Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-07-14, 15:48   #77
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Kronikat e Tursun Beut

6 – Ajaz Mehmet Pasha
Qe kryeministėr nė vitet 1536-1539 pas vdekjes sė Ibrahimit. Ishte nga Vlora dhe kishte lindur nė Vuno. Hyri nė pallatin e Sulltanit me sistemin e devishermesė, qė ishte marrja e fėmijėve tė krishterė nė moshė tė vogėl, dhe edukimi pėr shėrbimin nė ushtri ku mė tė mirėt mbaheshin pėr shėrbimin nė pallatin e sulltanit. Nė fillimet e karrierės sė tij ka qenė bejlerbej, pra qeveritar i Anadollit dhe i Damaskut. Shtypi kryengritjen e shqiptarit Ahmet Pasha, njė funksionar i lartė i shtetit i rebeluar ndaj qeverisė qendrore. Mori pjesė nė betejėn e Mohaēit dhe tė Rodosit krahas shqiptarit tjetėr qė ishte nė atė kohė kryeministėr Ibrahm Pashės. Nė vitin 1536 u bė kryeministėr, detyrė qė e mbajti derisa vdiq nė 1539. Gjatė qeverisjes sė tij ai drejtoi fushatėn ushtarake kundėr Rumanisė dhe arriti tė pushtojė Rumaninė e Mildavinė. Midis lumenjve Dniepėr dhe Dniestėr u krijua njė sanxhak i ri me tokat e pushtuara.

Nė vitin 1538 flota osmane mundi nė Prevezė flotėn e tre fuqive tė perėndimit, atė tė Karlit tė V Habsburg, tė Venedikut dhe Papatit. Pas kėsaj humbjeje Venediku u detyrua tė lėshonte disa qytete nė Dalmaci dhe tė paguante njė tribut vjetor tė rėndė nė favor tė osmanėve. Ai mori pjesė nė shtypjen e kryengritjes nė vendlindjen e tij, Himarė, pasi ishte kryeministėr e ndoshta nuk mund tė bėnte dot ndryshe se i priste kokėn sulltani. Kryeministri Ajaz Ahmet Pasha ka meritėn se pushtoi Rumaninė dhe Moldavinė si edhe mundi flotėn detare evropiane.

7 – Lutfi Pasha
Qeverisi si kryeministėr nė vitet 1539-1541. Ishte me origjinė nga Vlora, nga ku osmanėt e morėn qė tė vogėl. Ai u rrit nė pallatin e sulltanit, ku mori tė gjithė edukimin e nevojshėm politiko-ushtarak. Historianėt e kohės kanė thėnė se ėshtė “Shqiptar kokėfortė e inatēi, Ai mori pjesė nė rrethimin e Vjenės nė vitin 1529 sė bashku me ushtarakė tė lartė shqiptarė, dhe kryeministrin po shqiptar. Ka qenė bejlerbe i Rumelisė, pra i Ballkanit. Ai ka marrė pjesė nė betejėn e Otrantos kundėr italianėve, tė cilėt edhe u mundėn. Pas vdekjes sė kryeministrit, shqiptari Ajaz Mehmet Pasha, ai u bė kryeministėr. Gjatė qeverisjes sė tij, bėri paqe me Venedikun, qė ishte tepėr e favorshme pėr osmanėt sepse ajo sillte territore, para dhe qetėsi. Ai hyri nė bisedime pėr paqe me Austrinė. Nė luftė me arabėt mori disa territore tė Jemenit, dhe arriti tė dalė nė detin e Kuq. Nė vitin 1541 u tėrhoq nga detyra me dėshirėn e vet, por arsyet nuk dihen. Marrėdhėniet e tij me sulltanin qenė tė mira, sepse ai ishte dhėndėr te sulltani, pasi ishte martuar me motrėn e tij.

8 – Rustem Pasha
Kryeministėr i perandorisė me origjinė shqiptare, qė qeverisi nė vitet 1544-1552 dhe pėr herė tė dytė, nė vitet 1555-1560 pas vdekjes sė Kara Ahmet Pashės, pra ai qeverisi perandorinė pėr 13 vjet. Ai arriti tė fusė nė perandori disa vise tė Jemenit. Nė qeverisjen e tij u pushtua Tripoli nė Libi, pasi theu flotėn spanjolle, qė mbante njė pjesė tė madhe tė Afrikės Veriore. Ai organizoi e drejtoi njė luftė tė dytė kundėr shahut tė Iranit nė vitin 1548 e cila do tė pėrfundonte me disfatė pėr Iranin dhe marrėveshjen e paqes do e nėnshkruante njė shqiptar tjetėr, Kara Ahmet Pasha.

9 – Kara Ahmet Pasha
Atė e morėn tė vogėl nga trojet shqiptare dhe e rritėn nė pallatin e sulltanit, ku mori dhe edukimin e nevojshėm pėr tė qenė njė qeveritar dhe ushtarak i zoti. Sulltani i dha tė motrėn pėr grua, ashtu siē bėnin shpesh sulltanėt me figura tė mėdha e tė forta tė shtetit. Gjatė karrierės sė tij ka qenė bejlerbej i Rumelisė, me kėtė emėr quheshin zotrimet osmane nė Ballkan. Nė 1526 mori pjesė nė betejėn e Mohaēit kundėr Hungarisė. Gjatė kohės qė ishte kryeministėr, nė vitet 1553-1555, u ngarkua tė merrej vesh me shahun e Iranit dhe nėnshkroi me tė njė marrėveshje paqeje, sipas sė cilės Iraku mbeti nėn sundimin osman, Gruzia dhe Armenia u ndanė mė dysh, ndėrsa Azerbajxhani kaloi nėn sundimin e shahut tė Iranit. Marrėveshja e paqes ishte e favorshme se perandoria doli nė gjirin Persik, pra ishte njė tjetėr shqiptar pas atij qė e nxori perandorinė nė detin e Kuq, qė i dha gjirin Persik shtetit osman. Me flotėn osmane u kryen edhe disa pushtime nė Afrikėn Veriore. Nė 1555 i prenė kokėn, edhe pse qe dhėndėrr i sulltanit, arsyet se pėrse nuk dihen.Megjithėse qeverisi pėr njė kohė tė shkurtėr ai arriti qė t’i japė perandorisė gjirin Persik dhe njė pjesė tė Afrikės Veriore.

10 – Semiz Ahmet Pasha
Ishte kryeministėr me origjinė shqiptare gjatė viteve 1579-1580 pra, pėr njė kohė tė shkurtėr, ku nuk janė shėnuar shumė ngjarje tė rėndėsishme. Pėrpara se tė bėhej kryeministėr ishte bejlerbe i Rumelisė. Ai mori pėr grua tė bijėn e ish-kryeministrit Rustem Pasha.

11 – Koxha Sinan Pasha (1506-1596)
Ka qenė kryeministėr i perandorisė 5 herė nė vitet 1580-1582; 1584-1585; 1589-1591; nė 1593; 1595-1596. Ka lindur nė Topjanė tė Lumės, pra ishte shqiptar dhe u rrit nė pallatin e sulltanit. Gjatė karierės sė tij ka shėrbyer si qeveritar nė Tripoli tė Libisė dhe nė Damask tė Sirisė. Ai ka meritėn qė nėnshtroi pėrfundimisht Jemenin tė cilin pjesėrisht e kishin nėnshkruar dy shqiptarė tė tjerė. Me pushtimin e Jemenit perandoria doli nė detin Arabik.Nė vitin 1580 drejto vetė fushatėn ushtarake kundėr Persisė dhe Hungarisė, edhe pse ishte nė moshė tė thyer. Ai mori pjesė edhe nė njė luftė tjetėr kundėr Austrisė, e cila pėrfundoi me marrėveshje paqeje, por pas vdekjes sė tij. Vendlindjes sė tij, Lumės, i lehtėsoi taksat dhe detyrimet, gjithashtu ngriti nė Kaēanik njė kėshtjellė dhe njė xhami.

12 – Ferad Pasha
Edhe ai si kryeministrat e tjerė shqiptarė u rrit nė pallatin e sulltanit ku mori edukimin e nevojshėm. Gjatė karrierės sė tij qeverisi Rumelinė, si bejlerbe. Qe kryeministėr gjatė viteve 1591-1592 dhe nė vitin 1595. Ka marrė pjesė nė luftė kundėr Austrisė e cila nė kėtė kohė zgjati disa vjet. Ai drejtoi luftėn kundėr Vllahisė, pas sė cilės u pushua nga puna dhe u vra nga rivalėt e tij po shqiptarė.

13 – Merre Husein Pasha
Ishte me origjinė shqiptare. Ka nisur karrierėn si kuzhinier, dhe mė vonė shėrbeu si vali nė Misir. Shėrbeu si kryeministėr nė vitet 1601-1602, pra pėr njė kohė tė shkurtėr. Ai quhej Merre, sepse pėr kundėrshtarėt e tij pėrdorte fjalėn shqip merre, zhduke, kėshtu qė i mbeti ky emėr.

14 – Jemishxhi Hasan Pasha
Sipas Sami Frashėrit ėshtė me origjinė shqiptare. (Sami Frashėri… f.komp.45).Ka ngjitur shkallėt e karrierės ushtarake dhe qeveritare nė sajė tė aftėsive tė tij. Nė vitin 1602-1603, ishte kryeministėr i perandorisė.

15 – Kujxhu Murat Pasha
Ka qenė me origjinė shqiptare. Ishte kryeministėr gjatė viteve 1606-1611, pra pėr rreth 5 vjet. Gjatė qeverisjes sė tij u nėnshkrua amrrėveshja e paqes me Austrinė, me tė cilėn perandoria kishte disa vite qė kishte rifilluar luftėn. Nė 1606 me Austrinė u nėnshkrua njė traktat paqeje 10 vjeēare, sipas sė cilės, tė dyja palėt nuk patėn pėrfitime territoriale. Austria i dha perandorisė njė tribut vjetor prej 200 000 dukatėsh ari dhe nga ana tjetėr, osmanėt njohėn sundimtarin e Vjenės si perandor. Kėto kushte nuk ishin tė favorshme pėr osmanėt, por shteti u detyrua, pasi nė vend kishte plasur njė kryengritje e madhe dhe nuk kishte se si tė luftohej jashtė kur kishte probleme e anarki brenda vendit. Ai arriti qė tė shtypte kryengritjen e madhe brenda vendit, tė quajtur si kryengritja Xhelaliane. Kėshtu nė njė betejė nė vitin 1608, kur kryeministri ishte 90 vjeē, arriti tė shkatėrrojė ushtrinė kryengritėse dhe tė asgjėsojė pjesėn mė tė madhe tė sajr.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė