Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-01-13, 15:30   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fragmente lufte - Kosovė 1998-1999

Fragmente nga “Lufta e vogėl e pėrkorė”/ Pėrndjekje dhe dhunė nė sy tė fėmijėve

E rėndėsishme ishte tė shikoje sa mė pak

Para se ta vrisnin, ata ia zhvatėn gjysh Ibrahimit paratė e ia shkulėn sahatin nga kyēi i dorės. E kapėn gjyshe Sevdijen nga nofullat, ia hapėn gojėn pėr dhėmbė floriri dhe meqė nuk gjetėn, e qėlluan, i derdhėn njėqind tė shtėna nė trup, ndoshta njėmijė; gjyshi rėnkoi prej dėshpėrimit dhe u rrėzua nė tokė. Blerimja pėrpiqej tė mos qante, po ashtu dhe Fatmiri. Ata e ngritėn gjyshin si njė kukull prej lecke, ia zhveshėn jelekun me qėndisma tė fildishta qė e kishte qė nga dita e dasmės me gjyshe Sevdijen.

Njėri prej tyre tha se gjėra tė tilla me vlerė sot nuk i gjeje mė as po t’i kėrkoje me qiri; do ia ēonte tė birit pėr dasmėn me atė bythėderren qė kish zgjedhur pėr nuse, sikur tė mos kish femra me tė pėrtypshme Serbia.

Mandej kėrkuan prapė para, por gjyshi Ibrahim nuk kishte mė ē’t’u jepte, kėshtu qė i ulėritėn Smrdljivi šiptar dhe e vranė edhe atė, po ashtu, duke pėrdorur shumė plumb, ndėrsa axha Bujar i urdhėronte fėmijėt qė t’i mbanin kokat ulur e tė mos shikonin. Jehonės i shpėton nė pantallona.

Bora niste tė villte zi se kishte tre ditė pa ngrėnė. Serbėt vranė edhe burra tė tjerė, rreth dhjetė gjithsej, por pėr fat nuk shtinė mbi axhė Bujarin. I ndanė fėmijėt nga tė rriturit. Pastaj ndėrruan mendje dhe u ulėritėn qė tė bashkoheshin pėrsėri.

Urdhrat vinin nga pesė burra tė ndryshėm kėshtu qė s’merrte vesh i pari tė dytin dhe po t’u bindeshe urdhrave tė njėrit, tė vriste ai tjetri, e njerėzit binin si pula e serbėt gajaseshin me sa u hanin mushkėritė. Blerimja i hapte sytė fort e bindur se, sa mė ngultas tė shikonte, aq me shans kishte qė t’i ndalonte plumbat nė drejtim tė Fatmirit. Duhej t’i ndalonte me sy, si nė filma, nuk kishte rrugė tjetėr. E ajo i ndaloi fakt, se pas vdekjes sė gjyshėrve, pėr disa orė, asnjė prej grupit nuk pėsoi mė gjė. Po bie nata.

Gjithė pasditen i kishin pėrplasur stivė mbi dy kamionė tė hapur, duke u ndalur vetėm kur hasnin grupe tė pėrndjekurish. Serbėt zbrisnin e i zhvatnin gjindjes gjithēka; u thoshin se pėr tė hipur nė kamion duhet tė paguanin mė parė. Njerėzit jepnin ē’kishin, kurse hajnat krasisnin me plumba nja dhjetė prej tyre, e kamionėt niseshin me plaēkėn e re tė luftės e kėmbėsorėt mbeteshin nė shoqėrinė e kufomave tė freskėta. Sipėr nė kamion villej, urinohej, pėshtyhej, qahej bėhej e trasha.

Mandej serbėt ndalnin pėrsėri: u ēirreshin grave tė zbrisnin e i shtynin drejt pemėve; edhe pemėt ulėrinin; e cubat hungėronin; e kur binte heshtja e gratė ktheheshin, nja dy prej tyre s’ktheheshin mė; e teta Dardana e axhės Bujar u pėrgjėrohej vocrrakėve tė mos hapnin sytė kurrsesi.

- Po mė morėn mua mos shikoni e mos bėrtisni emrin tim, ju mos shikoni e mos bėrtisni, e mos lejoni babėn tuaj tė mė mbrojė, se mandej e dini ēfarė i bėjnė e ju mbeteni vetėm e mua s’mė shpėton dot njeri prapėseprapė. Morėt vesh? A mė dėgjuat mirė? A kuptove, Borė e nanės?

Teta Dardana i besonte Borės, ashtu siē i besonte Blerimes mami Hana, domethėnė plotėsisht. Pastaj gruaja kish llangosur fytyrė e rroba me jashtėqitjet e kamionit dhe Blerimen kjo e kish hutuar krejt ngaqė kutėrbimi ta merrte frymėn, por nuk kish thėnė gjė, se nė atė ēast duhej tė pėrqendrohej te Miri i saj.



Kishin mardh, nuk dinin ku gjendeshin perveē faktit qė diku, jo larg, duhej tė kalonte njė lumė, ngase hera- herės dėgjohej gurgullimė ujėrash. Kamionėt rrihnin ca udhė pa kuptim; niseshin, frenonin, niseshin pėrsėri, zbrisnin njerėz, hipnin njerėz, vidhnin njerėz, merrnin gratė, vrisnin gratė, pėshtynin gratė, bėnin ahengje tė reja bastisjesh nėpėr fshatra e niseshin prapė pėr udhė.

E rėndėsishme ishte tė shikoje sa mė pak tani, se sytė ndėrkohė ishin lodhur vėrtet. Ka tė drejtė teta Dardana, mos shikoni mos bėrtisni mos mė mbroni, mos thėrrisni emrin tim! lshte pak si lojė kukafshehthi, mendon Blerimja, kur ke gjetur njė vend tė sigurt, mė mirė tė rrish strukur qė mos tė tė gjejnė. Vendi i saj i sigurt ishte Fatmiri.

Kamionėt qenė nisur pėrsėri pėr udhė. Nė tė hyrė tė njė fshati memec qenė ndalur njė ēast, pa i shuar motorėt. Shtegu i pėrbaltur qė ēonte te stallat mbulohej nga kufoma; shoferėt e kamionėve kėputėn ca fjalė tė ndyra gjithė qejf dhe u nisėn zigzag nė kėrkim tė kurmeve tė shtrirė; i shtypnin, dhe qeshnin, dhe hidheshin mė tutje pėr tė hekurosur tė tjera plehra atje poshtė; e hera herės dheu rėnkonte, balta kėrcite pėrzier me kocka, ndonjė shpirt qė ende nuk kishte dalė lėshonte grahma, por kot, kot ankohej, mendoi Blerimja. I zbritėn nga kamionėt pėr tė njėmijtėn herė. E vogla shtėrngoi si darė dorėn e Fatmirit, vėllai ia shtėrngoi po aq fort e axhė Bujari nga ana e vet i shtėrngoi tė pesė fėmijėt rreth vetes.

Amanet tėt vėlla shpirti im.

Mos ki merak mami.

Ata filluan prapė ato gjėrat me gratė, ato vinin kujėn luteshin heshtnin rėnkonin. Ose vdisnin. Tė ulėrije me sa kishe nė kokė s’ishte gjė e menēur se nuk nxirrje gjė, ose mund edhe tė bėrtisje po tė mos pėrmbaheshe dot, por ishte mė mirė tė bėrtisje sė brendshmi, qė ishte ndryshe. Axha Bujar tha: -Fėmijė, mbyllni veshėt nuk duhen dėgjuar kėto gjėra. E nė atė ēast se nga mbinė tė tjerė ushtarė e milicė, disa prej tyre kishin ato bandat e frikshme nė kokė dhe brohorisnin:



Živela Srbija. Kosove je Srbija. Rroftė Serbia e serbėve. Rroftė bota e serbėve dhe gjithė qielli i serbėve!



Por fjalėt u dilnin me jargė e zėrat u shprisheshin e kėmbėt as e kishin idenė se ku shkonin. Blerimja shtėrngonte dorėn e Fatmirit, dridheshin tė dy. I shtynė nė njė stallė ku kishte vetėm lopė tė vrara. Bora pyeti nėn zė pėr emrin e fshatit, por axha Bujar ua preu se nuk u hynte nė punė tani. Dyshemeja prej dheu mbulohej me kashtė sėpata kazma e gjak.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė