Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-14, 15:57   #12
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Serbet dhe pushtimete krimet e tyre ndaj shqiptarve

Janari ėshtė muaji i dhembjeve dhe vuajtjeve pėr shqiptarėt e Sanxhakut




Nė janarin 1945, atė qė nuk arritėn ta bėjnė ēetnikėt e Drazha Mihajloviqit ndaj popullatės sė Sanxhakut tė Pazarit tė Ri, e bėri pushteti “popullor” serbo-komunist. Nė muajt e parė nga marrja e pushtetit, u ekzekutuan rreth 2000 persona, shumica e tyre shqiptarė, nė krye me udhėheqėsin politik e ushtarak tė Sanxhakut, Aqif Blytėn.

Aqif Blyta ose Aqif Haxhiahmetoviq (1887- 1945) nga populli i Sanxhakut tė N. Pazarit njehet si Aqif-efendia tė cilin OZNA e pushkatoi me 21 janar 1954.

Aqif Blyta ėshtė njėri ndėr politikanėt dhe patriotėt shqiptarė tė Sanxhakut tė Pazarit tė Ri i periudhės ndėrmjet dy luftėrave Botėrore dhe gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Aqif Blyta ishte veprimtar i shquar i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit dhe deputet nė Kuvendin Kombėtar nė Tiranė (1943-1944). Aqif-efendia ėshtė mė i merituari nė mbrojtjen e N. Pazarit nga sulmet dhe shfarosjet ēetnike.

Aqif Blyta ėshtė lindur nė N. Pazar nė vitin 1887. Nė kėtė qytet babi i tij Emin-agė Blyta kishte ardhur nga Gjakova. Aqif Blyta ka kryer akademinė ushtarake nė Manastir, nė tė njėjtėn akademi ku kishte studiuar edhe kryetari turk Mustafa Kemal Ataturk. Me kryerjen e akademisė kishte arritur gradėn e kapitenit. Nė shtetin e ri tė Mbretėrisė Jugosllave, Aqif Blyta ishte njė ndėr tė parėt nė formimin e Partisė Xhemijeti tė myslimanėve shqiptarė.

Xhemijeti bashkonte myslimanėt dhe shqiptarėt. Nė verėn e vitit 1919, nė Shkup, mori pjesė nė Kongresin themelues tė organizatės ”Xhemiet” (Bashkimi). U shqua si aktivist i kėsaj organizate dhe u zgjodh sekretar. Mė 1920 u zgjodh kryetar i bashkisė sė Pazarit tė Ri. Pasi qė nuk pranuan tė jenė nėn diktatin e mbretit Aleksandėr dhe tė Nikolla Pashiqit, Xhemijetit nė vitin 1924 i ndalohet veprimtaria. Qė nga ky vit e deri nė vitin 1990 shqiptarėt dhe popujt tjerė joserb nuk kanė pasur parti tė tyre politike.

Nė zgjedhjet parlamentare tė viteve 1920, 1925, 1927, 1933, 1935 dhe 1938, ndonėse ishte pėrfaqėsues mė nė zė i popullsisė sė trevės sė Sanxhakut, pėr shkak tė manipulimeve dhe grabitjes sė votave nga autoritetet serbe, nuk u zgjodh deputet i parlamentit tė Mbretėrisė Serbo Kroate Sllovene, pėrkatėsisht tė Mbretėrisė sė Jugosllavisė (1929-1941). E arriti atė vetėm nė zgjedhjet e vitit 1923. Nė parlamentin jugosllav u shqua si pėrkrahės e bashkėpunėtor i afėrt i Ferhat Dragės; kundėrshtar i vendosur i politikės sė ndjekur nga qarqet serbe, pėr shpronėsimin dhe shpėrnguljen me dhunė tė popullit shqiptar.

Populli i Sanxhakut i ėshtė mirėnjohės posaēėrisht pėr shkak tė angazhimit tė tij nė pengimin e shpėrnguljes sė popullsisė nga Sanxhaku pėr Turqi. Aqif Blyta duke qenė personaliteti mė i rėndėsishėm i organizim ushtarak dhe politik ishte nė shėnjestėr tė tri atentateve tė organizuar. Pėr dy atentatet e parė ishin pėrgjegjės nacionalistėt serbomėdhenj nga Beogradi, ndėrsa pėr atentatin e tretė kanė qenė komunistėt vendas tė Sanxhakut tė cilėt pėr ekzekutues kishin caktuar Hasė Rozhajėn. Por, komunistėt qenė tėrheqė mė vonė nga ky vendim.

Kah fundi i vitit 1941 Blyta organizon mbrojtjen e N. Pazarit nga ēetnikėt tė cilėt depėrtonin nga Rashka. Qėllimi i ēetnikėve ishte marrja e N. Pazarit dhe mandej e tėrė Sanxhakut me qėllim tė shfarosjes sė popullsisė shqiptare dhe myslimane. Ngjarjet qė u zhvilluan tutje treguan se Aqif Blyta me ushtrinė e tij tė formuar dhe me ndihmėn e njėsive nga Peshteri dhe me ndihmėn qė i arriti nga vėllezėrit kosovarė nėn udhėheqjen e Shaban Polluzhės arritėn tė mbrojnė kėto territore nga ēetnikėt.

Pas depėrtimit tė forcave partizane jugosllave nė ato treva, iu dorėzua organeve tė pushtetit partizan nė Gjakovė, tė cilėt e dėrguan nė Pazarin e Ri. Mbas torturave mizore, bashkė me bashkėpunėtorin e tij mė tė ngushtė, Ahmet Dacėn, dhe me tre djemtė e tij u pushkatuan nė Haxhet (lagje e sotme e Pazarit tė Ri) me 21 janar 1945 nga OZNA. Aqif Blyta ishte i martuar me Mahijen nga Gjakova me tė cilėn nuk lan pasardhės. Megjithatė ata birėsuan dy fėmijė qė i sollėn nga Gjakova, njė djalė me emrin Qamil dhe njė vajzė tė quajtur Mejreme.

Mė 11 maj me rastin e krijimit tė Kėshillit Popullor tė Sanxhakut, u morr vendimi pėr rehabilitimin e Aqif Blytės dhe tė tjerėve. Pas aprovimit tė ligjit tė ashtuquajtur pėr rehabilitim mė 17.02.2007, kryetari i Kėshillit Ekzekutiv tė Kėshillit Popullor tė Sanxhakut, Esad Xhuxheviq, me anė tė mediave kėrkoi nga organet shtetėrore ta rehabilitonin Aqif Blytėn i cili ishte i dėnuar politikisht nga pushteti i atėhershėm. Po ashtu ėshtė paralajmėruar pėr fillimin e procedurės gjyqėsore pran gjyqit tė qarkut nė Novi Pazar nė lidhje me kėtė ēėshtje. Ngjarjet aktuale tre viteve tė fundit, dhe bllokimi i veprimit sė Kėshillit Popullor tė Sanxhakut, kanė shkaktuar ndėrprerjen e kėtij procesi.

Pėr ta nderuar personalitetin e Aqif Blytės nė shėtitoren e kėmbėsorėve nė qendėr tė qytetit tė Pazarit tė Ri (Novi Pazar) ėshtė vendosur pllaka pėrkujtimore. Pllaka pėrkujtimore ėshtė vendosur me vendimin e Kėshilli Kombėtar Boshnjak, mandej nė kėtė ceremoni ka marrė pjesė edhe ministri nė qeverinė e Serbisė Sulejman Uglanin dhe Sekretari shtetėror nė Ministrinė e Arsimit, Muhedin Fijuljanin, qė tė dytė nga ky qytet, e qė pėr mediat serbe ky ishte njė skandal.

Nė lidhje me kėrkesat e pushtetit serb pėr ta larguar pllakėn pėrkujtimore, nė shatorin e viti 2011, Presidenti i KKB, Esad Xhuxheviq, me kėtė rast kishte deklaruar se “paneli do tė mbetet, edhe pse qeveria ka mjete pėr ta larguar me forcė panelin e Aqif Effendiut”.

Xhuxheviq, pėr ta argumentuar mendimin e tij, ka shtuar: “Ai pėr ne ėshtė njė figurė e padiskutueshme historike. Nėse dikush mund tė na bindė ndryshe, ne jemi tė gatshėm pėr tė biseduar. Ndėrsa panelin nuk e heqim”. Kėto ishin fjalėt e njeriut kyē sa i pėrket kėtij rasti, tė cilat ende qėndrojnė, siē kanė bėrė me dije mediat e Sanxhakut.

Ēdo gjė tjetėr mbeti e njėjtė dhe askush nuk beson se pllaka pėrkujtimore tė hiqet ndonjėherė, pėrkundėr presioneve tė shtetit serb. Shpresojmė se nė njė tė ardhme tė afėrt do ti shkoj mendja institucioneve tona shtetėrore kėtė personalitet tė shquar ta pėrkujtojnė nė atė formė qė e meriton.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė