Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-12-14, 14:14   #2
Ylli-1
 
Avatari i Ylli-1
 
Anėtarėsuar: 04-12-13
Postime: 1,545
Ylli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėmYlli-1 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Aleatėt nė 1942: Nė Shqipėri po ndizen flakėt e rezistencės

vazhdimi...


Ēfarė e rrit rezistencėn nė Shqipėri?

Dy faktorė mund ta rrisin rezistencėn e Shqipėrisė kundėr fuqive tė Boshtit. E para, sigurisht, ėshtė ndihma ushtarake, qoftė me anė tė njė invazioni aleat, ose nėpėrmjet tė njėjtave kanale me tė cilat sot po ndihmohen forcat e gjeneralit Mihajlloviē. Por stimul edhe mė i rėndėsishėm nė kėtė aspekt mund tė gjendet nė sferėn politike. Lufta politike qė Kombet e Bashkuara tashmė po zhvillojnė nė pėrpjekjet e tyre pėr tė ngritur popujt e vendeve tė pushtuara, duhet tė drejtohet nė kėtė front. Njė deklaratė zyrtare dhe e veēantė nga ana e Lidhjes sė Kombeve qė thekson organizimin e njė Lige Ballkanike, nė tė cilėn Shqipėrisė i duhet siguruar pjesėmarrja me status tė barabartė me fqinjėt e saj, do tė sillte njė entuziazėm revolucionar nė radhėt e kėtyre luftėtarėve. Pėr pesėdhjetė vjet, elementėt socialistė dhe demokratė nė Europėn Juglindore, kanė bėrė thirrje pėr njė Lidhje tė Kombeve Ballkanike. Kjo kėrkesė ėshtė penguar nga interesat dinastike dhe intrigat e fuqive tė mėdha. Por nuk ėshtė bėrė aspak pjesė e shpresave tė masave popullore. Tashmė ėshtė koha qė t’u thuhet njerėzve tė kėtyre vendeve se aspiratat e tyre do tė mund tė pėrmbushen. Nėse Kombet e Bashkuara do tė deklaronin qartazi se nė riorganizimin e pėrgjithshėm tė Pasluftės do tė ngrihet njė federatė nė tė cilėn tė garantohen tė drejtat e minoriteteve qė do tė pėrballen me problemet ekonomike tė shteteve tė veēanta dhe tė rajonit si i tėrė, dhe qė do tė prodhojnė njė trupė legjislative e ekzekutive pėrfaqėsuese tė ēdo kombi, ky akt do tė ishte shumė kontribuues pėr tė bindur shqiptarėt, ndėr tė tjerė kombe, se kontradiktat e moēme me vendet fqinje do tė eliminoheshin dhe se ata, nė fund tė procesit do tė gjenin bazėn e shumėshpresuar tė zhvillimit tė ekzistencės sė tyre nacionale. 200,000 burrat nė moshė aktive pėr tė mbajtur armė qė janė tė pėrgatitur pėr tė vazhduar luftėn ndaj forcave pushtuese tė Aksit, duhet tė arrihen prej aparatit tė propagandės, qė fatkeqėsisht akoma nuk ekziston.

Shqipėria dhe Lidhja Ballkanike

Slogani “Autonomi e Shqipėrisė brenda Lidhjes Ballkanike”, duhet tė depėrtojė nė ēdo fshat pėr tė koordinuar forcat rebele nė njė komb tė bashkuar rreth njė qėllimi tė njohur. Nė kėtė akt, SHBA duhet tė marrin njė vend tė veēantė, pasi ato, madje edhe nė fiset e prapambetura malėsore nė aspektin politik, gėzojnė prestigjin mė tė madh dhe besimin mė tė lartė. Unė kam njė ilustrim tė qartė tė kėtij pėrfytyrimi nga vjeshta e vitit 1932 kur unė isha, siē kisha qenė shpesh edhe mė parė, njė mik i maleve tė thepisura tė Alpeve Shqiptare. Ne ndodheshim nėn shoqėrinė e njė dashi tė pjekur, duke ndenjur ulur, rrethuar nga pushkėt e xhandarėve tė Zogut. Shishe me raki qarkullonin nė sofėr; xhandarėt flisnin me entuziazėm pėr luftė ndaj Serbisė; dhe madje edhe malėsorėt jepnin dakordėsinė e tyre pėr kėtė. Unė e ndjeva frymėmarrjen helmuese tė propagandės fashiste dhe u pėrpoqa t’u tregoja kėtyre bijve tė natyrės rreth terrorit tė luftės moderne. “Aeroplanė bombardues do tė fluturojnė mbi luginat tuaja dhe do tė qėllojnė mbi bagėtitė tuaja”, i paralajmėrova unė. Ata u bėnė tok e mė siguruan ndershmėrisht se Amerika nuk do tė lejonte kurrė, nuk do ta toleronte kurrė njė masakėr tė tillė.

Pėr shqiptarėt, Amerika njė Perėndi

Pėr ta, Amerika ishte diēka qė mbartte gjithēka tė mirė e gjithēka tė fuqishme – dhe kjo ėshtė e vėrtetė sot mė shumė se kurrė mė parė. Pas Pearl Harbour-it, kur Mustafa Kruja bėri deklaratėn se vendi i tij ishte nė luftė me SHBA (i urdhėruar nga Roma), ka pasur demonstrata spontane pro-amerikane nė disa qytete shqiptare. Nėse SHBA, duke folur nė emėr tė Kombeve tė Bashkuara, do tė evokonin njė Ligė Ballkanike me pjesėmarrjen e Shqipėrisė, plani do tė pranohej menjėherė nga populli. Do tė mposhtte fėrkimet shqiptaro-jugosllave, tė cilat rrethanat tashmė i kanė bėrė tė mundura; do tė bėnte tė mundur qė i gjithė bregdeti Adriatik tė bėhej miqėsor ndaj invazionit tė armėve aleate; dhe do tė sillte nė kėtė front menjėherė mijėra trupa tė Boshtit, tė cilat Hitleri do tė dėshironte t’i pėrdorte gjetkė.

Kush ishte autori?

Robert Groetsch (10.3.1882 – 6.3.1946) ishte njė gazetar e shkrimtar gjerman i gjysmės sė parė tė shekullit ’20, i angazhuar herėt nė lėvizjet majtiste e socialdemokrate tė kohės, duke provuar edhe emigracionin, ku edhe vdiq pas Luftės sė Dytė Botėrore nė Nju Jork. Nė vitin 1919, ai u bė kryeredaktori i “Dresdner Volkszeitung”, funksion tė cilin ai e ushtroi deri nė mbylljen e saj nė vitin 1933, kur nė fuqi erdhėn nazistėt dhe ai pėr shkak tė pėrndjekjeve u desh tė merrte arratinė e tė shkonte nė ekzil. Artikujt e vet ai i publikonte nėn pseudonimin Bruno Brandy. Mė 23.3.1938, atij sė bashku me tė shoqen iu hoq nėnshtetėsia gjermane dhe u zhvendos pėr nė Paris ku drejtoi njė organ socialdemokrat “Neuer Vorwärts”. Me fillimin e Luftės sė Dytė Botėrore, ai u deportua nė njė kamp pėrqendrimi francez. Lirohet dhe merr rrugėn drejt Francės Jugore, para mbėrritjes sė trupave gjermane atje, ku takohet me tė shoqen. Pėrshkon Pirenejtė, duke kaluar nė Spanjė e Portugali mė pas prej Lisbonės arrin nė SHBA nė janar 1941. Nė Nju Jork punon si hidraulik, para se tė bėhej bashkėpunėtor i gazetės sė emigrantėve tė majtė gjermanė “Neue Volkszeitung”. Por emri i tij lidhet edhe me njė sėrė veprash letrare, tė cilat kanė njė vlerė modeste nė pikėpamje tė pėrgjithshme, por vlerėsohen pozitivisht nė rrethet e kritikėve tė kohės qė jetoi./gazeta-shqip
__________________
KOMBI MBI TĖ GJITHA
Ylli-1 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė