Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-05-14, 15:56   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Aleksandri i Madh

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Makresh Shiko postimin
Egziston nje pjes e dijetarėve Islam, te cilt pohojn se Aleksandri ishte Pejgamber, i cili njihėt me emrin Dhulkarnejn.


Mundet tė jetė Makresh, sidoqoftė pėr mua ėshtė mėkat i madh fakti qė Grekėt kan pėrvetėsu tė gjithė ata qė kan lėnė gjurmė nė histori. Grekėt janė hajdutėt mė tė mėdhenjė tė historisė duke u pasuar nga shkijet.





Kujt i takon Leka i Madh?



Pretendimet e studiueses italiane Lucia Nadin, se ka zbuluar njė testament qė dėshmon se Aleksandri i Madh “ėshtė pinjoll i farės ilire”, ka “sqaruar” dilemat e shumta se kujt i takon Aleksandri i Madh, qė shpesh herė ka qenė temė diskutimi nė mes tė popujve tė Ballkanit. Publicistėt shqiptarė theksojnė se faktet shkencore disa herė e kanė dėshmuar se Aleksandri i Madh, ose siē njihet ndryshe Leka i Madh, ka prejardhje ilire.



Historiani dhe publicisti Jusuf Buxhovi, theksoi se testamenti i publikuar ditėve tė fundit, i cili u zbulua nga studiuesja italiane Lucia Nadin, nuk ėshtė diēka e ēuditshme. Sipas tij, historiografia e cila mbėshtetet nė burime tė antikitetit dėshmon se Aleksandri i Madh nuk ka qene grek, por gjenealogjia e tij familjare mė sė shumti e lidh atė me Ilirėt.

“Nėse analizohen burimet antike, atėherė prejardhje e mbretėrisė sė Maqedonisė ėshtė nga e gjashta dorė e mbretėrisė sė dardanėve. Kjo ėshtė shumė e qartė. Mirėpo, kėtu historiografia serbomadhe qėllimisht ka krijuar huti nė botimet e tyre pėr historinė. Historianėt maqedonas dhe ata serb i kanė trilluar tekstet e historisė, duke u pėrpjekur qė maqedonasit ta pėrvetėsojnė Aleksandrin e Madh. Unė kam vėrejtje edhe pėr historianėt institucionalė, si nė Kosovė ashtu edhe nė Shqipėri, tė cilėt duhet qė t’i korrigjojnė qėndrimet e tyre tė gabuara se Leka i Madh ishte grek. Kėtė lėshim tė tyre mė sė miri mund ta shohim tek tekstet qė pėrdoren nėpėr shkollat tona, respektivisht te libri Historia e Popullit Shqiptar, i botuar nė vitin 2002, e ku mbretėria e Maqedonisė shkėputet nga trashėgimia dardano-ilire. Veēanėrisht, historiografia e autorėve tė Shqipėrisė nė raport me Lekėn e Madh ėshtė shumė vulgare”, ka thėnė Buxhovi pėr Telegrafin.

Publicisti Kim Mehmeti theksoi se raporti i shqiptarėve me figurėn e Aleksandrit tė Madh ka qenė raport korrekt dhe objektiv, raport qė duhet tė jetė ndaj njė figure qė i ka rrėnjėt nė lashtėsi.

Ai ka theksuar se zakonisht nė Ballkan tė gjithė tentojnė qė t’i pėrvetėsojnė figurat historike, duke treguar se e kanė njė hero tė tyre tė rėndėsishėm.

“Fatmirėsisht, shqiptarėt gjatė historisė sė tyre asnjėherė nuk kanė pėrvetėsuar pa tė drejtė heronjtė, sepse ēdo here si popull kemi pasur heronj tė shumtė nė historinė tonė kombėtare. Nėse vėrtetohet pėrmes zbulime shkencore se Aleksandri i Madh ka rrėnjė shqiptare, kjo duhet tė na bėjė tė ndjehemi krenarė”, ka thėnė ai pėr Telegrafin.

Mehmeti, duke folur pėr raportin nė mes tė Republikės sė Maqedonisė dhe historiografisė, tha se pėrmendoret te cilat gjendjen ne Shkup pothuajse tė njėjtat i gjen nė Athinė, Sofje dhe gjetiu, pėr shkak se maqedonasit vazhdimisht pėrvetėsojnė heronjtė.

Ndryshe, studiuesja e shquar italiane Lucia Nadin ka zbuluar njė testament tė Aleksandrit tė Madh nė tė cilin ai i drejtohet popullit tė Shkodrės duke ju dhėnė atyre njė territor nė administrim si dhe duke ju drejtuar me fjalėn se ai ėshtė “pinjoll i farės sė ilirėve”.

Dokumenti ėshtė publikuar kėto ditė nga studiuesja italiane e cila ka bėrė njė hulumtim pėr Aleksandrin e Madh.

Nė letrėn e dėrguar shkodranėve, Aleksandri i Madh shkruan: “Unė Aleksandri, bir i Filipit, mbretit tė maqedonasve, mishėrim i monarkisė, krijues i Perandorisė Greke, biri i Zeusit, bashkėbisedues i Brahamanėve dhe i Pemėve, i Diellit dhe Hėnės, triumfues mbi mbretėritė e Persėve e tė Medėve, zoti i Botės prej ku lind dhe ku perėndon dielli, nga Veriu nė Jug, pinjoll i farės sė shquar tė popujve Ilirikė tė Dalmacisė dhe Liburnisė dhe tė popujve tė tjerė tė sė njėjtės gjuhė qė popullojnė Danubin dhe zonėn qendrore tė Thrakės, u sjell dashurinė, paqen dhe pėrshėndetjet e mija dhe tė tė gjithė atyre qė ndjekin sundimin e botės.

Duke qenė se ju gjithmonė me jeni treguar tė besės dhe tė fortė e tė pathyeshėm nė betejat e bėra krah meje, u jap dhe u dorėzojė juve nė zotėrim tė lirė gjithė hapėsirėn e Akuilonit e deri nė skaj tė Italisė sė Jugut. Askush tjetėr, veē jush, tė mos guxojė tė vendoset dhe tė qėndrojė nė ato vende. Dhe, po u gjet ndonjė i huaj, ai do tė mund tė qėndrojė vetėm si skllavi i juaj, dhe pasardhėsit e tij do tė jenė skllevėr tė pasardhėsve tuaj.

U shkrua nė Kėshtjellėn e qytetit tė Aleksandrisė, themeluar prej meje buzė lumit madhėshtor tė Nilit nė vitin XII. Me vullnet tė perėndive qė nderohen nė mbretėritė e mia, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervės, perėndisė sė perėndive. Dėshmitar tė kėtij akti janė Atleti, logotheti im, dhe 11 princa tė tjerė, tė cilėt unė po i emėrojė si trashėgimtarė tė mi dhe tė tė gjithė Botės, meqenėse po vdes pa lėnė pasardhės” (testamenti ėshtė zbuluar dhe pėrkthyer nga studiuesja italiane Lucia Nadin, tė cilin ajo e ka paraqitur nė hulumtimin shkencor, “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469”, e cura di Lucia Nadin, giogno 2002, Romė)

Mė poshtė mund t’i lexoni qėndrimet e disa studiuesve, shkrimtarėve, tė cilėt e dėshmojnė prejardhjen ilire tė Aleksandrit tė Madh.

Rose Wilder Lane, shkrimtare e studiuese amerikane e njohur nė tė gjithė botėn, nė vitin 1920 ka vizituar Shqipėrinė e veriut dhe pastaj ka shkruar librin “Majat e Shalės”, ku ndėr tė tjera shpjegon se “Aleksandri i Madh ishte nga Mati (nga babai) dhe kur u rrit shkoi ne Maqedoni”. Lane, nė bisedė e sipėr me njė malėsor, tregon se si ai (malėsori) duke folur pėr figurėn e Aleksandrit tė Madh, rendit brezat paraardhės tė tij: Karana, Cenua, Trimi, Perdika, Argua, Filipi, Ajeropi i cili u bė dhe mbreti Dare i Maqedonisė dhe kishte kėta pinjollė: Alqeti Leka , Arminti, Perdika i Dytė, Arqelloja i Dytė, Oresti, Leka i Dytė, Filipi i Dytė dhe Leka i Madh (i biri Filipit dhe Olimbisė) qė njihet me emrin Aleksandri i Madh i Maqedonisė.

Profesori Edvin Jasques, duke folur pėr vetitė e shqiptarėve dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh, thotė se "ilirėt ose shqiptarėt, kėta bijė tė paepur, ishin luftėtarė tė shqipes, trashėgimtarė tė denjė tė Akilit, Filipit, Aleksandrit tė Madh dhe Piros sė Epirit...".

Edit Durham, shkrimtare britanike qė u bė e famshme pėr shkrimet e saj antropologjike rreth jetės nė trojet shqiptare, nė fund tė shekullit XIX dhe fillim tė shekullit tė XX, ka thėnė se Leka i Madh, pa dyshim ishte shqiptar”.

Studiuesi francez Robert D’Angely, i njohur pėr hulumtimet e tij shumėvjeēare pėr dhe rreth shqiptarėve thekson se “gjeneralėve tė vet, Leka iu drejtua nė gjuhėn amtare, pellazge ose shqipe”.

Ndėrsa, Straboni ka thėnė “Maqedonia mė pėrpara quhej Emathia”, sipas Emathit. Shumė historianė fjalėn Emathia e zbėrthejnė me gjuhėn shqipe si “i madh”. Emrin tjetėr mė vonė e mori nga njė udhėheqės i vjetėr, qė quhej Macedon. Sipas Strabonit, kėtė vend e sundonin disa nga fiset epirote dhe ilire. Pak a shumė tė njėjtėn gjė thotė historiani romak, M. Iuniani Iustini, e po ashtu Plini.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė