Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-07-14, 15:51   #78
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Kronikat e Tursun Beut

16 – Nasuh Pasha
Ishte shqiptar dhe qeverisi si kryeministėr nė vitet 1611-1614 vite gjatė tė cilave mbretėroi njė gjendje paqeje pa luftra tė mėdha. Para se tė bėhej kryeministėr ka punuar si qeveritar i Halepit dhe i Bagdadit.

17 – Ohril Hysein Pasha
Ai lindi nė zonėn e Pogradecit, dhe vdiq nė vitin 1622. U rrit nė pallatin e sulltanit dhe mė pas u bė komandant i jeniēerėve, dhe qeveritar i Rumelisė. Mori gradėn vezir dhe shėrbeu si kryeministėr gjatė vitit 1621.

18 – Hasan Pasha
Ai ishte me origjinė shqiptare. U mor i vogėl dhe u edukua nė oborrin e sulltanit. Nė fillim ka qenė bejlerbej i Rumelisė, pastaj vezir i gradės sė ulėt deri sa u bė vezir i madh ose kryeministėr nė vitin 1624.

19 – Taban Mehmet Pasha
Ishte kryeministėr me origjinė shqiptare i perandorisė nė vitet 1631-1637, pra pėr 5 vjet. Vite qė nuk patėn ngjarje tė mėdha. Pas detyrės u burgos dhe u ekzekutua, sepse kėshtu bėnin shpesh sulltanėt.

20 – Mustafa Pashė Kamekeshi
Lindi nė Vlorė, dhe hyri nė ushtrinė osmane me anė tė sistemit tė devishermes. Kushti i parė qė tė bėje karrierė nė perandorinė osmane ishte qė tė bėheshe mysliman, kėshtu, duke qenė se shqiptarėt nuk janė fanatikė fetarė, por pėrkundrazi, janė tepėr tolerantė pėr fenė e tjetrit, nuk e patėn problem tė ndėrrojnė fenė. Nė fillim hyri nė radhėt e ushtrisė sė jeniēerėve, dhe arriti deri nė postin e komandantit tė flotės ushtarake osmane. U dallua si kryekomandant nė rrethimin e Irakut ku merrte pjesė dhe vetė Sulltan Murati IV, pėr suksesin e sė cilės mori dhe titullin vezir i madh qė ishte titulli mė i lartė nė hierarkinė e qeverisjes, dhe qeverisi vendin nė vitet 1637-1644. Ai nuk ishte vetėm ushtarak i zoti, por edhe financier i zoti, sepse arriti tė kryejė me sukses njė reformė financiare me anė tė sė cilės nxori buxhetin e shtetit nga kriza. E vrau sulltani sepse ky donte tė ndėrmerrte njė reformė administrative qė nuk i pėlqeu, pasi binte ndesh me interesat e tij.

21 – Xhixhan Mehmet Pasha
Me origjinė shqiptare nga i ati, ndėrsa nga e ėma nga familja e sulltanit. Ai u rrit dhe u edukua nė oborrin e sulltanit, dhe qeverisi nė vitet 1644-1645. Karrierėn e nisi si vali i Egjiptit, dhe mė vonė i Damaskut. Gjatė kohės sė qeverisjes sė tij mori Kretėn, tė cilėn e mbante ende Venediku. Marrja e Kretės ishte njė fitore pėr perandorinė, sepse ajo kishte njė pozitė gjeografike tė mirė, dhe nga ana tjetėr dėbohej pėrfundimisht Venediku nga Egjeu dhe Mesdheu lindor.

22 – Kara Mustafa Pasha
Me origjinė shqiptare, i lindur nė Shqipėri. Ai shkoi nė Stamboll si jeniēer dhe arriti tė bėhej komandant i ushtrisė sė jeniēerėve. Ka qenė dy herė kryeministėr nė vitet 1649-1650 dhe 1655. Gjatė detyrės si ministėr i marinės, mundi flotėn Venedikase.

23 – Tarhanxhu Mustafa Pasha
Ishte me origjinė nga Mati dhe qeverisi vendin nė vitet 1652-1653. Karrierėn e nisi si qeveritar i Egjiptit, dhe mė vonė i Selanikut. Ishte kryeministėr i parė qė nė kushtet e ndalimit tė fushatave dhe plaēkitjeve arriti tė bėjė buxhetin e shtetit pėr tė menaxhuar mė mirė tė ardhurat dhe shpenzimet. Ai ra viktimė e zgjuarsisė sė vet, sepse askujt nuk i interesonte buxheti i shtetit, se tė gjithė kėrkonin tė hanin sa tė mundeshin, pra fenomeni i korrupsionit ėshtė aq i vjetėr sa dhe profesioni mė i vjetėr nė botė. Pėr tė thuhej se ishte i pakorruptueshėm, dhe bėnte detyrėn si duhej, kėshtu qė natyrisht s’do ta kishte tė gjatė. Xhelozitė e kundėrshtarėve bėnė qė ai tė pushohej nga puna dhe tė ekzekutohej.

24 – Qypyrli Mehmet Pasha
Ishte shqiptar nga Berati, lindur nė njė familje tė varfėr dhe kishte punuar si kuzhinier i sulltanit. Ai nuk kishte arsim, madje, ishte analfabet, nuk dinte tė shkruante dhe tė lexonte. Por edhe pse i pashkolluar, kishte cilėsi tė tjera qė e bėnė kryeministėr tė perandorisė nė vitin 1656-1661, nė moshėn 75-vjeēare. Para se tė bėhej kryeministėr, kishte punuar si qeveritar i Damaskut, Jerusalemit dhe Tripolit. Ai e mori pushtetin duke i vendosur disa kushte sulltanit si; tė zgjidhte vetė ndihmėsit e bashkėpunėtorėt e tij nė qeverisje dhe tė ishte i lirė nė qeverisjen e vendit, gjė qė s’e kishte bėrė asnjė kryeministėr deri nė atė kohė. Vendi ishte futur nė krizė, dhe ai arriti tė balancojė buxhetin e shtetit duke vėnė dorė nė arkėn e vakėfeve dhe tė sulltanit. Forcoi disiplinėn nė ushtri e cila kishte filluar tė ēartej dhe tė humbiste betejat, rriti efikasitetin e flotės ushtarake. Gjatė qeverisjes sė tij mundi Venedikun, dhe drejtoi fushatėn ushtarake nė Poloni. Vendosi qetėsinė nė vend duke vrarė me mijėra vetė qė nuk i bindeshin dhe midis tyre partirarkun ortodoks tė Stambollit.

25 – Fazlli Ahmet Pasha Qypyrliu
Pas vdekjes sė Mehmetit vendin e tij e zuri i biri Fazlliu, qė qeverisi pėr njė kohė prej 15 vjetėsh nga 1661-1676. U edukua nė Stamboll dhe ishte mė pak i ashpėr se sa i ati. Karrierėn e filloi si vali i Damaskut dhe pastaj si kryeministėr nė njė moshė tė re 26-vjeēare. Nė politikėn e jashtme u mor me Austrinė, tė cilėn gjeneralėt shqiptarė nuk e kishin thyer dot. Ai pushtoi kėshtjellat rreth Vjenės, dhe po pėrgatitej tė pushtonte dhe vetė kryeqytetin Austriak, gjė qė tmerroi Evropėn. Me gjithė pėrpjekjet e mėdha nuk arriti tė pushtojė Vjenėn. Gjatė qeverisjes sė tij pushtoi tėrėsisht Kretėn, pasi shqiptari qė e pushtoi pėr herė tė parė kishte lėnė disa kėshtjella pa pushtuar dhe nė vitin 1666 ripushtoi Jemenin i cili ishte pushtuar mė parė nga 2 kryeministra shqiptarė, por qė nga 1635 ishte shkėputur nga perandoria.Vdiq nė moshėn 46-vjeēare, nė vitin 1676 nga njė sėmundje e pashėrueshme.

26 – Fazlli Mustafa Pashė Qypyrliu
Ishte djalė i dytė i Mehmet Qypyrliut dhe ngjiti shkallėt e karrierės shumė shpejt me ndihmėn e tė afėrmve, por dhe me meritat e veta.

Nė vitin 1690-1691 u emėrua kryeministėr nė njė kohė kur Austria, gjatė mungesės sė shqiptarėve, nė qeverisje, nga 1676 deri nė 1690, pra pėr 14 vjet kishte mundur ushtrinė osmane nė vitin 1683 dhe kishte marrė territore tė mėdha nė Ballkan. Nė krye tė njė ushtrie mundi austriakėt dhe rimori territoret nė Danub, Nishin dhe Beogradin. Ai trajtoi shumė mirė tė krishterėt dhe popullsinė jomyslimane tė perandorisė, ashtu siē kanė bėrė historikisht shqiptarėt.r

27 – Ali Pashė Arabxhiu
Lindi nė Ohėr. Hyri nė ushtri si jeniēer dhe pėrfundoi si komandant i jeniēerėve. Mė vonė u bė komandant i rojeve nė oborrin e sulltanit. Nė vitin 1691 bėhet kryeministėr deri nė 1692. Sulltani nuk miratoi disa veprimtari politike tė tij nė drejtimin e shtetit, dhe pėr kėtė arsye e ekzekutoi.

28 – Hysen Qypyrliu
Me origjinė nga familja e madhe e Qypyrlinjėve, kushėri i parė me bijtė e Mehmet Qypyrliut. Nė fillim qe ministėr i marinės, dhe pas mbrojtjes sė Beogradit kundėr austriakėve, u bė kryeministėr nė vitet 1697-1702.

29 – Dalltaban Mustafa Pasha
Ishte shqiptar i lindur nė Manastir, i cili ngjiti shkallėt e karrierės nė sajė tė aftėsive tė tij politiko-ushtarake. Nga jeniēer nė komandant tė jeniēerėve. Ai qeverisi nė disa vilajete si nė Bagdad, Bosnjė dhe Anadoll. Qeverisi vendin si kryeministėr nė vitet 1702-1703.

30 – Numan Pashė Qypyrliu
Me origjinė nga familja e qypyrlinjėve, ishte nipi i Mehmet Qypyrliut, dhe qeverisi shtetin nė vitin 1710. Para se tė bėhej kryeministėr nė vitin 1708 u martua me tė bijėn e sulltanit.

31 – Haxhi Halil Pashė Shqiptari
Ishte nga Elbasani. Ai ngjiti shkallėt e karrierės me mundim dhe punėn e vet, duke kryer disa detyra si komandant ushtarak e qeveritar, deri sa nė vitin 1716 u bė kryeministėr.

32 – Ivaz Zade Halil Pasha u bė kryeministėr nė vitin 1770.

33 – Almedar Bajraktar Mustafa Pasha
Ishte shqiptar dhe mori detyrėn e kryeministrit pasi hipi nė fron sulltan Mahmut Hani II. Ka qenė njė ushtarak dhe tregtar i zoti. Ka marrė pjesė nė ekspeditėn ushtarake kundėr Rusisė. Ai ndihmoi Selimin III qė tė reformonte ushtrinė e pabindur tė jeniēerėve dhe u bė kryeministėr nga sulltan Mahmuti II.

34 – Memish Pasha i zgjuar ishte kryeministėr nė vitet 1808-1809.

35 – Gjirtili Mustafa Nail Pasha
Ishte me origjinė nga Kosturi, qė sot grekėt e quajnė Kastoria, dhe u bė kryeministėr 3 herė me ndėrprerje nė 1853, 1854, 1857. Pėrpara se tė bėhėj kryeministėr ai qeverisi Kretėn pėr disa vjet duke vendosur paqen dhe qetėsinė atje. Ai qe ministėr disa herė, derisa u bė kryeministėr i perandorisė.

36 – Mehmet Ferit Pashė Vlora
Ishte kryeministėr nė vitet 1902-1908 dhe ka lindur nė Janinė, pasi la postin e kryeministrit u bė kryetar senati dhe ministėr i brendshėm.

37 – Mirsili Said Halim Pasha
Ishte nipi i Mehmetit tė Kavallės. Ai u bė senator dhe mė pas kryetar i Senatit nė 1912, ministėr i brendshėm, dhe kryeministėr nė vitet 1913-1917.

38 – Ahmet Izet Pasha
Me origjinė nga Manastiri, qe kryeministėr nė vitin 1918.

39 – Demat Ferit Pasha
Ishte kryeministri i fundit i perandorisė osmane nė 1919-1920.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė