Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-01-14, 01:32   #1
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim " "Historia e burrave dhe Trimave se Treves Rugoves"

Te dhena mbi fakte.
"Shum mire dihet,Se Trimat dhe burrat Rugovases gjithemon kan qen prezent neper luftrat e gjitha koherave"...
Prandaj jam ketu per t'ndare me ju veprimtarin e shkathtesis se tyre ne gjitha "Aspektet kulturore dhe historike"...Jufalemnderit!

Si fillim e para foto tregon Asamblin Autokton Rugova te 100 viteve.

Me pas vjen Luftetari Tahir( Col )Demaj
me te birin Haxhi ( Tahir ) Demaj

Tahir ( Col ) Demaj
I Lindur me 1885-1961

Tahir Coli u lind ne fshatin Boge te Rugoves, ne vitin 1885 ne nje familje atdhetare, familje kjo e cila qe ne femijeri e kishte frymezuar djalin e saj Tahirin me ndjenja patriotike e liridashese. Keto ndjenjha Tahir Coli i rujati dhe i percolli te djali i tij Haxhiu i cili pasi u rrit iu be krah babait ne beteja kunder pushtuesve. Trashegimin patriotike te kesaj familje e deshmon fakti se edhe babi i Tahirit, Coli ishte vazhdimisht ne sy te armikut dhe asnjehere nuk e ndali rezistencen ndaj pushtuesve deri sa u vra nga armiqet.Familja e Tahir Colit, ishte nje familje qe per arsye dimensionale konsiderohej armike ndaj Serbise dhe Malit te Zi. Tahir Coli se bashku me Sak Fazline, Sali Ramen dhe shume shoke te tjere merr pjese ne betejen e ashper ne mbrojtje te Beranit. Tahir Coli po ashtu ka marre pjese disa here ne betejat qe zhvilloheshin asaj kohe edhe ne fshatin e lindjes ne Boge. Aty sa bashku me te birin ua kishin futur tmerrin armiqve malazias. Trimerite e Tahirit ishin deshmuar ne shume beteja kunder armikut, duke filluar nga viti 1911, e deri ne fund te Luftes se Dyte Boterore Kudo qe jipej kushtrimi, ai ishte i pari. dhe kishin te drejte qe gjithe e quanin ora e atyre aneve.
Gjithashtu Tahiri mori pjese edhe ne betejat qe u zhvilluan ne Smilocice ne piken strategjike qe i ndante dy shtete: ate shqipetar dhe ate malazez. Forcat armike kishin sulmuar nga Maja e Smilovices nje here me 1942 dhe nje here me 1943 qe te dy here keto sulme ishin zmbrapsur me suksese nga Tahir Coli me shoke. me 30 maj 1944 u zhvillua nje beteje shume e ashper gjate kesaqj beteje Tahiri, Saku dhe Haxhia luftonin kunder armikut, fatkeqsisht ne ballafaqimin direkt bie heroikisht Bajraktari i Rugoves Sak Fazlia. Tahiri e ka mbrojt tupin e Sakut duke e shmangur nje vdekje te dyte. me gjeturin e tije ai nuk e la trupin e tije te binte ne duart e armikut. Tahir Colin nuk mundi ta mposht as Serbia as Mali i Zi dhe keshtu ai pati nje vdekje natyrale ne vitin 1961. vdes ne ate vend ku edhe pat lindur, ne Bogen e bukur krenare. Edhe pse vdiq, emri i Tahirit, vepra e tij akoma jetojn. Vepra e tij u shendrrua ne udherrefyese mjaft te qmuar per brezat e ardhshem. Personaliteti i tij u shendrrua ne figure emblematike te qendreses dhe trimeris rugovase.

Haxhi Tahir Demaj
1918-2000

Haxhi Tahiri lindi ne fshatin Bushat te Shkodres me date 03 maj 1918, pas moshes tre vjeqare Haxhiu kthehet ne vendin e te pareve, pra ne Rugoven Legjendare. Pas mbarimit te luftes me 1945 Haxhi Tahiri kishte punuar ne Komunen e Kuqishtes. Ne ate kohe Mali i Zi serish kishte derguar ushtrine ne Rugove, ku me kete rast ishte arrestuar edhe Haxhiu me qellim qe te likuidohej edhe fizikisht. Haxhiu ishte arrestuar edhe disa here nga okupatori. Ai ishte arrestuar me 1949 ku mbajti 18 mauj burg ne burgjet Kroate, me 1956 ishte arrestuar prape dhe mbajti 6 muaj burg dhe me 1958 u arrestua serish ku edhe mbajti 18 muaj burg. Edhe pas ripushtimit te Kosoves nga ushtria serbo-sllave me 1945 trimi dhe patrioti Haxhi Tahiri nuk e ndaloi aktivitetin e tij ne mbrojtje te atdheut.

Populli yne u thur lavdi dhe kenge atyre qe sakrifikojn dhe luftojne per qlirimin e trojeve shqiptare, qe te mbesin ne kujtese dhe te mos harrohen kurre. Kenge te tilla ishin kenduar edhe per Tahirin. ne vijim paraqe nje varg nga kjo kenge:

Po lufton Thiri me te birin,
sikur Muja me Hlilin.

Po ashtu ka pasur edhe poezi qe u kushtoheshin luftes heroike te Tahir Colit. ne vijim do te paraqes nje varg nga nje poezi:

Krisi pushka mitrolozi
Tmadhe briti Tahir Coli
Bini djema e mos e lshoni.

..vijon


natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante