjė bile edhe freskat e tė shenjtėrve nė muret e kishės (E. Durham). “Mė 1913 njė numėr jo i vogėl ushtarėsh tė prirė nga njė Pop Ortodoks e rrjepėn pėr sė gjalli deri nė vdekje Luigj Palin, prift franēeskan shqiptarė nga Gjakova, sepse nuk kishte pranuar tė kryqėzohej nė ortodoks (E.C. Helmreich, The Diplomacy of Balkan Wars, 1983 Harward).

Konvertimet me forcė
Mė 20 mars 1913, gazeta “Reichpost” shkruante: Ne rrethin e Janjevės mbi 400 vjet nga sot, rreth 8000 shqiptarė katolikė, tė ashtuquajtur Laraman apo Katolik tė Fshehur, jetonin aty. Kur mbėrritėn serbėt, me qindra nga kėta Laraman deshėn qė haptazi tė deklarohen qė janė katolikė. Kur pėrfaqėsuesi i shtetit serb tė instaluar rishtas dėgjoi pėr kėtė, tha: “Ose mysliman ose ortodoks. Jo katolik!”. Numėr i panumėruar i katolikėve ishin vrarė ne Ponoshec, nga dora e sllavit (rrethi i Gjakovės). Afėr Zhurit (rrethi i Prizrenit), kryetari i fisit ishe vrarė e thėrrmuar nga shteti, mu pse ishte katolik. E njėjta gjė ndodhi edhe nė Gjakovė nė famullinė e Nikajve, kur mbi 70 katolikė u vranė nga malazeztė”.
Gazeta e kohės, “Neue Freie Press” m[ 20 mars shkruan: “Mė 7 mars, soldateska e prirė nga njė pop ortodoks, nė dhe rreth Gjakovės deshi me forcė tė konvertojė popullatėn katolike nė besimin ortodoks. Mbi 300 veta, gra, burra dhe fėmijė nėn kėrcėnimin me vdekje
duheshin tė konvertoheshin. Popi ortodoks u tha: “Ose nėnshkruani deklaratėn se e keni pranuar fenė e vėrtetė, ose kėta ushtarė tė Zotit do i dėrgojnė shpirtrat e juaj nė ferr”.
Te gjithė e nėnshkruan pėrveē Patėr Angjelit. rezultati ishte skena mė trishtuese e paparė nė atė shekull”( www.albanianhistory.net)
Me 1919 qeveria jugosllave “nėnshkruante” ēdo akt ndėrkombėtar kundėr diskriminimit. Por persekutimet ndaj katolikėve kosovarė vazhdonin. Nė Shkup patriotin shqiptar, tė atin e Nėnės Terezė e helmuan serbėt.
Serbėt e shihnin rrezikun nė shqiptarėt katolikė se pėr ata mysliman ishin planet tjera. Mė 1929 u vra Atė Shtjefėn Gjeēovi njė franēeskan shumė i respektuar nga shqiptarėt. Edhe pse K. Jereēek i pėrshkruante shqiptarėt “popull i vjetėr me kulturė qytetare; edhe pse organizimi qytetar ishte i rėndėsishėm edhe pėr Ilirėt; sllavėt medoemos e bėnin sllavizimin, e turqit turqizimin e shqiptarėve, herė ndaras e herė nė bashkėpunim.

Ngritja e lėvizjes kombėtare shqiptare
Akademik Mark Krasniqi nė “Gjurmė e gjurmime” (Rilindja, 1979), shkruan pėr kėtė: “Milan Rakiqi (1876-1938) zė njė vend tė spikatur nė historinė e letėrsisė serbe. Rakiqi ka qenė me profesion diplomat, kėshtu qė pėr njė kohė tė gjatė ai ishte Konsull i Serbisė edhe nė Prishtinė, ku “udhėhiqte punėt e aksionit nacional, kujdesej pėr serbėt qė pėsonin zullumin e turqve e tė shqiptarėve”. Rakiqi ishte nė shėrbimin diplomatik nė Prishtinė mu nė kohėn kur lėvizja kombėtare shqiptare kishte marrė pėrmasa tė mėdha tė luftės politike e tė armatosur kundėr pushtetit turk, pėr liri e pavarėsi. Milan Rakiqi shquhej jo vetėm nė fushėn diplomatike, letrare por edhe me angazhimin e popullsisė serbe tė kėtyre anėve qė tė bashkėpunojnė me ushtrinė turke kundėr kryengritėsve shqiptarė. Rakiqi “kujdesej” shumė pėr manastirin e Graēanicės. Sipas studiuesit Pero Sliepēeviq, ėshtė vėrtetuar se nga numri shumė i madh i kishave tė vjetra serbe vetėm njė pjesė fare e vogėl e tyre i kanė ndėrtuar serbėt, emri i tė cilėve ėshtė shkruar nė to. Serbėt nuk kanė pasur fare traditė tė vetėn as nė ndėrtimtari e as nė art e kulturė (Stare Srpske Zaduzhbine, Beograd, 1934). Manastiri i Graēanicės ekzistonte dhe kryente shėrbimet fetare edhe para ardhjes sė sllavėve nė kėto anė (V. Petkoviq, Pregled Crkvenih Spomenika, Beograd 1950).
Nė vitet para pavarėsisė nė Parlamentin e Turqisė thuhej: “Rreziku mė i madh i Turqisė, nga tė gjitha kombet qė jetojnė nė perandorinė tonė janė shqiptarėt; ėshtė frikė e madhe nga ky tė mos zgjohet nga gjumi i rėndė, tė mos mėkėmbėt, tė mos marrė diturinė nė gjuhėn e vet, sepse atėherė e mori lumi Turqinė. (Jusuf Buxhovi, Nga Shqipėria Osmane te Shqipėria Evropiane). Kurse ditėn qė ushtritė serbe do ta sulmonin Kosovėn, gjenerali famėkeq Jankoviq do tė drejtonte njė proklamatė shqiptarėve me titullin simbolik “T’on fiseve n’ Shqipni - or vllazni”, nė tė cilėt thuhej se “Vijmė nė emėr tė Allahut qė t’i jepet fund zullumit tė turkut qė pėr 500 vjet bashkėrisht ka rėndu dy popujt... pėr ta ēliruar vendin tonė tė pėrbashkėt dhe se shqiptarėt do tė munden me e rujtė fenė dhe zakonet si i kanė pasun...”


__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante