Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-11-12, 16:00   #8
Dardanesha
 
Avatari i Dardanesha
 
Anėtarėsuar: 09-07-12
Postime: 3,813
Dardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėmDardanesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Kthimi i eshtrave te Mbretit Zogu I ne Atdhe

S’pajtohen pėr Mbretin

Politikanėt shqiptarė, andej dhe kėndej kufirit, shfaqėn opinione tė ndryshme pėr rolin e Mbretit Leka Zogu I, gjatė ceremonisė sė rivarrimit qė u zhvillua tė shtunėn nė Tiranė. Pėr monarkun nga Mati, Presidentja Jahjaga e Kryeministri Sali Berisha folėn fjalė tė mėdha, derisa socialistėt e Edi Ramės e bojkotuan ceremoninė. Njė ditė mė parė, Kryeministri Thaēi tha se “shqiptarėt s’ia kanė parė hajrin Zogut”
Rikthimi i eshtrave tė Mbretit tė Shqiptarėve, Leka Zogu I nė Shqipėri, i ka ndarė udhėheqėsit shqiptarė nė Kosovė dhe Shqipėri se a duhet tė nderohet apo injorohet njeriu i cili kishte udhėhequr shtetin pėr afro dy dekada.

Nė Shqipėri, Qeveria e Sali Berishės ka organizuar njė ceremoni tė madhe pėr nder tė kthimit tė eshtrave tė Zogut, ndėrsa socialistėt e kanė bojkotuar atė.

Edhe nė Kosovė, zyrtarėt janė ndarė nė dy tabore, se a duhet tė nderohet ose jo Ahmet Zogu, i cili akuzohet pėr lidhje me jugosllavėt dhe largimin nga Shqipėria nė prag tė pushtimit italian mė 1939.

Njė ditė para ceremonisė sė rivarrimit tė Zogut, Kryeministri Hashim Thaēi ka deklaruar nė Kuvendin e Kosovės se Ahmet Zogut nuk ia kanė parė hajrin fort shqiptarėt, sikurse nuk ia kanė parė as Pasicit, e Karagjorgjevicit.

“Kėtu pėrmenden personalitete tė ndryshme historike, prej Pasicit, Esat Pashės, Zogut, Karagjorgjevicit, Titos e hajt, hajt, hajt. Asnjėri prej kėtyre, shqiptarėt fort nuk ua kanė parė hajrin”, ka thėnė Thaēi.

Por, krejt ndryshe nga Kryeministri, ka folur tė shtunėn Presidentja Atifete Jahjaga, e cila ka marrė pjesė nė ceremoninė e rivarrimit tė Zogut nė Tiranė, shkruan Express.

Ajo ka thėnė se Mbreti i Shqiptarėve ka merita tė mėdha si pėr ndėrtimin e Shqipėrisė ligjore, ashtu edhe pėr kosovarėt dhe kombet e tjera qė ishin tė rrezikuara nė kohėn e tij.

“Zogu dhe gjithė populli i pritėn me zemėr tė hapur kosovarėt e larguar me dhunė nga trojet e veta etnike qė u vendosen pėrfundimisht nė Shqipėri. Ėshtė tejet humane dhe pėrparimtare mbrojtja dhe pranimi i hebrenjve nė Shqipėri, nė kohėn qė ata pėrndiqeshin nga fashizmi dhe nacizmi”, ka thėnė Jahjaga, nė Tiranė.

Presidentja Jahjaga ka thėnė se me kthimin e eshtrave nė atdhe, ėshtė kryer edhe njė obligim kombėtar.

“Ne sot jemi tė lehtėsuar qė e kryem detyrėn, sepse eshtrat e patriotėve nuk i tret dheu i huaj dhe “guri peshon me rėndė nė vend tė vet”, ka thėnė ajo.

Para se tė shkonte nė Shqipėri, Jahjaga, pėr tė nderuar eshtrat e Zogut, deputeti socialist, Taulant Balla i ka shkruar njė letėr Presidentes sė Kosovės, ku i ka thėnė se sė pari duhet tė marrė leje nga Hasan Prishtina, Bajram Curri e Avni Rrustemi.

Ai ka kėrkuar nga Jahjaga tė bėjė publik qėndrimin pėr kėta tre patriotė shqiptarė, para se tė marrė pjesė nė ceremoninė e rivarrimit tė Zogut.

Ndryshe prej socialistėve, zyrtarėt e Partisė Demokratike tė Shqipėrisė kanė mendim tjetėr pėr Mbretin.

Presidenti i Shqipėrisė, Bujar Nishani ka thėnė se Zogu ėshtė figura mė e rėndėsishme nė historinė njėqindvjeēare tė shtetit.

“Shqipėria nė kujtesėn e saj shėnon edhe njė figurė tė rėndėsishme, atė tė Ahmet Zogut. Sot nderojmė tė parin dhe tė vetmin mbret tė shqiptarėve, Ahmet Zogun. Mbreti ynė shtetin e bėri vetė”, ka thėnė Nishani.

Presidenti i gjashtė i Shqipėrisė postkomuniste ka numėruar meritat e Zogut pėr shtetin.

“Ahmet Zogu ka lėnė pas njė diskutim tė gjerė, por qė padyshim mbetet figura mė e rėndėsishme e shqiptarėve, ai njeriu qė pėr pak vjet nisi ta bėnte Shqipėrinė njė shtet me tė gjitha atributet e njė shoqėrie qė pėrfaqėsonte qytetėrimin. Shtroi premisat pėr njė shtet modern, i dha shtetit Kodin Penal dhe Civil”, ka shtuar ai.

Fjalė edhe mė tė mira pėr Ahmet Zogun ka thėnė Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha.

Ai e ka cilėsuar Mbretin e shqiptarėve si njeriun qė e ka jetėsuar pavarėsinė e Shqipėrisė.

Edhe nė kėtė ceremoni, Berisha e ka politizuar rikthimin e eshtrave tė Zogut, duke thėnė se ata qė nuk e nderojnė Mbretin, janė ende nėn lėkurėn e Enver Hoxhės.

“Kontributi dhe vepra madhore e Ahmet Zogut duhet t’i bashkojė shqiptarėt e tė gjitha bindjeve, pavarėsisht nga indoktrinimet, tė vėrtetat historike ėshtė mė mirė t’i mėsosh vonė se kurrė. Kush ka frikė nga eshtrat e monarkut, i them qė ke mbetur nėn lėkurėn e Enverit”, ka deklaruar ai.
__________________
Mos prano therrimet. Zoti te ka bere FEMER ...JO MILINGONE!!!
Dardanesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė