Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-03-14, 13:06   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Masakra e Tivarit

Kėshtu, nė:

1. Gjilanė janė vrarė 7854 veta,

2. Prishtinė 3.675

3. Drenicė 4.820

4. Mitrovicė 1.970

5. Pejė 3.540,

6. Ferizaj 1.260,

7. Podujevė 1.670,

8. Prizren 1.200,

9. Gjakovė 800,

10. Rahovec 750,

11. Suharekė 420,

12. Dragash 500,

13. Preshevė 690,

14. Shkup 1.450

15. Tetovė 4100,

16. Gostivar 715,

17. Kėrcovė 490,

18. Sangjak (Jeni Pazar) 1.410,

19. Kumanovė 780

20. Tutin 900,

21. Bihor 3820,

22. Plavė e Guci 710,

23. Ulqin 515 dhe

24. Tivarė e Dalmaci 2.600 shqiptarė

Nė kėtė situatė e tėrė pasuria e shqiptarėve tė vrarė ishte konfiskuar, asgjėsuar ose ishte plaēkitur nga kolonistėt serbė, qė qenė kthyer sipas direktivave tė Byrosė Politike tė KQ tė PKJ-sė.

Rrugėtimi (Prizren - Kukės - Shkodėr - Tivar), lehtėsia e forcave jugosllave pėr tė kaluar nė territorin shqiptar pa u shqetėsuar

Rrėfimi i Azem Hajdinit, i mbijetuari i masakrės sė Tivarit

Njė rrėfim tronditės do tė kujtonte Azem Hajdini shumė vite pas masakrės sė Tivarit nga ku ai falė fatit i mbijetoi. Ja se si e kujton Hajdini atė marshim qė do t'i ēonte drejt vdekjes me mijėra shqiptarė.

Kėshtu tė rraskapitur kemi vazhduar rrugėn pėr nė Pukė, ku atė ditė kemi arritur rreth orės 19.00 dhe na kanė vendosur nė njė luginė tė rrethuar me pyje, kurse mbi ne vazhdimisht binte shi si rrėke. Nė kėto kushte, nė periferi tė Pukės e kemi kaluar natėn. Tė nesėrmen shumė veta nuk kanė mundur ta vazhdojnė rrugėn kurse mbi dhjetėra, mėngjesi i gjeti tė vdekur. Kėsisoj, radhėt tona vazhdimisht zvogėloheshin, sepse njė numėr i shokėve tanė nuk mund t'i pėrballonte torturave, helmimit, urisė, veshmbathjes sė dobėt e sidomos frikės nga likuidimi fizik. Aq sa shtohej numri i tė sėmurėve, njėkohsisht rritej edhe numri i tė vdekurve sepse edhe ne, tė rraskapitur, nuk ishim nė gjendje mė t'i mbanim pėr krahėsh, sikurse vepruam njė ditė mė parė. Prej Puke, nė rrethana si ato tė deritashmet, vazhduam rrugėn kurse kah ora 20.00 arritėm nė vendin e ashtuqujtur "Ura e Zogut", te njė kanion i thellė nėpėr tė cilin rridhte ujė fare pak. Meqė urėn e kishin shkatėrruar fashistėt italianė, transportimin tonė nė anėn tjetėr tė kanionit pėrpiqeshin ta organizonin pėrmes njė vigu dhe njėlloj vagonete. Nė atė vagonetė me qėllim i ngarkuan mėse 50 veta dhe natyrisht teleferiku i improvizuar u kėput, kėshtu qė tė gjithė ranė nė atė greminė tė thellė. Disa prej tyre vdiqėn kurse disa u lėnduan rėndė e lehtė. Tentuam menjėherė t'i ndihmojmė, por na penguan pėrcjellėsit duke na thėnė se ata do t'i ndihmojė ushtria, kurse ne duhet tė vazhdojmė kalimin nėpėr atė vig tė improvizuar. Mirėpo, duke e ditur fatin qė na priste, refuzuam tė vendosemi nė atė vagonetė tė ndrequr dhe pas shumė bindjesh e rezistencash u detyruan tė na dėrgojnė kėmbė nėpėr kanion pėr tė dalė nė anėn tjetėr tė tij. Mirėpo, posa kaluam kanionin, sėrish na urdhėruan tė kthehemi poshtė dhe natėn ta kalojmė nėn qiellin e hapur. Edhe pse ishim tė rraskapitur dhe qullė nga shiu, tėrė natėn jemi pėrpjekur t'i ndihmojmė shokėt qė mbetėn gjallė e tė lėnduar nga rėnia prej vigu. Po ashtu kujdeseshim edhe pėr disa shokė qė i kishim bartur tėrė ditėn nė lese tė improvizuara, pėr krahėsh apo nė supe. Dikur kah mesnata na e kanė kumtuar urdhėrin se duhet t'i identifikojmė tė gjithė tė sėmurėt dhe tė barten nja 50 metra larg gjoja pėr t'i dėrguar nė ndonjė spital tė Shqipėrisė pėr shėrim. Mirėpo, tė udhėhequr nga pėrvoja e hidhur qė e patėm gjatė tėrė rrugės, nė kėtė urdhėr tė shtabit e refuzuam kategorisht. Nė mėngjes vėrejtėm se njė numėr i shokėve qė i kishim bartur dhe shumica e atyre qė kishin pėsuar lėndime pas rėnies nga vigu kishin mbetur tė vdekur, kurse na u pamundėsua bartja edhe tė disave qė lėngonin nga sėmundjet. Posa u larguam nga ai vend ata i mblodhėn nė qerre dhe i ēuan nė drejtim tė panjohur. Ne tė tjerėt vazhduam rrugėn dhe arritėm nė njė vend afėr Shkodrės ku duhej kaluar tė ashtuquajturin "Vau i Spasės". Edhe kėtu, meqė ura ishte e shkatėrruar, filloi transportimi ynė me njė anije tė improvizuar. Tė mėsuar nga pėrvoja me kėso improvizimesh refuzuam tė hipim nė atė anije pa prezencėn e ndonjė oficeri dhe tė sė paku dy-tre ushtarėve qė na pėrcillnin. Shtabi, i cili ende nuk kishte kaluar "Vaun e Spasės", pranoi kėrkesat e parashtruara kėshtu qė transportimi u bė pa ndonjė vėshtirėsi tė madhe. Mirėpo, edhe kėtu nė anėn tjetėr mbetėn disa shokė tė sėmurė rėndė, pėr fatin e tė cilėve kurrė nuk jemi informuar. Nė Shkodėr arritėm rreth orės 16.00 mė datėn 30 mars 1945. Nė tė dy anėt e rrugėve na pritėn mijėra njerėz, shumica prej tė cilėve duke na pėrshėndetur qanin, duke pėshpėritur "ku jeni duke shkuar", "me siguri nė ndonjė vend pa kthim".!? Shumė prej tyre na ofruan bukė e veēmas ujė dhe kėtu pėr herė tė parė shuam etjen. Kjo nuk zgjati shumė pasi qė shpejt e shpejt na vendosėn nė kazerma nė njė kodėr bukur tė lartė, emri i tė cilės nuk mė kujtohet, por e di se aty nuk kishte pasur ujė pėr pije. Por, pėr ēudi, ne kėtu veten e ndjenim pak mė tė sigurtė. Mirėpo, pėr fat tė keq, kėtu nuk na lanė tė qėndrojmė gjatė. Dikur pas mesnate u nisėm nė drejtim tė Ulqinit, duke i lėnė tė sėmurėt nė mėshirėn e ushtarėve serbė e malazezė. Nė rrugė e sipėr, jo fort larg Shkodrės, kolona jonė aty kah ora 3 pas mesnatės ka hasur nė njė eksploziv qė shtrihej mjedisit tė rrugės, nė njė gjatsi prej 10 deri 20 metrash. Me tė ndezur tė eksplozivit mes nesh u krijua njė panik shumė i madh, por pėrnjėherė pasoi urdhėri qė tė mos lėvizim nga vendi. Mirėpo, nga frika shumė prej nesh u rrokullisėn nė tė dy anėt e rrugės e mė pastaj filluan tė shtėnat e ushtarakėve me ē'rast u vranė dhe u plagosėn shumė shokė tanė, kurse nė mesin e tyre kam njohur Tafil Shabanin nga Kozhica. Pas nja 30 minutash na kumtuan se jeta jonė mė nuk ėshtė nė rrezik, duke thėnė se, "kjo qė ndodhi ėshtė vepėr e reaksionarėve apo e diversantėve shqiptarė tė Shqipėrisė, tė cilėt hakmerreshin ndaj shqiptarėve kosovarė pėr masakrat dhe torturat qė kinse paska bėrė Xhafer Deva dhe regjimenti i ashtuquajtur kosovar". Krejt kjo u bė sigurisht pėr tė fshehur qėllimin e vet dhe pėr tė nxitur urrejtjen vėllavrasėse nė mes tė shqiptarėve. Pas shumė kėrcėnimeve pėr ta heshtur kėtė situatė jemi detyruar tė nisemi dhe tė vazhdojmė rrugėn. Pos tre tė plagosurve qė na lanė t'i bartim, tė sėmurėt dhe tė plagosurit e tjerė nuk lejuan t'i marrim me vete, por i ngarkuan nė mjete tė ndryshme transportuese dhe i dėrguan nė drejtim tė Tivarit me qėllim qė tė mos bien nė sy. Shokėt e plagosur i kemi bartur mbi supe deri nė njė fshat, emri i tė cilit nuk mė kujtohet, por ishte me pullaze prej guri dhe me pak tokė tė plleshme. Aty fshatrėt na kanė dhėnė kanata qerresh tė punuara prej thuprave pėr t'i bartur tė plagosurit dhe tė sėmurėt. Nga kėto tortura dhe reprezalje qė na bėheshin gjatė rrugės, sigurisht mė vėshtirėsi e kanė pasur ata qė ndodheshin nė fund tė kolonės. Ata edhe kanė pasur mundėsi tė numėrojnė mė saktėsisht viktimat e rrugės, por sigurisht se nė kėto rrethana pak kujt i ka shkuar ndėrmend ta bėnte kėtė, nga se nė ēdo moment ekzistonte mundėsia qė edhe vet tė bėhej viktimė e pėrcjellėsve tė tėrbuar. Instinkti i vetekzistencės dhe rreziku qė nė ēdo moment mund tė likuidohej, nuk lejonte tjetėr tė mendohej por vetem si tė shpėtohet jeta. Kėtė gjendje psiqike e bėnte edhe mė tė tmerrshme hasja gjatė rrugės nė kufomat qė binin nė krye apo nga mesi i kolonės. Nė kėtė pjesė tė rrugės sharjet dhe ofendimet si "viste zarobljeni, vodiqemo vas u llogor na prinudni rad", "shoptarsku vam majku", "osvetiqese crnogorska omladina", etj., ishin "pėrshėndetjet" mė tė shpeshta qė na i drejtonte masa dhe pėrcjellėsit tanė, duke na provokuar vazhdimisht dhe duke na i shtuar reprezaljet. Edhe nėse ndonjeri ishte i gatshėm qė nga revolti tė reagojė duke ditur se ndoshta do ta paguajė me kokė, kėtė nuk e bėnte, sepse e dinte se pos tij do tė pėsojnė edhe shumė tė tjerė. Zaten ushtarėt serbė e malazezė mezi pritnin reagimin tonė mė tė vogėl pėr tė shtėnė mbi ne. Kėshtu tė lodhur e tė rraskapitur nga rruga, uria e etja, e mė tepėr nga pasiguria, nė gjendje tė tensionit tė lartė psiqik, e kaluam rrugėn nėpėr tėrė territorin e Shqipėrisė. Me tė hyrė nė kufirin e Jugosllavisė, afėr Ulqinit na kanė urdhėruar qė tė ndalet kolona gjoja pėr pushim, kurse tė gjithė tė sėmurėt dhe tė plagosurit qė ishin me ne, tė ndahen nė njė vend tė caktuar, gjoja pėr tė evituar ndonjė epidemi tė mundshme. Thanė po ashtu se ata tė transportohen nė ndonjė spital tė Malit tė Zi pėr shėrim, por sipas tė gjitha gjasave edhe ata i gjeti fati i njėjtė si shokėt tanė tė mėparshėm, kurse nė vazhdim rrugėn pėr nė Tivar. Me tė arritur nė Tivar, dikund nė mes tė orės 12 - 13.00 nė ēdo skutė tė qytetit diktohej njė mobilizim i madh i ushtrisė dhe popullsisė tė cilėt me armė nė dorė tė drejtuar kah ne, na shikonin me pėrbuzje tė madhe. Diktuam qartė komplotin dhe grackėn qė na ishte pėrgatitur. Shpirtrat tona virgjėresha u gjetėn nė shenjester tė pushkėve dhe mitrolozėve qė ishin vendosur nė ēdo qoshe tė rrugėve, dritare dhe tarracė tė shtėpive e shkėmbinjtė nė kodrat pėrreth. Fitohej pėrshtypja se nga kjo bllokadė as zogu s'do tė mund tė fluturonte gjallė. Nė qendėr tė Tivarit tė ri, na kanė urdhėruar tė ndalemi dhe tė ulemi midis rrugės, gjoja pėr pushim. Nė afėrsi tė rrugės kishte qenė njė krua nga i cili ujė rridhte pa ndėrprerė. Pasi qė ishim shumė tė etur, u morėm vesh qė tre shokė tanė tė prirė nga Sylė Gllobari tė ngriten nė kėmbė dhe tė apelojnė te njė oficer qė ishte afėr ēezmės pėr tė na lejuar tė pijmė ujė. Mirėpo, me tė paraqitur tė apelit, pėrnjėherė diktuam se oficeri u mėrdhez dhe filloi piskamėn e kėrcėnimin me fjalė ofenduese "shiptarsku vam majku" etj. Nė momentin kur Syla me shokė u pėrpoq tė arsyetojė kėrkesėn, pėrnjėherė oficeri ka urdhėruar ushtarėt tė vėrsulen mbi tė dhe tė shtijnė me armė tė zjarrta. Pos vrasjes sė tyre, nga plumbat qė kishin bredhur anash, u plagosėn disa shokė tanė dhe njė ushtar malazez. Pas kėsaj tragjedie, ne mbetėm tė shtangur nė mes tė rrugės, pa patur guxim tė lėvizim apo tė bisedojmė dhe me frikė pritnim se ēdo tė ndodhė me ne, pasi qė na ishin drejtuar shumė tyta tė armėve dhe bajoneta. Pėr njė ēast ushtria u tėrhoq nja 50 metra largė nesh dhe zurėn pozita mė tė sigurta - dikush pas shkėmbinjve, dikush pas shtėpive e disa sish edhe brenda tyre. Dhjetė apo pesėmbdhjetė minuta mė vonė nga komanda e vendit arritėn tre oficirė tė lartė dhe shumė oficerė e ushtarė tė tjerė. Ardhjen e tyre ne e pritėm me njė fije shprese se nė mesin e tyre do tė gjendet ndonjė revolucionar apo komunist qė do t' i jepte fund kėtyre torturave tona. Mirėpo, shpresa ishte e kotė, sepse njėri prej tyre zuri pozitė nė njė lartėsi dhe filloi tė na sulmoi e kėrcėnohet me fjalėt "shiptarsku vam majku", "sve qemo vas ubiti", "samo minuti su u pitanju" etj. Nuk vonoi shumė dhe pėrmes altoparlanti na u komunikua se gjoja dikush prej nesh ka tentuar t'ia grabisė ushtarit tė plagosur malazez revolen, andej kjo dhe kėrkesa e organizuar pėr ujė u shėrbeu si preteksti pėr ta kualifikuar si tentim kryengritje, pėr ēka u kėrcėnuan me masa hakmarrjeje mė drastike. Mirėpo, ne tė gjithė mirė e dinim se ky ėshtė vetėm njė trillim si bazė pėr njė masakér me pėrmasa mė tė mėdha. Pas disa ēastesh tė heshtjes sė varrit u ngrit nė kėmbė njėri nga shokėt tanė pėr tė cilin mė vonė mėsuam se ishte njė i ri nga fshati Kozhicė, i cili pas konsultimeve me shokė ishte drejtuar kah oficieret me kėrkesė dhe apel qė t'u japin fund kėtyre vrasjeve, maltretimeve dhe sjelljeve barbare. Por, pa u ofruar mirė, nė tė u vėrsulėn ushtarėt malazezė dhe me armė dhe bajoneta qė i kishin vu nė pushkė e copėtuan, por si lakėr. Tė shtrėnguar dhe tė tronditur nga kjo skenė e tmerrshme patologjike, ne nuk dinim mė ēka tė bėjmė, tė flasim apo si tė veprojmė. Tė hutuar e me sy tė zgurdulluar, vetėm shikonim para vetes dhe pritnim se ēka do tė sjellė secili ēast e minutė i ardhshėm. Kur mė nuk ngrihej askush nė kėmbė dhe nuk bėnte zė, oficierėt filluan tė kėrcėnohen se njė nga njė do tė na likuidojnė tė gjithėve. Heshtjes sonė tė mėtejme filluan t'u pėrgjigjen me tėrbim. Urdhėruan qė nga mesi i kolonės tė ndahen 80 veta, tė cilėt i lidhėn duart dhe i dėrguan pas njė ndėrtese, e mėpastaj vetėm dėgjuam refallet dhe britmat e klithjet e tyre qė u masakruan. Ndėr shokėt qė unė i kam njohur, e qė u pushkatuan nė mesin e kėtyre 80 vetėve, ishte edhe Abdyl Bislimi nga Kryshevci i Drenicės. Me tė pėrfunduar tė kėtij akti mizor, meqė ne ishim nė kolonė pėr katėr, nė gjatėsi prej 5-6 kilometrash, e mundėsia pėr shfarosje masive ishte mė e vogėl, na kanė urdhėruar tė ngritemi nė kėmbė dhe tė qėndrojmė nė vend me duar tė lidhura mbi kokė. Pas pak na kanė urdhėruar tė ecim drejt njė ndėrtese tė madhe trikatėshe, me njė sipėrfaqe prej afro 300 metra katror dhe me oborr tė rrethuar. Ndėrtesa ishte e rrethuar nga tė tri anėt me kodra shkėmbore, kurse oborri ishte me mure tė lartė me rrethojė tė hekurt, me maja tė prehta, gjė qė krijonte kushte shumė tė volitshme pėr likuidimin e tė gjithė neve pa marrė parasysh a gjendeshim nė oborr apo nė ndėrtesė. Nė tė hyrė tė oborrit tė ndėrtesės ishin vendosur nga 10-15 ushtarė nė tė dy anėt e hyrjes tė pėrgatitur me shufra hekuri nė dorė. Secili prej nesh qė hynte nėpėr atė hyrje merrte goditje nė kokė, gjoks apo shpinė me shufėr hekuri dhe vaj halli pėr atė qė nuk mund t'iu bėnte ballė tė rėnave, sepse akzistonte mundėsia ēdo herė qė tė mbetet nė vend. Ai qė mbetej i shtrirė nga tė rėnat shkelej pa mėshirė nga turma qė kalonte nėpėr atė hyrje, pa pasur mundėsi askush t'iu ndihmojė. Ishte e pamundur tė kaloje nėpėr atė hyrje tė ngushtė e tė mos marrėsh goditje. Vetėm gjatė kėtij akti, kėtu nė hyrje tė oborrit, mbetėn tė shtrirė rreth 100 apo 150 veta. Shumica prej tyre edhe tė vdekur. Ashtu tė pėrgjakur dhe tė rraskapitur nja 1000 veta qė ishim nė ballė tė kolonės, na futėn por si lopėt nė atė ndėrtesė. Pasi qė ndėrtesa u mbush pėrplot, nė oborr sipas njė vlerėsimi ngelėn mbi 2200-2500, kurse nė rrugė tė gjerė 7-8 metra e tė gjatė 80-100 metra, kanė ngelur tė rrethuar 1.000-1.100 veta, por tani jo tė rreshtuar, por grumbull. Kjo u bė pėr shkak se nė kėtė mėnyrė bėhej likuidimi mė i lehtė i tyre. Me tė pėrfunduar tė kėtij aksioni, ushtarėt e kapėn Milazim Haxhiun nga fshati Tėrnavc, me pretekst se ai qenka njėri prej atyre qė ka tentuar t'ia marrė revolen oficierit malazez qė u plagos ashtu siē pėrshkruam mė herėt. Edhe pse ky refuzoi akuzat, mbi trupin e tij para syve tanė u zbraz njė shanzher i revoles. Edhe pse e dinim se xhelatėt e pashpirtė po pėrgatitin masakėr tė paskrupullt ndaj nesh, i riu 17-vjeēar Ibrahim Koca nga fshati Polac i Drenicės sė bashku me 7 shokė shkoi te komanda e shtabit, e cila ishte e vendosur nė oborr dhe urdhėronte "udari majku vam shiptarsku neka znaju da je ovde Cerna Gora i da qemo sve do jednog zaklati...",
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė