Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-03-14, 13:02   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Masakra e Tivarit

Masakra e Tivarit ėshtė njė masakėr qė iu bė tė rekrutuarve shqiptarė nga Kosova nė pėrfundimin e Luftės sė Dytė Botėrore nė Tivar, Mali i Zi dhe nė rrugė pėr nė Tivar. Numri i tė vrarėve nė kėtė masakėr varėsisht prej burimeve sillet 1700-4300.


Kur nazistėt ishin nė tėrheqje nga territori i ish-Jugosllavisė, frontet u krijuan nė Srem tė Vojvodinės dhe nė atė tė Adriatikut nė veriperėndim tė Jugosllavisė. Shqiptarėt u rekrutuan pėr tu dėrguar nė luftime nė kėto fronte ndėrsa brigadat Serbe i forcuan pozitat e tyre nė territorin e Kosovės. Gjithsejtė 44.523 shqiptarė nga Kosova dhe viset tjera etnike u rekrutuan dhe u dėrguan nė luftime larg Kosovės pėr ta zvogėluar rrezikun e ēfarėdo rezistence ndaj autoritetit serb/jugosllav qė do tė vendosej nė Kosovė.


Masakra


Pikė mbledhja e kėtyre ushtarėve u caktua Prizreni, deri ku ata u drejtuan nga oficer shqiptarė. Nė Prizren tė gjithė ushtarėt shqiptarėt u ēarmatosen me arsyetimin se do tė lodheshin nga rruga dhe se kur tė mbėrrinin nė front do tė pajiseshin me armė moderne angleze. Nga Prizreni shqiptarėt u nisėn fillimisht pėr nė Mal tė Zi tė ndarė nė tri grupe.

Grupi i parė prej 3,700 vetash u nis mė 24 Mars 1945. Grupi i dytė me 4,700 vetė u nis me 26 mars dhe marshoj pėr katėr ditė nė vijėn Prizren-Zhur-Kukės-Puk-Shkodėr-Tivar. Ushtarėt gjatė rrugės u rrahėn apo nė disa raste edhe u vranė kur dilnin nga kolona pėr ta shuar etjen. Kur kolona mbėrriti nė Tivar, ndodhi njė konflikt nė mes katėr shqiptarėve dhe rojave, tė cilėt shtinė dhe vranė dy shqiptarė. Masa e zėnė nė grackė mes maleve tė larta dhe detit u shtri pėr tokė, ndėrkohė qė ajo hapėsirė ishte vėnė nė shėnjestėr tė pushkėve dhe mitralozave qė ishin vendosur nė ēdo qoshe tė rrugėve, nė dritare dhe nė tarraca tė shtėpive, e nė shkėmbinj e kodra pėrreth.Mė pas turma urdhėrohet tė ngitet dhe drejtohet drejt ndėrtesė “Monopoli i duhanit” ku filluan tė shtėnat. Njė raportim drejtuar Misionarit anglez Hadson mė 1946 nė atė kohė e caktonte numrin e tė vrarėve nė 1670. Grupi i tretė me 2700 veta u nis me 27 Mars 1945 dhe pas arritjes nė Dubrovnik njė grup prej 800 vetash u helmua nga njė helm i panjohur pas vendosjes nė njė depo baroti, me pasoja fatale pėr shumicėn.

Mbijetuesit e masakrės besojnė se numri i tė vdekurve apo tė vrarėve gjatė rrugėtimit pėr nė Frontin e Adriatikut ėshtė gjithsej 4300 veta. Enver Hoxha mė 1955 pėrmend 1,000 tė vdekur “nė territorin shqiptar”. Aleksandėr Rankoviēi, nė kongresin themelues tė Partisė Komuniste tė Serbisė mė 8-12 maj 1945 ka deklaruar se ”udhėheqesit e eshalonit [grupit] e nxiten revoltėn midis shqiptarėve”, duke planifikuar tė vrisnin “ 40 shqiptarė pėr njė luftarė tė vrarė”, duke vazhduar se “udhėheqesit tanė hapėn zjarr dhe i vranė 300 shqiptarė”. Nė Tivar nė kohė ka qenė e vendosur Brigada e X malazeze, rreth 100 luftėtar tė Komandes vendore, njė pjesė e Mbrojtjes popullore, nji pjesė e Brigadės sė Bokelit, dhe nji numėr i madh i tė plagosurve tė cilėt ishin tė armatosur, refugjatė dhe popullsi vendase.

Njė pjesė e divizionit tė 46 tė parizanve serb, tė pėrbėrė nga ushtarė tė Vranjės dhe Pirotit, nė Tivar gjithashtu kan marr pjesė nė vrasjen e shqiptarėve. Pėrveē partizanėve, nė vrasjen e shqiptarėve kanė marrė pjesė edhe popullsia vendase malazeze. Nė zhdukjen e shqiptarėve po ashtu kanė marrė pjesė edhe popullsia civile serbo-malazeze tė cilėt kishin qenė tė larguar nga Kosova pas luftės sė prillit. Por kishte dhe vendas tė cilėt tė rinjėt shqiptar i fshehnin nėpėr shtėpitė e tyre ose nė stogjet e sanės.


Zbulimi


Varreza masive e Masakres sė Tivarit ėshtė zbuluar vetėm pas 50 viteve. Varrreza masive ėshtė zbuluar mė 17. shtator tė vitit 1996. nga historiani shqiptar prof dr Zekeria Cana.



Analizė e ngjarjeve



Tivari


Dihet mirėfilli se pas kapitullimit tė Italisė fashiste (shtator 1943) Shtabi Suprem i UNĒJ-sė shtoi aktivitetin e vet ushtarak, nė Kosovė dhe nė viset tjera shqiptare dhe deri nė nėntor 1944(por edhe mė herėt) nė kėto hapsira,u formuan njėsite tė shumta tė “UNĒJ-sė”,duke filluar nga ēetat,aradhat,batalionet e deri nė brigada.Kėto formacione partizane edhe pse u formuan nė trrollin shqiptar nuk u formuan pėr tė mirėn e shqiptarėve.

Uzinat e duhanit, Tivar, ku ndodhi masakra.

Nė gjysmėn e dytė tė vitit 1944,derisa forcat aleate(amerikane-angleze-ruse)pėrparonin nė tė gjitha frontet e luftės kundėr ushtrisė hitleriane, Titoja i shfrytėzoi kėto rrethana, pėr luftimin e forcave tė mbrojtjes kombėtare shqiptare dhe ripushtimin e Kosovės. Pėr t“i realizuar mė lehtė synimet e saj, udhėheqja jugosllave, nė fillim tė janarit 1945 urdhėron mobilizimin e “brigadave tė Kosmetit” pėr t“i dėrguar nė Frontin e ashtuquajtur tė Sremit-nė Serbi.Ndonėse qendra e rezistencės shqiptare nė gjysmėn e dytė tė dhjetorit 1944-janar 1945 ishte pėrqėndruar nė Drenicė, ”Shtabi Operativ i Kosmetit”, urdhėroi Shaban Polluzhėn qė ta lėshonte Drenicėn dhe tė nisej nė drejtim tė Podujevės, pėr t“u bashkuar me Brigadėn VII,e cila po marshonte pėr Sėrbi.

Shtabi i Brigadės sė Drenicės largimin nga Kosova do ta kushtėzojė me ndėrprerjen e vrasjeve dhe tė plaēkitjeve mbi popullsinė civile nga ana e ushtarisė jugosllave, mirėpo pas dėshtimit tė nėnshtrimit tė Shaban Polluzhės mė 25 janar nisin operacionet ushtarake nė shkallė tė gjerė pėr asgjėsimin e Brigadės sė tij.
Nė kėto operacione antishqiptare morėn pjesė: Divizionet 24, 26, 44, 46, 52 tė Sėrbisė,Divizionet 41 dhe 50 tė Maqedonisė, grupi i brigadave tė Malit tė Zi(brigada e I e Bokės dhe brigada e VI) dhe repartet speciale tė OZN-s tė drejtuara nga Spasoje Gjakoviq.Nė kohėn kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet mė tė pėrgjakshme nė Drenicė,mė 8 shkurt 1945,komandanti suprem i UNĒJ-sė J.B.Tito me urdhėr tė veēantė nr.31 vendosi administrimin ushtarak nė Kosovė.Kėtė vendim Titoja e mori mė 7 shkurt 1945 nė Beograd, nė njė takim me ushtarakėt serb:Savo Dėrleviqin, Gjuro Medenicėn dhe Kėrsto Filipoviqin. Me kėtė urdhėr ,i tėrė pushteti nė Kosovė do t“i kaloi njė grupi tė caktuar ushtarakėsh serbo-malazez, tė cilėt do tė ushtronin pushtetin politik,ekzekutiv dhe atė gjyqėsor.

Gjatė ndryshimeve nė strukturėn komanduese nė krye tė pushtetit ushtarak pėrkatėsisht tė “Shtabit tė Ri Operativ” u emrua ish-shefi i Armatės I-rė: kolonel Savo Dėrleviq, duke e zavendėsuar Fadil Hoxhėn,i cili mbeti zavendės i tij. Shef i Shtabit u emrua nėnkolonel Dushan Vukotiq(deri nė atė kohė ishte zėvendėskomandant i Divizionit 46 jugosllav),shef i prapavijės u caktua Stevo Dobėrkoviq(i dėrguar nga shtabi qėndror i Sėrbisė), ndėrsa komisar politik u emrua nėnkoloneli Gjuro Medenica. Mė 10 shkurt 1944 kjo komandė bėri riorganizimin e tėrėsishėm tė ushtrisė duke formuar Divizionin e artilerisė, tė kalorėsisė, tė ndėrlidhjes, grupin operativ tė brigadave, Divizionin 46,52...etj.

Kjo makineri ushtarake nė Kosovė duke i marrė tė gjitha masat gjoja pėr "spastrimin" e terenit nga "mbeturinat e fashizmit" dhe "kundėrrevolucionarėt" vrau e masakroi pamėshirė mijėra shqiptarė gjithėandej Kosovės. Nė kėtė fushatė tė egėr ushtarake mė 21/22 shkurt 1945 u shua me gjak edhe kryengritja e Drenicės,pas vrasjes sė tribunėve popullorė Shaban Polluzha e Mehmet Gradica nė kullat e Dvoranėve nė Tėrstenik.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė