Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-09-13, 00:27   #13
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Kryetem:Pse dhe kush e vrau Ahmet Krasniqin?

Qendra e krimit ashtu si nė fazėn e parė edhe nė fazėn e dytė tė pėrgaditjeve pėr vrasjen e Ahmet Krasniqit pati rolin vendimmarrės. Nė kėtė fazė ajo e bėri edhe mbikqyrjen e pėrgaditjeve pėr kėt krim, dhe bėri kordinimin e punėve qė i kryente SHIK-u dhe punėve qė i kryenin ushtarakėt e Ministrisė sė Mbrojtjes qė ishin bėrė argat dhe klysh tė forcave kundrainstiticionale tė Republikės sė Kosovės. Sipas skenarit tė pėrgaditur mė parė nga Qendra e Krimit dhe SHIK-u, Ahmet Krasniqi duhej tė vritet nė orėt e vona tė mbrėmjes kur tė kėthehet nė banesė. Vendi (lagjja)se ku gjendet shtėpia e Shyqiri Toskes (ku duhej tė banonte Ahmet Krasniqi) i pėrgjigjej tė gjitha kushteve pėr ta kryer pa vėshtėrėsi atentatin dhe pa pasoja tė largohėn kriminelėt nga vendi i krimit. Kriminelėt ishin bėrė gati ta ngrehin gishtin e krimit nė ēdo moment qė urdhėron Qendra e krimit. Ēdo lėvizje e Ahmet Krasniqit vėshgohet nga klyshėt e forcave kundrainstiticionale tė Republikės sė Kosovės qė kishin arrijtur tė hyjnė nė stafin e Ministrisė sė Mbrojtjes. Mbrėmja e 21 shtatorit tė 1998 ishte shumė e pėrshtatshme pėr realizimin e planit dhe skenarit tė Qendrės sė krimit pėr vrasjen e Ahmet Krasniqit. Nė Restoranin’’Nėna Mbretėresh’’ ishte Ahmet Krasniqi, Kryeshefi i SHP tė FARK-ut, tre ushtarakė nga sigurimi, nga njė ushtarak nga Drejtoria personale, Drejtoria informative dhe Shėrbimi i finansave, dhe disa ushtarakė tė brigadave 134, 131 dhe 133, qė kishin marrė pjesė nė frontin e luftės nė Kosovė. Takimi kishte karakter pune, por pėr nderė tė ushtarakėve qė kishin marrė pjesė nė frontin e luftės nė Kosovė, Ahmet Krasniqi shtroi njė darkė pėr ta. Nė pasdarken e asaj mbrėmje u shqyrtua situata ushtarake nė Kosovė dhe gjendja aktuale nė Ministri tė Mbrojtjes dhe nė SHP tė FARK-ut. Nė veēanti u rrafėn ēėshtjet e mosrealizimit tė marrėveshtjes sė armatimit qė u nėnshkrua nė mes Ministrisė sė Mbrojtjes dhe tregėtarėve turq, dhe shkelja e marrėveshtjes sė Osllos nga forcat kundrainstiticionale tė Republikės sė Kosovės. Mė nė fund u muarrėn vendime tė rėndėsishme qė kishin tė bėnin me forcimin e UĒK-sė. Planet e Ahmet Krasniqit pėr futjen nė frontin e luftės nė Kosovė tė tė gjitha njėsive operative tė UĒK-sė, qė ishin bėrė gati nepėr qendrat e stėrvitjes, u miratua edhe nga ushtarakėt e brigadave 134, 131 dhe 133. Nė atė takim ėshtė dashur tė merrte pjesė edhe kolonel Tahir Zemaj, por Ahmet Krasniqi nuk pat lejuar tė vinte pėr shkaqe tė sigurisė sė tij personale. Kjo tregon se Ahmet Krasniqi ishte i vetėdijshėm se nė ēdo moment ishin tė rrezikuar njė numėr i konsiderueshėm i ushtarakėve tė FARK-ut, nga forcat kundrainstiticionale tė Republikės sė Kosovės, nė mesin e tė cilėve ishin Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj, Salih Ēeku, Agim Ramadani, etj. Atė natė Ahmet Krasniqi donte qė vet tė kujdesej pėr sigurinė personale tė kolonel Tahir Zemės, kur i dha urdhėr Hilmi Nebihut qė personalishtė tė kujdeset pėr sigurinė fizike tė kolonel Tahir Zemės. Takimi ka pėrfunduar rreth orės 23.00, dhe tė gjithė kanė hypur nė tri vetura. Nė veturėn e parė ishte Ahmet Krasniqi, tre ushtarakė tė brigadave operative 134, 131 dhe 133, njė ushtarak nga Drejtoria informative dhe shoferi i kombit. Nė dy veturat tjera ishin tė tjerėt. Afėr pompes sė benzinit veturat ndalėn nga pjestarė tė policisė dhe tė SHIK-ut tė Shqipėrisė, pėr ta bėrė kontrollimin e dokumentacionit tė ushtarakėve pėr tė ditur identitetin e tyre. Veēmas kontrollohet pasaporta e Ahmet Krasniqit nga pjestarė tė policisė dhe tė SHIK-ut, dhe me radiolidhje e njoftojnė dikend pėr identitetin e Ahmet Krasniqit. Kjo tregon se bėheshin pėgaditjet pėrfundimtare nga kriminelėt pėr ta kryer egzekutimin e pushkatimit tė Ahmet Krasniqit.
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė