Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-11-12, 12:42   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kthimi i eshtrave te Mbretit Zogu I ne Atdhe

Ahmet Zogu, tradhtar apo hero!





Rikthimi i eshtrave tė Ahmet Zogut, mbretit tė shqiptarėve, dhe “odat” qė u thurėn pėr tė, nga politikanėt nė Shqipėri e Kosovė, kanė ngjallur reagime dhe dilema rreth asaj, nėse mbreti Zog ishte hero, apo tradhtar i shqiptarėve.

Historianėt dhe politikanėt nė Kosovė, mbretit Zog nuk i japin asnjėrin epitet, duke e mbajtur mes politikanit qė krijoi Shqipėrinė moderne dhe satrapit qė vrau patriotėt dhe bėri aleancė me Serbinė.

I pari ishte kryeministri Hashim Thaēi, qė e radhiti atė me Nikolla Pashiqin, e qė nuk ia ka pa hajrin Kosova. Njė ditė mė vonė ėshtė presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga, e cila gjatė rivarrimit tė eshtrave tė mbretit Zog, tha se kosovarėt janė pritur duarhapur nga mbreti i shqiptarėve.

Njohės tė fushės sė historisė e komentojnė po thuajse nė mėnyra tė njėjta ēėshtjen e mbretit Zog. Nėnkryetari i lėvizjes Vetėvendosje, Glauk Konjufca, ka thėnė se ēdo figurė politike e cila ka udhėhequr me kombin shqiptar, ėshtė shumėfaqėsh.

“Prandaj, secila i ka anėt e tyre pozitive dhe negative, tė cilat, para sė gjithash duhet tė vlerėsohen prej institucioneve kompetente shkencore dhe akademike”, tha ai.

Kurse, historiani Jusuf Buxhovi, Zogun nuk i jep epitetin, as tė heroit e as tė tradhtarit.

“Edhe pse pėr rrethana tė njohura (distanca kohore, mosnjohja e fakteve meritore dhe klishetė ideologjike), historia ende nuk ka dhėnė njė vlerėsim tė plotė dhe objektiv pėr Zogun, megjithatė, mund tė thuhet se ai ishte njė politikan dhe burrėshtetas pragmatik dhe tejet i shkathėt, qė veproi nė pėrputhje me logjikėn shtetėrore”, thotė Buxhovi.

Zogu, sipas tij, ishte i detyruar tė pranojė vendimet e Konferencės sė Paqes prej nga doli njė gjysmė Shqipėrie, e cila nė radhė tė parė, siē tha Buxhovi, duhej tė pajtohej me fatin e humbjes sė gjysmės sė territoreve etnike (Kosovės dhe Ēamėrisė), realitet politik ky qė e detyronte tė lidhte konventa ndėrshtetėrore me shkaktarėt kryesorė tė tragjedisė shqiptare (Jugosllavinė dhe Greqinė).

Duke u mbėshtetur mbi parimin e logjikės shtetėrore, e cila pėrjashtonte interesat e pjesėve tė shkėputura tė etnisė shqiptare, tė cilat kishin meritat mė tė mėdha pėr pavarėsinė e shtetit shqiptar, si kryeministėr e mė vonė si mbret, Zogu, siē tha Buxhovi, u pėrqendrua qė me diplomaci dhe lėvizje politike ta shkėpusė Shqipėrinė nga ēfarėdo ndikimi tė Beogradit pėr ta afruar me Italinė.

“Dhe, duke u larguar nga Pashiqi, me tė cilin ai kishte disa marrėveshje vasaliteti, ai iu kthye Italisė me bindjen se shpėtonte jo vetėm nga kthetrat jugosllave nė kurthin e tė cilave kishte hyrė vetė nga marrėveshjet qė i kishin ndihmuar tė rikthehej nė pushtet pas ngjarjeve tė qershorit tė vitit 1924, por kėshtu krijonte rrethanat qė shteti shqiptar t’i afrohej botės perėndimore, ku ajo mund tė prosperonte dhe njėherėsh tė kthehej nė njė interes tė saj, gjė qė nė njė tė ardhme krijonte rrethana pėr mbrojtjen e etnive tė shkėputura shqiptare”, ka thėnė ai.

Historiani kosovar thotė se Zogu, krahas dhunės politike dhe hakmarrjes qė pėrdori ndaj kundėrshtarėve politikė, ai arriti ta konsolidojė shtetin shqiptar nga aspekti ekonomik, kulturor dhe ai i sigurisė.

“Ky zhvillim, qė kryekreje kaloi nėpėrmes Italisė dhe vėnies sė Shqipėrisė nėn mbikėqyrjen e saj, kishte edhe ēmimin e vet, qė do ta kthejė nė viktimėn e parė tė fashizmit italian”, ka thėnė ai. Sipas tij, Zogu dhe koha e tij, edhe mė tutje pret njė vlerėsim objektiv historik, i cili assesi nuk mund tė jetė pėrjashtues, e aq mė pak i klisheve bardh-zi.

Edhe publicisti Shkėlzen Gashi konsideron se Ahmet Zogu nuk ėshtė as hero, as tradhtar. “Shqiptarėt e Kosovės nuk janė shpėrfillė vetėm prej Zogut, por edhe prej Enver Hoxhės dhe tė tjerėve qė kanė ardhur nė pushtet nė Shqipėri pas viteve 90-tė, duke i pėrfshirė edhe udhėheqėsit aktualė politikė atje”, ka thėnė ai, duke i pėrmendur disa ngjarje tė dėmshme qė ia ka shkaktuar shqiptarėve mbreti Zog, siē ėshtė Lėvizja Kaēake.

Gashi tha se pushtetarėt shqiptarė kanė pasur gjithmonė parasysh interesa personale, e rrallė ose kurrė interesa shtetėrore. “Zogu nuk bėn pėrjashtim prej kėsaj”, ka thėnė Gashi.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė