Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-01-13, 15:21   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fragmente lufte - Kosovė 1998-1999

Fati i gruas nė Kosovėn e Luftės


Jorida Pasku

Gra qė u merren me pėrdhunė burrat nga shtėpia, fėmijė qė shohin tė afėrmit e tyre t’u ikin para syve, pėrndjekje, pėrdhunime, largim nga trojet pėr tė shkuar s’dihet se ku, frikė dhe ankth qė ndal ritmin e jetės. Vjen njė kohė qė vetmia dhe vdekja bėhen kaq prezente nė jetė, sa njeriu humbet, zhduket, bėhet i vogėl, nuk njihet mė. Por i del pėr detyrė ta shohė vdekjen nė sy, tė ndalė edhe klithmėn qė nuk dėgjohet nga njeri, veēse mund tė provokojė ndonjė plumb. Kėtė luftė tė njeriut tė pafaj, tė viktimės qė nuk ka gojė tė kundėrshtojė, qė ėshtė mpirė nga vuajtja, por sėrish i duhet tė gjejė forca pėr tė vazhduar, gjen lexuesi te “Luftė e vogėl e pėrkorė” (“Piccola guerra perfetta” (Einaudi) qė shkrimtarja Elvira Dones e shkroi nė italisht, nė gjuhėn e dytė tė saj. Libri i Donesit, i pėrkthyer nga Adrian Beshaj, u botua kėtė vit nga “Dudaj”. Shkrimtarja, qė jeton dhe punon nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, sqaron qė ky ėshtė njė roman e jo njė kronikė gazetareske, ndaj e vetmja pėrgjegjėse pėr ngjizjet mes ngjarjeve reale e lirisė rrėfimtare, ėshtė autorja. “Zbrita pėr herė tė parė nė aeroportin e Prishtinės nė dhjetorin e 1999-ės, gjashtė muaj pas mbarimit tė luftės. Mė vonė u ktheva pėrsėri, disa herė. Pėr kėtė libėr, sado material tė kisha mbledhur, sado statistika tė kisha ndėr duar, nuk do kisha shkruar dot kurrė pa dėshmitė e njerėzve qė atė luftė e pėsuan dhe pėrjetuan. Pra, ėshtė detyra ime t’u falem nderit atyre qė mė besuan me rrėfimet e tyre; qė mė ndihėn tė kuptoj; qė mė bujtėn nė sofrat; qė mė shoqėruan nė ēdo cep tė Kosovės”, shkruan Dones dhe e ‘lė tė lirė’ lexuesin nė perceptimin e ngjarjeve tė romanit. “Lufta…” e Donesit zė fill me jetėn e tri grave tė izoluara, Reas, studentes sė letėrsisė, qė i ka marrė mendtė gazetari i “Kohės ditore”; Besės sė bukur dhe Nitės, pedagoges sė larguar nga Fakulteti i Filologjisė i Universitetit tė Beogradit, qė ka hedhur pas krahėve dashurinė me Tomasin nga Serbia.

Nė pjesėn e parė tė romanit njihemi me jetėn e gruas qė duhet tė dalė e vetme nė Kosovėn e rrethuar me ushtarakė, qė duhet tė mėsohet me idenė e izolimit, qė i duhet tė dorėzohet jetesės me sakrifica. “Elvira Dones nuk na tregon vetėm historinė e atyre qė u rreshtuan, qė rrokėn armėt; na rrėfen, sidomos e mbi tė gjitha, fatin e atyre qė gjithė kėtė e pėsuan, e pėrjetuan nė njė situatė ekstreme, duke u kapur me thonj e me dhėmbė pas dinjitetit njerėzor”, konstaton Roberto Saviano nė parathėnien e librit, ndėrsa pėr romanin, ai ėshtė i mendimit: “Luftė e vogėl e pėrkorė” ėshtė njė histori femrash, pra ėshtė njė histori e tė gjithėve, sidomos kur zbulon, pikėrisht nėpėrmjet pikėvėshtrimit tė veēantė, natyrėn e tij tė vėrtetė. Jo njė roman pėr luftėn, as njė roman lufte, ku heronjtė veprojnė nė kontekst militaresk. Jo, ky roman ėshtė drejtpėrdrejt lufta. Ėshtė pėrqasja e luftės nėpėrmjet syrit tė viktimės qė nuk gjykon, nuk dėnon, por u komunikon tė gjithėve vizionin e vet”.

Shqetėsimet e heshtura qė gratė ia pohojnė vetėm vetes, pėrzier me ėndrrat pėr dashurinė, nė njė kohė kur dhoma ndriēohet me qiri dhe nuk ka bukė nė sofėr, nuk janė tė lira tė dalin nė rrugė ku i presin plumbat dhe dhuna, janė fragmente qė e bėjnė tė afėrt njohjen e lexuesit me ‘kėtė luftė tė vogėl’, jo me atė qė serviri media, jo me atė qė u trumbetua sė largu. Elvira Dones na sjell luftėn intime tė tė vegjėlve dhe tė mėdhenjve, luftėn me tė pėrditshmen e zymtė dhe mė tė ardhmen e pasigurt. Ja njė episod i marrė nga faqet e romanit, ku shprehet ashiqare sa i vėshtirė ėshtė sigurimi i jetės pėr heroinat e “Luftės…”: “Pa fjalė nxitojnė drejt njė dyqani buke ku gjejnė njė shitėse serbe, rreth tė tridhjetave, veshur pastėr me njė pėrparėse tė panjollė. Raftet janė thuajse plot me bukė tė freskėt. -Dokumentin,-urdhėron shitėsja. Dokumenti kish qenė i njė kosovari me origjinė nga Podujeva, topolak e babaxhan, ende njė muaj mė parė bėnte njė nga bukėt mė tė mira tė qytetit.

Nita i drejtohet shitėses nė serbisht, por tjetra nuk ha zbutje. –E kotė qė na kėrkon dokumente, se ti e di qė jemi shqiptare-shpėrthen Rea.

Ndėrkohė hyjnė dy gra serbe.

-A po na ndihmon apo si?-provon pėrsėri Nita. Shkoni t’ju ndihmojė Blairi dhe Clintoni. Shkoni se ju japin bukėn dhe ndonjė gjė tjetėr”. Por pėrpjekjet nuk marrin fund kėtu. Nėpėr faqet e “Lufta e vogėl e pėrkorė” lexuesi njihet me historitė e familjeve qė gjatė shpėrnguljeve humbin burrat e shtėpisė, gra qė dhunohen, fėmijė qė vriten pa mėshirė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė