Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-11-12, 23:11   #25
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 100 vjetori i Pavarėsisė






Flamuri qė ngriti patrioti Ismail Qemali nė 28 nėntor tė vitit 1912, nė sarajet e familjes Vlora, nė qytetin e Vlorės, ka edhe njė dėshmi origjinale, qė vjen nga njeri prej protagonistėve tė kėsaj ngjarjeje madhore, patrioti Spiridon Ilo, firmėtar i aktit tė Pavarėsisė Kombėtare.

Ky flamur, nė pamjen e vet origjinale, ėshtė fiksuar nė njė kartolinė (ose kartė postale nė terminologjinė e kohės), tė botuar nga Ilo nė vitin 1920, ndėrkohė qė ai largohej sėrish nė emigrim nė Boston(SHBA).

Kartolinėn dhe historinė e saj, e sjell pėr lexuesin, pėrmes ATSH-sė, arkitekti dhe studiuesi vlonjat Pirro Stefa, i cili e ka siguruar atė nė njė nga qytetet mė tė mėdha tė Italisė, duke ia bashkuar koleksionit tė vet tė rrallė me mbi 1000 botime tė kėtij lloji, pjesa mė e madhe e tė cilave i pėrkasin periudhės sė para Luftės sė Dytė Botėrore.

“Kartolinėn(kartėpostalen) e kam blerė nė njė nga kartoleritė e qytetit tė Milanos, mbushur me botime tė vjetra dhe tė rralla, mes tė cilave edhe nga Shqipėria e dekadave mė parė”, tregon Stefa. Sipas tij, kjo mėnyrė komunikimi mes shtetasve italianė dhe familjarėve e tė afėrmve tė tyre nė Itali, ka lėnė gjurmė tė tilla, tė cilat marrin vlera autentike dokumentare pėr ngjarje tė rėndėsishme tė historisė sė Shqipėrisė.

Sipas Stefės, kartolina evokon pamjen e flamurit tė Pavarėsisė, qė tė bėn tė mendosh se ėshtė origjinali, nisur nga roli qė ka patur Spiridon Ilo nė kėtė ngjarje madhore tė Shqipėrisė dhe afėrsia familjare me protagonisten tjetėr tė kėtij momenti, Marigo Posio.

“Nga njė arsyetim lidhur me kronologjinė e ngjarjeve qė shoqėruan 28 nėntorin e vitit 1912 dhe roli qė ka luajtur Spiridon Ilo, si njė nga drejtuesit e komunitetit shqiptar nė Bukuresht dhe firmėtar i Aktit tė Shpalljes sė Pavarėsisė, rezulton se flamuri qė paraqitet nė kartolinė ėshtė origjinali”, sqaron Stefa. Madje, kjo, sipas tij, pėrputhet edhe me njė nga katėr variantet e kėtij Flamuri, qė u ngrit nga Ismail Qemali nė njėrin nga ballkonet e godinės 3 katėshe, pronė e Xhemil Bej Vlorės, pinjoll i familjes sė njohur vlonjate.

Ardhja e Flamurit nė Vlorė lidhet me patriotin Spiridon Ilo, njė nga protagonistėt e Shpalljes sė Pavarėsisė dhe delegat i grupit tė patriotėve shqiptarė nė Bukuresht. Prej vitesh, Ilo, me origjinė nga Korēa, jetonte nė kryeqytetin rumun, duke qenė njė nga personazhet kryesorė qė pėrpiqeshin pėr pėrhapjen e ndjenjave atdhetare.

Sipas historianėve, Flamuri qė ngriti Ismail Qemali nė Vlorė, ishte i njėjti qė zbukuronte fasadėn e Hotel “Kontinental” nė Bukuresht, ku, nė 5 nėntor tė vitit 1912, gjatė vizitės sė tij nė kėtė qytet Ismail Qemali zhvilloi njė takim me patriotėt shqiptarė.

Nė kėtė takim, qė i parapriu udhėtimit tė Ismail Qemalit drejt Vlorės, u deklarua pėr herė tė parė ideja e shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, si e vetmja alternativė qė garantonte tė ardhmen e vendit tonė, pėrballė interesave dhe synimeve shoviniste tė fqinjėve. Prej kėtej, Spiridon Ilo, qė ishte pjesėtar nė grupin e patriotėve qė shoqėruan Ismail Qemalin drejt Vlorės, e mori flamurin me vete.

Sipas historianit Bardhosh Gaēe, ai ishte kushėri i parė(djalė tezeje), i Marigo Posios dhe pėr kėtė arsye, nė natėn mes 27 dhe 28 nėntorit, ai fjeti nė banesėn e bashkėshortėve Posio, nė lagjen Muradie, ku patriotja qėndisi brenda njė nate edhe thekėt e Flamurit. Sipas disa historianėve, ky flamur ishte i stampuar dhe jo i qėndisur, me pėrjashtim tė thekėve qė pėrgatiti patriotja Marigo Posio.

Nisur nga kjo, studiuesi Pirro Stefa thotė se historia dhe flamuri, qė ėshtė fiksuar nė kartolinėn e edituar nga Spiridon Ilo, qė nė vitin 1920 u largua drejt Bostonit, bashkohen nė njė.

Ndėrkohė, ėshtė tashmė i njohur fakti qė Flamuri, qė u ngrit tė 28 Nėntor tė vitit 1912, ka njė histori dhe njė origjinė, e cila formatohet nė katėr variante. Secili prej tyre ka dėshmitarėt e vet. Gjithsesi, vajza me origjinė nga Korēa, Marigo Posio, ėshtė personazhi i pėrbashkėt, qė lidh me njeri tjetrin 3 nga katėr variantet.

Posio, mbiemri i vajzėrisė Poēi, qė kishte lindur nė 2 shkurt tė vitit 1892 nė Korēė, u martua me tregtarin Jovan Posio, me tė cilin u shpėrngulėn nė vitin 1904 nė qytetin e Vlorės. Bashkėshortėt banonin nė njė banesė ku kishte jetuar gazetari francez Justin Godard, emrin e tė cilit mban sot rruga karakteristike, qė ndodhet shumė pranė Sheshit tė Flamurit nė Vlorė. Me kėtė shtėpi lidhet edhe historia e Flamurit, qė shėnoi shpalljen e shtetit tė pavarur shqiptar, nė vitin 1912.

Gjithsesi, Stefa thotė se pėrmes kartolinės sė Spiridon Ilos, njė nga katėr setet e kartolinave me temė patriotike qė ai editoi nė vitet 1920-1930-tė nga Bostoni, vjen njė dokument origjinal dhe mjaft i rėndėsishėm, qė lidhet me flamurin qė u ngrit nė 28 Nėntor tė vitit 1912 nė Vlorė. Kjo dėshmohet edhe nė pjesėn e pasme tė kartolinės (kartėpostales), ku pėrcaktohen qartė tė drejtat e autorit, botuesit tė saj, Spiridon T. Ilo. Nė kėtė pėrfundim, thotė Stefa, tė ēon edhe njė element tjetėr, qė ėshtė vula e vendosur nė kėndin e kartolinės, nė faqen ku shfaqet flamuri kuq e zi.

“Tashmė kemi ardhur me njė mision dhe njė qėllim, qė tė jemi njė komb dhe njė shqiponjė, tė kemi vetėm flamurin kuqezi”.

Misioni ėshtė tė unifikojė strategjinė e njė tė ardhmeje pėr tė gjithė shqiptarėt tė ndarė padrejtėsisht para 100 vjetesh.

Vetėm nė kėtė mėnyrė, sipas tij, shkruhet historia e bashkimit dhe krenarisė kombėtare, e cila pėr shkak qeverive tė kėqija ėshtė harruar.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė