Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-02-13, 01:51   #55
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Kthimi i eshtrave te Mbretit Zogu I ne Atdhe

Fan Noli letėr Mbretit Ahmet Zogu: Mė duhen para

1 - Letėr Ahmet Zogut Shkurt 12,1937
Lartmadhėni, Me anėn e kėsaj letre dua t’ju lutem
pėrunjėsisht t’a autorizoni Sinodin e Shenjtė tė mė
japė njė shėrbim nė Kishėn orthodhokse Autokefale
tė Shqipėrisė, se roga qė marr kėtu ėshtė e vogėl
dhe e parregulltė, dhe jetesa ime po bėhet dita mė
ditėn mė e rėndė dhe mė e mėrzitur. Nga ana tjatėr,
ju pėrsėrit lutjen tė porositni Qeverinė tė mė
caktonjė njė pension dhe tė mė dėrgonjė njė ndihmė
gjersa tė votohet pensioni. Me kėtė rast, bėnj tė
njohur se qė mė 1932 kam qėndruar striktėrisht
jashtė politikės, dhe ēdo lajmė e kundėrt ėshtė ēpifje
e armiqve personalė, midis tė cilėve mė vjen keq tė
numėroj edhe Z-in Faik Konica. Dyke shpresuar se
lartmadhėnia juaj, me shpirtmadhėsinė qė Ju
karakterizon, do tė merrni para sysh lutjet e mia.
Mbetem, uronjėsi juaj me Perėndinė....

2 - Letėr Mbretit Zog
Lartmadhėri, Me anėn e kėsaj letre vinj t’i lutem
Larmadhėrisė Suaj tė mė pėrkrahni financiarisht pėr
tė vazhduar studimet e muzikės nė fushėn e sė cilės
do t’i shėrbenj atdheut nė mėnyrėn qė i ka shėrbyer
Franzs Liszt-i Hungarisė. Pėr kėto studime mė duhen
posht e lartė nja 5 mijė dollarė, sipas ēkoqitjeve tė
dhėna nga njė listė tė mbyllur kėtu brenda.
Gjithashtu kėtu brenda L.J. do tė gjeni programin e
Konservatorit tė kėtushėm me provėn e padyshimtė
qė meritonj ēdo pėrkrahje nė fushėn e muzikės. Me
shpresė qė Lartmadhėsia juaj, si protektor i arteve
tė bukura, do tė mė dėrgoni kėtė shumė me kohė pėr
tė nisur punėn nga fundi i gushtit. Mbetem Uronjės
pėrpara Perėndisė pėr Lartmadhėrinė Tuaj.
F.S. Noli - Boston, Mass. Qershor 25,1938

Si dy kundėrshtarė politikė, ėshtė e njohur
marrėdhėnia konfliktuale mes Fan S. Nolit,
udhėheqės i revolucionit tė qershorit 1924 dhe
Ahmet Zogut, Mbret i Shqipėrisė. Megjithatė, nė
kėtė rrugė tė gjatė sulmesh tė ndėrsjella ka pasur
momente kur tė dyja palėt i kanė shtrirė dorėn
njėra-tjetrės. “Njė politikė elastike” e quan studiuesi
Nasho Jorgaqi. Kėtė na e tregojnė mė qartė vetė
letrat qė kėto dy figura tė rėndėsishme tė historisė
sė Shqipėrisė i kanė dėrguar njėri-tjetrit, apo tė
tretėve. Nė veprėn mė tė fundit kushtuar Nolit,
“Letėrkėmbimi i Fan Nolit”, botuar nga “Erik” dhe
pėrgatitur nga Nasho Jorgaqi, ofrohen qindra letra
qė Noli ka dėrguar e ka marrė. Mes tyre, edhe disa
letra mes Zogut dhe Nolit.
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė